liria Archives - Albeu.com

Liria konfirmon edhe tre transferime
Përkundër humbjeve të vazhdueshme dhe pozitës së fundit në tabelë, FC Liria nuk po ndalet me transferime të reja.

Klubi prizrenas mbrëmë në orët e vona, zyrtarizoi edhe tri ardhje të reja.

Futbollisti me prejardhje shqiptare qe ka luajtuar në Kanada, Klaidi Cela është njëri nga përforcimet.

Qendërmbrojtësi 24 vjecar do ta përforcojë fazën e fundit të prizrenasve, shkruan Gazeta Express.

Flavio Mecja është futbollisti tjetër që u zyrtarizau mbrëmë nga Liria

Sulmuesi i majtë nga Shqipëria së fundmi ishte pjesë e Egnatisë dhe Erzenit.

E futbollist tjetër që u zyrtarizua mbrëmë ishte edhe sulmuesi Nigerian, Ubong Ekpai.

Ekpai ka luajtur në disa ekipe evropiane si Maccabi Haifa, Viktoria Plzen e Slavia Praha.

The post Liria konfirmon edhe tre transferime appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Tiranës la në burg ish-luftëtarin e UÇK, Goxhaj: Kjo është pengmarrje, kërkoj lirinë
Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar më 31 Korrik, për llogari të Gjykatës Speciale në Kosvë.

Goxhaj kërkoi para gjykatësve lirinë, duke e cilësuar absudre kërkesën e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ai tha para gjykatësit se arrestimi i tij ëhstë pengmarrje dhe se atij duhet t’i jepet menjëherë liria.

Fjala e plotë e Dritan Goxhajt para Gkykatës:

Unë i kërkoj kësaj gjykate që të marrë guximin dhe të ndërpresë pengmarrjen time të kryer nga prokuroria shqiptare nën argatllëk qorrazi për hesap të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale që quhet Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykatës Speciale të Kosovës.

E konsideroj pengmarrje dhe heqje pa të drejtë të lirisë pasi institucioni i prokurorisë në Shqipëri, në injorancë të thellë në kërkesën e saj për arrestimin tim dhe mbajtjen në arrest me burg, në pikën 11 të asaj kërkese pretendon se unë mbaj përgjegjësi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Por, po të kishin marrë mundimin të lexonin vetëm faqen zyrtare të këtyre Dhomave, do kishin dalë nga injoranca e do kishin lexuar e zeza mbi të bardhë se këto Dhoma kanë juridiksion për të hetuar dhe ndjekur penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës dhe/ose Jugosllavisë, për krime të nisura ose të kryera në Kosovë që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që njihet si Raporti i Dik Martit (Dick Marty) ose Rezoluta 1782, për krime të kryera gjatë periudhës 3 (tri) vjeçare nga viti 1998 deri në dhjetor 2000.

Unë kërkoj dhënien fund kësaj pengmarrjeje pasi, ashtu si shihet edhe në juridiksionin e ndërmarrjes kriminale që quhet Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, unë as kam qenë e as jam shtetas i Jugosllavisë. Për më tepër, veprat për të cilat ajo ndërmarrje e përbashkët kriminale më akuzon dhe kërkon ekstradimin tim sipas vetë atyre pretendohet se janë kryer në vitin 2023, ndërkohë që ata kanë juridiksion vetëm për periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Dhe  mbi të gjitha, kjo ndërmarrje kriminale ka juridiksion të hetojë vetëm për “Trajtim çnjerëzor të personave”, ndërsa unë prej tyre akuzohem për dy vepra që nuk kanë lidhje me juridiksionin e deklaruar nga vetë këto Dhoma dhe kjo Zyrë e Prokurorit të Specializuar.

Kërkoj me zë të lartë dhe me gjithë të drejtën time juridike që gjykata të mos bëjë noterin për hesap të Institucionit të Prokurorisë por të lexojë ato që edhe unë lexova dhe ta ndërpresë këtë pengmarrje e të më rikthejë lirinë që më është hequr me pa të drejtë; të më rikthejë lirinë që ka 41 ditë që më është hequr pasi, edhe pse jam dakord me atë çfarë tha mbrojtësi im ligjor, dua të theksoj se në vetvete pengmarrja nuk mund të ketë si koncept përfundim afatesh (të pengmarrjes) pasi pengmarrja është vepër e jashtëligjshme prej momentit të parë që ajo ndodh dhe, në rastin tim, prej datës 31 korrik.

Ndaj, në përfundim të fjalës time, i kërkoj gjykatës që të më kthejë lirinë menjëherë e pa vonesë.

The post Gjykata e Tiranës la në burg ish-luftëtarin e UÇK, Goxhaj: Kjo është pengmarrje, kërkoj lirinë appeared first on Albeu.com.

Liria në botë në rënie për 17 vjet, raporti i Freedom House: Shqipëria nuk shënoi ndonjë ndryshim nga e kaluara
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në botë shënoi rënie për të 17-in vit me radhë. Agresioni i Moskës çoi në shkelje shkatërruese të të drejtave të njeriut në Ukrainë. Grushtet e shtetit dhe përpjekje të tjera për të, dëmtuan qeveritë përfaqësuese dhe destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin.

Grushtet e mëhershme të shtetit dhe represioni i vazhdueshëm, pakësuan liritë themelore në Guine dhe vazhduan t’i kufizojnë ato në Turqi, Myanmar dhe Tajlandë.

Dy vende, thuhet në raport, pësuan rënie në statusin e tyre të përgjithshëm të lirisë: Peruja kaloi nga vend i lirë në pjesërisht të lirë dhe Burkina Faso kaloi nga vend pjesërisht i lirë në vend jo të lirë.

Hendeku midis numrit të vendeve që shënuan përmirësime të përgjithshme të të drejtave politike dhe lirive civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme gjatë vitit 2022 ishte më i ngushti në 17 vitet e përkeqësimit global të shkallës së lirisë, thuhet në raportin e 50 më radhë të Freedom House mbi liritë në botë.

Rënia dramatike e të drejtave politike dhe lirive qytetare gjatë vitit 2022 u shkaktua nga sulmet e drejtpërdrejta ndaj institucioneve demokratike, qoftë nga forcat ushtarake të huaja apo zyrtarët vendas.

Në shkurt, ukrainasit u futën me dhunë në zemër të luftës globale për të mbrojtur demokracinë kundër autoritarizmit. Presidenti rus Vladimir Putin, pasi kishte drejtuar pushtimin e paligjshëm të territorit ukrainas në Krime dhe Donbasin lindor që nga viti 2014, filloi një agresion në shkallë të gjerë.

Çfarëdo justifikimesh të rreme për këtë agresion që janë shpallur nga mediat e kontrolluara nga Kremlini, thuhet në raport, qëllimi i tij i qartë është të heqë udhëheqjen e zgjedhur në Kiev dhe t’i heq ukrainasve të drejtën e tyre themelore për vetëqeverisje të lirë.

Lufta është, siç thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, një fatkeqësi me një çmim të lartë. Në dëshirën e tij për të shkatërruar demokracinë në Ukrainë dhe për t’iu mohuar ukrainasve të drejtat e tyre politike dhe liritë qytetare, presidenti rus Putin ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mijëra civilëve ukrainas si dhe ushtarëve nga të dyja palët, shkatërrimin e infrastrukturës thelbësore, zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, një përhapje të torturës dhe dhunës seksuale dhe intensifikimi i represionit tashmë të ashpër brenda Rusisë, thuhet në raport.

Në raport thuhet se 84 vende të botës përfshihen na kategorinë e vendeve të lira, ndërsa 57 në vende jo të lira.

Organizata radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjën, në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në këtë kategori përfshihen 54 nga 195 vendet për të cilat flet raporti.

Amy Slipowitz, nga organizata Freedom House, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se Shqipëria nuk shënoi ndonjë ndryshim nga e kaluara. “Nga ana pozitive, liria fetare dhe liria e tubimit janë përgjithësisht fusha të respektuara. Ka fusha që mund të përmirësohen. Partitë politike janë shumë të polarizuara dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ende probleme serioze”, tha ajo.

Sipas raportit Kosova shënoi një përmirësim prej katër pikësh në radhitjen e Freedom House që shkon deri në 100 pikë. Zonja Slipowitz tha se kjo është një nga përmirësimet më të mëdha në mbarë botën në vitin 2022.

“Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike. Rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësimit të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësisë kombëtare serbe dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT plus, në institucionet qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithësi. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë. Ka më pak ndikim politik në emërimet e drejtuesve të universitetit”, tha ajo.

Raporti mbi Liritë në Botë, publikohet që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës Freedom House të ndjekë trendet globale për një gjysmë shekulli./VOA/

The post Liria në botë në rënie për 17 vjet, raporti i Freedom House: Shqipëria nuk shënoi ndonjë ndryshim nga e kaluara appeared first on Albeu.com.

Zelensky uron ukrainasit për Krishtlindje: Rezistencë, liria ka çmim të lartë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të rezistojnë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston Krishtlindjet, raporton BBC.

Në një fjalim sfidues të shtunën, ai tha: “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.”

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.

Vetëm dje, sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët.

Autoritetet rajonale thanë se 68 persona të tjerë u plagosën dhe u bënë thirrje banorëve vendas që të dhurojnë urgjentisht gjak.

Duke e përshkruar Rusinë si një “vend terrorist”, Zelensky akuzoi trupat ruse për “vrasje për të frikësuar dhe për hir të kënaqësisë”.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës./albeu.com

The post Zelensky uron ukrainasit për Krishtlindje: Rezistencë, liria ka çmim të lartë appeared first on Albeu.com.

A mundet që Liria dhe demokracia të realizohen në Rusi?
Ndërsa në Iran po zhvillohen protesta të mëdha në rrugë, në Rusi nuk ka thuajse fare protesta. Pse është kështu dhe pse rusët nuk protestojnë, ndonëse vendi është futur në luftë?

Pse qindra mijëra rusë e lejojnë veten të dërgohen në një agresion dhe luftë kriminale, pse lejojnë të përdoren si mish për top? Pse ia lënë fatin e tyre një luftënxitësi? Pse nuk rebelohen? Shumica e njerëzve nuk mund të gjejnë përgjigje për këto pyetje. Rusët duket se lejojnë të bëhet çdo gjë me ta. Krijohen stereotipa për gjoja karakterin kombëtar. Rusët janë tolerantë, i binden gjithmonë carit përkatës në Kremlin, kanë frikë nga liria, siç shkruante Fjodor Dostojevski.

Është e vërtetë që aktualisht është e rrezikshme të rebelosh. Kushdo që punon për paqen në Rusi përballet me burgim dhe torturë. Por edhe demonstruesit në Iran po përballen me këto pasoja. Megjithatë, për tri javë njerëzit atje kanë dalë në rrugë në të gjithë vendin në protestë kundër regjimit brutal të mullahëve. Dhjetëra prejt tyre e kanë paguar tashmë me jetë. Por duket se ata janë të vendosur të vazhdojnë luftën e tyre për më shumë liri dhe demokraci. Kasapët në Teheran dhe qytete të tjera të vendit nuk janë më pak të dhunshëm se trupat Omon në Moskë.

Lukashenko do të binte pa mbrojtjen e Putinit

Bota po i shikon me admirim protestat e guximshme të iranianëve. Ashtu si miliona bjellorusë që protestuan para dy vitesh kundër zgjedhjeve të manipuluara të Lukashenkos; apo demonstratat e ukrainasve që kanë luftuar vazhdimisht për demokraci. Në Ukrainë, populli fitoi. Në Bjellorusi – jo ende. Por bjellorusët do ta rrëzojnë Lukashenkon nëse Putini nuk mund ta mbrojë më atë.

Pretendimi se rusët nuk janë të mirë për demokracinë është absurd. Shumë mbështeten në sondazhe, kur pohojnë kështu. Sipas sondazheve, rreth një në tre rusë beson se “demokracia perëndimore është e papërshtatshme për Rusinë”. Nëse dikush mendon vërtet kështu, atëherë ata janë të moshuarit, që kurrë nuk kanë qenë në Perëndim. Brezi i ri, nga ana tjetër, është kozmopolit si bashkëmoshatarët e tyre në Paris apo Londër. Ata duan lirinë, demokracinë reale (dhe jo të kontrolluar), prosperitetin, mundësinë për të udhëtuar.

Është gjithashtu e pakuptimtë që – siç pretenduan krerët e kishës ortodokse – demokracia gjoja minon moralin. E kundërta është e vërtetë. Vetëm gjykatat që janë të pavarura nga shteti sigurojnë që të gjithë kanë të drejtë – pavarësisht sa të mira apo të këqija janë marrëdhëniet personale me politikanët. Në Rusinë e sotme, megjithatë, Kremlini vendos se si duhet të duket vendimi në gjyqet kundër demonstruesve. Gjyqtarët e Rusisë janë agjentë të pushtetit. Në demokracitë e qendrueshme, korrupsioni dhe nepotizmi nuk kanë asnjë shans.

Trauma e viteve 1990

Edhe vitet 1990 përmenden si një arsye tjetër pse shumë rusë të moshuar janë skeptikë ndaj demokracisë. Por ajo që rusët duhej të vuanin në atë kohë nuk kishte të bënte me demokracinë. Përkundrazi, pas vitit 1991 elita e vjetër sovjetike, ish-zyrtarë partiakë dhe agjentë të shërbimeve sekrete, u pasuruan në mënyrë të pakufizuar në kurriz të popullit, duke kontrolluar politikën me male parash.

Por edhe ukrainasit dhe gjeorgjianët vuajtën nga kjo në vitet 1990. Edhe në Kiev oligarkët kishin ndikim të madh. Por ukrainasit arritën të zgjedhin dhe votojnë qeveritë e tyre. Standardi i tyre i jetesës u rrit ngadalë. Vendi u bë model për Rusinë dhe u bë kaq i rrezikshëm për Putinin. Papritmas u bë e qartë se demokracia dhe liria janë të mundshme edhe me sllavët e Lindjes.

Ukrainasit do të vazhdojnë të luftojnë për vendin e tyre. Ata nuk duan të jetojnë në një shtet autoritar. Sakrificat e mëdha të bëra nga ky popull i bashkojnë ata. Lufta mbrojtëse kundër Rusisë do t’i formësojë dhe bashkojë për shumë breza me radhë. Nëse qytetarët e Rusisë duan një jetë njerëzore në liri dhe prosperitet, edhe ata duhet të luftojnë për të. Ashtu si popujt e tjerë./DW

The post A mundet që Liria dhe demokracia të realizohen në Rusi? appeared first on Albeu.com.

Boris Johnson lidh luftën në Ukrainë me Brexit: Zgjedhja e lirisë është instiktive
Kryeministri britanik Boris Johnson e krahasoi rezistencën e popullit ukrainas ndaj pushtimit të Rusisë me vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE.

Në fjalimin e tij në Konferencën e Pranverës Konservatore në Blackpool, Johnson argumentoi se është “instinkti” i popullit ukrainas që e shtyn atë “të zgjedhë lirinë”, siç ndodhi me votimin e Brexit, kur britanikët “dëshiruan të ishin të lirë për t’i bërë gjërat ndryshe ” dhe Britania e Madhe do të jetë” në gjendje të trajtojë veten”.

Pas kësaj Kritika ka ardhur nga partia e tij konservatore. Lordi Barwell i kujtoi atij se Ukraina po përpiqet të përpiqet të anëtarësohet në BE.

The post Boris Johnson lidh luftën në Ukrainë me Brexit: Zgjedhja e lirisë është instiktive appeared first on Albeu.com.