libia Archives - Albeu.com

Aksidenti ajror ku humbi jetën komandanti i forcave të armatosura të Libisë, Turqia kërkon ndihmën e Gjermanisë për analizimin e kutisë së zezë së avionit
Turqia ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë për të “lexuar” të dhënat e regjistruara në kutinë e zezë të avionit që u rrëzua javën e kaluar pranë Ankarasë, aksident në të cilin humbën jetën tetë persona, mes tyre edhe komandanti i forcave të armatosura të Libisë.

Zyra Federale Gjermane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (BFU) i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve se ka “marrë një kërkesë” nga autoritetet turke për të ndihmuar në deshifrimin e regjistruesve të fluturimit. Kutia e zezë e avionit u gjet në fusha bujqësore, pranë vendit të përplasjes.

Në aksident humbën jetën gjenerali Mohamed al-Haddad, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Libisë, katër këshilltarë të tij si dhe ekuipazhi prej tre personash i avionit, mes të cilëve edhe Maria Pappa, stjuardesë me origjinë nga Greqia.

Autoritetet turke ia atribuojnë aksidentin një defekti në sistemin elektrik të avionit.

Ankaraja kishte njoftuar më herët se hetimi për shkaqet e aksidentit do të kryhej nga një “vend neutral”, me shumë gjasë Gjermania.

BFU sqaroi se ka kontaktuar autoritetet turke dhe ka kërkuar fotografi të regjistruesve të fluturimit për të verifikuar nëse të dhënat e tyre mund të lexohen. Nëse kjo konfirmohet, regjistruesit do të dërgohen në Gjermani për analizë. Të dhënat e nxjerra do t’i përcillen më pas autoritetit turk përgjegjës për hetimin.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Libisë njoftoi sot se i ka kërkuar Britanisë së Madhe të ndihmojë në procesin e hetimit.

The post Aksidenti ajror ku humbi jetën komandanti i forcave të armatosura të Libisë, Turqia kërkon ndihmën e Gjermanisë për analizimin e kutisë së zezë së avionit appeared first on Albeu.com.

Nafta kontrabandë lumë, kapen tre peshkarezha me karburant nga Libia: Përsëritet skenari i shtatorit 2022?
Tre peshkarezha me naftë kontrabandë janë kapur ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se dy prej tyre ishin me flamuj të huaj, teksa një tjetër mbante flamurin shqiptar.

Sasia e madhe e naftës kontrabandë dyshohet se vinte nga Libia, teksa pritet ende një informacion zyrtar nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë kapet naftë kontrabandë nga Libia.

Në muajin gusht të vitit të kaluar u sekuestrua një anije çisternë e cila transportonte 2275 tonë naftë që vinte nga Libia.

Në pranga atëherë ranë 4 shtetas libanezë dhe u proceduan në gjendje të lirë disa të tjerë.

Veçse në shkelje të ligjit duke futur naftë kontrabandë në vend, në këtë rast edhe më e rëndë është shkelja e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, e cila miratoi unanimisht zgjatjen e embargos së naftës dhe produkteve të tjera me Libinë deri në 30 tetor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, në janar të këtij viti u kapën rreth 62 mijë litra naftë kontrabandë në Libia, po në Durrës, duke çuar në arrestimin e 13 personave, 10 prej tyre shtetas të huaj.

Vetëm një muaj më vonë, një tjetër anije që mbante 22 500 ton naftë kontrabandë u ndalua në Durrës.

Nafta kontrabandë vinte nga Rusia, teksa anija mbante flamur liberian.

Ndërkohë, përmes një makinacioni “në letra” ishte deklaruar se nafta ishte importuar nga vendet e rajonit.

Sa i përket naftës së kapur ditën e sotme, nuk dihet sa ka qenë sasia e saj dhe ende nuk ka informacion zyrtar për të arrestuar apo të ndaluar.

The post Nafta kontrabandë lumë, kapen tre peshkarezha me karburant nga Libia: Përsëritet skenari i shtatorit 2022? appeared first on Albeu.com.

Në tentativë për të arritur Italinë, fundoset varka me emigrantë, 30 të zhdukur
Një varkë është fundosur sot në ujërat e territorit Libian. Siç është raportuar nga media italiane, një varkë që transportonte migrantë dhe refugjatë të kapsuluar dhe shtatëmbëdhjetë njerëz janë shpëtuar deri më tani, ndërsa të paktën tridhjetë mungojnë.

Sipas Gardës Bregdetare Italiane, varka u pikas ndërsa emigrantët po transferoheshin në një anije tregtare, e cila, nesër, pritet të zbarkojë të shpëtuarit në një port në Italinë e Ulët.

Sidoqoftë, telefoni i alarmit të OJQ -së akuzon autoritetet italiane se ndërsa ata ishin informuar se ekzistonte rreziku i anijes, ata vonuan sigurimin e ndihmës së nevojshme.

“Disa ditë pas anijes tragjike Calabrian, ne jemi përballur me një incident të ri me vonesë për të ndihmuar njerëzit në rrezik të mbytjes”, shkruajti organizata Mediterranea.

Roje bregdetare italiane, nga ana e saj, u përgjigj se anija ishte jashtë zonës së përgjegjësisë së Italisë për kërkim dhe shpëtim dhe se nuk kishte asnjë mobilizim nga ana e Libisë dhe Maltës.

“Jam i sigurt se Rojet tona Bregdetare, Marina dhe Policia Ekonomike nuk e lënë askënd të pafuqishëm. Ne duhet të bëjmë një analizë të saktë të asaj që po ndodh dhe të shmangim instrumentalizimin sepse të gjithë po përpiqemi të bëjmë gjithçka të mundshme për të shmangur këto tragjedi të tmerrshme në Mesdhe”, tha Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani. /albeu.com

The post Në tentativë për të arritur Italinë, fundoset varka me emigrantë, 30 të zhdukur appeared first on Albeu.com.

Mbytet varka me 73 emigrantënë brigjet e Libisë, të paktën 11 të vdekur
Të paktën 73 emigrantë janë zhdukur pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Vetëm shtatë të mbijetuar u kthyen në breg pas mbytjes së anijes të së martës, tha IOM. Deri më tani janë nxjerrë 11 trupa.

Libia është bërë një pikë nisjeje për ata që përpiqen të arrijnë Evropën dhe më shumë se 130 njerëz kanë vdekur tashmë këtë vit duke bërë udhëtimin e rrezikshëm.

IOM shtoi se më shumë se 1,450 vdekje u regjistruan nga Projekti i saj për Emigrantët e Zhdukur vitin e kaluar. /albeu.com

The post Mbytet varka me 73 emigrantënë brigjet e Libisë, të paktën 11 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Naftë kontrabandë nga Libia, sekuestrohen 62 mijë litra në Portin e Durrësit, disa të arrestuar
Një sasi nafte kontrabandë që merrej nga Libia u zbulua nga policia shqiptare në portin e Durrësit që ka vënë në pranga 4 persona, Elton Qevani, 31 vjeç, Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat

paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu, ditën e djeshme është bërë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare, konkretisht: Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad, dhe Adil Badawi.

Policia tha se gjatë këtij operacioni pati një koordinim dhe veprim të shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit, GDF-së, Zyrës Ndërlidhëse italiane me qendër në Shqipëri dhe rojës bregdetare, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët, nga toka, ajri dhe deti, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Geni”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me GDF-në dhe rojën bregdetare.

Goditet një tjetër rast i tentativës për futjen kontrabandë të naftës në vendin tonë, nëpërmjet mjeteve lundruese.

Sekuestrohen rreth 62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia, si dhe 2 mjete lundruese peshkarexha.

Vihen në pranga 13 shtetas, 10 prej tyre shtetas të huaj.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimr Boshnjaku, së bashku me Drejtorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gentian Ndoi, Kapiten Pascale Paolo dhe Lougotenente Prosdocimo Marco të Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, si dhe përfaqësuesin e zyrës së Interforcës Italiane në Shqipëri Ferdinando Rucco, në konferencë për shtyp për finalizimin e një tjetër operacioni të përbashkët me qëllim goditjen e një rasti të tentativës për futjen kontrabandë në vendin tonë, të një sasie të madhe karburanti.

Përshëndetje,

Jemi këtu së bashku me përfaqësuesit e GDF-së dhe të Zyrës së Interforcës italiane në Shqipëri, për të bërë prezente rezultatet e një tjetër operacioni të përbashkët për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës.

Në kuadër të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, midis strukturave të Policisë së Shtetit, Zyrës Ndërlidhëse italiane Interfocë, GDF-së, QNOD-së dhe rojës bregdetare, bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, se në hapësirën detare mund të kryhej veprimtaria e paligjshme e kontrabandimit të naftës për në Shqipëri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Geni”.

Bazuar në këto informacione të siguruara nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, lindi nevoja e përfshirjes në operacion edhe të një avioni të GDF-së, e Barit të Italisë.

Në operacion u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare.

Si rezultat i koordinimit të shërbimeve u bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin këtë veprimtari të kundërligjshme, në det.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestuan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 62.000 litra naftë pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 12 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes “Geni”, konkretisht:

E. Q., 31 vjeç, K. K., 30 vjeç, S. G., 65 vjeç, banues në Durrës dhe M. E., 50 vjeç, shtetas i huaj.

Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat

paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po në vijim të veprimeve operacionale dhe hetimore, më datë 13 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjestarëve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare, konkretisht shtetasit:

M. A., 48 vjeç, A. Z., 34 vjeç, A. A., 32 vjeç, S. N., 38 vjeç, M. M., 61 vjeç, E. K., 34 vjeç, I. A., 34 vjeç, A. H., 43 vjeç dhe A. B., 55 vjeç.

Këta shtetas janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre.

Struktuarat hetimore, nën Drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Duhet theksuar fakti se gjatë këtij operacioni pati një koordinim dhe veprim të shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit, GDF-së, Zyrës Ndërlidhëse italiane me qendër në Shqipëri dhe rojës bregdetare.

Ky operacion dhe operacionet e tjera të përbashkëta të zhvilluara më parë me partnerët italianë, tregojnë qartë besueshmërinë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin mes strukturave policore të të dyja vendeve.

Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës./albeu.com

The post Naftë kontrabandë nga Libia, sekuestrohen 62 mijë litra në Portin e Durrësit, disa të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Fundoset varka në brigjet e Tunizisë, 5 emigrantë të vdekur, 10 të zhdukur
Të paktën pesë emigrantë afrikanë vdiqën dhe 10 të tjerë u zhdukën pasi një varkë u mbyt pranë Tunizisë, teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali.

Roja bregdetare shpëtoi 20 emigrantë që kishin qenë në varkën e mbipopulluar, e cila u mbyt në Louata në rajonin Sfax të premten.

Vija bregdetare e Sfax është bërë një pikënisje kryesore për njerëzit që ikin nga varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme për një shans për një jetë më të mirë në Evropë.

Në muajt e fundit, qindra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të frekuencës së tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.

Në dritën e një krize të paprecedentë ekonomike dhe financiare në Tunizi, më shumë se 18,000 tunizianë udhëtuan me varka në Evropë në vitin 2022, sipas grupit të të drejtave të Forumit Tunizian për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale. /albeu.com

The post Fundoset varka në brigjet e Tunizisë, 5 emigrantë të vdekur, 10 të zhdukur appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Porositësit e anijes me naftë kontrabandë shkelën edhe embargon e Këshillit të Sigurimit ndaj Libisë
Një anije çisternë e cila transportonte 2275 ton naftë e cila vinte nga Libia u sekuestrua një ditë më parë në Durrës.

Gjatë operacionit të koduar “Ring” janë vënë në pranga katër shtetas libanezë mes tyre dhe kapiteni i anijes si dhe janë proceduar në gjendje të lirë disa shtetsas libanezë.

Njoftimi i policisë:

Z.A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Gjithashtu pas ndalimit të anijes çisternë të sekuestruar ditën e djeshme dyshohet se kjo anije ka sjellë të paktën edhe dy herë të tjera naftë kobntabranndë në Shqipëri.

Ndërkohë që Abc ka zbardhur edhe dëshminë e Zuhair Alkwafi i cili ka thënë se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri.

Lexo edhe: Zbulohen sasi kolosale nafte kontrabandë në pak ditë, sa anije të tjera nuk janë kapur?!

“Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform të gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë. Ne funksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marrë dhe e transportojmë drejt vendit pritës. Kompania pritëse paguan vetëm pasi ka marrë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Në këtë rast, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën. Arsyen nuk e di. Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do merrnim nga pronarët. Por papritur erdhi kapitaneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye. Ne jemi të pafajshëm sepse kështu funksionon transporti i hidrokarbureve. Ne kemi ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe s’kemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e pranuan ngarkesën që kishin porositur. Neve para se të vinim në Shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara kompaninë dhe kapitanerinë shqiptare konform të gjitha rregullave. Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin. Papritur na mori pronari i kompanisë dhe na tha se do prisni pasi kompania shqiptare kishte kërkuar ulje çmimi. S’kishin rënë dakord për çmimin edhe pse paraprakisht kompanitë ishin dakordësuar. Naftën e ngarkuam në portin e Bengazit në Libi. Atje furnizohemi gjithmonë.”

Por futja e naftës kontrabandë në Shqipëri është një shkelje e rëndë që i bëhet ligjeve vendase, për të cilën dënohesh nga gjobë deri në burgim.

Por kontrabandimi nuk është e vetmja shkelja, ajo që e bën edhe më të rëndë është se në këtë rastr është shkelur Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, pjesë e së cilës ëhstë edhe Shqipëria, e cila miratoi unanimisht zgjatjen e embargos së naftës dhe produkteve të tjera me Lib inë deri në 30 tetor të vitit të ardhshëm.

“Duke miratuar njëzëri rezolutën 2644 (2022) (që do të lëshohet si dokument S/RES/2644(2022)), Këshilli 15 anëtarësh, duke vepruar sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendosi të zgjasë autorizimin e masave të vendosura më parë kundër eksporti i paligjshëm i naftës së papërpunuar dhe produkteve të tjera të naftës nga Libia deri më 30 tetor 2023. Gjithashtu duke shprehur shqetësime serioze për shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve që vendosi në shkurt 2011, Këshilli kërkoi pajtueshmëri të plotë nga të gjitha Shtetet Anëtare me këtë dhe i bëri thirrje të njëjtës që të mos për të ndërhyrë në konfliktin në vendin e Afrikës Veriore. Më tej, Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në Gjenevë më 23 tetor 2020 dhe u kërkoi shteteve anëtare të respektojnë dhe mbështesin një zbatim të tillë, duke përfshirë tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave të huaja dhe mercenarëve nga Libia. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare që t’i raportojnë Komitetit të Këshillit të Sigurimit të krijuar në përputhje me rezolutën 1970 (2011) në lidhje me Libinë për veprimet që kanë ndërmarrë për të zbatuar në mënyrë efektive masat e ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve në lidhje me të gjithë individët në listën e sanksioneve”, theksohet qartësisht në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë./abcnews.al

The post DETAJET/ Porositësit e anijes me naftë kontrabandë shkelën edhe embargon e Këshillit të Sigurimit ndaj Libisë appeared first on Albeu.com.