ligjet Archives - Albeu.com

Ligjet u forcuan, por gratë vazhdojnë të mos jenë të sigurta
<html><head></head><body>

Një 25-vjeçare shtatzënë u vra më 24 gusht në Malishevë. Për kryerjen e krimit dyshohet bashkëshorti i saj.

Rasti rikthen në vëmendje pyetjen nëse ndryshimet ligjore dhe masat e ndërmarra vitet e fundit kanë sjellë siguri më të madhe për gratë në Kosovë.

Afro katër vjet më herët, një tjetër grua shtatzënë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Edhe në atë rast, dyshimet ranë mbi bashkëshortin e viktimës.

Vrasja e një 35-vjeçareje në nëntor të vitit 2022 shkaktoi protesta dhe shtoi trysninë ndaj institucioneve, të cilave iu kërkua të ndryshonin mënyrën e parandalimit dhe trajtimit të dhunës ndaj grave.

Pas kësaj, u miratuan ndryshime ligjore, u vendosën afate më të shkurtra për hetimin dhe gjykimin e rasteve të dhunës në familje, ndërsa 600 mijë euro u ndanë për krijimin e një sistemi elektronik që do të monitoronte personat ndaj të cilëve gjykatat vendosin masa mbrojtëse.

Megjithatë, vrasja e 24 gushtit tregon se mbetet e hapur çështja se sa ndikim kanë pasur realisht këto masa në mbrojtjen e grave.

Të dhënat e Policisë së Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se gjatë katër vjetëve të fundit janë vrarë 11 gra. Tri prej këtyre rasteve kanë ndodhur deri më tash këtë vit.

Në pjesën më të madhe të rasteve, të dyshuarit apo autorët kanë qenë bashkëshortët e viktimave, ndërsa pas tyre renditen baballarët dhe djemtë.

Sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e grave, sfida nuk lidhet më vetëm me ekzistencën e ligjeve. Problemi qëndron edhe te zbatimi i tyre: monitorimi i rasteve të raportuara, respektimi i urdhrave mbrojtës, shpejtësia e reagimit institucional dhe pasojat kur institucionet dështojnë.

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se rastet e raportuara të dhunës në familje nuk po mbikëqyren në nivelin e nevojshëm.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, vlerëson se vrasjet e grave duhet të shpallen urgjencë kombëtare.

Problemet e vazhdueshme pranohen edhe në vlerësimin e fundit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ku, krahas përparimit, evidentohen mangësi në funksionimin e sistemit.

Raporti i publikuar në vitin 2026 përmend mospërputhje të të dhënave ndërmjet institucioneve, dallime në qasjen në shërbime nga një komunë në tjetrën dhe zbatim me ritme të ndryshme të masave nga drejtësia, shërbimet sociale dhe sistemi shëndetësor.

Sistemi elektronik u bë funksional pas 20 muajsh

Një prej mjeteve që synonte të rriste mbrojtjen e grave ishte monitorimi elektronik.

Në prill të vitit 2023, disa muaj pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, Qeveria e Kosovës ndau 600 mijë euro për projektin “Sistemi i monitorimit elektronik”.

Sipas vendimit zyrtar, fondet do të përdoreshin për financimin e projektit gjatë atij viti.

Megjithatë, sistemi nuk u prezantua publikisht deri më 10 dhjetor të vitit 2024, rreth 20 muaj pasi ishin ndarë paratë.

Gjatë prezantimit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se hallkat elektronike do t’u vendoseshin në dorë ose në këmbë personave të dyshuar apo të dënuar për dhunë.

Projekti ishte konceptuar edhe si instrument për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Nëse personi i monitoruar do t’i afrohej viktimës në kundërshtim me urdhrin mbrojtës, sistemi duhej ta sinjalizonte policinë në nivel lokal dhe qendror, duke i dhënë mundësi të ndërhynte.

Të dhënat e deritanishme, megjithatë, flasin për një përdorim të kufizuar të këtij mekanizmi.

Një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme tregon se deri në prill të vitit 2025 gjykatat kishin nxjerrë vetëm tetë aktvendime për monitorim elektronik, të cilat po zbatoheshin nga Policia e Kosovës.

Nuk ka të dhëna se sa prej këtyre vendimeve kishin të bënin me dhunën në familje.

Gjithashtu, nuk dihet numri i personave që ndodhen aktualisht nën mbikëqyrje elektronike.

Në përgjigjen e saj për Radion Evropa e Lirë, Policia e Kosovës tha se monitorimin elektronik të urdhrave mbrojtës e zbaton që nga dhjetori i vitit 2024 dhe se sistemi funksionon në të gjitha drejtoritë rajonale të policisë.

Personat, të cilëve gjykata ua kufizon lëvizjen, pajisen me byzylykë elektronikë. Sipas policisë, sistemi përfshin edhe gjurmues GPS, të cilët vendosen te palët në procedurë.

Policia deklaroi se disponon numër të mjaftueshëm byzylykësh dhe gjurmuesish GPS për monitorimin në kohë reale të rasteve.

Megjithatë, ajo nuk bëri të ditur sa persona po monitorohen dhe as sa prej rasteve kanë lidhje me dhunën në familje.

Rezniqi thotë se mungesa e këtyre statistikave e bën të vështirë të vlerësohet nëse mekanizmi po e arrin qëllimin për të cilin është krijuar.

Sipas saj, edhe vendosja e një pajisjeje elektronike nuk mjafton nëse një alarm nuk pasohet nga reagimi i menjëhershëm i institucioneve.

“Nuk mjafton vetëm byzylyku – në këto raste është e nevojshme të ketë reagim të menjëhershëm të policisë, në mënyrë që të shmanget çdo lloj rreziku për viktimën”, thotë Rezniqi për Radion Evropa e Lirë.

Afatet u shkurtuan, por mbetet problem zbatimi

Monitorimi elektronik nuk ishte reforma e vetme e ndërmarrë pas rasteve tragjike.

Në nëntor të vitit 2023, Kosova ndryshoi Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar rastet e dhunës në familje dhe dhunimit si çështje që duhet të trajtohen me përparësi.

Ndryshimet parashikuan që hetimet për këto vepra të mbyllen brenda një viti nga nisja e tyre. Kur çështja është e ndërlikuar, afati mund të zgjatet edhe gjashtë muaj.

Për herë të parë u përcaktuan edhe afate të veçanta për gjykimin: 60 ditë në rastet kur çështja shqyrtohet nga një gjyqtar i vetëm dhe 90 ditë kur ajo trajtohet nga një trup gjykues.

Këto periudha janë më të shkurtra se afatet e përgjithshme të mëparshme, me synimin që rastet e dhunës në familje të mos mbeten gjatë në sistemin e drejtësisë.

Por Rezniqi vlerëson se vetëm shkurtimi i afateve nuk e prek thelbin e problemit.

Ajo thotë se rastet e dhunës në familje zakonisht trajtohen brenda një kohe relativisht optimale, ndërsa vështirësia kryesore lidhet me identifikimin dhe menaxhimin e rrezikut, si dhe me zbatimin e mekanizmave që institucionet i kanë tashmë në dispozicion.

Rezniqi thekson se përgjegjësia duhet të shqyrtohet edhe në mënyrën se si sistemi i drejtësisë i dënon autorët e vrasjeve të grave.

“Kemi parë raste kur autorët e vrasjes së grave janë dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë. Disa prej këtyre vendimeve janë konfirmuar edhe në instanca më të larta, ndërsa në raste të tjera vendimet janë kthyer në rigjykim ose janë ndryshuar. Prandaj, është e nevojshme të ketë konsistencë në trajtimin e këtyre rasteve”, thotë Rezniqi.

Demolli vë në dukje një tjetër mangësi: shteti nuk ka një mekanizëm që do të analizonte çdo vrasje të një gruaje për të gjetur nëse sistemi kishte dështuar dhe në cilën hallkë kishte ndodhur kjo.

Ajo e konsideron këtë analizë veçanërisht të rëndësishme kur viktima ka raportuar më parë dhunë ose u është drejtuar institucioneve për mbrojtje.

“Shumica e grave të vrara kanë kërkuar më herët ndihmë nga institucionet, prandaj duhet të ketë llogaridhënie kur një grua që ka kërkuar mbrojtje, përfundon e vrarë. Të përcaktohet ku po dështon sistemi: policia, prokuroria, gjykatat, shëndetësia apo institucionet e tjera”, thotë Demolli.

Vrasjet e grave në përmasa globale

Raporti më i fundit i përbashkët i UN Women dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se rreth 50 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët intimë ose pjesëtarët e familjes gjatë vitit 2024.

Mesatarisht, kjo përkthehet në 137 gra dhe vajza të vrara çdo ditë.

Këto raste përbënin rreth 60 për qind të të gjitha vrasjeve të qëllimshme të grave dhe vajzave gjatë atij viti.

Raporti thekson se dukuria shfaqet në çdo rajon të botës, ndërsa paralajmëron se shifrat reale mund të jenë më të larta, për shkak të mungesës së statistikave të plota në shumë vende.

Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me së paku dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

I dyshuari për vrasjen në Malishevë po merr trajtim në spital për plagët që, sipas raportimeve, dyshohet se ia ka shkaktuar vetes me armë zjarri.

Ngjarja u kritikua dhe u dënua nga përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë dhe ish-zyrtarë shtetërorë.

“Shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre”, tha, ndër të tjera, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Por rëndësia e këtij deklarimi do të vlerësohet edhe nga veprimet që do të ndërmerren pasi reagimet publike të përfundojnë.

</body></html>

The post Ligjet u forcuan, por gratë vazhdojnë të mos jenë të sigurta appeared first on Albeu.com.

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” ndryshimet në TVSH-në për rimbursimin e TVSH-së 10% të fermerëve etj.

Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale, i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore.

Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Nga 7 ligjet e paketës fiskale në Fletoren Zyrtare, është botuar vetëm ligji për “Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme”.

Ndër ligjet që kanë nxitur pritshmëri të larta nga bizneset, pavarësisht rezervave të shprehura nga institucionet ndërkombëtare, janë ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana”.

Janë të shumta bizneset që po kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, por kërkesat e tyre po refuzohen nga inspektorët tatimore, për shkak të mungesës së akteve nënligjore për zbatimin e tyre.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor së do të nisë zbatimin e këtyre ligjeve, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve nënligjore përkatëse, që përcaktojnë procedurat për zbatimin e tyre.

Edhe Ministria e Financave sqaroi për Monitor se ligjet hyjnë në fuqi pas dekretimit të tyre nga Presidenti dhe botimit në Fletoren zyrtare, ndërsa udhëzimi për zbatimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana duhet të miratohet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa udhëzimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi.

Konkretisht në ligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, përcaktohet se hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri në vitin tatimor 2028.

Shtrirja e efekteve zgjat deri në 2028, pasi marrëveshja do të zbatohet për një vit tatimor, por me të drejtë rinovimi për dy vite tatimore të tjera.

Gjithashtu, në ligj përcaktohet se procedurat për hartimin dhe përmbajtjen e propozimit të marrëveshjes, mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marrëveshjes në regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve të refuzimit, mospranimit apo pavlefshmërisë së saj, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Edhe procedurat për Përfundimi i vlefshmërisë së Marrëveshjes së Paqes Fiskale do të zbatohen sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Sipas ligjit Marrëveshja e Paqes Fiskale përfundon në rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtarisë së deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% të fitimit të tatueshëm; pezullon ose ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore që cenojnë ndershmërinë fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes; nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit; realizon rritje të fitimit të tatueshëm mbi 50% gjatë vitit tatimor përkatës, krahasuar me vitin paraardhës.

Procedura e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Ligji përcakton se marrëveshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administratës tatimore do të kryhet nëpërmjet aplikimit që bëhet nga tatimpaguesi përmes platformës elektronike “e-filing”, brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit paraardhës. Për vitin e parë të zbatimit, afati përcaktohet me udhëzim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Propozimi i marrëveshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit nëpërmjet platformës “e-filing”, duke përmbajtur vlerën e fitimit të tatueshëm dhe normat e detyrimit tatimor për periudhën përkatëse.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë propozimin deri më 15 prill. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë detyrimin tatimor sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë” hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi, ministri përgjegjës për financat nxjerr udhëzimin për zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Zbatimi i këtij ligji do të sjellë kompensimin 10% të TVSH -së për fermerët për shitjet e mallrave bujqësore që ata do të bëjnë në grumbulluesit, përpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do të bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga blerësit e mallrave bujqësore./ Monitor

The post Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi appeared first on Albeu.com.

Mes tensioneve e debateve mbyllet seanca plenare, ja ligjet që u miratuan sot
Është mbyllur seanca në Kuvend, ndërsa u miratuan edhe të gjitha ligjet që ishin në rendin e ditës.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju Jork, në datën 10.12.2008” është miratuar më 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”, është miratuar me 72 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.

Projektvendim “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Andrea Mano, nënkomisoni i medias, është miratuar me 71 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.

The post Mes tensioneve e debateve mbyllet seanca plenare, ja ligjet që u miratuan sot appeared first on Albeu.com.

Gjermania legalizon kanabisin – këto janë rregullat që duhet të zbatohen që nga 1 prilli
Parlamenti gjerman ka mbështetur një ligj të ri për të lejuar përdorimin rekreativ të kanabisit.

Sipas ligjit, mbi 18 vjeç në Gjermani do të lejohet të posedojnë sasi të konsiderueshme kanabisi, por rregullat strikte do ta bëjnë të vështirë blerjen e drogës, shkruajnë mediat e huaja.

Pirja e kanabisit në shumë hapësira publike do të bëhet e ligjshme nga 1 prilli.

Mbajtja e deri në 25 g, duhet të lejohet në hapësirat publike. Në shtëpitë private kufiri ligjor do të jetë 50g.

Siç theksojnë mediat, tashmë policia në disa pjesë të Gjermanisë, si në Berlin, shpesh “mbyll njërin sy” ndaj pirjes konsumimit të tij në publik, megjithëse mbajtja e drogës për përdorim rekreativ është e paligjshme dhe mund të ndiqet penalisht. Përdorimi i drogës tek të rinjtë është rritur për vite me rradhë pavarësisht ligjit ekzistues, thotë ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, i cili po nxit reformat.

Ai dëshiron të minojë tregun e zi, të mbrojë ata që e konsumojnë nga kanabisi i kontaminuar dhe të shkurtojë rrjedhat e të ardhurave për bandat e krimit të organizuar. Një debat rreth dekriminalizimit të kanabisit ka nisur prej vitesh në Gjermani, me grupet e mjekëve që shprehin shqetësime për të rinjtë dhe konservatorët duke thënë se liberalizimi do të nxisë përdorimin e drogës.

The post Gjermania legalizon kanabisin – këto janë rregullat që duhet të zbatohen që nga 1 prilli appeared first on Albeu.com.

Bllokohen ligjet me 84 vota, ngecin amnistia, pagat e kushtetueses, avokati i popullit dhe ligji për shtetësinë
Prej 5 tetorit opozita ka tentuar të bllokojë çdo mbledhje të parlamentit, por nëse nuk ia ka dalë të ndalojë qeverinë të votojë nismat ligjore, deputetët demokratë kanë mundur të bllokojnë ligjet që kërkojnë më shumë vota se sa ka mazhoranca socialiste, ligjet me 84 vota.

Një prej këtyre ligjeve është amnistia, e cila mbërriti në parlament në fillim të muajit dhe nga e cila përfitojnë ulje dënimi apo liri rreth 600 persona. Tradita parlamentare ka treguar se ligjet e amnistisë janë miratuar para festave të fundvitit, por në seancat ku opozita ngre barrikada e ndez tymuese, ideja e konsensusit për çfarëdo lloj ligji është bërë politikisht e papranueshme.

Një ligj tjetër që mbeti në parlament është drafti që rrit pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në 6.4  milionë lekë, i cili sërish kërkon konsensusin e 84 deputetëve, në një kohë që mazhoranca numëron vetëm 77.

Në këtë rast edhe gatishmëria e Lulzim Bashës dhe deputeteve të tij nuk e ndihmoi qeverinë të miratonte rritjen e pagave. Pas dy përpjekjeve të dështuara për të arritur numrin e 84 votave pro, ligji as nuk është futur më në rendin e ditës në seancë plenare.

Në klimën e tensionuar politike në parlament nuk po diskutohet më as për avokatin e popullit. Erinda Balancës i ka mbaruar mandati para 19 muajsh, por zgjedhja e pasardhësit të saj duket gjithnjë e më vështirë për një figurë që duhet të ketë konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.

Projektligji për shtetësinë mori miratimin  e opozitës në séancën e 21 shtatorit para se të niste aksioni për bllokimin e parlamentit, por presidenti e ktheu për rishqyrtim. E tashmë duket e vështirë që demokratët të ndërpresin protestën për të votuar këtë draft edhe pse ai i shërben sportit e synon dhënien e shtetësisë shqiptare për kategorinë e sportistëve.

Situata në parlament pritet të jetë sërish e tensionuar edhe në 15 janar kur parlamenti nis punimet pas pushimeve të fundvitit. Dhe duket se pa u zgjidhur konflikti politik mes opozitës e mazhorancës asnjë ligj me shumicë të cilësuar nuk do të miratohet në parlament.

The post Bllokohen ligjet me 84 vota, ngecin amnistia, pagat e kushtetueses, avokati i popullit dhe ligji për shtetësinë appeared first on Albeu.com.

“Ligjet” miratojnë projekligjin për rikthimin e lojërave të fatit
Është miratuar në Komisionin për Çështjet Ligjore projektligji i qeverisë për rikthimin e lojërave të fatit.

Më herët, ky projektligji u miratua edhe nga Komisioni i Ekonomisë.

Zëvendës ministrja e Financave, Vasilika Vjero shpjegoi se bastet do të jenë vetëm online nëpërmjet platformave elektronike dhe jo fizikisht.

Ajo theksoi tha gjatë fjalës së saj se ligji parashikon 10 licenca që do të përzgjidhen nga komisioni i licencimit në përputhje me kriteret përkatëse ndërsa përmendi edhe ndryshimet në nenin për detyrimet tatimore.

Zv.ministrja e Financave theksoi se licencimi do të jetë për një periudhë 10-vjeçare, tarifa e licencimit do të jetë në masën 400 milionë lekë dhe licencimi do të bëhet me konkurs nga një komision licencimi.

Pagesat s’do të bëhen me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit, por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar.

Ndërsa drafti parashikon krijimin e një fondi të posaçëm ku të ardhurat që vijnë do të përdoren me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

“Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet. Këto baste që specifikohen se do të jenë vetëm online nuk do të kenë pika fizike por faqe internet, aplikacione dhe infrastrukturën e nevojshme teknologjike që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme.

Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar. Drafti parashikon krijimin e një fondi të posaçëm ku të ardhurat që vijnë do të përdoren me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve. Ky fond shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqitura nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës”, tha zv/ministrja Vasilika Vjero.

The post “Ligjet” miratojnë projekligjin për rikthimin e lojërave të fatit appeared first on Albeu.com.

Nga legalizimi i kanabisit te detyrimet për studentët e Mjekësisë, publikohen në fletoren zyrtare tre ligjet e miratuara në heshtje
Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi 3 ligjet e kontestuara të qeverisë.

Bëhet fjalë për ligjin që lejon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ligjin për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e Mjekësisë.

Gjashtë ditë më parë, Presidenti Begaj miratoi në heshtje ligjet.

Afati 20-ditor për dekretimin e ligjeve, skadoi më 14 gusht.

Pra, Begaj as nuk i dekretoi, as nuk i ktheu mbrapsht, por i miratoi në heshtje.

Kujtojmë se ligji i miratuar kushtëzon marrjen e diplomës për studentët e mjekësisë dhe i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet./Albeu.com.

The post Nga legalizimi i kanabisit te detyrimet për studentët e Mjekësisë, publikohen në fletoren zyrtare tre ligjet e miratuara në heshtje appeared first on Albeu.com.

Nëse s’i dini ligjet e Karmës, kot që e përdorni si fjalë!
Ermin “Karma” e përdorim gjerësisht, ndonjëherë edhe pa qenë vendi apo konteksti i duhur. Por a e njohim siç duhet karmën dhe ligjet e saj? Në thelb, shpjegimi i shkurtër i Karma-s është të merrni gjithçka që keni dhënë, qoftë ajo e mirë apo e keqe.

Për ta bërë këtë siç duhet, ndoshta fillimisht duhet të njiheni me ligjet e saj.

1. Ligji “i madh”

Çdo gjë që i dërgojmë universit, kthehet pas tek ne, në një mënyrë ose tjetër.

2. Ligji i krijimit

Jeta nuk ndodh krejt nga hiçi, duhet t’i bësh gjërat të ndodhin.

3. Ligji i përulësisë

Njeriu duhet t’i pranojë gjërat si janë, vetëm kështu mund t’i ndryshojë ato.

4.  Ligji i rritjes

Kur ndryshojmë veten, edhe jeta jonë ndjek rrjedhën e nisur dhe ndryshon gjithashtu.

5. Ligji i përgjegjësisë

Ne duhet të jemi përgjegjës për çfarë ndodh dhe kemi në jetën tonë.

6. Ligji i lidhjeve

E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë dhe do të jetë gjithmonë të lidhura.

7. Ligji i fokusimit

Ne s’mund të mendojmë për 2 gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë.

8. Ligji i bujarisë dhe mirësjelljes

Sjellja jonë duhet të kombinohet me mendimet dhe veprimet tona.

9. Ligji i “këtu dhe si”

Ne s’mund të jemi prezent askund nëse vazhdojmë të shohim pas.

10. Ligji i ndryshimit

Historia përsërit veten derisa të mësojmë prej saj dhe të ndryshojmë rrugën tonë, nëse duam ta bëjmë.

11. Ligji i durimit dhe shpërblimit

Shpërblimet më të mëdha kërkojnë durim dhe sakrifica.

12. Ligji i frymëzimit dhe domethënies

Shpërblimet s’janë gjë tjetër veçse rezultat i energjisë dhe përpjekjeve që ne bëjmë. /Entrepreneur Facts

The post Nëse s’i dini ligjet e Karmës, kot që e përdorni si fjalë! appeared first on Albeu.com.