lira gjika femijet Archives - Albeu.com

Fëmija 40-ditësh me telefon përpara, Lira Gjika: Situata është alarmante
Përrallat janë shumë të rëndësishme për fëmijët, jo vetëm për mesazhet apo imagjinatën e tyre, por për t’u zhvilluar komunikimin. Në një bisedën për “Aldo Morning Show”, pediatrja Lira Gjika thotë se fëmija nuk duhet lënë vetëm dhe duke patur përballë tregimtarin e përallës, dëgjon, kupton dhe e percepton atë që i thuhet. Për Gjikën, situatat kur fëmijë të sapolindur mbeten nën shoqërinë e aparatit celular konsiderohen “alarmante”. Pediatrja shton se një tjetër element i rëndësishëm është përsëritja e përrallës pasi çdo herë fëmija, ashtu si i rrituri, mëson gjëra të reja nga i njëjti tregim.

Lira Gjika: Ajo që unë shoh sot që është alarmante. Ti e sheh fëmijën e vogël edhe 40-ditësh me telefon përpara që nëna ku di unë…nuk po them rri, por…

Aldo: 40-ditësh?

Lira Gjika: Po. Nuk po them të rrijë, por të bëjë të tjerat.

Aldo: E huton gjasme.

Lira Gjika: Jo e huton, fiksohet fëmija aty. Fëmija do një që ta shohë dhe të shohë.

Aldo: Do një person real?

Lira Gjika: Po. E keqja e tyre është se i mëson vetëm shikimin, jo komunikimin, jo mimikën se  fëmija duke dialoguar, pra përralla këtë të mirë ka sepse treguesi bën shumë mimika dhe fëmija dalëngadalë mëson, zhvillon atë që quhet kulmi në adoleshencë.

Aldo: Edhe tonaliteti i zërit.

Lira Gjika: Patjetër, prandaj është shumë e rëndësishme përralla. E para, është për të rriturin. Është i gatshëm apo s’është, ka një gjë të gatshme t’ia tregojë fëmijës se e ka në memorie dhe hyn menjëherë e ingranon në botën e përrallës.

Aldo: Po ajo që quhet përsëritje sepse unë mbaj mend kur thonim “Ma thuaj edhe njëherë atë?”

Lira Gjika: Po, fëmija ka nevojë për përsëritje.

Aldo: “Po ta thashë njëherë”, “edhe njëherë”.

Lira Gjika: Po, po vazhdo. Është shumë e rëndëishme.

Aldo: Pas çdo përsëritjeje është një perceptim i ri apo gjen ai detaje?

Lira Gjika: Po, por edhe ti kur lexon një libër nuk e lexon dy herë njësoj.

The post Fëmija 40-ditësh me telefon përpara, Lira Gjika: Situata është alarmante appeared first on Albeu.com.

“I transmetoni frikë”, Lira Gjika i bën thirrje prindërve: Gabimi që bëni në rrugë me fëmijët
Lira Gjika:

Të rritur, prindër dhe edukatorë, mos e kapni fëmijën e vogël nga kyçi i dorës, por jepini dorën. Kapja e fëmijës nga kyçi i dorës, është një mënyrë aspak siguruese, aspak qetësuese për fëmijën, përkundrazi është një formë gati ndëshkuese dhe mospërfillse.

Në këtë lloj kapje nuk ka asnjë element të respektit dhe butësisë që fëmija ka aq shumë nevojë. Në këtë kapje ka vetëm bezdi dhe frikë. Këtë doni ti trasmetoni fëmijës: bezdi, pasiguri dhe frikë?

Mendoj që nuk është kaq e vështirë që me fëmijën të kapeni përdore dhe jo ta kapni për kyçi. Ju jeni prindërit dhe edukatorët e fëmijës dhe jo policë që e kapni për kyçi.

The post “I transmetoni frikë”, Lira Gjika i bën thirrje prindërve: Gabimi që bëni në rrugë me fëmijët appeared first on Albeu.com.

“Mos i thuaj mamait apo babait”, Lira Gjika: Çfarë tregon kjo fjali e frikshme për prindërit e fëmijës?
Sa herë mund ta kesh dëgjuar këtë fjali thënë nga një fëmijë? Pas një gabimi, një prapësie, fëmijët përpiqen ta mbulojnë nga prindërit, nga frika e ndëshkimit, ose frika e zhgënjimit të tyre. Por nuk duhet të jetë kështu. Pediatrja Lira Gjika këshillon që fëmijët të mos rriten në këtë mënyrë. Nëse do përpiqen ta fshehin diçka kur janë aq të vegjël, imagjino çbëhet në adoleshencë.

“’Mos i thuaj mamait apo babait’, ‘vetëm mami apo babi mos ta marri vesh’. Këto shprehje të frikshme dhe të dhimshme njëkohësisht, që tregojnë se sa të huaj janë fëmijët me prindërit e tyre, vazhdojnë të jenë prezente edhe pse kohët kanë ndryshuar, këto shprehje nuk kanë ndryshuar, ato i rezistojnë kohës. Ku është burimi i kësaj ndjenje frike dhe turpi nga prindërit që provon fëmija? Kjo ‘gjë’ nuk duhet lënë në heshtje, por duhet të na bëjë të mendojmë se ku e kemi të keqen ne të rriturit. Çfarë u bëjmë fëmijëve që frikësohen e turpërohen kaq shumë, sa harrojnë mjedisin dhe të tjerët? Prindër, të rritur, mbase ka ardhur koha që të merremi seriozisht me mënyrat tona të të sjellurit që të mos jemi të huaj për fëmijët.

Mendoni një fëmijë në prag adoleshence apo adoleshent që ka një problem dhe nuk di me kë të flasë pasi prindërit janë të parët që e gjykojnë. Çfardo që të kenë bërë, do të ishte më mirë të flitej për të mos u shtyrë më thellë në kaosin që provokon dyshimi. Në vend që ti lemë vetëm, më mirë të kontrollojmë atë që ndjejmë ne dhe të ruajmë gjakftohtësinë që të mbajmë gjallë komunikimin. Të mos i lemë vetëm përballë të panjohurave dhe të keqes. Më mirë ti ndihmojmë duke u kërkuar të falur që jo gjithmonë ne të rriturit arrijmë t`i kuptojmë apo, jo gjithmonë arrijmë të bëjmë më të mirën. Të përpiqemi ti nxitim edhe ata që të kenë kurajo për të folur e treguar se si ndihen që bëjnë veprime që shpesh i rrituri i keqkupton apo nuk i pranon si të mira. Mbase duke folur, duke ruajtur komunikimin do të ndihmojmë njëri tjetrin për të nxjerrë më të mirrën nga shpirti dhe të mos jemi të huaj”, shkruan Lira Gjika.

The post “Mos i thuaj mamait apo babait”, Lira Gjika: Çfarë tregon kjo fjali e frikshme për prindërit e fëmijës? appeared first on Albeu.com.