liberlizimi i vizave Archives - Albeu.com

Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave
“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka thënë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak gjatë vizitës së saj zyrtare, më 13 shtator, në Prishtinë.

Në konferencën e përbashkët, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo tha se vendi i saj do që të luaj rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti “ashtu që mos te këtë më luftë në Evropë”.

“Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën në Ukrainë dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, tha Novak.

Ndërsa Osmani tha se shpreson që të ketë liberalizim të vizave gjatë presidencës çeke.

Sipas saj, se ka ardhur koha që marrëdhëniet me Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngriten në një nivel më të lartë, dhe që sipas saj, “Kosova këtë vit do të aplikoj për statusin e vendit kandidat”.

Novak para Prishtinës ka qëndruar në vizita zyrtare në Bukuresht, Beograd dhe Zagreb.

Gjatë samitit të Procesit Bërdo-Brioni, më 12 shtator, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave.

Radio Evropa e Lirë shkruan se sipas tij, kjo thirrje është edhe pjesë e konkluzioneve që u miratuan pas samitit të së hënës.

Ndryshe nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Kosovës i janë vendosur dhjetëra kritere, edhe shtesë, të cilat, sipas të dyja palëve, janë plotësuar. Megjithatë, nga viti 2018, shtetet e BE-së nuk kanë arritur pajtim për t’iu mundësuar kosovarëve lëvizje të lirë.

Rezerva të mëdha kanë shprehur sidomos Franca dhe Holanda.

Aktualisht Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim -Asociimi (MSA) të nënshkruar me BE-në.

Kjo marrëveshje kontraktuale, e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian – është nënshkruar në vitin 2014, ndërsa ka hyrë në fuqi më 2016.

The post Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave appeared first on Albeu.com.

Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim
Në Bruksel po qëndrojnë gjashtë ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosova, të cilët janë ftuar që të marrin pjesë në një drekë jo formale për herë të parë me ftesën e shefit të diplomacisë të BE’së, Josep Borrell e ku pjesë e këtij takimi janë edhe kryediplomatët e BE’së. Pas darkës, Borrell ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë takim ndër të tjera siç kishte njoftuar Borrell do të bisedohej për Ballkanin Perëndimor dhe për ndikimin e luftës në këtë rajon si dhe krizën ekonomike.

Pas takimit të zhvilluar mes kryediplomatëve, Borrell doli në një konferencë për shtyp, ku tregoi se për çka u bisedua.

Fillimisht foli për propagandën e madhe ruse që ka kapluar Ballkanin Perëndimor dhe për rrezikun me të cilin ballafaqohen shtetet të cilat tashmë konsiderohen “jo miqësore” nga ana e Rusisë.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i kanë vendosur Rusisë sanksione, përpos njërës”, tha Borrell, duke e thumbuar Serbinë për mosveprimin e tyre në këtë çështje.

“Kosova as që pati nevojë t’i vendoste sanksione Rusisë, pasi që ka shtete të BE’së që nuk e njohin pavarësinë e saj, por ajo e bëri një gjë të tillë”, tha kryediplomati i BE’së.

Borrell tregoi përsëri që Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe se një gjë e tillë duhet të bëhet sa më parë.

“Komisioni Europian, pjesë e të cilit jam edhe vetë, disa herë ia ka paraqitur Këshillit Europian se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave. Ne e përkrahim liberalizimin e vizave”, tha spanjolli.

Ai theksoi po ashtu se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuara nga Rusia, e për këtë duhet që të veprojë BE’ja, duke hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./express

The post Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim appeared first on Albeu.com.