lindja mesme Archives - Albeu.com

Nga rritja e çmimit të naftës te tarifat për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme
Pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, edhe Shqipëria po përjeton efektin indirekt zinxhir të krijuar në tregjet globale nga përshpejtimi i rritjes së çmimeve të karburanteve, tarifave të transportit dhe pasigurisë për rezervime të reja në turizëm.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, duke iu referuar çmimeve të furnizimeve, shpjegon ndikimet nga situata e fundit në tregun global të naftës, të cilat sollën rritje të çmimeve me 4 lekë për litër për disa pika të furnizimit në vend.

“Ditën e premte, para sulmit, nafta e rafinuar u ble me 700 USD për ton. Pas sulmit, çmimi u rrit në 900 USD për ton. Pas mbylljes së rafinerisë ‘Ras Tanura’ në Arabinë Saudite, për shkak të një sulmi me dron, çmimi i naftës së rafinuar në bursat ndërkombëtare arriti 1,150 USD për ton”.

Sipas zotit Aliaj, kjo rritje prej 65% për naftën e rafinuar tregon qartë mungesën e produktit në tregun global.

Pas mbylljes së rafinerisë, tregut i mungojnë rreth 7 milionë fuçi naftë në ditë, apo rreth 6% e konsumit global, një fakt që ishte shkaku kryesor i reagimit të menjëhershëm të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Por shtrenjtimi i çmimit të naftës me pakicë nga 175 lekë për litër që shitej më parë në 182 lekë për litër, shkaktoi debat, ku shumë ekspertë e konsideruan rritjen abuzive, pasi kompanitë nuk kanë respektuar detyrimin e përdorimit të rezervës 90-ditore.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve thotë se rezerva 90-ditore ekziston fizikisht, por e pambyllur në çmim, pasi çmimi i naftës së rezervës, përcaktohet në momentin e daljes nga zona doganore. Për rrjedhojë, çmimi llogaritet sipas vlerës së tregut.

“Keqkuptimi i madh ndaj operatorëve të tregtimit të karburanteve është për rezervën e sigurisë. Por operatorët prodhues dhe importues të karburanteve ngarkohen me ligj të mbajnë rezervë sa konsumi 90-ditor, që ka pasur secila kompani në vitin paraardhës.

Kompanitë vërtet e mbajnë këtë rezervë fizikisht, por për të kuptuar, nëse ka apo jo abuzim, dhe a kanë mundësi kompanitë që të mos lejojnë rritjen e çmimit, pa mbaruar kjo rezervë. Për të kuptuar dhe për të sqaruar këtë duhet të shihet si funksionon tregu botëror i naftës.

Karburantet botërisht kuotohen me çmim global dhe të gjitha sasitë fizike, të karburanteve janë të mbuluara me vlerë nga bursat në Londër dhe Nju Jork. Pra asnjë sasi nga asnjë kompani e botës nuk mund të mbahet në depozita me çmime të mbyllura, pasi ashtu siç çmimi i karburanteve ngrihet befasisht për faktorë të ndryshëm, po ashtu edhe bie dhe do të falimentonte gjithë kompanitë.

Prandaj karburantet kanë një çmim fizik që quhet ‘platts’ që kuotohet çdo moment gjatë orarit të punës dhe kundër vlerës së tij në bursë, të cilat kompensojnë njëra-tjetrën, për të mbajtur çmim në koherent.

Mjafton të marrësh kontratat e çdo kompanie kudo në botë, dhe në Shqipëri, të depozituara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, dhe në kontratë çmimi gjithmonë për karburantet përcaktohet në bursë me çmimin ‘platts’, ditën e hedhjes në treg të pakicës.

Me të njëjtën logjikë funksionojnë edhe rezervat, pasi edhe po të ketë mundësi kompania që ditën që fut rezervën në depo të fiksojë çmimin, ai mund të falimentonte, pasi çmimi siç rritet në një moment që janë të rralla, po ashtu bie, duke bërë të pamundur për të arkëtuar paratë me të cilat i ke blerë.

Prandaj rezervat njëlloj si gjithë karburanti, mbahen fizikisht me çmime të hapura, dhe çdo ditë i afrohet tregut të pakicës (stacionet e shpërndarjes), me çmimin koherent që vjen nga bursa e Londrës.

Në përfundim, kush do të sqarohet më tej për funksionimin e tregut të naftës, mund të marrë të dhënat pranë Drejtorisë së Doganave, historikisht për të gjithë periudhën, nëse kompanitë i kanë çmimet e mbyllura kur mbushin depozitat, apo kur nxjerrin nga depozitat çdo ditë drejt tregut të pakicës”, shpjegon Luigj Aliaj.

Për vitin 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, u importua një sasi prej 740,8 mijë tonësh naftë. Krahasuar me vitin paraardhës, importet e naftës u rritën me 13%.

Shtrenjtimi i tarifave të transportit

Lufta në Iran po ndikon ndjeshëm edhe te çmimet e transportit detar dhe rrjedhimisht edhe në kostot e importit për Shqipërinë.

Pas shpërthimit të konfliktit, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, duke sjellë rritje të menjëhershme të tarifave të transportit, si në tokë ashtu edhe në det nga operatorët vendas me 6 deri në 10%.

Operatorët detarë të mallrave rezultojnë të parët të goditur në kosto nga rritja e çmimit të naftës, që solli një ditë pas sulmit rritjen e tarifave me 10%, të transportit të mallrave nga Turqia, SHBA, Deti i Zi dhe Deti Mesdhe.

Artur Dedja, administrator i kompanisë “Dedja Shipping”, shpjegoi për “Monitor” se transporti detar brenda 3-mujorit të parë të 2026-s ka pasur shtrenjtim të njëpasnjëshëm të tarifave, për shkak të faktorëve klimatikë dhe të nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Transporti detar në rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi ka përjetuar luhatje të ndjeshme të tarifave që në fillim të vitit 2026. Në muajin shkurt, tarifat për transportin detar u rritën me 20%, për shkak të motit të keq, që ndikoi në të gjithë Mesdheun, ndërsa kishte filluar një periudhë e lehtë rënie pas përmirësimit të motit.

Me hyrjen e muajit mars, krahasimet vjetore për tremujorin e parë tregojnë një rritje mesatare të tarifave prej 10% në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi.

Nga fundjava e kaluar dhe në vijim, u regjistrua një rritje shtesë prej 10%, e nxitur nga frika e përhapur për konflikte, pas sulmeve të Iranit mbi rafineritë rajonale. Qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë të shkaktohet pasiguri dhe tension në tregjet e energjisë.

Gjatë fundjavës, Irani bëri thirrje në radio detare për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke përhapur frikë, edhe pse regjimi është në fazë rënie. Pritet që kjo rritje të qëndrojë për gjithë muajin, por me stabilizimin e situatës, transporti detar në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik do të normalizohet, ndërsa linjat drejt Lindjes së Largët do të bëhen më të shtrenjta”.

Z. Dedja parashikon se rritje të ndjeshme pritet të pësojnë edhe tarifat e transportit me Kinën.

“Kostoja e prodhimit dhe transportit detar nga Kina pritet të rritet mbi 50% gjatë vitit 2026, pas mungesës së furnizimeve nga Irani, i cili ishte një burim kyç nafte për Kinën, sidomos pas ndalimit të naftës nga Rusia dhe Venezuela. Kina mbetet e varur nga qymyri nga Australia dhe Indonezia, të cilët janë të kontrolluar nga bursat ndërkombëtare. Alternativa e vetme e qëndrueshme mbetet energjia diellore.

Në prill 2026, pritet një takim i rëndësishëm mes presidentit Donald Trump dhe presidentit të Kinës Xi Jiping, ku do të vendosen rregulla më të qarta tregtare, duke reduktuar ndikimin e Iranit si faktor i jashtëm në rajon”.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2025 nëpërmjet transportit detar u transportuan 8,232 mijë tonë mallra. Krahasuar me 2024, volumi i mallrave të transportuara u rrit me 6%.

Përveç rritjes së çmimit, pasojat në zinxhirët globalë të furnizimit janë se shumë kompani transporti po devijojnë rrugët e anijeve për të shmangur rajonin, gjë që rrit kohën e dorëzimit dhe kostot operative.

“Ndikimi konkret për Shqipërinë janë tarifat e transportit detar: Importuesit shqiptarë po përballen me rritje të menjëhershme të kostove për mallrat e ardhura nga Azia dhe Lindja e Mesme, pasi rrugët kryesore kalojnë pranë rajonit të Hormuzit.

Çmimet e brendshme: Rritja e kostos së transportit dhe e karburantit pritet të reflektohet në çmimet e mallrave të konsumit në Shqipëri, sidomos për produktet e importuara.

Pasiguria e furnizimit: Përveç çmimeve, ka rrezik për vonesa në furnizime, duke ndikuar në sektorë si ndërtimi, ushqimi dhe energjia”, shpjegoi një nga drejtuesit e operatorëve detarë.

Drejtuesit e operatorëve për transportin e mallrave në rrugë detare në vend parashikojnë se nëse konflikti vazhdon dhe Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, tarifat e transportit detar mund të rriten edhe më shumë.

“Shqipëria, si vend importues, do të ndiejë presion të drejtpërdrejtë në çmimet e mallrave dhe stabilitetin e furnizimeve. Duke parë këtë situatë, mendoj se Shqipëria duhet të kërkojë alternativa për furnizim nga rajone më afër (p.sh. Europa Qendrore) për të zbutur ndikimin, ose të pranojë rritjen e kostove dhe të fokusohet te subvencionet e brendshme”, pohon një nga drejtuesit e kompanive të transportit detar.

Rritje ka pasur edhe për tarifat e transportit tokësor të mallrave. Prej disa ditësh, kompanitë e transportit të mallrave raportuan se kanë nisur të aplikojnë tarifa nga 6 deri në 10% më të larta se para nisjes së sulmeve.

“Rritja e çmimit të naftës ndikoi drejtpërdrejt në tarifat e transportit, të cilat në vend janë rritur nga 6 në 7%. Nafta përbën 60-70% të kostos totale të transportit, prandaj çdo rritje e saj ka efekt të madh për tarifat e transportit.

Në vendin tonë, rritja nuk është reflektuar në të njëjtën masë me rritjen e çmimit të naftës, pasi ekzistojnë pabarazi, konkurrencë e pandershme dhe inflacion”, pohoi më herët Rodolf Xhillari, administrator i kompanisë “Balkan Trans Albania”.

Tarifat e reja për transportin detar dhe tokësor pas rritjes

Tarifat e transportit detar për Durrës dhe Adriatik ndryshojnë sipas zonës dhe llojit të anijes. Për Coasters, që janë varka të vogla, tarifat për nisjen e anijeve nga Deti Marmara në Turqi drejt detit Adriatik në Durrës variojnë midis 23 dhe 25 USD për ton, nga Deti i Zi Lindor midis 31 dhe 33 USD për ton, ndërsa nga Mesdheu Lindor midis 27 dhe 30 USD për ton.

Për anijet Handy, që vijnë nga Deti i Zi për në Durrës, tarifat janë midis 21 dhe 23 USD për ton, ndërsa për linjat Handy nga bregu lindor i SHBA-së për Adriatik, tarifat luhaten midis 55 dhe 57 USD për ton.

Sa i përket Panamax nga bregu lindor i SHBA-së për Adriatik, tarifat janë midis 35 dhe 37 USD për ton. Në të gjitha rastet, shtrirja midis shifrave minimale dhe maksimale tregon luhatshmërinë e tarifave në tregun aktual.

Sipas të dhënave të marra nga operatorët, p.sh. tarifa për eksport mallrash nga Durrësi për Milano në rrugë tokësore varion nga 1500 euro në 1700 euro dhe importi nga Milano në Durrës 2500 euro. Pas rritjes së çmimeve, tarifat për eksport mallrash variojnë nga 1,600 deri në 1,800 euro për kamion dhe për import deri 2,700 euro.

Qarkullimi i mallrave nga importet, pesha e tregtisë me Izraelin dhe Iranin

Në vitin 2025 në vend u importuan një total mallrash me vlerë 887 miliardë lekë, sipas të dhënave të INSTAT.

Partnerët kryesorë për importin e mallrave në 2025 janë Italia dhe vendet e tjera të BE-së. Importet nga Italia, sipas të dhënave të INSTAT, përbënë 21% të totalit. Importet nga Kina zunë 13% të totalit, e ndjekur nga Turqia me 10% të totalit, mallrat nga Gjermania përbënë 7% të importeve, nga Spanja dhe SHBA, secila me nga 2% dhe importet nga Franca dhe Bullgaria, secila 1%.

Mallrat e importuara nga Izraeli ishin me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë, duke përbërë 0.3% të peshës në totalin e importeve.

Importet nga Izraeli në 2025 përqendrohen kryesisht në sektorët e teknologjisë, energjetikës dhe produkteve kimike.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi kryesor i importeve është “Makineri dhe pajisjet elektrike dhe pjesët e tyre” me vlerë 1,6 miliardë lekë, duke përbërë 57% të totalit të importeve nga Izraeli.

“Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” janë grupi i dytë më i rëndësishëm me vlerë 592 milionë lekë, duke përbërë 21.3% të totalit të importeve. Grupi i tretë më i rëndësishëm përfshin “Instrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografikë etj.” me 5%.

Në peshë të ulët mbeten edhe importet nga Irani. Totali i importeve nga Irani në vitin 2025 është rreth 2.9 miliardë lekë apo sa 0.3% e totalit të tyre.

Kategori kryesore importi nga Irani në vitin 2025 ishte grupi “Instrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografike, etj”, me vlerë 44,7 milionë lekë./Monitor

The post Nga rritja e çmimit të naftës te tarifat për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

Lindja e Mesme mes sulmeve ajrore dhe kaosit! Presidenti i Iranit nxit tensionet: Hakmarrja, e drejtë dhe detyrë legjitime për ne!
Presidenti Masoud Pezeshkian tha në një deklaratë se Teherani e konsideronte hakmarrjen si “të drejtë dhe detyrë legjitime” dhe do të bënte çmos për ta përmbushur këtë detyrë.

Mediat shtetërore raportuan se Zëvendëspresidenti i Parë Mohammadreza Aref u kishte urdhëruar ministrave dhe guvernatorëve të siguronin që administrata e vendit të funksiononte pa ndërprerje në kohë lufte.

Kujtojmë se lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei u vra në sulmet e përbashkëta të SHBA dhe Izraelit, që goditën Iranin prej ditës së djeshme.

The post Lindja e Mesme mes sulmeve ajrore dhe kaosit! Presidenti i Iranit nxit tensionet: Hakmarrja, e drejtë dhe detyrë legjitime për ne! appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?! Aeroplanmbajtësja amerikane merr “kërkesë emergjente operative” dhe niset drejt Perëndimit
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz u nis nga Deti i Kinës Jugore të hënën në mëngjes duke u drejtuar në drejtim të perëndimit, sipas të dhënave nga faqja e internetit e ndjekjes së anijeve Marine Traffic.

Një pritje për ndalesën e saj të planifikuar në portin qendror të Vietnamit u anulua, ndërsa transportuesi kishte planifikuar të vizitonte qytetin Danang më vonë këtë javë, por dy burime, përfshirë një diplomat, thanë se një pritje zyrtare e planifikuar për 20 qershor ishte anuluar.

Një nga burimet tha se Ambasada e SHBA-së në Hanoi e kishte informuar atë për anulimin, për shkak të “një kërkese emergjente operative”. Ambasada nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

Grupi i Sulmit i Anijeve Nimitz kreu operacione sigurie detare në Detin e Kinës Jugore javën e kaluar, si “pjesë e pranisë rutinë të Marinës Amerikane në Indo-Paqësor”, sipas faqes së internetit të Komandantit të Flotës Amerikane të Paqësorit.

Të dhënat nga Marine Traffic treguan se transportuesi i anijeve të hënën në mëngjes po lëvizte në perëndim në drejtim të Lindjes së Mesme, ku beteja midis Izraelit dhe Iranit po përshkallëzohet.

Raketat iraniane kanë goditur qytetet izraelite të Tel Avivit dhe Haifës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke nxitur shqetësime midis liderëve botërorë në takimin e G7 të kësaj jave se konflikti midis dy armiqve rajonalë mund të çojë në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Televizioni shtetëror iranian tha se vendi qëlloi të paktën 100 raketa drejt Izraelit, duke sinjalizuar se nuk kishte ndërmend të dorëzohej ndaj thirrjeve ndërkombëtare për ulje të tensioneve, ndërsa vazhdonte me hakmarrjen e tij për sulmin e papritur të Izraelit ndaj programit bërthamor dhe udhëheqjes ushtarake të Teheranit të premten.

The post Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?! Aeroplanmbajtësja amerikane merr “kërkesë emergjente operative” dhe niset drejt Perëndimit appeared first on Albeu.com.

Brukseli në alarm/ Bashkimi Evropian mbledh urgjentisht ministrat për Lindjen e Mesme
Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së, i cili deklaroi:

“Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë.”

Fokus në sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Takimi vjen në një moment kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, duke ngritur rreziqe për destabilizimin e mëtejshëm të rajonit dhe përfshirjen e aktorëve të tjerë globalë në konflikt.

Sipas burimeve diplomatike, pritet që në axhendë të përfshihen:

Masat e mundshme diplomatike për shtensionimin e situatës

Koordinimi i qëndrimeve mes vendeve anëtare

Përgatitja për skenarë të mëtejshëm të përshkallëzimit ushtarak

Takimi i së martës pritet të përcaktojë linjën zyrtare të politikës së jashtme të BE-së për krizën, në një kohë kur presioni ndaj komunitetit ndërkombëtar për ndërmjetësim po rritet.

The post Brukseli në alarm/ Bashkimi Evropian mbledh urgjentisht ministrat për Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme
Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Këtë të hënë presidenti francez do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretin jordanez Abdullah II, njoftoi vetë Macron në shërbimin online X.

Presidenti francez mbërriti të dielën në mbrëmje për vizitë në Kajro. Kurse të martën Macron dëshiron të udhëtojë pranë Rripit të Gazës. Sipas Pallatit Elysée, ai planifikon një takim me punonjësit humanitarë në qytetin Al-Arish për të nënvizuar mbështetjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Arish ndodhet rreth 50 kilometra nga Rripi i Gazës dhe është një pikë e rëndësishme kalimi për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez

Fokusi tek Gaza

Është takimi i dymbëdhjetë mes Macron dhe al-Sisit, që kur Macron mori detyrën në vitin 2017. Por ky udhëtim konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm. “Do të flitet për krizat në rajon – në Siri dhe vendet fqinje të Libisë, Sudanit dhe Izraelit,” tha Pallati Elysée. Ka shpresë për një përparim në konfliktin e Lindjes së Mesme – gjithashtu duke pasur parasysh rolin e Francës si një urë lidhëse me botën arabe.

Zyrtarisht flitet se tema qendrore është bashkëpunimi ekonomik. Por fokusi i vërtetë është tek lufta e Gazës. Izraeli së fundi e theu armëpushimin që e arriti si vend në janar me Hamasin, që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania dhe disa shtete arabe. Izraeli filloi ofensivë të gjerë në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, dhe vrau më shumë se 1200 njerëz, mori më shumë se 200 pengje, nga të cilët jo të gjithë janë ende të lirë.

Sipas Hamasit, më shumë se 50,000 njerëz thuhet se kanë vdekur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. “Ne do të flasim për një armëpushim dhe një fund të mundshëm të luftës,” thotë një zëdhënëse e Elysee. “Ne duam gjithashtu të vulosim një partneritet strategjik midis Francës dhe Egjiptit – si ai që ekziston tashmë për Egjiptin dhe BE-në.”

Rruga e De Golit në botën arabe

Franca ka një pozicion kyç ndër shtetet e BE-së në Egjipt – dhe në botën arabe – shpjegon Ahmed El Keiy, ish-gazetar, drejtor menaxhues i qendrës së konsulencës politike AEK Conseil. Marrëdhëniet franko-egjiptiane kanë qenë të shkëlqyera për dekada të tëra”, tha ai në një intervistë për DW. “Shumë kompani franceze operojnë në Egjipt dhe kanë dhjetëra mijëra punonjës atje. Egjipti ishte gjithashtu vendi i parë që bleu 24 avionë luftarakë Rafale në 2015, duke hapur rrugën për eksporte të mëtejshme të avionëve në vende të tjera.” Egjipti është një nga importuesit kryesorë të mallrave ushtarake franceze.

Këto marrëdhënie të ngushta historikisht lidhen me politikën e Lindjes së Mesme të ish-presidentit të shtetit të Francës, Charles de Gaulle. Ish gjenerali, i cili drejtoi Francën nga viti 1958 deri në 1969, zgjodhi një rrugë të mesme për Lindjen e Mesme: mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Izraelit, por jo pa kushte. De Gaulle e dënoi Izraelin pasi vendi filloi Luftën Gjashtë Ditore me një sulm parandalues ​​në Egjipt në qershor 1967 dhe vendosi një embargo armësh. Ai bëri thirrje për maturi në marrëdhëniet e tij me shtetet arabe.

“Kjo është një arsye tjetër pse Franca njihet shumë mirë në botën arabe dhe veçanërisht në Egjipt,” shpjegon El Keiy. Gazetari Khaled Saad Zaghloul, i cili është akredituar në Elysee që nga viti 1995, e përjeton këtë drejtpërdrejt. “Presidentët Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy, François Hollande dhe tani Emmanuel Macron janë koordinuar të gjithë me Kajron të paktën çdo javë”, shprehet gazetari egjiptian për DW. “Që nga traktati i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit i nënshkruar në vitin 1979, Kajro ka qenë e pranuar.” Në atë kohë, Egjipti ishte vendi i parë arab që njohu zyrtarisht Izraelin si pjesë e së ashtuquajturës Marrëveshje e Camp David.

Për Fawaz Gerges, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics, udhëtimi i Macron zhvillohet në rrethana të veçanta. “Macron po përdor vakumin ndërkombëtar të pushtetit për t’u paraqitur si lider i botës perëndimore – në fund të fundit, SHBA-ja tani shihet si e pabesueshme. Gjermania është ende në negociata koalicioni. Po ashtu ky vend ka më pak prani në Lindjen e Mesme, ashtu si Italia dhe Britania e Madhe”, tha Gerges në një intervistë për DW.

Dhe Egjipti është një pikë kyçe, sipas ekspertit. Me rreth 110 milionë banorë, ai shtrihet në udhëkryqin e Afrikës, Azisë dhe Evropës. “Ajo që po ndodh në Egjipt ka efekte të gjera,” thotë Gerges. “Vendi është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për emigracionin. Ai pranon shumë refugjatë nga vendet fqinje dhe, ndryshe nga Libia, ata nuk ecin më tej. Konsiderohet një strehë e stabilitetit në një rajon ku ka luftëra civile dhe grupe terroriste janë aktive.”

Rritje e presionit për t’i dhënë fund luftës

Në kryeqytetin egjiptian në fillim të marsit, 22 shtetet anëtare të Ligës Arabe ranë dakord për një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës në pesë deri në shtatë vjet. Banorët nuk duhet të largohen nga rajoni bregdetar në Mesdhe. Synimi është administrimi nga Autoriteti Palestinez i Bregut Perëndimor. Propozimi bie ndesh me planin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Egjipt dhe Jordani për të rindërtuar Rripin e Gazës.

“Plani arab është një bazë e mirë për diskutime, por duhet të plotësohet në lidhje me garancitë e sigurisë dhe formën e ardhshme të qeverisjes në Gaza”, tha një zëdhënëse e Elysee, duke shtuar se rezultatet e vizitës do t’i paraqiten edhe Uashingtonit më vonë. Franca dhe Arabia Saudite po planifikojnë gjithashtu një konferencë mbi zgjidhjen me dy shtete këtë qershor. Saad Zaghloul shpreson që udhëtimi i Macron të japë fryte. “Franca, BE dhe Egjipti duhet të rrisin presionin për t’i dhënë fund përfundimisht luftës,” thotë ai.

Amnesty International, megjithatë, po bën thirrje që Franca të përdorë marrëdhëniet e saj me Egjiptin edhe për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut. Organizata ndërkombëtare joqeveritare flet për një “krizë të të drejtave të njeriut” dhe “represion sistematik të politikanëve dhe gazetarëve opozitarë” atje. “Macron duhet të thekosjë në mënyrë eksplicite të drejtat e njeriut në deklaratën përfundimtare, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë dhe që zgjedhjet parlamentare të këtij gushti të zhvillohen të lira dhe demokratike”, tha përfaqësuesja e Amnesty International në Egjipt, Lena Collette, në një intervistë për DW.

The post Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.