liberalizimi i vizave ne kosove Archives - Albeu.com

Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të hënën se BE-ja do të japë një përditësim për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim,” tha Michel në një konferencë me kryeministrin slloven Robert Golob.

“Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian,” shtoi ai.

Javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

The post Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Liberalizimi i vizave për Kosovën “i mundur” në pjesën e parë të vitit 2022
Qeveria e Kosovës vazhdon të pret ndryshime pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët. Edhe pse s’është dhënë ndonjë datë nga qeveria, njohësit e integrimeve evropiane si mundësi reale për liberalizim të vizave e shohin gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, pikërisht atëherë kur presidencën e Këshillit të BE-së, e merr Franca, e cila është një ndër vendet skeptike.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, nuk beson se mund të ketë të reja brenda vitit 2021 sa i përket pajisjes me viza.

“S’besoj se do të ketë diçka të re brenda këtij viti, sepse Sllovenia përkundër dëshirës, nuk mendoj se e ka potencialin ta shtyjë këtë çështje. Çështja e liberalizimit të vizave tashmë ka mbetur çështje e Këshillit të ministrave. Mbase lajme të mira dhe tone optimiste priten në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur udhëheqjen e këshillit do ta merr Franca – që deri tani ka shkaktuar më shumë problem”, është shprehur Hoti për Kosovapress.

Ani pse Qeveria e Kosovës shprehet e bindur se gjatë këtyre muajve në qeverisje kanë treguar qëllimet e qarta të tyre kundër krimit të organizuar, korrupsionit e reformës në drejtësi, vendi ende vazhdon të përballet me këtë çështje.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se megjithëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, ai tregon se janë në komunikim me vendet hezituese dhe se të njëjtat janë në dijeni për zhvillimet pozitive në Kosovë.

“Ky është një vendim i cili i takon BE-së, përkatësisht vendeve që vazhdojnë të shprehin një dozë skepticizmi ndaj Kosovës. Kjo qasje, ky qëndrim dhe këto vendime përcaktohen nga dinamikat e brendshme politike të këtyre vendeve. Pavarësisht kësaj, vazhdimisht jemi në komunikim me këto shtete dhe përfaqësuesit e këtyre shteteve”, ka thënë Kryeziu.

“Shpresojmë se BE-ja do të tejkalojë këtë hezitim, përkatësisht këto shtete karshi Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi në Kosovë kanë ndodhur ndryshime. Kemi një qeveri të re që gëzon legjitimet të madh popullor dhe politik që ka qëllime të qarta për luftimin e krimit, korrupsionit dhe reformën e sistemit të drejtësisë”, shtoi ai.

Se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave e kanë thënë shpesh herë edhe nga Parlamenti Evropian.

Kosova, prej kohësh, i ka përmbushur kriteret e përcaktuara.

Ky është edhe mendimi i Raportueses për Kosovën, Viola von Cramon, i bërë i ditur rishtazi edhe në një konferencë për media në Prishtinë.

Ajo siguron se, po të varej nga Parlamenti Evropian, qytetarët e Kosovës tashmë do të lëviznin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Mendoj që Bashkimi Evropian (BE) nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, mendoj që Kosova i ka përmbushur kriteret, e ka bërë punën e saj dhe mendoj që është koha e BE-së dhe kështu BE-ja po e humb kredibilitetin”.

Von Cramon ka kritikuar edhe Francën për qëndrimin e saj skeptik për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara dhe një mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Për këtë arsye e kam kritikuar shumë presidentin Emmanuel Macron”, ka thënë ajo gjatë një konference./Albanianpost.com/

The post Liberalizimi i vizave për Kosovën “i mundur” në pjesën e parë të vitit 2022 appeared first on Albeu.com.