libani Archives - Albeu.com

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian
Libani ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian i cili u emërua së fundmi në Bejrut dhe i ka dhënë atij afat deri të dielën që të largohet nga vendi.

Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme, duke theksuar se i jep afat deri të dielën për t’u larguar.

Kjo masë u mor pasi Bejruti akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit se drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani dhe njoftoi se po ndalonte aktivitetet e tyre në tokën libaneze.

Ministria gjithashtu deklaroi se kishte thirrur të ngarkuarin me punë iranian dhe e kishte informuar atë për vendimin e autoriteteve për të shpallur ambasadorin Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në shkurt, si “person non grata”.

The post Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian appeared first on Albeu.com.

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Sulmet ndodhën disa ditë para një mbledhjeje të planifikuar të qeverisë libaneze, ku komandanti i ushtrisë pritet t’i raportojë kabinetit për largimin e pranisë ushtarake të Hezbollahut nga zona pranë kufirit me Izraelin, raporton AP.

Sipas mediave shtetërore libaneze, sulmet ajrore goditën disa zona në jug të Libanit, përfshirë rajonin e njohur si “Apple Province” dhe periferitë e fshatrave Ansar dhe Zrariyeh. Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur objekte infrastrukturore të Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut nisi më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin.

The post Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon me dronë Libanin, vriten tre persona
Të paktën tre persona u vranë sot në sulmet izraelite në Liban.

Dy sirianë u vranë nga një sulm izraelit në Libanin jugor, njoftoi sot pasdite Ministria e Shëndetësisë në Bejrut. Më parë kishte pasur informacion për një person të vdekur nga një “sulm me dron i armikut izraelit në fshatin Taybeh”, afër kufirit.

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) njoftuan se gjatë operacionit në zonën e Taibeh, u vra Mohammed Adnan Mansour, një ” komandant i artilerisë së Hezbollahut “, i cili dyshohet se drejtoi sulme të shumta kundër Izraelit.

Dje, dy persona të tjerë u vranë nga bombardimet izraelite në Libanin jugor, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Izraeli kishte njoftuar se objektivi i sulmit ishin anëtarë të Hezbollahut, të cilët “po përpiqeshin të rindërtonin infrastrukturën terroriste” të organizatës pro-iraniane. Megjithatë, ushtria libaneze siguroi se “nuk kishte material ushtarak” në zonën që u bombardua.

Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve të Libanit, strehimoret e parafabrikuara të përdorura nga njerëzit e zhvendosur që humbën shtëpitë e tyre gjatë luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut u vunë në shënjestër të sulmeve ajrore në zonën e Nakura.

The post Izraeli sulmon me dronë Libanin, vriten tre persona appeared first on Albeu.com.

Izraeli godet me sulme ajrore Libanin dhe Sirinë
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit dhe Sirisë. Sulmet në lagjet periferike të Bejrutit, që kontrollohen nga Hezbollahu dhe në qytetin Baalbek, në pjesën lindore të Libanit, shkaktuan vdekjen e të paktën 13 personave.

Ndërkohë sipas mediave siriane, sulmet izraelite goditën edhe lagjet në periferi të kryeqytetit Damask dhe zonat përgjatë kufirit mes Libanit dhe Sirisë.

Sulmet u zhvilluan ndërkohë që në Bejrut po qëndron këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit dhe mes njoftimeve se Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar palëve një projekt-propozim për armëpushim.

Izraeli goditi të premten periferinë e Bejrutit me sulme ajrore pas urdhrit për evakuim të banorëve.

Sulmet, fillimisht me raketa të lëshuara me dronë dhe pastaj aeroplanë, rrafshuan një ndërtesë pranë zyrave administrative në një zonë që, sipas Izraelit, ishte i pranishëm grupi militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.

Ekipet e shpëtimit po kërkonin për viktimat e sulmit izraelit, që ndodhi gjatë natës ndaj një qendre të mbrojtjes civile në qytetin lindor Baalbek, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 punonjësve dhe vullnetarëve të qendrës, sipas autoriteteve libaneze.

Izraeli akuzon Hezbollahun se shfrytëzon ambulancat dhe qendrat mjekësore për transportimin dhe ruajtje e armëve.

Sipas mediave siriane, sulmet izraelit goditën të premten edhe periferinë e Damaskut, ndërkohë që ushtria izraelite njoftoi se kishte sulmuar rrugët përgjatë kufirit të Sirisë dhe Libanit, që sipas tyre shfrytëzoheshin për t’i dërguar Hezbollahut armë.

Sulmet e Izraelit në Damask ndaj lagjeve të banuara me komandantët e Hezbollahut, ata të Rojës Revolucionare të Iranit dhe drejtuesit e Hamasit dhe grupeve tjera militante palestineze shkaktuan vdekjen e 15 personave.

Sipas autoriteteve izraelite, këto sulme kishin për objektiv qendrat ushtarake dhe selinë e grupit militant palestinez, Xhihadi Islamik.

Sulmet e fundit kryhen në një kohë kur ka njoftime për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim që do t’i jepte fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas burimeve të agjencisë Reuters, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Liban i dorëzoi një projekt-propozim për armëpushim kryetarit të kuvendit të Libanit, Nabih Berri, i cili është i mbështetur nga Hezbollahu të negociojë.

Ky projekt-propozim është i pari në formë të shkruar në javët e fundit, që Uashingtoni u ofron palëve për t’i dhënë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Ambasada amerikane në Liban nuk i konfirmoi këto zhvillime.

Ndonëse përmbajtja e propozimit amerikan nuk është bërë e ditur, një zyrtar libanez i tha agjencisë Associated Press se projekt-propozimi amerikan synon një marrëveshje bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1701 që i dha fund luftës së vitit 2006 ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit Larijani qëndroi të premten në Bejrut për takime me zyrtarët libanezë, nga të cilët, siç tha ai, kishte marrë “sqarimet e duhura”.

“Republika Islamike e Iranit mbështet Libanin dhe zyrtarët libanezë në çdo situatë dhe në veçanti në rrethanat aktuale kur regjimi zionist e ka vendosur shtetin libanez në një situatë të vështirë”, deklaroi ai.

I pyetur nëse vizita e tij ka për qëllim të minojë projekt-propozimin amerikan, Larijani deklaroi:

“Nuk po mundohemi të sabotojmë asgjë. Po mundohemi të zgjidhim probleme. Do ta mbështesim popullin libanez në çdo rrethanë. Netanyahu dhe turma e tij janë ata që po prishin punë”, shtoi ai.

Irani është mbështetësi kryesor i Hezbollahut dhe njëkohësisht furnizuesi dhe financuesi i grupit militant që vepron në Liban.

Sipas Bankës Botërore, në 13 muajt e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, kostoja e dëmeve fizike dhe humbjeve ekonomike në Liban ka kapur shifrën e 8.5 miliardë dollarëve.

Sipas autoriteteve libaneze, konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut ka shkaktuar vdekjen e 3,380 personave.

The post Izraeli godet me sulme ajrore Libanin dhe Sirinë appeared first on Albeu.com.

Libani shpall tre ditë zie, vritet një tjetër komandat i Hezbollahut
Libani ka shpallur tre ditë zie për Hasan Nasrallah. Kryeministri Najib Mikati tha se zia zyrtare do të fillojë të hënën me flamujt që do të valëviten në gjysmë shtizë në ndërtesat publike

Zyrat publike gjithashtu do të mbyllen në ditën e funeralit të Nasrallah. Hezbollahu ende nuk ka shpallur një datë se kur do të përcillet për në banesën e fundit një prej komandantëve më të rëndësishëm të Hezbollahut.

Ndërkohë, nga ana tjetër kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ishte një pikë kthese historike që mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme, megjithëse ai paralajmëroi për “ditë sfiduese” përpara.

“Nasrallah nuk ishte terrorist, ai ishte terroristi”, tha Netanyahu në një deklaratë.

“Vrasja e Nasrallahut ishte një hap i domosdoshëm drejt arritjes së qëllimeve që kemi vendosur, kthimit të sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre dhe ndryshimit të ekuilibrit të fuqisë në rajon për vitet në vijim,” tha ai.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme të reja në Liban. Këtë herë shënjestra e tyre ka qenë në jug të Bejrutit, në lagjen Dahieh.

Në një deklaratë forcat izraelite njoftuan se gjatë këtij sulmi ishte vrarë Hassan Khalil Yassin.

“Si pjesë e rolit të tij, Yassin bashkëpunoi intensivisht me të gjitha njësitë sulmuese të Hezbollahut, ishte i përfshirë personalisht në planifikimin e sulmeve terroriste që u ekzekutuan gjatë luftës kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. Po ashtu kishte planifikuar sulme shtesë që do të kryheshin në ditët në vijim”, thuhej në deklaratë.

The post Libani shpall tre ditë zie, vritet një tjetër komandat i Hezbollahut appeared first on Albeu.com.

Hezbollahu sulmon me raketa veriun e Izraelit
Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izraelit mëngjesin e 27 marsit, tha ushtria izraelite.

Grupi militant, Hezbollah, mori përsipër lëshimin e raketave dhe tha se ky veprim ishte në përgjigje të një sulmi ajror izraelit gjatë natës ndaj një qendër mjekësore, të lidhur me këtë grup, në jug të Libanit, kur u vranë shtatë anëtarë të Hezbollahut.

Grupi militant libanez, Hezbollah, nisi sulmet raketore drejt Izraelit një ditë pasi nisi lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor.

Që atëherë, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore, kryesisht në zonën përgjatë kufirit Liban-Izrael, përderisa ndërmjetësit ndërkombëtarë po tentojnë të parandalojnë një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sulmet me raketa të Hezbollahut u kryen në qytetin verior izraelit të Kirjat Shmona dhe ndaj një baze ushtarake që ndodhen në këtë qytet.

Ekipet e shpëtimit në Izrael thanë se një 25-vjeçar u vra nga sulmet e Hezbollahut, ndërkaq një person është plagosur.

Që kur ka shpërthyer dhuna mes Hezbollahut dhe Izraelit, nga luftimet janë vrarë nëntë civilë dhe 11 ushtarë në Izrael. Ndërkaq, pothuajse 240 luftëtarë të Hezbollahut dhe afër 40 civilë janë vrarë në Liban.

The post Hezbollahu sulmon me raketa veriun e Izraelit appeared first on Albeu.com.

Libani nis sulmet me raketa drejt Izraelit/Mbetën të vrarë një grua dhe djali saj!
Një grua 76-vjeçare dhe djali i saj janë vrarë në një fshat në veri të Izraelit nga një raketë e hedhur nga Libani të dielën, njoftuan zyrtarët izraelitë.

Ky sulm ndodhi vetëm disa orë pasi ushtria izraelite tha se i vrau katër militantë të armatosur rëndë, të cilët po tentonin të futeshin vjedhurazi në Izrael nga Libani.

Luftimet mes Izraelit dhe lëvizjes libaneze të mbështetur nga Irani, Hezbollah, janë rritur paralelisht me luftën mbi tremujore të Izraelit kundër Hamasit në Gazë, një grupi tjetër të mbështetur nga Irani.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Raketa antitanke e hedhur në Kfar Yuval, një fshat bujqësor në kufi me Libanin, ra mbi një shtëpi, duke e vrarë nënën dhe djalin e saj 40-vjeçar, tha ushtria izraelite.

Një burrë 74-vjeçar u plagos, sipas një zyrtari mjekësor, i cili e përshkroi atë si anëtarë të së njëjtës familje të bujqve.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj janë duke i goditur caqet e Hezbollahut në Liban në shenjë hakmarrjeje.

The post Libani nis sulmet me raketa drejt Izraelit/Mbetën të vrarë një grua dhe djali saj! appeared first on Albeu.com.

Skenari i përfshirjes së Hezbollahut në luftë është një makth: Do të shkaktojë një zjarr të rrezikshëm rajonal
Me ngërçin në terren që vazhdon dhe me të vetmen perspektivë të dukshme përshkallëzimin, ankthi i aktorit ndërkombëtar është rreziku i përfshirjes në konflikt i Iranit që do të çonte në një konflikt të përgjithësuar në rajon.

Teherani është përpjekur ditët e fundit të heqë dorë nga përgjegjësitë që i atribuohen për drejtimin e Hamasit dhe forcimin e tij në mënyrë që të mund të kryejë sulmin e befasishëm kundër Izraelit.

Megjithatë, vlerësohet se vetëm një reaksion zinxhir, me një sulm tokësor izraelit në Gaza, një sulm kundër shpërqendrimit nga Hezbollahu nga territori i Libanit dhe një përgjigje ushtarake nga Izraeli, mund të shkaktojë përfshirje, qoftë edhe në një shkallë të kufizuar, nga Teherani.

Sepse Libani dhe Hezbollahu (i cili gjithashtu ka një ndikim të fortë politik në vend) janë një pjesë thelbësore e enigmës në strategjinë që Teherani ka zhvilluar vitet e fundit për të shtrirë ndikimin e tij në Mesdhe dhe për të krijuar ura në Lindjen e Mesme për të ushtruar presion ndaj Izraelit.

Lëvizja e njësisë së goditjes së Flotës së 6-të Amerikane jashtë ujërave të Izraelit dhe informacioni për ripozicionimin e F15-ve amerikanë në Jordani sigurisht që nuk ka të bëjë me konfrontimin me Hamasin, por ato veprojnë si pengesë për një ndërhyrje të Iranit.

Por të gjithë e kuptojnë se një përfshirje e drejtpërdrejtë e Teheranit në mbështetje të Hezbollahut ose regjimit të Asadit dhe zgjedhja për të goditur objektivat iraniane do të shkaktojë një zjarr të përgjithshëm në rajon, me Izraelin, por edhe forcat amerikane në Sirinë Veriore në Irak dhe në të gjithë rajonin.

Një eventualitet i tillë nuk dëshirohet nga askush, përveç ndoshta skifterëve në Tel Aviv, pasi as SHBA-të duket se nuk janë pajtuar me idenë e një konfrontimi ushtarak me Teheranin, i cili padyshim do të çonte në hapjen e një fronti të ri.

Në realitet, sigurisht, një sulm izraelit kundër objektivave të Hezbollahut në Liban nuk ka të bëjë fare me sulmet në Gaza, pasi do të përfshinte një sulm kundër një shteti të pavarur, uniteti dhe mbijetesa e të cilit varet nga një “fije”. Ndërkohë që ndërmerr veprime ushtarake kundër depove iraniane të armëve në territorin e Sirisë do të shkaktojnë aktivizimin e sistemit raketor të Damaskut, në anën e të cilit janë shumë luftëtarë të Hezbollahut.

Pra, hipoteza e përfshirjes iraniane është “elefanti në dhomë”.

Nëse Hezbollahu hap një front me Izraelin, do të testojë gjithashtu qëndrueshmërinë e amerikanëve që kanë një angazhim strategjik për sigurinë e Izraelit.

Megjithatë, një konflikt i tillë, edhe pse strategjikisht do t’u shërbente vendeve sunite të Gjirit (përveç Katarit), në këtë moment nuk është i dëshiruar nga askush për shkak të dimensioneve të paparashikueshme që mund të merrte dhe gjithashtu pasojave të mëdha që do të kishte për ekonominë e Perëndimi.

Në orët e ardhshme, të gjithë sytë janë te Izraeli dhe kufiri i tij me Libanin, pasi aty mund të jetë fitili për një konflikt shumë të rrezikshëm që do të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë dhe stabilitetin më të gjerë rajonal./Albeu.com

The post Skenari i përfshirjes së Hezbollahut në luftë është një makth: Do të shkaktojë një zjarr të rrezikshëm rajonal appeared first on Albeu.com.

Izraeli thotë se ka kryer sulme hakmarrëse në Siri
Izraeli ka kryer sulme me artileri në Siri mëngjesin e 9 prillit, njoftoi ushtria e këtij shteti, pasi disa raketa u hodhën prej Sirisë dhe goditën Rrafshnaltën e Golanit, të pushtuara nga Izraeli.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit për raketat e hedhura nga Siria – përgjegjësinë për të cilat nuk e ka marrë ende askush – paraqesin episodin e fundit të përshkallëzimit të dhunës në rajon.

“Në përgjigje të raketave të lëshuara nga Siria në Izrael më herët gjatë ditës së sotme, aktualisht territori sirian po goditet me artileri”, shkroi në Twitter ushtria izraelite.

Një dron po ashtu “po godet caqe në Siri prej ku janë lëshuar raketat drejt territorit izraelit”.

Gjashtë raketa u lëshuan drejt Izraelit mbrëmjen e së shtunës dhe dy goditën Rrafshnaltën e Golanit, tha ushtria izraelite. Të paktën një raketë është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Rajoni prej 1.200 kilometrash – që patrullohet nga ushtarë izraelitë dhe gjendet në kufi me Libanin – u mor nga Siri më 1967 gjatë Luftës Gjashtëditore. Izraeli më vonë e aneksoi këtë rajon, lëvizje që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Media shtetërore siriane, SANA, tha se sulmet e Izraelit u kryen rreth orës 05:00, sipas kohës lokale. Duke cituar burime të paidentifikuara brenda ushtrisë, SANA raportoi se ushtria siriane “ka detektuar raketat dhe ka rrëzuar disa prej tyre”.

Rritja e dhunës vjen në kohën kur myslimanët po shënojnë Muajin e Ramazanit dhe hebrenjtë dhe të krishterët po festojnë Pashkët.

Më herët gjatë javës, policia izraelite pengoi lutjet në xhaminë Al-Aqsa – vendin e tretë më të shenjtë të myslimanëve – duke argumentuar se “disa të rinj, shkelës të ligjit” ishin barrikaduar brenda xhamisë.

Një ditë më vonë, mbi 30 raketa u lëshuan nga territori i Libanit drejt Izraelit dhe për këto sulme Izraeli fajësoi grupet palestineze, duke thënë se ka të ngjarë që sulmet janë kryer nga Hamasi, që udhëheq me Rripin e Gazës.

Izraeli më pas bombardoi Gazën dhe jugun e Libanit, duke shënjestruar “infrastrukturat e terroristëve” që tha se i përkisnin Hamasit.

Ky ishte sulmi më i madh nga Libani që kur Izraeli zhvilloj një luftë 34-ditore me grupin militant Hezbollah – që ka mbështetjen e Iranit – më 2006, dhe po ashtu ishte hera e parë që Izraeli konfirmoi se ka sulmuar territorin libanez që nga prilli i vitit 2022.

Izraeli dhe Libani teknikisht janë në gjendje lufte dhe vija e armëpushimit patrullohet nga Forcat e Përkohshme në Liban të Kombeve të Bashkuara, që janë të dislokuara në jug të shtetit.

Ndërkaq sa i përket Sirisë, së fundmi Izraeli ka intensifikuar sulmet duke shënjestruar grupet pro-iraniane./rel

The post Izraeli thotë se ka kryer sulme hakmarrëse në Siri appeared first on Albeu.com.

Libani rrënohet ekonomikisht, Shteti Islamik rekruton të rinjtë
Në një kohë kur Libani vazhdon të rrënohet ekonomikisht, një numër në rritje të rinjsh nga veriu i varfër i vendit, po i bashkohen grupit të Shtetit Islamik. Por siç njofton nga Tripoli korrespondenti i Zërit të Amerikës Nicole Di Ilio, nuk është vetëm varfëria apo ideologjia ekstreme ajo që i shtyn ata në duart e militantëve. Ndërsa Libani rrëshqiti më thellë në mjerim ekonomik gjatë vitit 2022, të rinjtë janë zhdukur nga veriu i vendit i lënë pas dore, veçanërisht nga Tripoli, për t’u shfaqur më vonë në Irak, ku disa i janë bashkuar Shtetit Islamik. Mahmmoud Seif pa vëllain e tij Bakr për herë të fundit në dhjetor 2020. Bakr u largua befas nga shtëpia dhe shkoi të merrte armët përkrah grupit radikal islamik. Një muaj më vonë, Mahmmoudi tha se Bakri u vra gjatë një sulmi ajror të qeverisë irakiane që synonte militantët e dyshuar në Irakun lindor.

“Bakri u zgjua në mëngjes dhe i tha mamasë së tij të përgatiste drekën. Më pas, u largua dhe nuk u kthye më. Bekri u zhduk”, thotë Mahmmoudi. Migrimi i të rinjve ka ngjallur frikën e një vale të re rekrutimi radikal, duke përfituar nga zhgënjimi dhe dëshpërimi, i nxitur nga shkatërrimi ekonomik i Libanit dhe tensionet gjithnjë e më të pranishme sektare.

“Njerëzit në Liban po i bashkohen Shtetit Islamik për arsye të ndryshme: papunësia, varfëria dhe mungesa e shërbimeve bazë. Por ka edhe një faktor tjetër: policia arreston të rinjtë vetëm për shkak të dyshimeve për lidhje me militantët dhe më pas ata kalojnë vite në burg pa gjyq. Kjo krijon zhgënjim dhe dëshirën për hakmarrje”, thotë Mohammad Sablouh, Drejtor i Qendrës për të Drejtat e të Burgosurve.

Udhëheqës fetarë si Sheikh Bilal Baroudi, imami i Xhamisë al-Salam të Tripolit, thonë se qyteti është terreni kryesor për rritjen e ekstremizmit. “Tripoli është një qytet konservator. Është toka e njerëzve që janë kundër regjimit sirian. Këta njerëz përfaqësojnë brezin e ri plot krenari dhe guxim. Ata janë të gatshëm të luftojnë”, thotë Sheikh Bilal Baroudi.

Në përgjithësi, lufta për mbijetesë është arsyeja kryesore që i shtyn disa të rinj të bashkohen me grupet radikale islamike. “Iu bashkova DAESH-it sepse grupi më jepte rreth 500 dollarë në muaj. Doja të jetoja me dinjitet dhe para se t’i bashkohesha grupit, nuk munda ta bëja këtë”, thotë Mohammad, militant i Shtetit Islamik. Në këtë peizazh varfërie dhe pakënaqësie, rekrutuesit e Shtetit Islamik vazhdojnë të qarkullojnë, duke shpresuar të tërheqin të rinjtë libanezë të etur për të ikur nga një vend në kolaps./VOA

The post Libani rrënohet ekonomikisht, Shteti Islamik rekruton të rinjtë appeared first on Albeu.com.