lidhjet Archives - Albeu.com

Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut/ Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani, kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim.

Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Venezuela ka ardhur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si një shtet transit për trafikimin e kokainës pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar, Nicolas Maduro, nga forcat e Shteteve të Bashkuara në fillim të janarit.

Maduro do të përballet me gjykim në SHBA në bazë të një aktakuze që e ngarkon me mbikëqyrje të një rrjeti të tregtisë me kokainë, që ka bashkëpunuar me grupe të dhunshme, përfshirë kartelet meksikane Sinaloa dhe Zetas, rebelët majtistë kolumbianë të FARC‑ut dhe bandën venezuelase Tren de Aragua.

Maduro në seancën e parë dëgjimore të mbajtur në një gjykatë në Nju Jork i mohoi akuzat.

Cili është rëndësia e Venezuelës për grupet kriminale nga Ballkani?

Siç thekson për Radion Evropa e Lirë, Sasha Gjorgjeviq nga Nisma Globale për Luftimin e Organizatave Kriminale Transnacionale (GI-TOC), Venezuela është e rëndësishme për kontrabandën e kokainës, në të cilën janë të përfshira rrjete kriminale nga Ballkani Perëndimor, sepse ajo përbën “korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut”. Nga atje, shumica e kokainës shkon ose direkt në Evropë, ose përmes Afrikës Perëndimore në Evropë.

Sipas tij, për grupet kriminale nga Ballkani, Venezuela është e rëndësishme, por jo destinacioni kryesor për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Në këtë kuptim, vendet si Kolumbia dhe Brazili, janë shumë më të rëndësishme dhe në vitet e fundit edhe Ekuadori.

Arrestimi i Maduros dhe veprimet e SHBA-së kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e kokainës, sipas Gjorgjeviqit nuk do të kenë shumë ndikim te këto grupe, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit.

“Duke pasur parasysh se këto grupe gjithmonë kanë qenë fleksibile, supozoj se ato grupe që kanë përdorur Venezuelën do të gjejnë rrugë alternative në këto vende ku, sipas meje, ekzistojnë baza shumë më të rëndësishme”, vlerëson ai.

Kush janë aktorët kryesorë?

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën u zbuluan përmes sekuestrimit të kokainës pranë bregut të Arubës, afër Venezuelës, në shkurt të vitit 2020.

Në atë rast, marina holandeze ndaloi anijen “Aressa”, e cila më parë ishte ankoruar në portin venezuelas të Guaranos. Në bordin e anijes u sekuestruan 5 tonë kokainë.

Gjatë aksionit u arrestuan 11 shtetas të Malit të Zi, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, sekuestrimi i kokainës në Arubë ishte si rezultat i bashkëpunimit mes Mali i Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Serbisë dhe Holandës.

Para gjykatës në Arubë, shtetasit malazezë u dënuan në mars të vitit 2021 me dënime nga nëntë deri në 15 vjet burgim.

EUROPOL-i e lidhi kokainën e sekuestruar në Arubë me shtetasin serb Mirosllav Starçeviq, i arrestuar në maj të vitit 2023 së bashku me 12 persona të tjerë. Ata akuzohen nga autoritetet në Serbi për trafik ndërkombëtar të drogës.

Siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë në Beograd, procesi gjyqësor kundër këtij grupi është drejt fundit.

Policia serbe e ka cilësuar Starçeviqin si udhëheqës kryesor “të organizatës më të madhe kriminale për trafikim të drogës nga Ballkani” që u zbulua me ndihmën e EUROPOL-it.

Sipas Policisë serbe, karteli i udhëhequr nga Starçeviq qëndron pas dërgesave me shumë tonë kokainë që kanë mbërritur në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore.

Grupi i Starçeviqit në raportet e GI-TOC lidhet me klanin Kavaç, klan kriminal me origjinë nga Mali i Zi.

Klanet Kavaç dhe Shkalar janë nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për dy klane të armatosura, dhe gjatë përplasjeve që kanë pasur që nga viti 2014 kanë humbur jetën më shumë se 60 persona.

Pa përgjigje nga ministritë e Brendshme të Serbisë dhe Malit të Zi.

Nuk dihet nëse dhe sa janë të përfshira ende grupet kriminale, pjesëtarë të të cilave janë me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi, në trafikun e kokainës të lidhur me Venezuelën.

Për këto pyetje, deri në publikimin e këtij teksti, nuk janë përgjigjur Ministria e Brendshme e Serbisë, dhe as ajo e Malit të Zi.

Nga EUROPOL-i thanë shkurt për REL-in se organizata nuk ka bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Venezuelën, kështu që të dhënat për përfshirjen e grupeve kriminale nga Ballkani merren në mënyrë indirekte, nga policitë e këtyre shteteve.

Grupet kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në raportet e agjencive ndërkombëtare si EUROPOL dhe INTERPOL, cilësohen si të rëndësishme për trafikun e kokainës nga Amerika Latine, kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Këtë pozicion, sipas raporteve të GI-TOC, ato e kanë ndërtuar për dekada, kryesisht përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me vendet prodhuese dhe distributorë të kokainës.

Pse është e veçantë Venezuela?

Ajo që e bën Venezuelën interesante, thotë Gjorgjeviq nga GI-TOC, është përdorimi i transportit detar dhe ajror për kokainën që dërgohet nga ky shtet.

“Janë avionë të vegjël, për të cilët kontrolli dhe monitorimi është shumë më i ulët se për fluturimet komerciale”, shpjegon ai.

Në Venezuelë nuk prodhohet kokainë, por sipas raporteve të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Venezuela cilësohet si një nga shtetet kryesore transit për kokainën, e cila prodhohet kryesisht në Kolumbi dhe më pas shpërndahet drejt SHBA-së dhe Evropës.

Indikacionet e forta që pjesë të aparatit shtetëror venezuelas janë të përfshirë në aktivitetet kriminale vijnë nga gjetjet e Indeksit për Krim Global, sipas të cilit Venezuela renditet në dhjetë për qindëshin më të lartë të vendeve në botë për ndikimin e aktorëve kriminalë brenda vendit.

Raportet vjetore për këtë indeks i publikon GI-TOC, organizatë joqeveritare me seli në Gjenevë.

Në raportin e fundit të publikuar në nëntor të vitit 2025, thuhet se grupet guerile kolumbiane “menaxhojnë zinxhirët e furnizimit në bashkëpunim me zyrtarë të korruptuar venezuelas”.

“Grupet janë integruar në komunitetet lokale, shpesh duke manipuluar të rinjtë që të punojnë për ta nën maskën e punësimit të ligjshëm, dhe kanë marrë në dorë sistemet lokale të drejtësisë dhe strukturat e qeverisjes”, theksohet në raport.

Aty shtohet se marrëdhënia simbiozë midis grupeve guerile kolumbiane dhe zyrtarëve shtetërorë venezuelas ka lehtësuar operacionet e tyre, duke rezultuar në “dhunë minimale, por kontroll të konsiderueshëm mbi rajonet kufitare”./rel

The post Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut/ Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Nënshkruajmë sot marrëveshje për shtrimin e lidhjeve nënujore energjetike me Italinë
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu Dhabi Sustainability Week (ADSW).

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama jep lajmin se sot do të nënshkruhet një marrëveshje trilaterale, sa i përket shtrirjes së lidhjeve nënujore energjetike me Italinë.

Gjithashtu, Rama ka sqaruar se lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e do të mbështetet në investime domethënëse të përbashkëta, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë shton se një hap i tillë, vjen në vazhdën e synimeve që vendi ynë të bëhet i pavarur nga importi i energjisë elektrike dhe që së shpejti të bëhemi një vend eksportues në BE.

“Përshëndetje nga Abu Dhabi, për pak do të vendosim një gur kilometik në rrugën e pavarësisë sonë energjetike.

Bashkë me kryeministren e Italisë miken e shtrenjtë Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, finalizojmë marrëveshje trilaterale për lidhje nënujore energjitike mes Shqipërisë e Italisë si dhe rritjen e prodhimIt të energjisë diellore në Shqipëri.

Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë e do të mbështetet në investime domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të vendin tonë.

Kjo shkon edhe në funksion të ambicies për tu bërë të pavarur nga importi por na jep edhe një rol së shpejti si eksportues në BE. Shqipëria sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë apo biznes nga energjia diellore në rajon.

Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar nga 0 në 10 përqind të prodhimit të brendshëm. Plani është të arrijmë në 30 përqind brenda mandatit tonë të 4. Ishim i vetmi vend në rajon që nuk e rritëm çmimin e energjisë gjatë krizës europiane 2022-2023 dhe që nga 1 shkurti do të bëhemi zyrtarisht i vetmi vend europian që ulim çmimin e energjisë me 10.5 përqind”, tha ai.

The post Edi Rama: Nënshkruajmë sot marrëveshje për shtrimin e lidhjeve nënujore energjetike me Italinë appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Çyrbjas/ SPAK del me njoftim zyrtar, zbërthehen lidhjet e ish-deputetit me personazhet e botës së krimit
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Një njoftim për mediat, SPAK sqaron të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit të PS, i cili akuzohet se kishte lidhje të ngushtë me disa kriminelë se ishin në kërkim ndërkombëtar.

Sipas SPAK, Çyrbja përmes Ahmet Mashës, ka dekonspiruar operacionet e policisë së Durrës. SPAK thotë në njoftim se zyrtarë të paidentifikuar shitën sekrete shtetërore në 7 raste.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çyrbja ka ndërhyrë në agjenci ligjzbatuese për të blerë vota në 2021.

I arrestuari i dytë, Ahmet Masha, akuzohet për “Tregimi i sekretit shtetëror” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërsa personazhi i krimit Altin Hajri, i cili është shpallur në kërkim“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim”, njofton SPAK.

Gjithashtu, Jurgis Çyrbja, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim Altin Masha, me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim.

Nga ana tjetër, Altin Hajri, në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga Jurgis Çyrbja, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij, si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj;

Njoftimi i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e referimit të bërë më datë 15.10.2024 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të njëjtën datë, ka proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 93 të vitit 2023 dhe regjistrimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, si dhe vijimin e hetimeve për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

I. “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kryer më tepër se një herë, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

II. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” kryer nga shtetasi J. Ç. më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

III. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer nga shtetasi J. Ç., më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga nenet 302/1/2 të Kodit Penal.

IV. “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J.Ç., dhe A. M., parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

V. “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim nga shtetasit J. Ç., dhe A.M., parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

VI. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi J. Ç. parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, si dhe

VII. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer nga shtetasi A. H. parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet evropiane të drejtësisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Për interesa të këtij procedimi penal, ndër provat e tjera, janë administruar edhe aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe ka rezultuar se personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal kanë komunikuar ndërmjet tyre edhe me anë të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal, pa autor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim J.Ç., është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim A.M., me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Informacionin që personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Po ashtu, nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, personi nën hetim A. H., në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga i hetuari J.Ç., i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për 3 (tre) persona në hetim dhe gjykata me vendimin e saj Nr. 126, datë 20.10.2024 ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme po më datë 20.10.2024, dhe ka angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku më datë 20.10.2024, është bërë e mundur prej tyre që të ekzekutohen masat e sigurimi personal vetëm për dy personat nën hetim J. Ç., dhe A. M., por nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj personit tjetër nën hetim A. H., i cili ka qenë i shpallur person në kërkim që në muajin Janar të vitit 2020, në kuadër të procedimit penal me Nr. 62, të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, për kryerjen e veprave “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës” të parashikuara nga nenet 109, 283/a, 278/1, 303 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1. Pesë telefona celularë;

2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;

3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;

4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;

5. Dokumente pronësie, etj;

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve”, njofton SPAK.

The post Arrestimi i Çyrbjas/ SPAK del me njoftim zyrtar, zbërthehen lidhjet e ish-deputetit me personazhet e botës së krimit appeared first on Albeu.com.

Nëntë arsyet pse lidhjet nga shkolla e mesme janë lidhjet më të lumtura
Feja, mosha dhe vendi luajnë një rol, por kërkimet konfirmojnë një fakt të rëndësishëm, ata që martohen me të dashurit e tyre të shkollës së mesme shpesh do të kenë martesa të lumtura që janë më pak të ngarkuara nga konflikti.

Të dashurat e shkollës së mesme që presin deri në moshën 25 vjeç për t’u martuar kanë një përqindje shumë më të lartë suksesi në nivelin 10-vjeçar prej 78%. Kjo statistikë ndjek ligjin natyror që nga mesi i viteve të njëzeta truri ishte pjekur plotësisht në trurin e njohur të një të rrituri, raporton Couplestherapyinc.com.

Edhe pse marrëdhënie të tilla nuk janë më të përsosura se të tjerat, ato janë plot histori dhe angazhim dhe madje zhvillim që mund të kuptohen vetëm nga njerëzit që ranë në dashuri në adoleshencë.

Ja 9 arsyet pse të dashuruarit e shkollave të mesme kanë martesat më të mira.

Ju e dini se çfarë do të thotë çdo shprehje fytyre

Ndonjëherë ju ose partneri juaj mund të dalloni në mënyrë të përsosur se çfarë thonë shprehjet tuaja të fytyrës. Ndoshta hundët i zgjerohen kur ai është i mërzitur, ose ai mund të njohë shprehjen tuaj “Jam sëmurë, më çoni në shtëpi” kur jeni në një festë. Nuk nevojiten fjalë për të përcjellë mendimet e brendshme me njëri-tjetrin.

Ju keni një histori të përbashkët

Ju keni një lidhje të fortë përmes kujtimeve të përbashkëta. Ju kujtohen të gjitha momentet që keni kaluar si adoleshente. Dikujt mund t’i duken të parëndësishme këto detaje, por për ju të dy janë kujtime që ngjallin të qeshura dhe gëzim. Ju nuk keni pse t’i përshkruani njëri-tjetrit përvojat tuaja të së kaluarës, sepse i keni përjetuar së bashku.

Të gjitha vendimet e rëndësishme i merrni së bashku

Kur nisët për herë të parë të dilni në shkollë të mesme, vendimi më i madh që duhej të merrje ishte se ku ta kalonit natën e së premtes.

Me kalimin e viteve dhe duke mbledhur përvojat e jetës, së bashku keni përballur vendime të mëdha si martesa, shtatzënia, familja apo disa probleme të mëdha.

Ndërsa mund të jeni në konflikt në marrjen e disa vendimeve, së bashku keni mësuar se çfarë ju përshtatet dhe çfarë jo. Ju të dy e dini se kurrë nuk do t’ju duhet të përballeni vetëm me pasojat e vendimeve tuaja.

Ju keni mësuar për seksin së bashku

Seksi kur ishe adoleshent ishte argëtues, por dije të hasje edhe disa gracka. Ndërsa lidhja juaj u rrit dhe dashuria juaj për njëri-tjetrin u forcua më shumë, po ashtu edhe aftësia juaj në shtrat.

Së bashku, keni eksploruar sensualitetin dhe çfarë do të thotë për secilin prej jush të jesh romantik, duke ndërtuar kështu marrëdhënien tuaj dhe duke zbuluar se çfarë funksionon dhe çfarë jo.

Ju keni parë njëri-tjetrin duke u rritur dhe ndryshuar

Kur u takuat, ishit njerëz krejtësisht të ndryshëm. Ju ishit i ri dhe kishit pak përvojë në jetë, por pikërisht përmes tyre ndryshuan mendjet dhe kuptimi juaj për jetën në përgjithësi.

Ju keni pasur privilegjin të shikoni njëri-tjetrin duke u bërë të rritur më të mençur dhe më të vetëdijshëm.

Ju keni qenë bashkë më shumë sesa keni jetuar me prindërit tuaj

Ju e kuptoni se keni qenë në një marrëdhënie më gjatë se sa keni jetuar me prindërit tuaj dhe kjo ju jep një ndjenjë të pathyeshmërisë.

Ju jeni rritur së bashku dhe keni ndarë përvojat tuaja të para, gjë që ju bën të ndiheni të sigurt dhe të sigurt se keni gjithmonë njëri-tjetrin, gjë që forcon marrëdhënien tuaj.

Ju zbuloni marrëzitë e njëri-tjetrit

Ju e dini kur njëri prej jush gënjen ose kur humbet veten. Për shkak se i keni kaluar të gjitha bashkë, ju i dalloni lehtësisht marrëzitë dhe e ndihmoni njëri-tjetrin të kthehen në realitet.

Ju keni vërtetuar se familjet tuaja e kanë gabim

Prindërit tuaj mund të mos kenë shumë shpresa për marrëdhënien tuaj, por me kalimin e kohës, ata janë bindur se dashuria juaj është e sinqertë. Kjo është arsyeja pse marrëdhënia juaj me ta është bërë një pikë referimi për të cilën duhet të përpiqen çiftet e lumtura.

Ju mbështesni njëri-tjetrin në momente të vështira dhe të lumtura

Së bashku keni kaluar disa nga momentet më të vështira në jetë dhe ndonjëherë pothuajse e keni humbur shikimin se çfarë do të thoni për njëri-tjetrin.

Ata madje mund të jenë afër ndarjes, por ju keni gjetur forcë në të kaluarën tuaj dhe doni të rindërtoni marrëdhënien tuaj. Ju keni pasur gjithashtu fatin të jeni pranë njëri-tjetrit edhe në kohët më të mira, dhe e gjithë kjo dëshmoi se mund t’i mbijetoni të gjithave.

The post Nëntë arsyet pse lidhjet nga shkolla e mesme janë lidhjet më të lumtura appeared first on Albeu.com.

Sa do zgjasë lidhja jote e dashurisë? Varet çfarë shenje je
Dashi:

Dashi i zjarrtë zakonisht dashurohet shpejt dhe ajo dashuri rëndom është tepër e fortë. Nëse zhduket pasioni në lidhjen e tij, atëherë ai do të mundohet që ta kthejë atë në të gjitha mënyrat, e nëse nuk mundet, atëherë me gjysmë zemre do të vendosë ta gjejë dikë tjetër.

Demi:

Për nga natyra, Demat janë tepër besnikë. Kur dashurohen njëherë seriozisht, atëherë me atë person qëndrojnë deri në fund të jetës. Nëse vjen deri te shuarja e pasionit, atëherë Demat nuk do ta kenë të vështirë që ta kërkojnë eksitimin diku tjetër. Ata do të mundohen që mashtrimi i tyre të mos merret vesh kurrë.

Binjakët:

Përkundër të gjitha paragjykimeve, Binjakët janë tepër besnikë ndaj partnerëve të tyre dhe kurrë nuk e braktisin personin që e duan. Ajo që ata duan ta bëjnë, është testimi i personit të dashur, për të parë se sa xheloz është ai. Ata janë të gatshëm edhe të flirtojnë me dikë tjetër, vetëm për të parë sesi do të reagojë partneri.

Gaforrja:

Gaforret janë shumë emocionale dhe kur i dorëzohen dikujt atëherë ajo ngjarje me të vërtetë është e veçantë. Nuk pëlqejnë grindjet, e as të shkaktojnë probleme të tjera. Ajo që i karakterizon ata është xhelozia e tepërt, pasiguria dhe ndryshimet e shpejta të disponimit.

Luani:

Shenja e zjarrtë e Luanit është e kujdesshme kur flitet për të rënit në dashuri. Pjesëtarët e kësaj shenje adhurojnë çdo mënyrë të joshjes dhe gjithmonë për ta është më interesante periudha para se dikush t’i bëjë për vete. Të gjithë personat e lindur në këtë shenjë kanë zemër të madhe dhe të zjarrtë.

Virgjëresha:

Pjesëtarët e kësaj shenje karakterizohen nga kokëfortësia dhe rëndësia që i japin situatës stabile financiare dhe sigurisë, duke përfshirë edhe pozitën në shoqëri. Nëse këto aspekte i kanë të siguruara, atëherë lidhja me ta do të zgjatë me të vërtetë shumë.

Peshorja:

Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë besnikë. Më së shpeshti kanë lidhje të gjata, meqë me partnerin e vet, para së gjithash, kanë raport miqësor. E meta e vetme e tyre është se lehtë ftohen dhe nxehen për dikë, kurse pasiguria dhe tradhtia mund ta rrezikojnë lidhjen e tyre, shkruan “bota sot”.

Akrepi:

Akrepi është ndër shenjat më besnike të horoskopit. Pjesëtarët e kësaj shenje janë atraktive dhe karizmatik, kështu që partneri i tyre vazhdimisht ka konkurrencë. Janë persona hakmarrës, sidomos nëse braktisen.

Shigjetari:

Kjo shenjë e pavendosur ka problem me besnikëri ndaj një personi të caktuar. Kur janë gjatë në një vend, apo në një lidhje, atëherë fillojnë që të shqetësohen. Kanë nevojë për liri të madhe, me qëllim që të mbeten besnikë.

Bricjapi:

Bricjapi është shumë tradicional dhe pret martesë tradicionale, të përcjellë nga një fazë e gjatë e vardisjes dhe jo me shumë seks para martesës. Vlerëson besnikërinë e plotë. Seksi dhe fëmijët janë ‘mënyra’ për ta ruajtur këtë partner.

Ujori:

Ujori është një shenjë që dëshiron ndryshime të vazhdueshme. Ujori nuk është tepër seksuale. Mund të ndodhë që t’i impresionojë një person, por më pas, përnjëherë e humbin interesimin. Për të qenë besnikë në lidhje të gjatë, duhet që vazhdimisht të ndodhë diçka.

Peshqit:  Janë një ndër shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të horoskopit. Preferojnë lidhjen e cila zgjatë gjatë tërë jetës. Por, përkundër kësaj, mashtrimi nuk është krejt i panjohur për ta. Nëse e gjejnë dashurinë e vërtetë që në shkollë të mesme, me të do të mbesin gjatë tërë jetës.

The post Sa do zgjasë lidhja jote e dashurisë? Varet çfarë shenje je appeared first on Albeu.com.