Librazhd-Pogradec Archives - Albeu.com

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit është shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë! Qeveria flet për një fenomen natyror
Qindra kamionë me mallra të bllokuar në doganën e Qafë Thanës. Studentë që presin të kthehen në Tiranë. Qytetarë që nuk arrijnë dot në punë. Nga shembja e shkatuar prej rrëshqitjejeve masive të dheut në aksin kombëtar Librazhd – Pogradec, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” u dëmtuan linja hekurudhore dhe linjat e energjisë elektrike. Qeveria flet për një fenomen natyror. Ambientalistet për “masakër mjedisore” në lumin Shkumbin.

Rrëshqitja mbetet aktive

Ajo që nisi si një çarje e asfaltit përfundoi me fundosjen totale të trasesë së rrugës dhe të urës. Rrëshqitja e dheut vijon të jetë aktive, duke dëmtuar edhe segmentin e ri të Korridorit VIII, që po ndërtohet paralelisht me aksin aktual.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se segmenti do të jetë i bllokuar deri në një rivlerësim të plotë gjeologjik dhe teknik, pasi “terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”.

Izolimi i juglindjes ka shkaktuar vonesa në transportin e mallrave dhe në lëvizjen e qytetarëve, në një nga korridoret më të rëndësishme tregtare të vendit.

Qarkullimi është devijuar në akse alternative për automjetet e lehta, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë kalimi duhet të bëhet përmes Maqedonisë së Veriut, me rikthim në territorin shqiptar përmes Rrugës së Arbrit.

Rama: Zero lidhje me përgjegjësi teknike

Kryeministri Edi Rama e cilësoi ngjarjen si fenomen natyror dhe si “një ligësi të madhe për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri”.

“Zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse” – u shpreh Rama.

Ndërkohë që në terren vijojnë punimet dhe rivlerësimi, Rama udhëtoi mesditën e së hënës drejt Korçës me helikopter të Forcave të Armatosura. Lëvizja ngjalli reagime nga opozita dhe në rrjetet sociale, në një moment kur qindra qytetarë dhe transportues janë të bllokuar nga shembja e aksit.

Rama mohoi që përdorimi i helikopterit kishte lidhje me situatën. Sipas tij udhëtimi ishte planifikuar më herët për të shoqëruar në Korçë dhe në Vlorë një grup investitorësh ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.

Organizatat mjedisore: “Masakër mjedisore në Shkumbin”

Në zonën ku ndodhi rrëshqitja, prej dy vitesh vijojnë punimet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km, si pjesë e Korridorit VIII. Projekti përfshin ndërhyrje pranë shtratit të lumit Shkumbin, një element që organizatat mjedisore e kanë denoncuar edhe më herët.

Në një letër të përbashkët dërguar Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujoredhe monitorimin mjedisor, 26 organizata kombëtare dhe lokale kërkojnë masa urgjente për respektimin e standardeve mjedisore.

“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, thuhet në deklaratën e aktivistëve mjedisorë.

Besjana Guri, aktiviste e mjedisit dhe drejtuese e qendrës “Lumi”, thotë se situata në Shkumbin është shqetësuese. “Shfrytëzimi i inerteve dhe gërryerja e shtratit të lumit Shkumbin, në funksion të punimeve për ndërtimin e rrugës, kanë shkaktuar një sërë dëmesh mjedisore. Fatkeqësisht jemi mësuar të shohim se si, në emër të zhvillimit, dëmtohen lumenjtë dhe natyra. Por ajo që po ndodh me Shkumbinin është ndër ndërhyrjet më agresive dhe të pakujdesshme që kam parë në vend” – shprehet Guri për DW shqip.

Sipas Gurit, marrja e inerteve direkt nga lumi, depozitimet e materialeve dhe thellimi i shtratit apo devijimi i rrjedhës kanë shkaktuar erozion dhe rrëshqitje dherash.

“Kjo rrezikon tokat e banorëve, dobëson shpatet në anë të lumit dhe vendos në rrezik edhe jetën e udhëtarëve që përdorin rrugën aktualisht” – shton ajo.

Organizatat kërkojnë inspektim urgjent në terren, verifikim të përputhshmërisë me lejet mjedisore dhe publikim të plotë të dokumentacionit teknik për ndërhyrjet e kryera./DW

The post Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit është shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë! Qeveria flet për një fenomen natyror appeared first on Albeu.com.

Shembja e urës në aksin Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore (VIDEO)
Ditën e sotme, ish-deputeti Ervin Salianji, ishte në terren në zonën e Dragostunjës, pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan–Korçë, duke reaguar për situatën e krijuar që ka izoluar juglindjen prej dy ditësh.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaron se dëmtimi i strukturës ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në shtratin e lumit për përfitime private, duke minuar themelet e urës.

Sipas Salianjit, kjo nuk është një fatkeqësi natyrore, por rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit të infrastrukturës.

Më tej, ai thekson se çdo dëmtim i akseve rrugore, është provë e dështimit të qeverisjes dhe kërkoi përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve.

Reagimi:

Korrupsioni dhe babëzia e kanë kthyer në torturë lëvizjen e qytetarëve në të gjitha akset Elbasan–Korçë.

Sot isha në Dragostunjë. Aty ku grykësia për të fituar pa fund ka bërë që të “kafshohet” shtrati i lumit, duke minuar themelet, duke thërrmuar betonin mbajtës dhe duke çuar drejt shkatërrimit një urë jetike për zonën.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore. Është pasojë direkte e një modeli qeverisjeje ku lejohet shkatërrimi i lumenjve për përfitime private, ndërsa qytetarët mbeten pa siguri, pa infrastrukturë dhe pa përgjegjës. Çdo metër i dëmtuar është provë e korrupsionit.

Çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit. Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevoje për siguri!

The post Shembja e urës në aksin Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.