lindin Archives - Albeu.com

Pse gratë ruse po shkojnë për të lindur në Argjentinë?
Sipas të dhënave të migracionit të Argjentinës, rreth 11 mijë gra ruse kanë shkuar në atë vend që nga fillimi i vitit 2022. Shumë prej tyre ishin shtatzëna dhe lindën fëmijë në shtetin e Amerikës së Jugut. Sipas ligjit argjentinas, çdo fëmijë i lindur në vend merr automatikisht shtetësinë. Prindërit marrin statusin e qëndrimit të përhershëm dhe më vonë mund të aplikojnë për një pasaportë argjentinase.

Midis viteve 2020 dhe 2022, sipas të dhënave të emigracionit argjentinas, më shumë se 22,000 qytetarë rusë u futën në Argjentinë, rreth gjysma e tyre gra. Shumë prej tyre ishin në fazat e vona të shtatzënisë dhe lindën fëmijë në atë vend.

Kirill Makoveev, themeluesi i agjencisë “RuArgentina”, e cila ndihmon gratë ruse të lindin në Argjentinë, thotë për Zërin e Amerikës se biznesi po funksionon mirë.

“Vitin e kaluar rreth 70,000 njerëz morën të dhëna në faqen tonë të internetit në lidhje me lindjet në Argjentinë”.

Sipas ligjit argjentinas, çdo fëmijë i lindur në vend merr automatikisht shtetësinë. Prindërit e foshnjës marrin statusin e qëndrimit të përhershëm dhe më vonë mund të aplikojnë për një pasaportë argjentinase.

Pasaporta argjentinase i mundëson rusët që të udhëtojnë lirshëm në 170 vende. Por largimi nga Rusia është bërë më i kushtueshëm dhe në disa raste i pamundur, për shkak të kufizimeve të vendosura nga disa vende. Shumë po largohen për t’i shpëtuar mobilizimit të detyruar ushtarak për të luftuar në Ukrainë.

Natalia Ksenofontova u zhvendos në Argjentinë nga qyteti Ufa i Rusisë, ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

“Kam dy djem. E ardhmja e mrekullueshme që kisha planifikuar për ta, për t’u shkolluar në Evropë, u shkatërrua brenda një dite. Kur mora vesh që isha shtatzënë me fëmijën e tretë, menduam gjatë se çfarë duhet të bënim, dhe vendosëm të largohemi nga Rusia”.

Autoritetet argjentinase thonë se shumë gra ruse që lindin në atë vend, nuk po qëndrojnë në Argjentinë. Gjatë vitit të kaluar, mbi gjysma e rusëve që shkuan në Argjentinë, rreth 13,000 janë larguar, shumë prej tyre nëna me fëmijë.

Në muajin shkurt, Florencia Carignano, drejtoresha e zyrës së imigracionit të Argjentinës, njoftoi vendimin për të pezulluar dhënien e lejes së përhershme të qëndrimit për shtetasit rusë që lindin në Argjentinë, por kalojnë shumicën e kohës në vende të tjera.

“Në janar 2023, 4,523 shtetas rusë u futën në Argjentinë. Këto shifra po rriten në mënyrë dramatike. Po vërejmë rritjen e numrit të fluturimeve që vinë në vend dhe të grave shtatzëna ruse…”

Alla dhe Andrey Prigolovkin qëndruan. Fillimisht ata shkuan në Argjentinë për të shmangur mundësinë që burri i saj të thirrej për të luftuar në Ukrainë.

“I thashë se mund ta detyronin të shkonte në luftë dhe të vritej dhe unë do të rrisja fëmijët e vetme”.

Natalia Ksenofontova gjithashtu ((Mandatory courtesy: Natalya.Ksenofontova_ + Instagram Logo)) nuk ka plane të largohet nga Argjentina. Aktualisht ajo dhe bashkëshorti i saj po punojnë nga distanca, duke mësuar spanjisht dhe kërkuar punë në Buenos Aires. Ata thotë se Argjentina është streha e tyre e re, ((End courtesy)) dhe një shpresë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre./voa

The post Pse gratë ruse po shkojnë për të lindur në Argjentinë? appeared first on Albeu.com.