Lisander Hoxha Archives - Albeu.com

Fikja e sinjalit të News24, Lisandër Hoxha: Përmes Ardi Veliut po ‘vidhet mikrofoni’
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, u shpreh se sulmi ndaj News24 dhe mbyllja e saj me forcë, është një akt i paprecedentë që shënon një tjetër hap drejt instalimit të diktaturës në Shqipëri.

Sipas tij, kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por pjesë e një plani të mirëorganizuar, për të shuar çdo zë kritik dhe për të kthyer hapësirën publike, mediatike dhe ekonomike në pronë private të qeverisë dhe klientelës së saj.

“Nuk është një ngjarje e re në Shqipëri. Është Agon Channel, është Ora News, tashmë edhe News24 dhe gjithë pjesa tjetër e grupit mediatik. Është një situatë kritike sa i përket lirisë së shprehjes dhe vazhdimësisë së asaj që u përcoll edhe nëpërmjet projektvendimit të Kodit të Ri Penal, në të cilin, nëse guxon të shprehësh mendime kundër zyrtarëve publikë, cilësohet sikur ti po bën komplot kundër rendit publik.

Është një situatë që ne e kemi përjetuar dhe nuk është e re e kemi përjetuar për 45 vite në Shqipëri dhe sigurisht po e rikthen Rama. Ai është një diktator që bën gjithçka kundër atyre që zbulojnë se ai e ka kthyer republikën në një pronë private, të cilën e vjedh çdo ditë me emisarët e tij në biznes. Në këtë mënyrë, ai kërkon të “vjedhë mikrofonin” nëpërmjet Ardi Veliut te News24, për të mos lejuar më denoncimin e aferave të mëdha korruptive të Ramës, Veliajt, Ballukut dhe gjithë PS-së, që e kanë vjedhur Shqipërinë.

Ky është edhe aksioni i lirimit të hapësirave publike është monopolizimi nga ana e qeverisë i hapësirave publike, duke ia dhënë oligarkëve dhe shokëve të qeverisë, ndërsa për të tjerët është një mënyrë falimentimi. Në këtë mënyrë krijohen kushte pabarazie në treg. Ky është plani i Ramës: që ata të ikin vetë.

Sot, vetëm SYRI TV po transmetonte live protestën e kolegëve të tyre gazetarë. Sot, asnjë media tjetër nuk guxoi të publikonte një vendim të asociacioneve të gazetarëve që të dilnin në mbrojtje të kolegëve të tyre, të cilëve një ditë të bukur, qeveria, në shkelje të plotë të akteve ligjore, pa njoftim, u shkon dhe u vendos drynin me polici dhe ushtri një mediaje në Shqipëri. Kush guxon të dalë kundër Ramës, do ta pësojë, ashtu siç e pësoi News24.

Ky është filli i instalimit të diktaturës në Shqipëri. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një qasje tjetër kundër qeverisë”, u shpreh ai në Syri TV.

The post Fikja e sinjalit të News24, Lisandër Hoxha: Përmes Ardi Veliut po ‘vidhet mikrofoni’ appeared first on Albeu.com.

Pas Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxhës, një tjetër kandidate e PD në Qarkun e Tiranës kërkon rinumërimin e votave
Pas Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxhës, një tjetër kandidate nga Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Sipas saj, një kërkesë e tillë vjen pasi, në bazë të këqyrjes së deritanishme, i rezulton një parregullsi në masën mbi 1000 vota, në të paktën 6 KZAZ.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326 datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Mimoza Hajdarmataj, kam marrë 5233 vota si kandidate e listës së hapur.

Gjatë procesit të verifikimit nga ana ime, kam vërejtur disa parregullsi të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë tejet të ndjeshme, për sa i përket renditjes sime në tabelën e kandidatëve.

Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar në dispozitat e mëposhtme të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë:

Neni 124, pika 1: Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë kërkesë ankimore për veprimet ose mosveprimet e KZAZ-së.

Neni 125: Kërkesa ankimore duhet të përmbajë faktet, provat dhe argumentet ligjore për të justifikuar kërkesën për ndryshim ose shfuqizim të vendimit të ankimuar…

…Qendrat e Votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:

KËRKOJ:

Rinumerimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;

Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumerimit dhe/ose rivlerësimit të votave,” thuhet në kërkesën e saj drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

The post Pas Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxhës, një tjetër kandidate e PD në Qarkun e Tiranës kërkon rinumërimin e votave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet për kryetar të PD, tërhiqet nga gara një prej kandidatëve
Lisandër Hoxha është tërhequr nga gara për krytar të PD-së. Ai e ka dhënë vetë lajmin, përmes një postimi në Facebook.

“Ne gare do futesha nese çdo anetar i PD do kishte te drejte vote dhe nese gara nuk do te kontrollohej nga nje komision i njeanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Per keto arsye sot kam zgjedhur te mos e dorezoj aplikimin tim per Kryetar te PD”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq, ju falenderoj perzemersisht per mesazhet dhe urimet tuaja inkurajuese pas daljes ne media te lajmit sa i takon kandidimit tim per Kryetar te Partise Demokratike!

E kam menduar vertet gjate kete mundesi, duke patur parasysh idene time se vetem te rinjte kane mundesine te ringrene PD ne kuotat e fitores. Jam menduar mbi ato qe sot po i ndodhin te rinjve ne mbare vendin duke e kthyer Shqiperine ne Sirine e Europes, ku per çdo 100 te rinj, 80 duan te largohen.

Kam degjuar per 8 vite shqetesimet e prodhuara nga nje qeveri qe i ka braktisur shqiptaret dhe kam pare me sy dhunen ndaj lirive, prones dhe dinjitetit njerezor per çdo kategori te shoqerise sone.

25 Prilli ishte nje mundesi e arte per te çliruar vendin nga mafia me kollare, e cila po grabit edhe djersen ne ballin e çdo qytetari te Republikes se Shqiperise.

Ajo mundesi humbi nga nje model drejtuesish hipokrit, qe te gjithe hallin e kishin tek ndarja e ministrive, drejtorive dhe premtimet korruptive te babezise prej maskarai dhe jo te atyre qe duan te sjellin ndryshimin. Ai shans i iku vendit nga nje sjellje arrogante e ekipit drejtues, te cilet u mbyllen ne nje rreth vicioz urimesh dhe genjeshtrash, te cilat e lane lidershipin e PD ne nje bote imagjinare si Liza ne boten e çudirave. Demokratet mbeten 12 vite ne opozite, te mundur, te perçare dhe te tradhetuar. Ne mbetem peng tek Rilindja dhe sektet Neo Marksiste, te cilat duan ta blejne Ballkanin Perendimor dhe ta sundojne ate me modelin e ylberit. Premtimet me ylber bashkeqeverises dhe marreveshjet prej stabilokrati po e lene vendin tone te fundit ne Europe per te ardhurat per fryme. Po i lene arat djerre, po i lene njerezit ne borxhe dhe kane sjelle vetem stres, ankth dhe humbje te shpreses dhe besimit ne shoqeri se modeli i opozites virtuale do e munde ndonjehere kete qeveri ne zgjedhje.

Per keto arsye hartova nje platforme te zgjidhjes se shpejte, e cila bazohet ne disa hapa konkrete se si çmontohet Rilindja dhe mekanizmi i tyre elektoral. E para fillon me bashkimin e se djathtes ne nje koalicion te ri moral mbi vlerat qe na mbajne bashke.

Se dyti, rikompozim i te gjitha strukturave te Partise Demokratike nen nje fryme tjeter te funksionalizmit dhe organizimit ne terren.

Se treti, krijimi i kushteve te besimit permes kolegjalitetit funksional ne te gjitha organet e reja te partise duke bere aksionin politik nje sipermarrje gjigande dhe jo nje nisme te paqarte te nje grupi te vogel. Se katerti, do te riformatoja modelin e organizatave partnere, si FRPD dhe LDG, duke i bere ato nje arme te forte ne dore te PD. Se pesti, do te filloja bashke me qytetaret fushaten kombetare te antikorrupsionit, duke evidentuar çdo zyrtaruc te rilindjes, i cili rrjep dhe kushtezon qytetaret e vendit tim per perfitim personal. Se gjashti, do te filloja levzjen shoqerore me moton “Shqiperia eshte e jona” ne te gjitha fakultetet dhe gjimnazet e vendit per te provokuar protestat me te medha kombetare.

Se shtati, do te hapja Partine Demokratike duke e bere aksesin e qytetareve ne deget e saj me te lehte se nje rimbushje telefoni. Asnje kandidat per deputet apo Kryetar Bashkie nuk do te zgjidhej nga kulisat, por do t’i nenshtrohej nje propozimi dhe votimi ne popull dhe jo vetem tek anetaret e partise, duke rritur pranueshmerine e secilit prej te zgjedhurve me nje model teresisht demokratik.

Se teti, do te luftoja fort per nje liste te hapur 100% duke tentuar te ndryshoj Kodin Zgjedhor ne menyre qe çdo emigrant te kete mundesine e votes se garantuar.

Se nenti, do te hartoja nje program qeverises te bazuar 100% tek vlerat e se djathtes, si Liria, Prona, Familja, Shteti Ligjor, duke shmangur çdo shtojce tjeter, e cila e nxjerr nga identiteti forcen tone politike. Kjo, sepse besoj fort se vlerat tona jane me konkrete dhe te realizueshme se çdo program i majte.

Se dhjeti, do te nxisja nje marredhenie te re besimi te popullit shqiptar tek kjo force politike, e cila ka çdo arsye per te qene oferta e vetme serioze dhe qeverisese, duke iu paraqitur atyre me nje model krejt te ri ne koncept, ide dhe vizion se si behet politika ne vend. Partia Demokratike ka lindur nga te rinjte dhe e tyre duhet te jete. Per te gjitha keto arsye mendova se kandidimi im do i jepte vlere gares duke vendosur anetaresine perballe zgjedhjes se platformave me te mira per drejtimin e PD.

Ajo qe sot po ndodh eshte vazhdimi i rruges se vjeter te mbajtjes peng te gares permes makinacioneve dhe arrogances. Sot aty nuk ka gare sepse me 13 Qershor nuk kane te drejte vote 20 mije anetaret e FRPD. Sot aty nuk ka gare sepse jane me mijera anetar te fshire si “pasiv” nga sistemi vetem per qellime kalkulimi. Sot aty nuk ka gare sepse garohet perballe nje Kryetari ne detyre, i cili kontrollon te gjithe administraten e partise, zyren e shtypit dhe çdo aset qe e ben te pabarabarte fushen e lojes.

Sot aty nuk ka gare sepse rezultati i perfundimit te saj eshte parashkruar dhe nuk ka asnje mundesi qe perballja te jete reale. Une nuk i kam ikur asnjehere asnje sfide dhe asnje pergjegjesie. Me dhjetra here jam perballur me padrejtesite e brendshme deri aty sa kam dhene edhe doreheqjen nga çdo funksion ne disfavor te mendesise pragmatiste qe shumica aty mban. Kete rol e kam zgjedhur si model jete dhe nuk kam ndermend ta ndryshoj.

Ne gare do futesha nese çdo anetar i PD do kishte te drejte vote dhe nese gara nuk do te kontrollohej nga nje komision i njeanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Per keto arsye sot kam zgjedhur te mos e dorezoj aplikimin tim per Kryetar te PD.

Kjo pasi nuk dua te legjitimoj nje farse, e cila e ben Partine Demokratike me te vogel, humbese dhe te shkeputur nga realiteti./albeu.com

The post Zgjedhjet për kryetar të PD, tërhiqet nga gara një prej kandidatëve appeared first on Albeu.com.

Bashës i shtohet një tjetër rival, kush është i riu që bëhet pjesë e garës për kryetar
Ka shkuar në katër numri  i  kandidatëve të cilët do të garojnë për kreun e Partisë Demokratike. Mësohet se garës për kreun e PD-së do t’i bashkohet edhe Lisander Hoxha.

Ai ka qenë numri dy i Forumit Rinor të PD-së dhe se dha dorëheqjen për shkak se anëtarët e këtij forumi nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë nga Basha.

Hoxha njihet si kundërshtari i Bashës dhe i vendimeve që kryetari i PD-së ka marrë. “Modeli Lulzim Basha del jashtë çdo konteksti dhe nevojë që demokratët kanë sot. Shqiptarët janë të vetëm në perballje me regjimin e Rilindjes dhe atyre u duhet dikush që mobilizon njerëz, besim dhe inspiron vlerat e lirisë. Mbrëmë u kujtuam se modeli Basha është ajo që nuk i duhet më Partisë Demokratike, e cila tashmë mbeti 12 vite në opozitë. Të përballesh me Rilindjen sot do të thotë të kesh përballë një makineri të fuqishme, e cila ka në dispozicion të gjitha mjetet kundër nesh. Partia Demokratike ka sot vetëm një rrugë shpëtimi: të rinjtë e vendit pa asnjë kosto publike, të cilët duhet ta përmbysin Ramën dhe të gjithe hajdutët që na shitën se modeli i stabilokracisë demokratike! Uroj shumë të reflektohet shpejt dhe të shmanget farsa e 13 Qershorit! Sot duhet të reflektojme ete gjithë për të mirën e Shqiperisë! Sot është koha për një analizë të thelle, nga e cila të dilet me një plan konkret! Ne jemi opozita e vendit dhe duhet të jemi oferta seriozë moralë për shumicën e njerëzve. Rinia esehtë e vetmja shpresë për Shqipërine”, shprehet Hoxha në një status të fundit në rrjetet sociale.

Hoxha ndërkohë ende nuk ka depozituar zyrtarisht kërkesën, por se pritet ta bëjë këtë nesër, që përkon edhe me afatin e fundit për depozitimin e kandidaturave për kreun e PD-së.

Kujtojmë se deri më tani janë Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Isben Elezi dhe Lulzim Basha si kandidatët për kreun e PD-së.

The post Bashës i shtohet një tjetër rival, kush është i riu që bëhet pjesë e garës për kryetar appeared first on Albeu.com.