ligji për zonat e mbrojtura Archives - Albeu.com

Zjarret e përshtatshme/ Ina Zhupa: Një shkrepëse mund ta shndërrojë zonën e mbrojtur në resort, sipas ligjit 21/2024
Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në debat pasojat që, sipas saj, ligji 21/2024 mund të ketë për zonat e mbrojtura, veçanërisht në rastet kur këto territore preken nga zjarret.

Në një video të publikuar nga interpelanca e prillit 2024 me Mirela Kumbaron, ministre e Mjedisit dhe Turizmit, Zhupa shpjegon se parimi i “përshtatshmërisë” mund të përdoret për të ndryshuar destinacionin e një zone të dëmtuar nga flakët.

Sipas saj, në vend që një territor i djegur të rikthehet në gjendjen e mëparshme përmes ripyllëzimit, ai mund të shfrytëzohet për ndërtimin e hoteleve, resorteve, parqeve fotovoltaike apo parqeve eolike.

Zhupa e ka kundërshtuar më herët ligjin 21/2024 edhe në Gjykatën Kushtetuese, por kërkesa për shfuqizimin e tij u rrëzua. Ndërkohë, ajo ka depozituar në Kuvend një nismë të re që synon shfuqizimin e këtij ligji.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Ligji 21/2024, të cilin Ina Zhupa e cilëson si antikushtetues dhe skandaloz, mundëson, sipas saj, që zjarret të shërbejnë si pikënisje për ndryshimin e destinacionit të zonave të mbrojtura. Në këto territore mund të shfaqen hotele, resorte, parqe fotovoltaike dhe parqe eolike.

Zhupa kërkon shfuqizimin e ligjit 21/2024, duke argumentuar se kështu do të ketë edhe më pak “zjarre të përshtatshme”.

Gjatë interpelancës së prillit 2024 me Mirela Kumbaron, ajo e ka ilustruar shqetësimin e saj duke përdorur një çakmak dhe një shkrepëse që kushton 50 lekë të vjetër. Sipas Zhupës, një prej tyre do të mjaftonte që një zonë e mbrojtur të shndërrohej në shesh ndërtimi.

Ajo i referohet nenit 2 të ligjit, ku përcaktohet parimi i përshtatshmërisë. Sipas interpretimit të saj, nëse një zonë e mbrojtur ndryshon me kalimin e kohës dhe nuk e ka më këtë status, nuk ekziston detyrimi që ajo të rikthehet në gjendjen fillestare.

Për ta bërë më të qartë argumentin, Zhupa përmend rastin e Pishë Poros: nëse pyjet atje digjen nga një zjarr i shkaktuar me çakmak apo shkrepëse, parimi i përshtatshmërisë mund të favorizojë ndërtimin e një resorti në vend të ripyllëzimit. Sipas saj, kjo është mbrojtja që ministrja e “ndërtimit”, Mirela Kumbaro, u ofron zonave të mbrojtura.

The post Zjarret e përshtatshme/ Ina Zhupa: Një shkrepëse mund ta shndërrojë zonën e mbrojtur në resort, sipas ligjit 21/2024 appeared first on Albeu.com.

Ligji për Zonat e Mbrojtura/ BIRN: Qeveria nuk merr parasysh kërkesën e protestuesve për ta anuluar! Drafti për VNM-të, mjet burokratik për të justifikuar dëmet
Pa marrë parasysh kërkesat për anulimin e ligjit 21/2024, qeveria propozon ndryshime ligjore për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për të kënaqur Brukselin, por ekspertët paralajmërojnë se ky akt mund të shërbejë thjesht për të justifikuar dëmet.

Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura, është një ndër kërkesat më këmbëngulëse të protestës maratonë të njohur si “Revolucioni i Flamingove” – e cila vazhdon prej tre muajsh poshtë zyrës së kryeministrit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ndryshimet e ligjit për Zonat e Mbrojtura të kërkuara nga protestuesit, përkojnë nga ana tjetër edhe me kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë në përafrimin me të drejtën e Bashkimit Europian.

Në mes të kësaj përplasjeje, Ministria e Mjedisit, ka hedhur për konsultim publik një projektvendim që propozon ndryshime në procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, VNM.

Sipas relacionit që e shoqëron projektligjin, ky akt krijon procedurën e quajtur “Vlerësimi i Duhur” për projektet që mund të kenë ndikim në zonat e veçanta të ruajtjes.

“Qëllimi i këtij projektvendimi është integrimi i kërkesave për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zonave të veçanta të ruajtjes në procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, nëpërmjet përfshirjes së vlerësimit të duhur, si pjesë e procesit të shqyrtimit të projekteve që mund të kenë ndikim në këto zona”, thuhet në relacion.

Në letër, ky ndryshim synon integrimin e kërkesave për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zbatimin e kërkesave të Direktivës 92/43/KEE të Bashkimit Evropian.

Por ekspertët dhe organizatat mjedisore ngrenë alarmin se ky mekanizëm rrezikon të kthehet në një mjet burokratik për të legjitimuar pas faktit, projektet që tashmë janë miratuar apo kanë nisur në rrjetin e zonave të mbrojtura.

“Ligji për Zonat e Mbrojtura, pas ndryshimeve të vitit 2024, mbetet objekt i kritikave serioze për mospërputhjen me standardet e BE-së”, tha Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore “Eco Albania”.

“Vlerësimi i Duhur’ nuk mund të trajtohet i shkëputur nga kuadri ligjor për biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura”, theksoi ai.

Pikëpyetjet mbi projektligjin

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, VNM, është një prej procedurave më thelbësore paraprake për projekte që prekin natyrën. VNM-të përgatiten nga ekspertë të pajtuar prej kompanive apo investitorëve dhe duhet të analizojë pasojat e mundshme të një projekti zhvillimor mbi mjedisin dhe biodiversitetin – sikurse të tregojnë hapat që duhen ndërmarrë për mbrojtjen dhe rehabilitimin e mjedisit.

Pavarësisht rëndësisë, VNM-të e projekteve të mëdha në Shqipëri janë kritikuar shpesh nga aktivistë të mjedisit si të përcipta dhe shpesh pa të dhëna të plota shkencore.

Relacioni i Ministrisë së Mjedisit lë të kuptohet se me miratimin e aktit që përcakton se si do të bëhet “Vlerësimi i Duhur”, kjo situatë do të ndryshojë në zonat e mbrojtura.

Gjatë zbatimit të deritanishëm të procedurave të VNM-së, është evidentuar nevoja për të përcaktuar më qartë hapat që lidhen me projektet të cilat mund të ushtrojnë ndikim apo prekin zonat e veçanta të ruajtjes. Në të shkuarën, sipas relacionit, nuk ka pasur një instrument të tillë të veçantë dhe nuk është trajtuar në mënyrë të unifikuar brenda VNM-së.

“Në mungesë të dispozitave të detajuara procedurale, vlerësimi i duhur nuk është trajtuar në mënyrë të unifikuar në kuadër të procedurave të VNM-së”, thuhet në relacion.

Propozuesit thonë se ky ndryshim synon të rrisë standardin e vendimmarrjes mjedisore dhe të garantojë mbrojtje efektive.

Por organizatat mjedisore e shohin këtë me dyshim.

Sipas Olsi Nikës nga organizata “Eco Albania”, përafrimi nuk duhet të mbetet vetëm në nivel terminologjik, por duhet të garantojë realisht standardet e Bashkimit Evropian në mbrojtjen e mjedisit.

“Ekziston një shqetësim legjitim se futja tani e mekanizmit të ‘Vlerësimit të Duhur’, pa adresuar më parë konfliktet themelore të legjislacionit për zonat e mbrojtura, mund të shndërrohet nga një instrument parandalues i dëmit në një mekanizëm procedural për legjitimimin ex -post të projekteve zhvillimore tashmë të planifikuara, miratuara apo të nisura”, tha Nika.

Ky shqetësim mbi ndikimin real të ligjit ndahet edhe nga Qendra Mjedisore EDEN, e cila ka paraqitur zyrtarisht komentet e saj si pjesë e konsultimit.

Ndërsa përgëzon vendosjen e një minimumi cilësor në procedurë, EDEN ka identifikuar rreziqe konkrete në zbatimin juridik dhe territorial të aktit.

“Një çështje me rëndësi që identifikojmë në tërësinë e draftit të propozuar lidhet me zbatimin juridik dhe territorial të projektvendimit, si dhe me rrezikun për krijimin e një boshllëku në mbrojtjen juridike të zonave potenciale Natura 2000”, argumenton EDEN.

Problematika më e madhe, sipas analizës së EDEN, është fakti që Shqipëria nuk ka ende një listë zyrtare të miratuar të zonave të propozuara për rrjetin “Natura 2000”.

Kjo mungesë ngre pyetjen thelbësore se mbi cilat territore dhe zona do të zbatohet konkretisht procedura e Vlerësimit të Duhur gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Më tej, Qendra EDEN ka ngritur disa probleme procedurale, duke evidentuar se projektakti i atribuon funksione “autoritetit përgjegjës për menaxhimin e zonave të veçanta të ruajtjes”, pa e identifikuar shprehimisht se cili është ky institucion. Sipas tyre, ky mosidentifikim lë shteg për paqartësi mbi kompetencën institucionale.

Përveç rregullimit të kompetencave, organizata ka rekomanduar rritjen e transparencës, duke kërkuar që Raporti për Vlerësimin e Duhur dhe vendimmarrjet e lidhura me të, të publikohen dhe të jenë të aksesueshme për publikun. Mungesa e metodologjisë së qartë mbi bazën e të cilës do të përcaktohet nevoja për vlerësim të duhur në fazën paraprake mbetet sipas komenteve të EDEN, një tjetër hallkë e dobët e draftit të paraqitur./BIRN

The post Ligji për Zonat e Mbrojtura/ BIRN: Qeveria nuk merr parasysh kërkesën e protestuesve për ta anuluar! Drafti për VNM-të, mjet burokratik për të justifikuar dëmet appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj dekreton ligjin për “Zonat e Mbrojtura”
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ky ligj u votua në Kuvend me 72 vota pro në seancën parlamentare të 22 shkurtit.

Opozita është shprehur kundër këtij ligji, pasi sipas saj shkatërron Zonat e Mbrojtura.

‘Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, dekretoi sot ligjin nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura””.

Ky ligj i hap rrugë ndërtimeve ekologjike për t’i vënë në shërbim të ekonomisë. Begaj tha se ka ndërmarrë një konsulta nga grupet e interesit si dhe nga ekspertë kushtetues.

“Ekspertët kushtetues të thirrur në konsultë dhe Institucioni i Presidentit të Republikës nuk e shohin këtë pretendim si çështje që i përket procedurës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë.

Për probleme që mund të konstatohen gjatë implementimit të ligjit mund të vihen në lëvizje mekanizma të tjerë ligjorë mbrojtës, si nga organet eprore/mbikëqyrëse, ashtu edhe nga organizatat mjedisore”, tha Begaj.

The post Presidenti Begaj dekreton ligjin për “Zonat e Mbrojtura” appeared first on Albeu.com.