liberalizimi i vizave per kosoven Archives - Albeu.com

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Berisha: Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë
Në këtë ditë të parë të vitit, ish-kryeministri Sali Berisha, nga arresti shtëpiak, u është bashkuar reagimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të udhëtojë pa viza në zonën Shengen.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Berisha thekson se kjo është një arritje për t’u përshëndetur.

Ndërkohë, ai thotë se kjo është një goditje e merituar, për atë që e cilëson si argatin e Vuçiçit.

Reagimi i berishës:

“Një arritje për t’u përshëndetur

Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.

Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova! #sb”, shkruan Berisha.

The post Liberalizimi i vizave për Kosovën, Berisha: Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Evropian voton sot liberalizimin e vizave për Kosovën, nesër nënshkrimi
Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.

Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.

Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Në Parlamentin Evropian nuk pritet të ketë ndonjë problem gjatë votimit, pasi një shumicë e madhe e deputetëve e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në fakt, Parlamenti Evropian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti e ka mbështetur lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimisht ka qortuar Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian për, siç është thënë, vonesa të panevojshme në këtë proces.

Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva./RLE/

The post Parlamenti Evropian voton sot liberalizimin e vizave për Kosovën, nesër nënshkrimi appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Europian synon përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian pritet të nisin shpejt diskutimet për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar në Këshill dokumentin për vizat, duke i dhënë mandatin Presidencës çeke që të nisë negociatat në Parlament.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Deputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është emëruar raportues për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të negociojë me Këshillin në emër të Parlamentit.

Ai ka thënë se do të bëjë çmos që procesi të përmbyllet sa më shpejt, ndonëse është shprehur se vendimi i Këshillit nuk është në tërësi në përputhje me pritjet e Parlamentit.

“Ky vendim do të duhej të ndodhte para shumë kohësh. Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave para katër vitesh. Jo shumë kohë pas kësaj edhe Parlamenti Evropian ka miratuar të njëjtin qëndrim. Na vjen mirë që Këshilli më në fund u pajtua për t’i dhënë Kosovës mundësinë e lëvizjes pa viza. Por fakti se vendet anëtare kanë vendosur ta lidhin këtë me funksionalizimin e sistemit ETIAS-it (ose më së voni me 1 janar 2024), nuk është ajo që ne kemi pritur”, ka thënë Reuten.

Reuten ka thënë se ka synime që negociatat të nisin sa më shpejt që është e mundur, mundësisht para fundit të vitit.

“Unë nuk mund të them se kur mund të përmbyllet dialogu mes tri palëve, por do të punojmë me shumë mund që të mos shkaktojmë vonesa tjera” ka thënë ai.

Sipas interpretimit të këtij deputeti, për të pasur mandat për nisjen e negociatave në emër të Parlamentit nuk ka nevojë për votim të ri, sepse mund të konsiderohet si mandat edhe pëlqimi që ka dhënë Parlamenti Evropian në vitin 2019.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

The post Parlamenti Europian synon përmbylljen e shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Për herë të tretë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, diskutohet sërish në Bruksel
Sot në Bruksel mblidhet sërish Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Europian ku në rend dite kanë diskutimin për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Në takim do të flitet për tekstin e rishikuar të Presidencës së Çekisë për çështjen e vizave të Kosovës.

“Propozimi për një Rregullore të Parlamentit Europian dhe të Këshillit që ndryshon Rregulloren (KE) Nr. 539/2001 që liston vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe ata shtetas të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë – (Kosova) Teksti i rishikuar i Presidencës”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të BE-së.

Kjo është hera e tretë që këtë muaj ky Grup Punues diskuton për vizat e Kosovës. Në takimet e mbajtura nuk pati qëndrim të unifikuar të shteteve, përveç se u përmend ndërlidhja e procesit të vizave me sistemin “ETIAS”.

Ndërkaq, pas takimit të dytë të Grupit Punues u raportua se dy shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, Spanja dhe Sllovakia, mund të jenë dy shtetet që kanë dhënë vërejtje e kanë kërkuar sqarime për liberalizimin e vizave për Kosovën në të ashtuquajturën procedurë të rregullt, duke e ndërprerë këtë procedurë dhe duke penguar që propozimi të marrë dritën e gjelbër.

Por, këtë e ka mohuar Sllovakia, e cila në një përgjigje për Gazetën Expresstha se në takimin e 10 nëntorit ka bërë një propozim për një pjesë të tekstit, por se ajo është e angazhuar në procesin përgatitor.

“Sllovakia ka ofruar një propozim-draft në kuadër të procesit të rregullt të draftimit në Këshill për të përmirësuar një pjesë specifike procedurale të tekstit. Në këtë mënyrë Sllovakia nuk ka thyer procedurën e heshtur apo të shkruar sepse nuk ka pasë një procedurë të tillë për ta thyer. Procesi përgatitor vazhdon nën drejtimin e Presidencës Çeke dhe Sllovakia do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive”, thuhet në përgjigje.

Për Gazetën Express gjithashtu ka folur edhe Spanja, por duke refuzuar që të zbulojë nga ky proces.

“Ne vetëm mund të themi se ne nuk mund të komentojmë negociatat në vazhdim”, thotë shkurt MPJ e Spanjës.

Derisa, shteti i Holandësmë në fund ka lëvizur nga qëndrimi skeptik për të përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën pas raportit të përditësuar të Komisionit Europian për Kosovën.

Në përgjigjen e fundit, Presidenca çeke ishte deklaruar për procesin e vizave, duke thënë se do të punojnë për t’i sqaruar hezitimet dhe vërejtjet e shteteve anëtare, por pa zbuluar se kush janë ato shtete.

“Negociatat vazhdojnë. Ne kemi marrë disa reagime përsëri në lidhje me propozimin, kështu që ka ende disa çështje që duhen sqaruar. Fatkeqësisht nuk mund të flas për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur”.

The post Për herë të tretë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, diskutohet sërish në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, Balla: Turp i BE-së
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me deputetin e Bubdestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, i cili ndodhet në Tiranë, kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se brenda këtij viti BE duhet të marrë një vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Balla e cilëson Mosliberalizimin e vizave si turp të Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme se siç vepruam të gjithë në unison me Rusinë kështu duhet të qasemi të gjithë për sfidat e reja. Edhe Kosova dhe Bosnja duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më. Liberalizimi i vizave ka të bëjë me kredibilitetn e BE. Vonesa është një turp i BE, sa kohë që i vetmi mur i rrethuar me gardh me tela është Kosova. Krahas mbajtjes së konferencës së parë, BE të marrë vednimin që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE. Është turp, sepse kjo duhet të kishte ndodhur pesdë vite më parë. Kosova bëri gjithçka, ndryshoi edhe kufijtë e vet”, tha Balla./albeu.com

The post Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, Balla: Turp i BE-së appeared first on Albeu.com.