ligor romacka Archives - Albeu.com

“Golja” i Korçës, qitësi i Laertit, u dënua me 11 vjet burg për trafikimin e 114 kg hashash në Maqedoni
Njëri nga korçarët e arrestuar në ambientet e burgut të Drenovës si pjesëmarrës në grupin e vrasësve me pagesë të drejtuar nga Laert Haxhiu, rezulton i dënuar me 11 vjet burgim për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpubim.

31-vjeçari Ligor Romaçka i njohur ndryshe me nofkën “Golja” u deklarua fajtor dhe u dënua në muajin Mars 2023, me 11 vjet burgim.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar Romaçka, përfitoi ulje dënimi  duke u dënuar përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Mirëpo teksa po vuante këtë dënim, dy ditë më parë Romaçka është njohur në burgun e Drenovës, me urdhër-ndalimin e prokurorisë së Elbasanit, e cila tashmë e akuzon për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë si dhe vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

Në të dyja rastet “Golja” i Korçës, ka vepruar në bashkëpunim dhe sinkronizim me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Erisiano Abedini, Lulzim Spahinë alias Arapi, Bujar Abedinin nga Tepelena, Mariglen Topuzin nga Pogradeci, Bledar Berberin vëllain e “Koros” dhe Idriz Manej, shkruan Ora News.

Tashmë Romaçka dhe 15 personat e tjerë pritet të dalin para gjykatës së Elbasanit, për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa më pas do jetë SPAK, ai që do marë në dorëzim hëtimin e mëtejshëm të kësaj çështje.

“Golja” i Korçës veç aktivitetit të vrasjes, kryente dhe trafikim të lëndëve narkotike drejt Maqedonisë dhe Greqisë.

Në 8 nëntor 2021, Romaçka organizoi trafikimin e 114 kg drogë nga pika kufitare e Goricës, duke përdorur si korrier droge avokatin Joni Mosku.

Për këtë rast trafiku është arrestuar dhe dënuar dhe shkodrani Idriz Manej i thirrur ndryshe me pseudonimin “Gjyshka”.

Gjatë përfundimit të procesit treshja e gjyqtarëve Besnik Shehu, Ervin Sulaj dhe Thomaidha Roca, urdhëruar që sasia prej 114 kg drogë dhe një armë gjahu, t’i kalojë Drejtorisë së Policisë Korçë, për asgjësim.

Në përgjimet e Prokurorisë, Romançka identifikohet me nofkën “Golja”, ndërsa dy personat e tjerë, nga katër që janë marë të pandehur, janë Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko” dhe i shoqëruari, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka”.

I proceduar për këtë çështje është dhe Albion Çiko, si njeriu që ka bërë modifikimin e makinave në servisin që është në pronësi të Andrea Çikos ose “Turi Spatkës”, që ndodhet në zonën e fshatit Vloçishtit të Korçës.

Një gjë e tillë është bërë në automjetin tip “Opel Meriva”, i cili u konstatua në doganën e Goricës, se ishte i ngarkuar me lëndë narkotike.

Drejtues i këtij automjeti, brenda të cilit u zbulua një sasi prej 66 kg kanabis sativa, ishte pikërisht avokati Mosku, i cili është arrestuar menjëherë pas konstatimit të kanabisit.

The post “Golja” i Korçës, qitësi i Laertit, u dënua me 11 vjet burg për trafikimin e 114 kg hashash në Maqedoni appeared first on Albeu.com.