liria e shtypit Archives - Albeu.com

“Shqipëria e fundit mes vendeve të rajonit për lirinë e shtypit”, Rama i shqetësuar nga gjetja e raportit: Do ta analizojmë me kujdes
Sot 3 maj është dita e Lirisë së Shtypit.

Me rastin e kësaj dite kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social në platformën “X”. Rama falendron Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues për sutuatën e lirisë së shtypi në Shqipëri.

Në raport Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke u renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Lidhur me këtë Rama thotë se qeveria do ta analizojë me kujdes raportin dhe se do të konsultohet me të gjitha palët përkatëse për të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë

Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.

The issue of freedom of information is one of the most important today and I want to thank Reporters Without Borders for their insightful report. We will analyse it carefully, consult with all relevant parties and take further action to improve the media environment, protect…

— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2024

The post “Shqipëria e fundit mes vendeve të rajonit për lirinë e shtypit”, Rama i shqetësuar nga gjetja e raportit: Do ta analizojmë me kujdes appeared first on Albeu.com.

Liria e shtypit kërcënohet nga politika/ Reporterët Pa Kufij: Shqipëria, e fundit mes vendeve të rajonit
Organizata “Reporterët Pa Kufij”, shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj, po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike.

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga kjo organizatë, vërehet se mungesa e vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias po përshpejton rënien e lirisë së saj.

Gjetjet e Indeksit mbështeten në faktin se nga pesë treguesit e përdorur për të bërë renditjen përkatëse, më shumë ka rënë treguesi politik, duke regjistruar një rënie mesatare vjetore globale prej 7.6 pikë.

“Një numër shtetesh dhe autoritetesh politike në rritje nuk po e përmbushin rolin e tyre si garant të mjedisit më të mirë të mundshëm për gazetarët si edhe të së drejtës së opinionit publik për të marrë informacion të besueshëm, të pavarur dhe të larmishëm. Organizata ‘Reporterët pa Kufij’ vëren një rënie shqetësuese të mbështetjes dhe respektimit të pavarësisë së media dhe rritje të trysnisë nga shteti ose aktorë të tjerë politikë”, thuhet në Indeksin e bërë publik në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Indeksi e klasifikon nivelin e shtypit si “të mirë”, “të kënaqshëm”, “problematik”, “të vështirë” ose “shumë të rrezikshëm”.

Norvegjia renditet e para për të tetin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të lirisë së shtypit në botë janë Afganistani, Siria dhe Eritrea.

Në raport vërehet se “interesat politike krijojnë një atmosferë mbytëse për gazetarët në shumë vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, si Bosnje-Herzegovinë (renditur e 81-ta), Serbia (e 98-ta) dhe Shqipëria (e 99-ta). Turqia (e 158-ta) vazhdon të burgosë gazetarë dhe të minojë median nëpërmjet censurës në median on line dhe kontrollit mbi pushtetin gjyqësor”.

Rënie e mëtejshme është shënuar në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore, ku liria e shtypit nuk është e garantuar dhe ku mediat përdoren gjithnjë e më shumë në fushata dezinformimi.

Shteti rus (renditet i 162-ti) ka vazhduar sulmin kundër gazetarisë së pavarur, ndërsa mbi 1,500 gazetarë janë larguar jashtë vendit pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Shqipëri, konflikti i interesit dhe ndërhyrja e pronarëve pengojnë pavarësinë e medias

Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit, duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta. Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”.

Ajo ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta.

“Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullat me frymë partiake. Gazetarët bien viktima të krimit të organizuar dhe hera herës të dhunës policore, e nxitur nga dështimi i qeverisë për mbrojtjen e tyre”.

Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor.

Pavol Szalai, redaktor i Raportit të “Reporterëve pa Kufij” për BE-në dhe Ballkanin thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se krahasuar me standardet evropiane, gjendja për gazetarët në Shqipëri është jashtëzakonisht e vështirë.

“Vitin e kaluar një punonjës i sigurisë u vra si pasojë e të shtënave ndaj godinës së televizionit ‘Top Channel’. Në vlerësimin për Shqipërinë, kjo pasqyrohet në një tregues më të ulët të sigurisë. Por dhe 4 treguesit e tjerë të lirisë së shtypit kanë shënuar rënie – mjedisi ekonomik, mjedisi politik, kuadri ligjor dhe treguesi i jetës shoqërore”, shprehet ai.

Sipas zotit Szalai, gjatë vitit të kaluar problemet e vazhdueshme të Shqipërisë janë thelluar.

“Problemi më i madh është konflikti i interesit dhe ndërhyrja e pronarëve të medias mbi pavarësinë editoriale. Një tjetër problem është niveli i ulët i zhvillimit të qëndrueshëm afat-gjatë të medias në Shqipëri, që ndërlikohet më tej nga censura në median online, në rrjetet sociale, diçka e zakonshme atje dhe nga sulmet verbale politike kundër gazetarëve, të cilat bëhen nga të dyja palët, qeveria dhe opozita”, shprehet ai.

Sa i përket sigurisë së gazetarëve ai vë në dukje “problemin e krimit të organizuar, si dhe të fushatave online në media të caktuara, me shumë urrejtje dhe shpifje kundër gazetarëve”.

Sipas tij,”kjo nuk është diçka e re, por problemet në Shqipëri janë akoma më të mëdha, ndaj ajo renditet e fundit në rajon”.

Kosovë, shtimi i tensioneve me Serbinë përkeqësoi sigurinë e gazetarëve

Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.

“Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë sulme fizike ndaj tyre. Janë me dhjetra sulme të tilla, ndërkohë që Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur. Ka patur dhe një lloj përndjekjeje administrative ndaj stacionit privat televiziv ‘Klan Kosova’. Nga ana tjetër, u bë zgjedhja e drejtorit të televizionit publik, i cili është i lidhur me kampin qeveritar. Pra, janë këto rreziqe të sigurisë dhe rreziqe politike, të cilat ju e dini se kanë patur pasoja të rënda mbi lirinë e shtypit në Kosovë”, thotë për Zërin e Amerikës Pavol Szalai, i “Reporterëve pa Kufij”

Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.

Serbia është radhitur e 98-ta, renditja e saj më e keqe në 22 vitet e fundit, që kur “Reporterët Pa Kufij” nisën publikimin e Indeksit Botëror mbi Lirinë e Shtypit.

“Gazetaria cilësore dhe fituese e çmimeve, e cila investigon krimin dhe korrupsionin, ndodhet e kapur mes lajmeve të rreme jashtë çdo kontrolli dhe propagandës. Ndonëse korniza ligjore është e fortë, gazetarët kërcënohen nga trysnitë politike dhe mosndëshkimi i krimeve të kryera ndaj tyre”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, vlerësohen si vende ku gjendja e lirisë së shtypit është e “kënaqshme’. Maqedonia është përmirësuar me dy vende nga viti i kaluar, kur u rendit e 38-ta.

Mali i Zi radhitet në vend të 40, nga 39 që ishte vjet.

Bosnje Hercegovina listohet e 81-ta, 17 vende më poshtë se vitin e shkuar.

Gazetaria përballë dezinformimit

Organizata thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale për përhapjen e dezinformimit për qëllime politike është shqetësues, duke theksuar se lajmet e rreme po zënë një rol të rëndësishëm në ndikimin e procesit zgjedhor.

Sipas saj, grupet politike shpesh shërbejnë si kanale për përhapjen e dezinformimit apo edhe nxitjen e tij. Në 138 vende nga 180 që vlerësohen në Indeks, të anketuarit e pyetuar kanë pohuar se aktorët politikë shpesh përfshihen në përhapjen e propagandës ose fushatat e dezinformimit.

Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, veçanërisht në Bjellorusi, Gjeorgji, Kirgistan dhe Azerbajxhan është forcuar ndjeshëm censura mbi median, duke imituar metodat shtypëse të Rusisë, thuhet në raport.

“Ndikimi i Kremlinit ka arritur deri në Serbi, ku mediat pro-qeveritare përhapin propagandën ruse dhe autoritetet kërcënojnë gazetarët rusë në mërgim”, thuhet në raport.

Gjendja e shtypit në botë

Vendet ku gjendja e lirisë së shtypit, është “e mirë” ndodhen të gjitha në Evropë dhe më konkretisht brenda Bashkimit Europian.

Për të tetin vit radhazi, vendin e parë e zë Norvegjia, e ndjekur nga Danimarka dhe Suedia. Organizata vëren se politikanët në Evropë po përpiqen të ngushtojnë hapësirën për gazetari të pavarur.

“Në krye të kësaj prirjeje të rrezikshme janë kryeministri i Hungarisë që mbështet Kremlinin, Viktor Orban dhe homologu i tij sllovak Robert Fico”.

Liria e shtypit është vënë në provë nga partitë në pushtet në Hungari, (vendi 67), Maltë (vendi 73) dhe Greqi (vendi 88), vendet europiane me renditjen më të ulët.

Edhe Italia që drejtohet nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka zbritur me tre vende duke u renditur në vendin e 46. Dhe në Evropën Lindore kushtet për të bërë gazetari po përkeqësohen, për shkak të dezinformimit dhe censurës mediatike, nëpërmjet ngritjes së akuzave të pavërteta për terrorizëm ose për dëmtim të sigurisë kombëtare.

Kështu po ndodh në Rusi (vendi 162), në Bjellorusi (vendi 167) dhe në Turkmenistan (i 175-ti), ndërkohë që në Gjeorgji, e cila ka zbritur 26 vende, duke u renditur e 103-ta, partia në pushtet po nxit politikën e afrimit me Moskën.

Falë përmirësimit të treguesit të saj të sigurisë – më pak gazetarë të vrarë dhe treguesit politik, Ukraina është ngjitur 18 vende, duke u renditur e 61-ta.

Afganistani, që përndjek pa reshtur gazetarët qëkurse talebanët morën kontrollin në vend, Siria dhe Eritrea renditen në tre vendet e fundit, ku gjendja për gazetarët është “shumë e rrezikshme”.

Indeksi i rendit Shtetet e Bashkuara në vendin e 55, me një rënie prej 10 vendesh, duke zbritur nga shtetet me gjendje “të kënaqshme” në ato “problematike” për lirinë e shtypit.

“SHBA-të zbresin me 10 vende ndërsa përgatiten për zgjedhjet presidenciale 2024, mes rritjes së mosbesimit në media, e nxitur pjesërisht dhe nga antagonizmi i hapur dashakeq i zyrtarëve politikë ndaj saj, përfshirë dhe thirrjet për burgosjen e gazetarëve”, vëren Organizata “Reporterët Pa Kufij”. “Në disa raste të profilit të lartë, organet ligjzbatuese vendore kanë kryer veprime frikësimi, përfshirë bastisjen në redaksi dhe arrestimin e gazetarëve”.

Në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, gjendja është “shumë e rrezikshme” në afro gjysmën e shteteve.

Gjatë këtij viti, 8 vendeve të tjera – Jemenit, Arabisë Saudite, Iranit, Palestinës, Irakut, Bahreinit, Sirisë dhe Egjiptit, të shënuara me të kuqe në hartë, i janë bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Territoret palestineze, më vdekjeprurësit për gazetarët, renditen gjithashtu afër fundit të Indeksit. Katari është vendi i vetëm në këtë rajon, ku gjendja nuk cilësohet as “e vështirë” dhe as “shumë rrezikshme”.

Organizata vlerëson se prej tetorit të vitit 2023, lufta në Gazë ka shënuar një numër rekord sulmesh kundër medias dhe gazetarëve. Mbi 100 reporterë palestinezë janë vrarë nga forcat e mbrojtjes izraelite, përfshirë të paktën 22 gazetarë të vrarë ndërsa ishin në punë.

Përveç se është vendi me numrin më të lartë të gazetarëve të arrestuar në botë, qeveria e Kinës (e renditur në vendin e 172) vazhdon të ushtrojë kontroll të rreptë mbi kanalet e informacionit, me politika censuruese dhe kontrolluese, duke bërë rregullime të përmbajtjes në internet dhe duke kufizuar përhapjen e informacionit që konsiderohet i ndjeshëm ose në kundërshtim me linjën e partisë.

Turqia ka vijuar të humbasë pikë në Indeks, duke u renditur në vendin e 158. “Reporterët Pa Kufij” vërejnë se burim për një farë shqetësimi përbën dhe rizgjedhja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan./VOA

The post Liria e shtypit kërcënohet nga politika/ Reporterët Pa Kufij: Shqipëria, e fundit mes vendeve të rajonit appeared first on Albeu.com.

Liria e shtypit nën presion të vazhdueshëm, ku renditet Shqipëria
Sipas renditjes së “Reporterëve pa Kufij”, kushtet e punës për punonjësit e medias në 70 nga 180 vendet e anketuara vazhdojnë të jenë problematike. Gjermania del nga 20 vendet e para në renditje.

Krizat, luftërat dhe konfliktet rrezikojnë lirinë e shtypit në mbarë botën, u ankua organizata e gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, në renditjen e saj të lirisë së shtypit, e cila publikohet çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Vitin e kaluar gjendja e mediave dhe gazetarëve ishte më e paqëndrueshme. Sipas RK-së, presioni ndaj raportimeve të padëshiruara është rritur në mbarë botën.

Në krye të renditjes së lirisë së shtypit, asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë. Norvegjia zë vendin e parë për të shtatin vit radhazi. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Irlanda është vendi i parë që renditet përpara disa vendeve të Skandinavisë. Irlanda është në vendin e dytë, sepse atje është rritur pluralizmi në tregun mediatik, thuhet në raport. Një ligj i ri për shpifjen mbron profesionistët e medias nga paditë abuzive. Si rezultat, Irlanda është renditur para Danimarkës e cila tani është në vendin e tretë.

Shqipëria  – renditja më e ulët në BP

Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria është më së keqi dhe renditet në vendin e 96. Shumë poshtë në renditje është edhe Serbia e cila renditet në vendin e 91, shumë afër Shqipërisë. Kosova ka shënuar një progres dhe ngjitet (nga vendi 61) në vendin e 56, por akoma renditet në vendet problematike. Problematike paraqitet gjendja edhe në Bosnjë-Hercegovinë, e cila rendietet e 64-ta. Ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi renditen në vendet  38 dhe 39 dhe gjendja atje, sipas RK, paraqitet shumë më mirë se në vendet e tjera të BP.

Përkeqësohet gjendja edhe në Gjermani

Gjermania ka rënë sërish në këtë listë, duke zbritur në vendin e 21-të (ndërsa në vitin 2022 ishte në vendin e 16-të). Arsyeja për këtë është dhuna në rritje ndaj gazetarëve dhe mediave, tha organizata. Me 103 sulme fizike, thuhet se është arritur një nivel i ri. Shumica e sulmeve u zhvilluan në kontekste konspirative ideologjike, antisemite dhe nga krahu i djathtë ekstrem. Megjithatë, Gjermania, si shumë vende evropiane, është në një pozitë të mirë kur bëhet fjalë për lirinë e shtypitnë një krahasim global. Evropa është ende rajoni ku gazetarët mund të raportojnë në liri. Në përgjithësi, Reporterët pa Kufij e vlerësojnë situatën në 52 vende si “të mirë” ose “të kënaqshme”.

Shtetet në Azi në vendet e fundit

Në fund të renditjes me 180 vende gjendet Koreja e Veriut (180), ku qeveria nuk lejon asnjë lloj raportimi të pavarur. Situata në Vietnam (i cili renditet në vendin e 178) dhe Kinë (179) është e ngjashme si në Korenë e Veriut. Duke iu referuar Republikës Popullore, në raportin e “Reporterëve pa Kufij” shkruan: “Në asnjë vend tjetër nuk ka më shumë gazetarë në burg për shkak të punës së tyre – aktualisht në burg janë të paktën 100 gazetarë. Më shumë se dhjetë prej tyre mund të vdesin në burg nëse nuk lirohen menjëherë, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë. Ndër vendet me kufizimet më të mëdha për gazetarët janë edhe Turkmenistani (176) dhe Irani (177).

Ukraina është përmirësuar ndjeshëm

Rusia renditet e 164-ta për shtypjen pothuajse plotësisht të raportimit të pavarur mbi agresionin e saj kundër Ukrainës, ndërsa Ukraina ngjitet nga vendi i 106-të në vendin e 79-të në botë. Në raport thuhet se atje janë zhdukuar 28 gazetarë, që është po ashtu një rekord i hidhur botëror.

Sipas Reporterëve pa Kufij, ndikimi rus po ndikon negativisht edhe në disa vende afrikane, si Mali, Burkina Faso dhe Republika e Afrikës Qendrore. Në përgjithësi, organizata paralajmëroi se i gjithë rajoni rrezikon të shndërrohet në një “zonë pa lajme”.

Ndryshe, indeksi i Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij krahason situatën e gazetarëve dhe mediave në 180 shtete dhe territore. Renditja bazohet në pesë tregues: përveç sigurisë, këta janë konteksti politik, kuadri ligjor, konteksti ekonomik dhe konteksti socio-kulturor. Rezultatet përcaktohen në çdo vend me anë të një studimi cilësor duke përdorur pyetësorë dhe një studim sasior të sulmeve./dw

The post Liria e shtypit nën presion të vazhdueshëm, ku renditet Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit, Gazetarët pa Kufij: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve problematike
Organizata Gazetarët Pa Kufij shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias, duke përmendur si arsye kryesore për keqësimin e situatës luftën, shtypjen dhe persekutimin e gazetarëve, kërcënimin nga përmbajtja e rreme dhe propaganda, që sipas organizatës minojnë gazetarinë e mirëfilltë dhe profesionale.

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij, i bërë publik të mërkurën në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe e “mirë” ose “mjaft mirë” në 52 vende. Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tre nga dhjetë vende.

Indeksi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të vështira” ose “shumë të vështira”, për lirinë e shtypit.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi, ndërsa tre vendet e fundit, me gjendjen më të keqe të shtypit në botë janë në Azi: Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut.

Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës dhe ka marrë masa të pashembullta për të goditur median brenda Rusisë.

Shqipëria, Kosova shënojnë rritje, por vazhdojnë të jenë mes vendeve problematike

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Megjithatë sipas indeksit që u publikua të martën, edhe Shqipëria, edhe Kosova kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.

Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, duke shënuar një rritje prej 7 vendesh krahasuar me një vit më parë kur radhitej e 103-a. Në vitin 2021, Shqipëria radhitej në vendin e 83-të.

Në raport thuhet se Prokuroria vendosi kufizime disproporcionale për mbulimin e sulmit kibernetik nga Irani.

Kosova radhitet në vendin e 56-të, një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin e kaluar kur radhitej në vendin e 61-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 78-të.

Serbia, ku sipas raportit mediat pro-qeveritare përhapin propagandën ruse, radhitet këtë vit në vendin e 91-të, duke pësuar rënien më të thellë (me 12 vende) në rajonin që përfshin Bashkimin Evropian dhe Ballkanin.

Maqedonia e Veriut (e radhitur në vendin e 38-të) dhe Mali i Zi (në vendin e 39) janë në grupin e vendeve me gjendje “pak a shumë të mirë”, ose të kënaqshme. Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje me 19 vende nga viti i kaluar, ndërsa Mali i Zi një përmirësim me 24 vende.

Bosnja, e radhitur në vendin e 64 ka një rritje prej tre vendesh në krahasim me një vit më parë.

Hija e Luftës

Liria e shtypit në Evropë është eklipsuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Kremlini ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Moskës në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës dhe ka marrë masa të pashembullta për të goditur median brenda Rusisë.

Censura sistematike dhe eksodi i detyruar i mediave të pavarura ruse dhe të huaja kanë krijuar hapësirë për shpërndarjen e propagandës së koordinuar nga media pro-qeveritare.

Terreni është bëri i favorshëm për një rritje të propagandës nga Rusia (164), e cila ka rënë edhe nëntë vende të tjera në Indeksin e vitit 2023, krahasuar me vendin e 155 para një viti.

Në një kohë rekord, Moska ka krijuar një arsenal të ri mediatik kushtuar përhapjes së mesazhit të Kremlinit në territoret që ka marrë nën kontroll në jug të Ukrainës, duke goditur ndërkohë më fort se kurrë më mediat e fundit të pavarura ruse, të cilat janë ndaluar, bllokuar ose shpallur “agjentë të huaj”.

Krimet e luftës në Ukrainë (e cila radhitet në vend të 79) kontribuan për t’i dhënë Rusisë një nga rezultatet më të ulëta.

Agresioni rus ekslipson gjithë rajonin, veçanërisht Bjellorusinë (në vendin e 157-të), që është tani nën ndikimin e plotë të Rusisë. Indeksi është ndikuar edhe nga një përkeqësim i ndjeshëm në situatën e lirisë së shtypit në Azinë Qendrore.

Lufta në Ukrainë ka prekur edhe Evropën Perëndimore, e cila shpesh përpiqet të gjejë një ekuilibër mes sigurisë dhe lirive. Disa vende kanë vendosur kufizime ndaj aktivitetit të gazetarisë me argumentin e “sigurisë kombëtare”.

Në Greqi (vendi i 107-të), përgjimi i gazetarëve nga agjencitë e zbulimit solli në shkeljen më të rëndë të lirisë së shtypit në Bashkimin Evropian në vitin 2022 dhe është kjo arsyeja që Greqia ka renditjen më të ulët të mes vendeve të BE-së në Indeksin e vitit 2023.

Gjithsesi Evropa, veçanërisht Bashkimi Evropian, është rajoni i botës ku është më e lehtë të jesh gazetar.

Gjendja e Lirisë së Shtypit në Botë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i organizatës Gazetarët Pa Kufij, arrin në përfundimin se situata është “shumë e keqe” në 31 vende, “e keqe” në 42 vende, “problematike” në 55 dhe e “mirë” ose “mjaft mirë” në 52 vende. Kjo do të thotë se mjedisi për gazetarinë është i keq në shtatë nga dhjetë vende, dhe i kënaqshëm vetëm në tre nga dhjetë vende.

Norvegjia renditet e para për të shtatin vit radhazi. Por – në një zhvillim të pazakontë – Irlanda, një vend jo-nordik renditet i dyti, (me një rritje prej 4 vendesh), duke dalë para Danimarkës (që pasuar një rënie me një vend duke dalë në vendin e 3-të). Holanda (e 6-ta) është ngritur me 22 vende, duke u rikthyer në pozicionin që kishte në vitin 2021, përpara se të vritej gazetari i kronikës, Peter R. de Vries.

Ndryshime ka edhe mes vendeve me gjendjen më të rëndë për lirinë e shtypit. Tre vendet e fundit këtë vit janë të gjitha aziatike aziatike: Vietnami (178), për shkak të vënies në shënjestër të gazetarëve dhe komentuesve të pavarur; Kina (4 vende më poshtë, duke u radhitur e 179-ta), vendi që që ka burgosur numrin më të madh të gazetarëve dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të përmbajtjes propagandistike; dhe në vend të fundit (180) është Koreja e Veriut.

“Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit tregon një paqëndrueshmëri të madhe, me ngritje dhe rënie të mëdha dhe ndryshime të pashembullta , si rritja e Brazilit me 18 vende dhe rënia e Senegalit me 31 vende. Kjo paqëndrueshmëri është rezultat i një rritjeje të agresivitetit nga ana e autoriteteve në shumë vende dhe rritjes së sulmeve ndaj gazetarëve në mediat sociale dhe fizikisht. Paqëndrueshmëria është gjithashtu pasojë e shtimit të rritjes në industrinë e përhapjes së përmbajtjes së rreme, e cila prodhon dhe shpërndan dezinformata dhe ofron instrumentat për t’i prodhuar ato”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Gazetarëve Pa Kufij, Christophe Deloire.

Shtetet e Bashkuara (të radhitura në vendin e 45-të) kanë rënë tre vende. Të anketuarit shprehën shqetësim për mjedisin për gazetarët (veçanërisht për kuadrin ligjor në nivel lokal dhe dhunën e përhapur) pavarësisht nga vullneti i mirë i administratës së presidentit Biden, sipas raportit. Vrasjet e dy gazetarëve Jeff German në shtator 2022 dhe Dylan Lyons, shkakuan rënien në renditje.

Brazili (92) u ngrit me 18 vende si rezultat i largimit të ish-presidentin Jair dhe zgjedhja e Lula da Silvës, duke paralajmëruar një përmirësim të situatës.

Turqia është mes tre vendeve ku situata është bërë nga “problematike” në “shumë e keqe”. Ajo është në vendin e 165, duke humbur 16 vende në krahasim me vitin e kaluar pasi sipas raportit administrata e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka përshkallëzuar masat ndaj gazetarëve në prag të zgjedhjeve të planifikuara për 14 maj.

Irani është në vendin e 177-të për shkak të shtypjes së ashpër të protestave të shkaktuara nga vdekja e studentes Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Disa nga rëniet më të thella të Indeksit 2023 kanë qenë në Afrikë.

Efektet e industrisë së përmbajtjes së rreme

Indeksi i vitit 2023 nxjerr në pah efektet e shpejta që ka pasur në lirinë e shtypit, industria e përmbajtjes së rreme në ekosistemin digjital. Në 118 vende (dy të tretat e 180 vendet e përfshira në Indeks), shumica e të anketuarve pohon se aktorët politikë në vendet e tyre ishin përfshirë shpesh ose sistematikisht në fushata masive dezinformuese ose propaganduese.

Raporti i organizatës Gazetarët Pa Kufij vë në dukjes se zbehja e dallimit mes së vërtetës dhe të rremes, reales apo artificiales, fakteve dhe të pavërtetave, po rrezikon të drejtën e informimit, duke dobësuar gazetarinë cilësore.

Sipas raportit, zhvillimi i jashtëzakonshëm i inteligjencës artificiale po shkakton edhe më shumë kaos në botën mediatike.

The post Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit, Gazetarët pa Kufij: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve problematike appeared first on Albeu.com.

Shqipëria shënoi rënie me 20 vende në lirinë e shtypit, Rama e kalon “topin” te shpifjet
Në Ditën Botërore të Shtypit kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj medias në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë që u pengohet liria.

Sipas tij, problemi i vetëm i mediave janë shpifjet dhe gënjeshtrat në drejtim të personave të caktuar.

Postimi i Plotë:

“Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!”

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!/albeu.com/

The post Shqipëria shënoi rënie me 20 vende në lirinë e shtypit, Rama e kalon “topin” te shpifjet appeared first on Albeu.com.

Rritje e numrit të emisioneve dhe përkeqësim i përmbajtjes, “Freedom House” nxjerr raportin për Vendet në Tranzicion
Mediat në Shqipëri kontrollohen nga 8 persona, të cilët i shfrytëzojnë për të mbajtur lidhje me pushtetin.

Kështu bëhet e ditur në raportin e këtij viti të Freedom House.

Në raport pavarësia e shtypit vlerësohet me 3.5 pikë njësoj si në vitin 2021, një rënie krahasuar me të paktën dy vite pararendëse kur ky tregues vlerësohej me 3.75 pikë.

Viti 2021 ishte sfidues për gazetarët për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të tmerrshme të punës thotë “Freedom House”.

Sipas raportit, rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike.

Ato (mediat) gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike, që ato mbështesin.

“Përmbajtja e shtypit shqiptar vijoi të përkeqësohej në vitin 2021, me një rritje të numrit të emisioneve televizive, që kryesisht ndajnë opinione të pabazuar në prova, ose fakte të verifikueshme”, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion.

The post Rritje e numrit të emisioneve dhe përkeqësim i përmbajtjes, “Freedom House” nxjerr raportin për Vendet në Tranzicion appeared first on Albeu.com.