Lezha Archives - Albeu.com

INSTAT zbulon shifrat: Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend
Sipas të dhënave rajonale të INSTAT, Lezha dhe Shkodra, kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit.

Në vitin 2023, paga mesatare në Lezhë ishte 56,802 lekë në muaj dhe në Shkodër 57,043 lekë në muaj.

Në anën tjetër, Tirana kishte pagë mesatare 79,212 lekë në muaj, ndjekur nga Gjirokastra me 65 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve, tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike, institucioneve publike dhe kompanive private që ofrojnë paga më konkurruese në kryeqytet.

Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana.

Pagat në qarqe tregojnë për prani më të ulët të sektorëve me vlerë të shtuar dhe punësim më të lartë në aktivitete me produktivitet të kufizuar, si tregtia e vogël apo bujqësia.

Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit.

Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.

Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.

Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati.

Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare.

Në këto sektorë, pagat janë të rregulluara dhe shpesh më të larta se në tregun privat lokal. Kjo bën që mesatarja të ngrihet, edhe pse pjesa më e madhe e popullsisë nuk punon në sektorë me paga të tilla.

Paga e lartë mesatare nuk përkthehet në mirëqenie të përgjithshme, pasi pjesëmarrja në tregun e punës është e ulët dhe një pjesë e madhe e familjeve mbështeten ende në remitanca dhe të ardhura nga jashtë./ Monitor

The post INSTAT zbulon shifrat: Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend appeared first on Albeu.com.

Radhën e ka dhe Lezha/ IKMT “zbarkon” në rrugët e qytetit, i lë lezhjanëve 5 ditë kohë për të çliruar hapësirat ose do t’i vendosë rruspën
Inspektorët e IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake e Lezhës kanë dalë në terren ku dhe janë duke evidentuar rastet e zaptimit të hapësirave publike.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga kontrollet e deritanishme rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë me dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje.

Për këto të fundit pronarëve u është vendosur një afat kohor prej pesë ditësh, ndërkohë që në rast se nuk i prishin vullnetarisht atëhere do t’u duhen inspektorëve të IKMT-së që të t’i “rrafshojnë”.

Ky aksion ka ardhur pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama i cili u ka vendosur “ultimatum” të gjithë kryebashkiakëve të vendit që të lirojnë hapësirat publike të cilat janë “zaptuar” pa leje në qytetet të cilat ata drejtojnë.

The post Radhën e ka dhe Lezha/ IKMT “zbarkon” në rrugët e qytetit, i lë lezhjanëve 5 ditë kohë për të çliruar hapësirat ose do t’i vendosë rruspën appeared first on Albeu.com.

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike.

Konkretisht banorët në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shënkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit.

Sipas raportimeve, për zgjedhjen e kësaj situatë janë angazhuar mjete dhe punonjës të Operatorit të Transmetimit të Energjisë Elektrike. Ata po  punojnë  për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

The post Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike appeared first on Albeu.com.

TABELAT/ Beteja për Lezhën, qarku ku nuk pritet të ketë ndryshim rezultati
Qytetarët e qarkut Lezhë pritet të mandatojnë shtatë deputetë më 11 maj, ku opozita duket se do të synojë të ruajë rezultatin e saj të së shkuarës ndërsa socialistët do të përpiqen edhe një herë ta përmbysin atë, gjë që e kanë tentuar disa herë por pa shumë sukses.

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 i dha opozitës katër nga shtatë mandate, ndërsa socialistët morën 3 mandate e LSI, ndërsa mori 10% të votave, mori zero mandate.

LSI dhe PD morën bashkë 58% të votave të qarkut dhe, duke qenë se tashmë garojnë bashkë, i duhen edhe rreth 4 mijë vota të tjera për të marrë mandatin e pestë. Kjo sugjeron gjithashtu që, nëse opozita humbet disa mijëra vota, rezultati sërish vështirë se ndryshon dhe mandatet mund të ndahen sërish 4 me 3 për opozitën.

Ndërsa që rezultati të kalojë në favor të socialistëve, opozita do të duhet të humbasë mbi 14 mijë vota, ose më shumë se një në çdo tre vota që mori në zgjedhjet e kaluara.

Qarku i Lezhës i ka dhënë Partisë Demokratike katër mandate në zgjedhjet e viteve 2009 e 2013, ndërsa një mandat i humbur prej saj më 2017 u fitua nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Socialistët morën 3 mandate më 2009, ndërsa më 2013, kur garuan në aleancë me LSI, e humbën një mandat që i kaloi LSI-së. Në vitin 2017, socialistët arritën të fitojnë shumicën e thjeshtë në qark përballë demokratëve por sërish, nuk morën dot më shumë se sa 3 mandate.

Lezha ishte edhe qarku ku, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje u bë sinonim i nevojës së vendit për të pastruar politikën nga krimi.

Në zgjedhjet e pushtetit vendor 2023, socialistët fituan dy nga tre bashkitë e qarkut, por gara në këtë zonë ishte në mënyrë të pazakontë, e ngushtë. Ndërsa kandidatët socialistë fituan në rang kombëtar 55% të votave, në tre bashkitë e Lezhës fituan me vetëm 51%, kundrejt 49% të opozitës.

Profili demografik e social

Qarku i Lezhës përfshin një territor të gjerë që shtrihet nga bregdeti i Adriatikut dhe Ultësira Perëndimore te zona kodrinore e malore e Mirditës. Sipas të dhënave të Censit 2023, qarku ka një identitet të fortë katolik, me 75% të popullsisë banuese që i përket këtij religjioni. Katolikët në Qarkun Lezhë janë më të shumtë në numër dhe në përqindje më të lartë të popullsisë se sa në Shkodër, zona e njohur tradicionalisht si kryeqendra e katolicizmit në vend.

Ekonomia e qarkut është e larmishme, me toka shumë pjellore përgjatë luginës së Drinit të Lezhës, me turizëm të zhvilluar në qytezën e Shëngjinit si dhe, së fundmi, në plazhin e Tales, si dhe me industri minerare në territorin e Mirditës.

Qytetet Laç e Lezhë, të cilat u zhvilluan si qendra industriale në kohën e komunizmit, tashmë kanë ruajtur industri të kufizuar në manifakturë. Agroturizmi është zhvilluar veçanërisht me sukses si iniciativë private në fshatin Fishtë ndërsa ekoturizmi në lagunat e shumta të grykëderdhjeve të lumenjve Drin i Lezhës e Mat është i cënuar nga shkalla e lartë e erozionit, ndotja dhe gjuetia e paligjshme.

Qarku ka një numër qytezash të cilat mbeten të tilla vetëm nominalisht; Bashkia e Mirditës numëron katër toponime si qytete, Rrëshenin, Rubikun, Repsin dhe Kurbneshin, ku dy të fundit kanë humbur industrinë minerare për të cilën u ndërtuan. Në ultësirë, qyteti i Laçit si dhe qytezat Mamurras e Milot janë zhvilluar vonë si qyteza industriale.

Në Censin e vitit 2023, popullsia banuese rezultoi 99 mijë vetë, me rënie 26% në krahasim me vitin 2011 dhe 37% në krahasim me vitin 2001.

Rreth 65% e popullsisë jeton në zonat urbane. Mes viteve 2011 dhe 2023, popullsia urbane ka rënë me 17% ndërsa ajo rurale me 33%.

Kandidatët

Ministri aktual i drejtësisë Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj, një psikolog që ka qenë drejtor në disa pozicione shtetërore gjatë viteve të fundit, kanë zënë listën e mbyllur të kandidatëve të Partisë Socialiste dhe këta sipas të gjitha gjasave janë fitues.

Përballë tyre, Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, të dy deputetë aktualë garojnë për Shqipërinë Madhështore. Tre drejtorë bashkie, një drejtues OSHEE-je, një drejtoreshë mësuese shkolle, një gazetare diplomate dhe një menaxher biznesi privat garojnë në listën e hapur të PS.

Ish kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj për koalicionin PS-LSI të dy dekadave më parë garon në radhët e opozitës krahas ish-gjyqtarit Gjin Gjoni e deputetes Lindita Metaliaj. Disa aktivistë vendës si Rigerta Loku dhe Arilda Lleshi garojnë për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet krahas Dedë Prengës, një ish-ushtarak i lartë.

Emiljando Kita dhe Xhuljane Uku nga sektori jofitimprurës garojnë në listën e mbyllur të Lëvizjes Bashkë krahas një minatori në pension, një shoferi që jeton në Itali, një menaxheri futbolli e një avokati të vetëpunësuar./ BIRN

The post TABELAT/ Beteja për Lezhën, qarku ku nuk pritet të ketë ndryshim rezultati appeared first on Albeu.com.

25 vjeçari u gjet pa jetë brenda makinës, policia: Nuk e dimë nëse është vrasje apo vetëv*asje
Policia e Lezhës ka dal me njoftim zyrtar lidhur me vdekjen e 25 vjeçarit Romario Brunga në Lezhë. Ai u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij pasditën e sotme nga kalimtarë të rastit.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa po punon për zbardhjen e dinamikës. Policia po heton dy pista, atë të atentatit dhe të vetëvrasjes. Kjo për shkak se viktima ka vetëm një plumb në trup.

Trupi i të riut është transportuar drejt morgut, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Lezhë/Informacion Paraprak

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

The post 25 vjeçari u gjet pa jetë brenda makinës, policia: Nuk e dimë nëse është vrasje apo vetëv*asje appeared first on Albeu.com.

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Me urdhër të SPAK, janë lëshuar 50 urdhër-arreste për kapjen e kontigjentëve të krimit.

Mësohet se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës. Po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim.

Ndërkohë, në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

The post SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar appeared first on Albeu.com.

Pjerin Ndreu skeptik për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë: Ndoshta nuk do të ndodhë, do kërkoj garanci dhe investime
Marrëveshja e firmosur në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë, vijon të shkaktojë debate.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në një intervistë për “Vendi im” në Tirananews, shprehet skeptik se një gjë e tillë të ndodhë. Gjithsesi, Ndreu nënvizon se nëse ajo do të zbatohet, do t’i kërkojë qeverisë dy garanci. “Nuk kam gjë për të fshehur fare. Nëse do të ndodhë qeveria duhet të mendohet mirë se Lezha duhet të bëhet epiqendra e zhvillimit.

Nëse ja ka deleguar Lezhës këtë kosot, duhet të përballojë edhe koston e ndryshimit të këtij vendi që më shumë se çdo qytet tjetër ka nevojë dhe garancitë: 1- Sigurinë dhe 2- investimet. Në të dhënat që kam unë, ndoshta nuk do të ndodhë. Sepse ka disa procedura ligjore që do duhet të kalohen edhe në shtetin fqinj edhe tek ne. Por edhe nëse ndodh, duhen 2 garanci: Garancinë e sigurisë që mos të jenë në territorin e Lezhës të lirshën duke lëvizur, dhe e dyta, Lezha duhet të jetë qendra e investimeve për shkak të kontributit që jep dhe kostove që merr”, thotë kreu I Bashkisë së Lezhës

Kryebashkiaku Ndreu thekson se Lezha duhet të konsiderohet si pritëse nga qeveria italiane dhe të mbështetet. “Së pari kemi të bëjmë me qënie njerëzore në nevojë dhe e dyta është se shqiptarët kanë qënë vetë pjesë e këtij emigracioni, pjesë e kësaj problematike, pjesë e keqtrajtimit, pjesë e paragjykimit, pjesë e racizmit, pora kemi qënë vetë dhe shqiptarët nuk mund ta prodhojnë të njejtën gjë. Por standardi duhet të ruhet dhe nëse do vijnë, unë do kërkoj që Lezha të konsiderohet edhe si pritëse nga qeveria italiane, në idenë e mbështetjes me investime, të stimulimit të gjithçkaje që ka të bëjë me turizmin këtu. Dhe qeveria duhet të fokusohet në Lezhë, pasi është nje sakrificë që ne mund ta bëjmë, por jo pa kosto. Me koston e zhvillimi të qytetit”, thotë Ndreu.

Ai sqaron se porti dhe aeroporti i Gjadrit janë nën menaxhimin e qeverisë e jo të bashkisë dhe kërkon që të shmanget keqpërdorimi politik. “Dy gjëra duhet të shmangen në këtë histori. E para e punës keqpërdorimi politik dhe për pasojë racizmi. Pra, janë dy element të papranueshëm për mua. Pastaj diskutojmë për gjithçka, ka leverdi apo nuk ka. Nuk jam në gjendje ta them sot ka apo nuk ka leverdi, por nëse do të ndodhë – unë dyshoj se jo – por nëse do të ndodhë, do të kërkojë garancitë e mia si drejtues I pushteti lokal që sistemi i shërbimit në Gjadër të jetë shumë i fortë.

Në praktikën tonë në nuk kemi prurje dhe dalje masive të afrikanëve, sepse po t’i mbushet mendja, për 24 orë ta mbushin Shqipërinë dhe nuk I ndalon dot. Por nuk e shohin si opsion as të dalin jashtë as ardhjen në Shqipëri. Kjo është pozitive në kuptimin e frikës së disave dhe ka një shembull për këtë. Jemi këtu në Shëngjin ku ne kemi përpunuar 4000 vetë dhe nuk ka ndodhur asgjë. I njëtji debat u bë edhe atëherë”, deklaroi Ndreu.

The post Pjerin Ndreu skeptik për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë: Ndoshta nuk do të ndodhë, do kërkoj garanci dhe investime appeared first on Albeu.com.

Gjenden mbi 1.500 bimë kanabisi në Lezhë, asnjë gjurmë nga kultivuesit
1541 bimë narkotike cannabis sativa u gjetën sot të kultivuara në 3 fshatra të rrethit Lezhë.

Bimët narkotike u sekuastruan në kuadër të fazës së 23-të të megaoperacionit “Imazhi”.

Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.

Njoftimi policisë

DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet antikanabis, finalizohet faza e 23-të e megaoperacionit “Imazhi”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 1541 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 3 fshatra të rrethit Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimë narkotike,

Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 23-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës, nga shërbimet policore të Komisariatit të

Policisë Lezhë janë gjetur të kultivuara në tokë në zona

pyjore, në total 1541 bimë narkotike cannabis sativa të cilat pas veprimeve procedurale u asgjësuan me anë të djegies.

Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post Gjenden mbi 1.500 bimë kanabisi në Lezhë, asnjë gjurmë nga kultivuesit appeared first on Albeu.com.

Dy qarqet me nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri
Shqipëria shënoi rritje të madhe të punësimit pas pandemisë, por disa qytete të vendit tonë renditen të parat në Rajon për nivelin e lartë të papunësisë.

Rajoni i Ballkanit historikisht ka vuajtur nga një nivel i lartë i papunësisë, por gjithashtu ka diferenca të mëdha ndërmjet rajoneve të ndryshme ku papunësia është jashtëzakonisht e lartë analizoi së fundmi Banka Botërore.

Në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, disa rajone që kanë pasur historikisht norma të larta të papunësisë përjetuan rritje edhe më të madhe të papunësisë në raport me periudhën parapandemike, si Lezha dhe Dibra në Shqipëri (rritje me 5 pikë përqindje dhe 7,6 pikë përqindje 2022).

Normat më të larta të papunësisë në Ballkan i kanë katër rajone të Maqedonisë Veriore dhe një në Bosnjë, e pesta në radhë për nivelin e lartë të papunësisë është Lezha, i gjashti një rajon në Juglindje te më Maqedonisë se veriut dhe pastaj Dibra. Gjithashtu Banka Botërore rendit Durrësin dhe Vlorën me nivel papunësie mbi mesataren rajonale.

Papunësia në Ballkanin Perëndimor u ndikua në mënyrë disproporcionale nga pandemia. Gati 70,000 vende pune humbën në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020, kryesisht të orientuara drejt turizmit.

Shqipëria dhe Mali i Zi u goditën më shumë si rezultat i kufizimeve në lëvizje. Në të njëjtën kohë, normat e papunësisë në kryeqytetet (Tiranë, Beograd, Shkup) shënuan ulje modeste të papunësisë.

Në anën tjetër qytetet shqiptare të Gjirokastrës, Kukësit, Beratit dhe Elbasanit renditen me nivelin më të ulët të papunësisë në Rajon. Papunësia e ulët në këto qarqe sipas analizave të mëparshme të Bankës Botërore lidhet zhvillimet demografike, shpopullimin e këtyre rajoneve dhe plakjen e popullsie.

Kudo në Ballkan shkalla e përgjithshme e pjesëmarrjes në forcën e punës është përmirësuar gjatë vitit të kaluar.

Shkalla e pjesëmarrjes ishte mesatarisht 53.1 për qind në Dhjetor 2022 ose me rritje 0,8 pikë për qind në rritje në krahasim me fundin e vitit 2021.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës pësoi rritje të Malin e Zi dhe në Shqipëri (përkatësisht me 5.6 pikë për qind dhe 2.8 për qind).

Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës arriti 63.2 për qind në Shqipëri, një rekord rajonal.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut shkalla e pjesëmarrjes ra në vitin 2022, ndërsa ne Serbi rritja e punësimit u ngadalësua në fund të vitit 2022.

Popullsia në moshë pune po shënon rënie në të gjithë rajonin, madje fenomeni është i pranishëm edhe në Kosovë ( qyteti me popullsinë më të re në moshë ).

Kjo rënie që është e dukshme edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi po krijohet nga pakësimi i qëndrueshëm i lindjeve dhe flukset e larta të emigracionit./monitor

The post Dy qarqet me nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Situata e përmbytjeve në vend, kreu i Emergjencave: Lezha dhe Shkodra mkreu i Emergjencave problematike
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa zona të vendet, teksa situata më e rënduar është paraqitur në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë me dije se situata paraqitet kritike tek përroi i Manatisë. Ai po ashtu theksoi se situata në qarkun e Lezhës është në kontroll dhe se të gjitha mjetet janë në terren.

Në lidhje me Shkodrën, Çako tha se pjesa e Obotit, Oblikës si edhe Bushatit kanë paraqitur situatë më problematike.

Megjithatë ai theksoi se nuk ka vend për panik, pasi ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

“Për fat të mirë nuk ka familje të përmbytura, nuk ka prezencë uji në banesa. Ka në disa rrugë në qytetin e Lezhës dhe shpresoj që niveli i ujit të tërhiqet. Të gjitha strukturat operacionale janë në gatishmëri dhe ditën e nesërme pritet intensitet i shtuar i reshjeve. Rruga Lezhë Milot është e aksesueshme, një lagje në pjesën lindore ishte një rrugë të kufizuar për shkak të prezencës së ujit nga Përroi i Manatisë. Ka nivel të shtuar të lumit Drin të Lezhës, por situate po monitorohet dhe deri tani nuk ka pasur nevojë për evakuim”, tha  Çako për News 24.

“Pjesa e Obotit, Oblikës, Bushatit për shkak të përqendrimit të shumë lumenjve në drejtim të derdhjes së Bunës dhe të një liqeni të Shkodrës rritjet janë në nivele maksimale. Mund të themi që niveli në Lumin Drin kap kuotat 6.2 metër, ndërsa niveli maksimal është 7.5. Ndërsa për zonat e tjera është në varësi të prurjeve dhe kemi një stabilitet dhe kontroll të baseneve, pasi po monitorohen”, bëri ai me dije për Shkodrën.

The post Situata e përmbytjeve në vend, kreu i Emergjencave: Lezha dhe Shkodra mkreu i Emergjencave problematike appeared first on Albeu.com.