Ligje Archives - Albeu.com

BDI: Përshëndesim vendimin e shumicës së deputetëve për miratimin e ligjeve për ndërtimin më të lirë dhe më të shpejtë të korridoreve
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit për miratimin e ligjeve që trasojnë rrugën e ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D, projekteve më të mëdha infrastrukturore në historinë e vendit.

Është për t’u vlerësuar lartë veprimi i sotëm i shumicës së deputetëve që me votën e tyre i dhanë fund bllokadës tendencioze të opozitës, e cila fatkeqësisht vendosi të rreshtohet kundër këtij projekti kapital, duke tentuar me çdo kusht nxirjen e tij edhe përkundër faktit që ai ka përkrahjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Opozita e kryesuar nga Mickoski vendosi të votojë kundër projektit që nënkupton dimension të ri zhvillimi dhe qarkullimi efikas, por sërish nuk do t’ia dalë të mbajë peng zhvillimin ekonomik të vendit, KORRIDORET DO TË NDËRTOHEN!

Historia do t’i mbajë mend sot ata që votuan “pro” një kauze të drejtë zhvillimi, ashtu siç do t’i mbajë mend edhe ata që u rreshtuan kundër kësaj kauze dhe në dëm të qytetarëve.

Qeveria, pjesë e së cilës është Bashkimi Demokratik për Integrim, ka fokus primar realizimin e korridoreve dhe të gjithë eksponentët e saj mbesin në mënyre transparente të hapur për opinionin në çdo hap të procedurave të realizimit të investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.

The post BDI: Përshëndesim vendimin e shumicës së deputetëve për miratimin e ligjeve për ndërtimin më të lirë dhe më të shpejtë të korridoreve appeared first on Albeu.com.

Ligjet për Korridoret 8 dhe 10-D në Maqedoninë e Veriut mbeten të bllokuara në Kuvend
Gjashtë nga tetë ligjet e propozuara kryesisht nga BDI-ja për lehtësimin e procedurave të ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D nuk janë vendosur fare në rend dite në komisionet përkatëse të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja. Vetëm ligji për lëndët e para minerale mori miratimin e komisionit për çështje ekonomike dhe pritet të votohet së shpejti në plenare kurse ligji për marrëdhënie pune është bllokuar me mijëra amendamente në Komisionin për politikë sociale. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së akuzon VMRO-DPMNE-në për bllokim, meqë, sipas tij, opozita nuk dëshiron ndërtimin e autostradave dhe realizimin e investimeve kapitale në të mirë të qytetarëve. I pyetur nëse pushteti planifikon të tërheqë ligjet dhe t’i rikthejë ato me yll të BE-së për të shmangur bllokimin, Ademi thotë se angazhimi i tyre për momentin, është vazhdimi i procedurave të nisura.

“I bëjmë thirrje opozitës për arsye se vetëm për dy propozim-ligje diskutohet ndërsa për gjashtë propozim-ligje të tjera të cilat komisione udhëhiqen nga kuadro që vinë nga opozita fare nuk është caktuar seancë dhe bëhet fjalë për shkelje flagrante të detyrimeve të tyre si udhëheqës të komisioneve respektive… Bisedimet e mija, kontaktet e mija janë në drejtim të konvokimit të seancave me deputetët e tjerë, përfshirë edhe opozitën janë në drejtim të konvokimit të seancave duke ua mundësuar deputetëve që të diskutojnë. Pse të mos diskutojnë deputetët?”, u shpreh Arbër Ademi, BDI.

Opozita është e vendosur të bllokojë zgjidhjet e propozuara ligjore me dyshimet për keqpërdorime dhe jotransparencë nga ana e pushtetit dhe nuk do të lëshojnë pe deri sa ta shohin marrëveshjen e arritur mes shtetit dhe Behtel-Enkës si realizues. VMRO-DPMNE-ja tashmë ka bërë një kërkesë që deputetët me certifikatë sigurie të kenë qasje te marrëveshja por deri në këto momente nuk kanë marrë përgjigje zyrtare për kërkesën e tyre.

“Sigurisht se një gjë e tillë duhet të mundësohet sipas procedurave që kanë të bëjnë me shikim të dokumenteve të klasifikuara dhe të gjithë deputetët në një procedurë të tillë që kanë interes, pse të mos njoftohen. S’ka asgjë të fshehtë, s’ka asgjë të cilën nuk duhet ta dinë deputetët por ama do të duhet t’i lëmë deputetët që të diskutojnë për propozim-ligjet. Nuk mu përgjigjët, ju vetë e keni parë marrëveshjen? Unë nuk e kam parë për arsye se nuk kam certifikatë për dokumente të klasifikuara”, u shpreh Arbër Ademi, BDI.

Tetë propozim ndryshimet ligjore synojnë të sigurojnë orar të zgjatur të punëve ndërtimore, shkurtim të procedurave administrative të shpronësimit, lehtësimit të procesit të shfrytëzimit të lëndëve të para minerale, të shfrytëzimit të hapësirave pyjore, të procedurave të planifikimit urbanistik si dhe lehtësim të marrjes së lejeve gjatë procesit të ndërtimit. /Alsat.mk

The post Ligjet për Korridoret 8 dhe 10-D në Maqedoninë e Veriut mbeten të bllokuara në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani dekreton Ligjin e Pagave, kategoritë që pëfitojnë
Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar sot Ligjin e Pagave. Rritje të pagave me ligjin e ri do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët. Projektligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka deklaruar për Telegrafin Bekim Kupina, këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.

Pas dekretimit nga Presidentja, ky ligj pritet të publikohet në gazetën zyrtare, ndërsa një muaj më pas hyn në fuqi.

Shpallja e ligjit

Pas nënshkrimit nga Kryetari i Kuvendit, në afat prej 10 ditë pune nga dita e miratimit, ligji dërgohet për shpallje tek Presidenti i Republikës. Sipas nenit 80 të Kushtetutës së Kosovës, Presidenti, në afat prej 8 ditësh pasi ta ketë marrë ligjin, e shpall Ligjin të miratuar nga Kuvendi. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligjin përcaktohet ndryshe.

Koeficientët

Me projektligjin për pagat e shërbyesve civilë, koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës. Paga aktuale e presidentes është 2.743 euro. Me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit është 120 euro, atëherë kjo pagë zbritet dhe është 2.160 euro.

Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Paga aktuale për këtë pozitë është 3.574 euro. Me projektligjin e ri me vlerë të koeficientit 120 euro, paga zbritet dhe atë në 2.100 euro.

Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit. Te kryeministri, i cili aktualisht pagën e ka 1.075.25 euro, me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit do të jetë 120 euro paga rritet në 2.040 euro.

Rritje të pagave do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët. Për mjekët specialistë, projektligji për paga ka vendosur koeficientin 12, ndërkaq, për mësimdhënës në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, koeficienti është 5.6.

Paga aktuale e mjekëve specialistë është 600 euro, e cila me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 1.440 euro. Për mësimdhënësit në shkollat fillore, të cilët marrin pagë mujore 470 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120, ajo rritet në 672 euro.

Sipas projekligjit, mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, do ta kenë koeficientin 5.8. Paga aktuale e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë është 525 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 696 euro.

Për mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, koeficienti me projektligjin e ri është 5.6. Paga e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të ulët është 530 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 672 euro.

Me projektligjin e ri për pagat, koeficienti për policët është 4.4. Paga aktuale e një polici është 392 euro, ndërsa me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 528 euro.

Koeficienti më i ulët në këtë projektligj është 2 dhe ai iu takon pozitave si: rekrut/ kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues./Telegrafi/

The post Vjosa Osmani dekreton Ligjin e Pagave, kategoritë që pëfitojnë appeared first on Albeu.com.

Polonia rikthen dënimin me vdekje?
26 vite pasi hoqi dënimin me vdekje, Polonia duket se po i rikthehet idesë për ta rivendosur këtë masë ekstreme ndaj kujtdo që bën krime të rënda.

Ka qenë kryeministri polak, i cili në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale bëri deklaratën e pazakontë duke u shprehur “pro” dënimit me vdekje. Mateush Moravicki pranoi se nuk ndante të njëjta pikëpamje katolike për këtë çështje me Kishën, ndonëse kryeministri polak njihet si praktikant katolik.

“Për mendimin tim, dënimi me vdekje duhet të lejohet për krimet më të rënda. Heqja e dënimit me vdekje ishte një shpikje të parakohshme.”

Polonia ishte një nga vendet e pakta që i përkiste Këshillit të Evropës, e cila deri në vitin 1997 ende lejonte dënimin me vdekje për të dënuarit për krime lufte. Dënimi kapital u hoq teksa Polonia përgatitej për t’iu bashkuar vendeve të Bashkimit Europian.

Në vitin 2013, presidenti i kohës Bronislav Komorovski, nënshkroi ligjin që parashikonte heqjen e dënimit me vdekje në çdo rrethanë, siç përcaktohet në Protokollin 13-të të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

The post Polonia rikthen dënimin me vdekje? appeared first on Albeu.com.

Kupa e Botës Katar 2022: 7 vite burg kush thyen këto rregulla
Afërsisht 5 muaj që turneu më i bukur në të gjithë botën të fillojë në Katar dhe ata që ëndërrojnë për aventura, duhet të mendohen mirë.

Katari ka rregulla të rrepta dhe për tifozët të cilët do të vijnë të ndjekin Kupën e Botës, duhet të informohen mirë pasi këto ligje nuk kursejnë asnjë.

“Në Katar nuk do të ketë përjashtime dhe ka shqetësim pasi nuk lejohet ajo që është e zakonshme në vendet e tjera të botës. Për shëmbull, seksi është krejtësisht jashtë menusë, përveç nëse dikush udhton me gruan e tij.

Nuk do të ketë parti dhe të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse nuk duan të kalojnë 7 vjet në një burg të Katarit. Seksi jashtëmartesor dhe homoseksualiteti janë të ndaluara në Katar dhe shkelësit dënohen me këtë dënim.

Në fakt, për herë të parë ka një ndalim të seksit në Botërorin e këtij viti dhe të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nuk do të ketë foto pijesh apo gjëra të tjera në vende të hapura pas ndeshjeve”, tha një burim policor për “Daily Star”.

I njëjti paralajmërimi i ashpër u dërgua nga Nasser Al Hater, CEO i komitetit organizativ.

“Siguria e çdo tifozi është e një rëndësie të madhe për ne. Por shprehjet publike të dashurisë nuk janë pjesë e kulturës sonë, ato nuk lejohen dhe kjo vlen për të gjithë”.

Ndërsa Komisioni i Lartë kujtoi në çdo drejtim se “Katari është një vend konservator me traditat dhe zakonat e veta” dhe në fund sekratari i përgjithshëm i Federatës së Futbolli, Mansour Al Ansari, u dërgoi mesazhin e tij atyre që mund të jenë duke menduar të shprehin mbështetjen e tyre për komunitetin LGBT.

“Ata që duan të demostrojnë në favor të komunitetit LGBT, le ta bëjnë në një shoqëri ku kjo pikëpamje do të pranohet, por jo në vendin tonë”./ h.ll/albeu.com

The post Kupa e Botës Katar 2022: 7 vite burg kush thyen këto rregulla appeared first on Albeu.com.

Meta dekreton 3 ligje, mes tyre dhe ai për sigurimet shoqërore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 3 ligje.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje këto ligje:

– Ligj nr. 22/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin Europa Krijuese (2021-2027)”.

Aderimi i Republikës së Shqipërisë në Programin “Europa Krijuese: krijon një dritare të re, që u mundëson të drejtën subjekteve juridike të së drejtës shqiptare, të cilët operojnë në fushën e kulturës e artit, të aplikojnë dhe të marrin pjesë në aktivitetet e Programit Europa Krijuese (2021-2027), duke përfituar mbështetje financiare, ndërvepruar dhe shkëmbyer praktikat më të mira me aktorë të tjerë të fushave prioritare të këtij programi në nivel europian.

– Ligj nr. 23/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për sigurime shoqërore”.

Krijimi i mundësive të përfitimit të pensioneve nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, si dhe për shtetasit kosovarë, të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri, është i vonuar. Mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ketë asnjë barrierë që pengon qytetarët nga të dy anët e kufirit, të përfitojnë nga skemat e mbrojtjes shoqërore, duke respektuar parimin e trajtimit të barabartë, me synimin parësor për mirëqenien më të lartë dhe trajtimin më të mirë të tyre.

– Ligj nr. 24/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit”.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje me Republikën e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt thjeshtëzimit e lehtësimit të procedurave dhe të masave të lidhura me regjimin e trafikut kufitar lokal e të lejeve për këtë qëllim përgjatë kufirit.

Për të mundësuar realisht lehtësimin e qarkullimin e banorëve të zonave kufitare, nevojitet që autoritete shqiptare të marrin pa vonesë masa për nxjerrjen e akteve rregullatorë në zbatim të marrëveshjes, duke shmangur çdo lloj burokracie.

Vijon…

The post Meta dekreton 3 ligje, mes tyre dhe ai për sigurimet shoqërore mes Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Presidenti Meta dekreton 3 ligje të qeverisë, për çfarë bëhet fjalë?
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të qeverisë dhe bëhet fjalë për ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, “Për regjitstrimin e biznesit” dhe “Për noterinë”.

Në arsyetimin e tij, Meta sqaron se; “Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.”.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 shkurt 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e paketës ligjore të mëposhtme:

-Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”.

-Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.

-Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””.

Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.

Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.

The post Presidenti Meta dekreton 3 ligje të qeverisë, për çfarë bëhet fjalë? appeared first on Albeu.com.

Presidenti Meta dekreton tre ligje
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje. Bëhet fjalë për, ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.

Ligjin nr. 109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”.

Ligjin nr. 108/2021 “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”./albeu.com

The post Presidenti Meta dekreton tre ligje appeared first on Albeu.com.

Presidenti Meta dekreton tre ligje
Presidenti Ilir Meta përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar dekretimin e tre ligjeve.

Ligjet e dekretuara janë si më poshtë:

– Ligj nr.99/2021 Shqetësohen banorët, laguna kthehet papritmas ngjyrë rozë (FOTO LAJM)nr. 1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj””.

– Ligj nr.100/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal Zviceran për Punët e Jashtme, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri për projektin “Lëviz Albania”, faza e dytë korrik 2019 – qershor 2023””.

– Ligj nr.101/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore nr. 1/2021, miratuar më 21.6.2021, për ndryshimin e shtojcës 4 të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qendrore (CEFTA 2006), që përcakton protokollin në lidhje me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, të referuar në nenin 14, paragrafët 1 dhe 3, dhe që shfuqizon dhe zëvendëson vendimin nr. 3/2013 dhe vendimin nr. 3/2015 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore””./albeu.com

The post Presidenti Meta dekreton tre ligje appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me BERZH dhe dy të tjerë, këto janë ligjet që dekretoi sot Presidenti Meta
Presidenti Ilir Meta ka dektretuar ditën e sotme tre ligje.

Në njoftimin zyrtar të institucionit të Presidencës thuhet se bëhet fjalë për ligjin “për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave””.

Po ashtu Kreu i Shtetit ka deklratuar ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I””.

Ndërsa ligji i tretë eshte “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ””.

The post Marrëveshja me BERZH dhe dy të tjerë, këto janë ligjet që dekretoi sot Presidenti Meta appeared first on Albeu.com.