lideri taleban Archives - Albeu.com

Pas 5 vitesh në hije, shfaqet në publik udhëheqësi suprem i talibanëve
Pas shumë vitesh në hije udhëheqësi i izoluar i talibanëve në Afganistan ka bërë një dalje të rrallë publike të shtunën. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka vizituar një shkollë fetare në qytetin e Kandaharit.

Udhëheqësi suprem i talibanëve, Mawlawi Haibatullah Akhundzada, nuk është shfaqur në publik që kur u bë lider i talibanëve në vitin 2016. Ai nuk ka bërë paraqitje edhe pasi lëvizja që udhëheq mori kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe vendeve tjera aleate.

Akhundzada gjatë vizitës së tij në medresenë Darul Uloom Haakimah, u lut për “dëshmorët” talibanë dhe i kërkoi Zotit që “të shpërblejë popullin e Afganistanit që luftoi pabesimtarët dhe shtypësit për 20 vjet”.

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se dalja publike e liderit të talebaneve është bërë në kushte të larta sigurie. Në mediat sociale janë publikuar vetëm audio incizime të deklaratave të tij.

Gjatë fjalimit të tij 10-minutësh, Akhundzada u lut për zyrtarët që po kalojnë në “provën e madhe” të ndërtimit të “Emiratit Islamik të Afganistanit”./abcnews.al

The post Pas 5 vitesh në hije, shfaqet në publik udhëheqësi suprem i talibanëve appeared first on Albeu.com.

Kush është Mullah Baradar, fytyra më publike e talebanëve
Abdul Ghani Baradar, i njohur si Mullah Baradar, është bashkëthemelues i talebanëve dhe një lider i lartë i grupit militant islamik, i cili pritet të ketë një rol të lartë në qeverisjen e Afganistanit, pas marrjes së vendit nga talebanët.

Baradar, që është fytyra më publike e talebanëve, ka qenë gjithashtu përfaqësuesi i grupit kryengritës, që nënshkroi marrëveshjen historike të shkurtit të vitit 2020 në Doha me Shtetet e Bashkuara, marrëveshje që kishte për qëllim dhënien fund të luftës 20-vjeçare në Afganistan.

I lindur më 1968 në provincën Uruzgan, Baradar është një durrani pashtun nga fisi Popalzai. Ai po ashtu ka shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes i talebanëve.

Baradar ishte larguar në Pakistan, pas pushimit të Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara, që pasoi sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, që çoi në rrëzimin nga pushteti të grupit.

Baradar kishte qëndruar për tetë vjet në burg në Pakistan, pasi raportohet se ishte arrestuar në Karaçi më 2010 gjatë një operacioni të agjentëve të inteligjencës së SHBA-së dhe Pakistanit. Ai ishte liruar nga burgu me kërkesë të të dërguarit të SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, me qëllim që të luante rol në bisedimet e paqes, për shkak se ai kishte autoritet dhe reputacion si një njeri që ishte në gjendje të negocionte.

Por, përderisa marrëveshja e vitit 2020 me SHBA-në i dha fund luftës më të gjatë të Amerikës, kjo marrëveshje po ashtu i hapi rrugë kthimit triumfues të talebanëve në Kabul më 15 gusht, pasi grupi mori nën kontroll shumicën e vendit brenda një jave.

Baradar, që u raportua se ishte nisur për në Kabul më 15 gusht, për herë të parë pas pothuajse dy dekadash, mund të ketë një post të lartë në administratën e ardhshme të Afganistanit.

Suhail Shaheen, zëdhënës dhe negociator i talibanëve, tha më 16 gusht për Associated Press se militantët, gjatë ditëve në vijim do të mbajë bisedime, të cilat do të kenë për qëllim formimin “e një qeverie të hapur, gjithëpërfshirëse islamike”.

Baradar, që ka shërbyer si udhëheqës i byrosë politike të talebanëve, është një figurë e fuqishme që gëzon respekt në mesin e grupit, për shkak të aftësive të tij ushtarake dhe negociuese.

Gjatë një video-mesazhi të shkurtër, më 15 gusht, Baradar tha se fitorja e grupit kishte ndodhur shumë shpejt, duke shtuar se testi i vërtetë do të niste tani me shërbimin ndaj njerëzve dhe me zgjidhjen e problemeve të tyre.

Gazetari Sami Yousaifzai ka mbuluar aktivitetet e talebanëve për shumë vjet dhe është takuar me Baradarin.

“Baradar është një person shumë i qetë, e kam takuar tri apo katër herë. Ai është shumë diplomatik, flet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Edhe para se të kapej, ai ishte i njohur si një figurë që mendonte shumë (për talibanët). Ai gëzon shumë respekt në mesin e talibanëve”, tha Yousafzai për Radion Evropa e Lirë.

“Mendoj se ai ka ambicie që të bëhet lider dhe ai është i vetmi që në mënyrë të suksesshme arriti marrëveshje me amerikanët. Siç kam dëgjuar nga talibanët, ai po ashtu ka dëshirë që të marrë një rol të lartë në të ardhmen”, shtoi ai.

Baradar, që u bë njeriu i dytë në hierarkinë e talibanëve pas vdekjes së liderit të talibanëve Mullah Omar më 2013, raportohet se ka punuar në hije për vite me radhë, duke bërë strategji për kryengritjen e përgjakshme të talibanëve dhe duke emëruar komandantë ushtarakë të grupit.

Gjatë burgosjes së tij në Pakistan, ai raportohet se i ka ofruar SHBA-së informacione “të dobishme” lidhur me punën e brendshme të grupit militant.

Baradar vjen nga fisi i njëjtë sikurse ish-presidenti afgan, Hamid Karzai, i cili qëndroi në Kabul dhe tha se po punon “për të zgjidhur në mënyrë paqësore çështjen e Afganistanit me udhëheqësin e talibanëve”.

Baradar, që ka luftuar kundër sovjetëve në vitet e 80-ta, ka mbajtur një sërë postesh gjatë udhëheqjes brutale të talibanëve nga vitit 1996 deri më 2001, periudhë kjo kur grave iu hoqën të drejtat themelore, përfshirë edhe ndalimin e shkollimit dhe punës, si dhe ato kishin qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor.

Grupi, gjatë javëve të fundit, është munduar që të projektojë për veten një imazh më të moderuar, por shumë – përfshirë afganët që po largohen nga shteti dhe ata që viteve të fundit kanë jetuar në zonat e kontrolluara nga talibanët – vazhdojnë të mos jenë të bindur.

Gjatë një interviste dhënë më 2009 për Newsweek, Baradar tha se grupi ishte i vendosur që të luftonte deri në dëbimin e trupave amerikane nga vendi.

“Historia e Afganistanit tregon se afganët nuk lodhen kurrë duke luftuar deri në çlirimin e vendit të tyre. Ne do ta vazhdojmë xhihadin tonë deri në dëbimin e armikut tonë nga tokat tona”, kishte deklaruar ai.

Në mars të vitit 2020, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike, që zgjati 35 minuta, me liderin politik të talibanëve. Këtë bisedë, Trump e përshkroi si “shumë të mirë”.

Në nëntor, Baradar u takua në Doha të Katarit me ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Ai po ashtu ishte përfshirë në bisedimet e zhvilluar ditëve të fundit – që dështuan – me administratën e presidentit Ashtraf Ghani, i cili u largua nga Afganistani më 15 gusht./REL

The post Kush është Mullah Baradar, fytyra më publike e talebanëve appeared first on Albeu.com.