liderja e ekstremit te djathte Archives - Albeu.com

Pasojat e një disfate, zbulohen veprimet që do të ndërmarrë Le Pen
Liderja e ekstremit të djathtë ka rritur në mënyrë dramatike përqindjet e partisë së saj në zgjedhjet e së dielës dhe premton të vazhdojë luftën e saj në politikë. Por a do ta lënë? Për Marine Le Pen, e keqja ka pushtuar vendin.

E diela e kaluar ishte e treta herë që nuk arriti të bindë shumicën e votuesve francezë për të emëruar si presidente. Sipas British Guardian, ajo detoksoi partinë e ë ekstremit të djathtë dhe hodhi poshtë “mohimin e Holokaustit”, e gjithashtu rregulloi imazhin e saj me histori se sa shumë i do macet e saj dhe u shfaq në televizion me buzëqeshje qetësuese dhe një gardërobë shumëngjyrëshe.

Madje ajo braktisi “Frexit” – edhe pse shumë argumentuan se qëllimi i saj për të krijuar një “aleancë” të kombeve evropiane brenda Bashkimit Evropian ishte në thelb një braktisje e fshehtë e BE-së – e gjithashtu ajo hoqi dorë nga mbështetja e saj për dënimin me vdekje dhe me sa duket la pas idenë e vendosjes së ndalimit për  nënshtetësi të dyfishtë, duke u përqëndruar me vendosmëri kundër emigracionit.

Por programi i saj nuk i bindi mjaftueshëm votuesit francezë për t’i dhënë asaj çelësat e Pallatit Elysee.

Të dielën mbrëma, Le Pen pranoi humbjen, duke pretenduar se 42% që ajo mblodhi ishte “një fitore më vete”, duke theksuar se ajo do të vazhdojë luftën e saj politike kundër Macron. E gjithashtu fjalimi i saj nuk përfshinte urimet tradicionale për fituesin.

Premtimi i Le Pen për të vazhduar luftën dhe “të mos largohet kurrë nga Franca” vë në dyshim angazhimin e saj për të hequr dorë nga ambiciet e saj presidenciale. Ajo kishte thënë se nuk do të pretendonte më fitoren, por fjalimi i saj e la derën hapur në një përpjekje tjetër për të udhëhequr Francën. Në moshën 53-vjeçare, ajo është ende e re në politikën franceze, megjithëse Macron, 44 vjeç dhe ekipi i tij e kanë ulur moshën mesatare me disa dekada. Megjithatë, ajo është shprehur gjithashtu se nuk do të heqë dorë nga politika për të kaluar më shumë kohë me macet e saj.

“Jam bërë rritëse e maceve. Është një pasion. Dikush mund të bëjë politikë duke pasur një profesion ose ta kthejë pasionin në profesion,“-tha ajo në një intervistë.

Le Pen mori drejtimin e Frontit Kombëtar të babait të saj Jean-Marie Le Pen në 2011 dhe menjëherë filloi të “pastronte” imazhin e tij. Le Pen kishte shkaktuar një trazirë politike në Francë në vitin 2002. Marine Le Pen fitoi 17.9% në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2012, ku socialisti François Hollande u përball me Nicolas Sarkozy në raundin e dytë të atij të fundit. Hollande fitoi! Në vitin 2017, Le Pen mori 21.3% në raundin e parë dhe u përball me Macron në të dytin. Macron fitoi dhe Le Pen ndryshoi emrin e partisë në Rassemblement National.

Lepen këtë herë e rriti performancën në 23.25%. Le Pen ia dorëzoi frenat e partisë së saj “yllit” të ekstremit të djathtë Jordan Bardella, një djalë 26-vjeçar i dy emigrantëve italianë, i cili u rrit në një periferi të Parisit. Ka disa të rinj të tjerë që presin fillimin, duke përfshirë mbesën e Marion, Marcel Lepen, i cili zgjodhi të mbështesë Zemour në raundin e parë/albeu.com

The post Pasojat e një disfate, zbulohen veprimet që do të ndërmarrë Le Pen appeared first on Albeu.com.