Levizje Archives - Albeu.com

Tërheqje e llogaritur apo sinjal politik? Analistët interpretojnë deklaratën e Osmanit dhe mesazhin që ajo përcjell
<html><head></head><body>

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe mbylljes së mandatit të saj në krye të shtetit, Vjosa Osmani është vënë sërish në qendër të diskutimeve politike, kësaj radhe për deklarimet e saj lidhur me rolin që mund të ketë në procesin e formimit të institucioneve.

Së fundi, ndonëse më herët kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte arsye ta refuzonte kandidaturën e saj për presidente, Osmani tha se nuk do të lejojë që emri i saj të kthehet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Emri im kurrë nuk ka qenë pengesë në krijimin e institucioneve dhe as kurrë nuk do të jetë. Unë nuk do ta lejoj në asnjë mënyrë që emri im të shndërrohet në pengesë për krijimin e institucioneve“, deklaroi ajo.

Kjo deklaratë ka hapur debat për mesazhin politik që ajo po përcjell në këtë etapë të re të zhvillimeve politike, sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe në prag të negociatave që pritet të zhvillohen për postin e presidentit.

Në këtë mënyrë, është rikthyer edhe dilema nëse kemi të bëjmë me një ndryshim në qasjen e Osmanit ndaj një mandati të ri presidencial, apo vetëm me një përpjekje për të mos u bërë pjesë e një bllokade institucionale.

Vuniqi: Asnjë emër nuk duhet të jetë pengesë për krijimin e institucioneve

Lidhur me këtë çështje, për “Bota sot” foli edhe opinionisti Agim Vuniqi, i cili komentoi mesazhin e fundit të Osmanit në raport me zhvillimet politike dhe ngritjen e institucioneve të vendit.

Në prononcimin e tij për “Bota sot”, ai tha se deklarata e ish-presidentes mund të shihet si një përpjekje për zbutjen e tensioneve politike, por nuk e përjashtoi mundësinë që ajo të përfaqësojë edhe një tërheqje taktike.

“Deklarata se ‘emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë pengesë për krijimin e institucioneve’ është, para së gjithash, një mesazh politik që vendos theksin te funksionimi i institucioneve mbi interesat personale. Në një demokraci parlamentare, kjo është një qasje që, në parim, kontribuon në uljen e tensioneve politike.

Nëse kjo deklaratë nënkupton një tërheqje taktike nga ambicia për një mandat të ri presidencial apo është rezultat i një rivlerësimi pas zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk mund të thuhet me siguri. Këto mbeten interpretime politike dhe jo fakte të provuara”, shtjelloi ai.

Sipas Vuniqit, çdo rezultat zgjedhor ndikon në llogaritjet e aktorëve politikë dhe në objektivat që ata vendosin për funksionet më të larta shtetërore.

Ai theksoi gjithashtu se standardi që duhet të vlejë për të gjithë është që asnjë emër të mos bëhet pengesë për krijimin e institucioneve të shtetit.

“Megjithatë, është e natyrshme që çdo rezultat zgjedhor të ndikojë në kalkulimet e aktorëve politikë. Zgjedhjet nuk përcaktojnë vetëm raportin e forcave në Kuvend, por edhe realizueshmërinë e kandidaturave për funksionet më të larta shtetërore. Në këtë kuptim, çdo deklaratë e bërë pas një procesi zgjedhor lexohet edhe në kontekstin e aritmetikës së re politike.

Më e rëndësishmja, sipas mendimit tim, është që debati të mos përqendrohet te emrat, por te parimet. Kosova ka nevojë për institucione që ndërtohen mbi konsensus kushtetues dhe funksionim normal demokratik, jo mbi varësinë nga një individ i vetëm. Nëse të gjithë aktorët politikë pranojnë se asnjë emër nuk duhet të jetë pengesë për krijimin e institucioneve, atëherë ky duhet të jetë një standard që vlen për të gjithë, pa përjashtim”.

Në përfundim, ai tha se deklarata e Osmanit lë hapësirë për një kompromis të mundshëm institucional.

“Në fund, gjykimin për motivet politike ua lë qytetarëve dhe zhvillimeve të ardhshme. Ajo që mund të thuhet sot është se deklarata krijon hapësirë për kompromis institucional, ndërsa nëse ajo përfaqëson edhe një ndryshim strategjie politike, kjo do të bëhet e qartë vetëm nga veprimet konkrete që do të pasojnë”, përmbylli Agim Vuniqi për “Bota sot”.

Bukuroca: Vjosa duket se e ka përjashtuar vetveten nga loja dhe karriera e saj politike duket se ka marrë fund

Në lidhje me të njëjtën temë, për “Bota sot” foli fillimisht edhe publicisti Lis Bukuroca, i cili vlerësoi se deklarata e Osmanit ngjan më shumë me një tërheqje taktike, pasi sipas tij është e vështirë të besohet se ajo ka hequr dorë nga ambicia për postin e presidentes.

Ai njëherësh e kritikoi ish-presidenten për sjellje që, sipas tij, nuk ishte diplomatike dhe për një qasje hakmarrëse ndaj kryeministrit Kurti, veçanërisht pas deklaratave të saj që prej rikthimit në LDK.

“Vështirë të besohet se Vjosa nuk ka më ambicie. Kjo duket më shumë si një tërheqje taktike. Pak kohë më parë, ajo kishte deklaruar se Kurti nuk kishte asnjë arsye ta refuzonte emrin e saj.

Me sjellje jodiplomatike dhe me një qëndrim të theksuar hakmarrës, ajo iu bashkangjit LDK-së, duke shpresuar se së paku për 10% do ta rriste LDK-në dhe njëkohësisht do ta dëmtonte Kurtin.

Me ligjërimin e saj, me insinuata dhe nënkuptime si: “Kush e di çfarë ka folur Kurti me Vuçiqin”, ajo e degradoi vetveten dhe ndihmoi shumë që publiku ta kuptojë pse, në afekt, e shpërndau Kuvendin”, deklaroi ai.

Bukuroca vlerësoi më tej se me veprimet e saj, Osmani e ka “zvogëluar veten” dhe se, sipas tij, tashmë karriera e saj politike duket pranë fundit.

“Vjosa ishte e madhe, por vetë e zvogëloi veten. Tani ajo nuk e ka më mbështetjen e askujt, as të LDK-së në tërësi. Për fat të keq, Vjosa duket se e ka përjashtuar vetveten nga loja dhe karriera e saj politike duket se ka marrë fund”, përfundoi Lis Bukuroca për “Bota sot”.

</body></html>

The post Tërheqje e llogaritur apo sinjal politik? Analistët interpretojnë deklaratën e Osmanit dhe mesazhin që ajo përcjell appeared first on Albeu.com.

Simon Cowell “pushton” rrjetin me lëvizjet e çuditshme në emisionin e Jennifer Hudson
Simon Cowell është bërë sërish viral, por këtë herë jo për ndonjë koment kritik në “America’s Got Talent”, por për hyrjen e tij në “The Jennifer Hudson Show”. Gjatë momentit të quajtur “Spirit Tunnel”, ku të ftuarit përshëndeten nga publiku dhe stafi përmes një parade energjike, Cowell u shfaq me një stil mjaft të pazakontë.

I njohur për natyrën e tij të rezervuar, 65-vjeçari kishte vështirësi me ritmin dhe lëvizjet e zakonshme, por zgjodhi ta përshkruante tunelin duke duartrokitur në mënyrë robotike dhe të ngathët, që shumë fansa e krahasuan me një robot të ftohtë.

Paneli i ‘Goca dhe Gra’ zgjerohet: Pas Sherinës, dy moderatore të reja në tryezë

13:53 23/09/25

Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk humbën kohë dhe menjëherë e kthyen momentin në meme, ndërsa në platformën X (ish-Twitter) u postuan komente të shumta, duke theksuar “magjinë e sikletshme” të Cowell.

Vetë Simon pranoi se e pëlqeu eksperiencën dhe madje shprehu dëshirën ta përsëriste në një nga episodet e ardhshme të “AGT”. “Ndoshta e bëj sërish në kthim,” tha ai me humor për Jennifer Hudson.

Ky incident është një tjetër dëshmi e natyrës së veçantë të Cowell, i cili edhe vetë e ka pranuar më parë se ndihet “i paaftë shoqërisht” në ambiente të reja. Megjithatë, kësaj here duket se ai arriti të thyejë akullin me stilin e tij… ndryshe!

The post Simon Cowell “pushton” rrjetin me lëvizjet e çuditshme në emisionin e Jennifer Hudson appeared first on Albeu.com.

Një lëvizje e syve kontrollon iPhone, risitë e Apple, një çmenduri
Apple po projekton tendencat më të fundit të teknologjisë që synon të ndihmojë përdoruesit të angazhohen me “softwer-in” e saj në mënyra të reja. Gjiganti i teknologjisë njofton se veçoritë e reja do të jenë të aksesueshme në një sërë aplikacionesh, duke përfshirë Apple Music, CarPlay dhe sistemin operativ iOS të Apple.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Apple po përdor inteligjencën artificiale për t’i lejuar njerëzit me aftësi të kufizuara fizike të lundrojnë më lehtë përmes iOS dhe iPadOS. Një nga risitë lidhet drejtpërdrejt me sytë. Ju do të arrini të lundroni në iPhone dhe iPad vetëm me lëvizjet e syve.

Funksioni përdor kamerën e përparme të pajisjes për të gjurmuar lëvizjet e syve tuaj dhe për t’ju lejuar të lëvizni nëpër aplikacione. Për ata që janë të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim, Apple planifikon të ofrojë një veçori që quhet “Taptic Engine” në Apple Music.

Kur aktivizohet, funksioni do të përdorë një sërë prekjesh, dridhjesh dhe përgjigje të tjera për t’u sinkronizuar me audion e një kënge. Një veçori tjetër është edhe ajo e “Vehicle Motion Cues” që do të shfaqë pika të animuara në ekranin e një iPhone ose iPad kur një automjet është në lëvizje

Për ata të cilët duan të ruajnë komanda të personalizuara është projektuar veçoria e “Voice Shortcuts”. Kur Siri dëgjon komandën tuaj, do të kryejë çfarëdo veprimi që i është caktuar, duke përfshirë nisjen e aplikacioneve ose përfshirjen në detyra më komplekse në pajisje.

The post Një lëvizje e syve kontrollon iPhone, risitë e Apple, një çmenduri appeared first on Albeu.com.

Cila do të jetë e ardhmja e Brojës, lëvizje të reja te Çelsi
Lajmet e fundit të transferimeve të Çelsit kanë të bëjnë me një vendim të vendosur nga Mauricio Poçettino për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Çelsi dhe trajneri Poçetino kanë marrë vendimin e tyre të parë të rëndësishëm përpara vendimit të transferimit të janarit. Blutë e Londrës nuk presin që të shesin shumë lojtarë në merkaton e dimrit.

Gjithsesi, Armando Broja, një produkt i akademisë së Çelsit mund të largohet në janar, pasi interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka nga dy klube të tjera të Londrës, Uest Hem dhe Fulhem.

Sulmuesi shqiptar po lufton për të marrë sa më shumë minuta pas kthimit nga dëmtimi.  Me rikthimin e Kristofer Nkunkut, si dhe me planet për me një tjetër sulmues në janar, Broja mund ta ketë edhe më të vështirë të marrë minutazh te Çelsi. Pavarësisht kësaj, “Evening Standard” raporton se blutë janë të përgatitur të refuzojnë huazimin e Brojës te Fulhami.

Raporti shton se nga këndvështrimi i Brojës, ai nuk ka dëshirë të largohet me një rol më të spikatur që do t’i jepet nga Poçettino. 22-vjeçari, i cili nënshkroi një kontratë të re gjashtëvjeçare vitin e kaluar, është aktivizuar vetëm 143 minuta në Premier Ligë këtë sezon me një gol dhe një asist.

Në një intervistë për “The Secret Scout”, Broja diskutoi mundësitë e tij të kufizuara këtë sezon me sulmuesin duke shpjeguar pse ai nuk është aspak i zhgënjyer për mungesën e minutave.

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin nga mungesa e minutave, por për mua, e di që jam rikthyer nga një dëmtim i madh,” pranoi ai. “Më duhet të tregohem dhe të provoj veten përsëri te trajneri, stafi, klubi dhe tifozët. Jam i bekuar që jam në pozicionin ku jam”.

Mbajtja e Brojës ka të ngjarë të jetë gjithashtu e rëndësishme në lidhje me Nikolas Xhekson dhe Kristofer Nkunku. Me ardhjen e AFCON (Kupës së Afrikës) në janar, Xhekson do të mungojë për një numër ndeshjesh që mund ta shohin Brojën t’i jepet më shumë shanse në formacionin fillestar.

Nkunku ka të ngjarë të jetë një titullar i rregullt pas rikthimit të tij nga lëndimi, por Poçettino pritet të marrë rreziqe minimale që do të përfshijnë francezin që të riintegrohet ngadalë. Prandaj, të kesh Broja në dispozicion do të jetë e rëndësishme pasi Nkunku mund të marrë pak kohë për të rritur shpejtësinë.

The post Cila do të jetë e ardhmja e Brojës, lëvizje të reja te Çelsi appeared first on Albeu.com.

Lëvizjet e dyshimta “tradhtojnë” 28-vjeçarin shqiptar, në momentin e ndalimit i kapen 30 kg drogë
Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar për posedim të 30 kg marijuanë. Kontrolloi u krye kur u vunë re vajtje-ardhje të çuditshme në një rrugë banimi në komunën e Ardeas dhe vendosën të hetojnë më tej. Në mënyrë të veçantë, karabinierët kanë vënë re në rrugë të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë.

Qëndrimi nervoz i 28-vjeçarit ka shtyrë efektivët të shtrijnë kontrollin edhe në banesën e tij. Me të mbërritur në shtëpinë ku ndodheshin pesë persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare, u gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg marijaunë të ndarë në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh.

Gjithashtu u gjet material i dobishëm për paketimin dhe peshimin e dozave dhe parave cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së mëparshme të paligjshme.

Shqiptari dhe dy italianë u shoqëruan në burgun e Velletrit, në dispozicion të autoritetit gjyqësor në pritje të verifikimit.

The post Lëvizjet e dyshimta “tradhtojnë” 28-vjeçarin shqiptar, në momentin e ndalimit i kapen 30 kg drogë appeared first on Albeu.com.

A do të mbijetojë lëvizja protestuese e Iranit?
Protestat anti-establishment për muaj të tërë kanë mbërthyer mbarë Iranin, pavarësisht shtypjes brutale nga shteti, që për pasojë janë vrarë qindra demonstrues dhe mijëra të tjerë janë arrestuar.

Të nxitura nga vdekja e një gruaje të re e cila u arrestua nga policia e moralit të Iranit në mesin e shtatorit, protestat mbarëkombëtare që po vazhdojnë, janë shndërruar në pakënaqësinë më të gjatë publike ndaj regjimit klerik të shtetit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Përderisa numri i protestave ka rënë gjatë javëve të fundit, zemërimi i grumbulluar me dekada për shtypjen e shtetit dhe keqmenaxhimin ekonomik, ka pak të ngjarë që të zbehet, thanë analistët. Ata parashikuan se kjo lëvizje protestuese me gjasë do të vazhdojë, teksa zgjerohet hendeku midis klerikëve në pushtet dhe popullatës së re të Iranit.

Ali Fathollah-Nejad, ekspert për Iranin në Universitetin Amerikan të Bejrutit, tha se ky shtet i Lindjes së Mesme duket se është përfshirë “në një proces revolucionar” që nisi me protestat më 2017-2018 lidhur me pakënaqësitë ekonomike, që shpejt u shndërruan në pakënaqësi politike.

“Çdo proces i tillë, në thelb përfshin fazën e qetësisë relative dhe fazën e trazirave”, tha për Radion Evropa e Lirë, Fathollah-Nejad, autor i një studimi për protestat e viteve 2017-2018.

“Në mënyrë thelbësore, episodi aktual revolucionar sugjeron një hendek të pakalueshëm midis shtetit dhe shoqërisë”, shtoi Fathollah-Nejad.

Gjatë protestave aktuale, iranianët kanë kërkuar që Republikës Islamike t’i vije fundi, dhe kanë drejtuar zemërimin e tyre ndaj simboleve të dukshme të regjimit klerik, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të shamisë së kokës nga gratë dhe ndaj liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Përderisa autoritetet kanë rritur përdorimin e forcës vdekjeprurëse gjatë përplasjeve me protestuesit, iranianët kanë vazhduar që të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes tubimeve nëpër rrugë dhe në memorialet e ngritura për personat e vrarë në protesta. Të tjerët kanë shkruar parulla dhe i kanë vendosur ato nëpër rrugë, ndërsa disa kanë brohoritur slogane kundër regjimit nga dritaret e shtëpive të tyre gjatë natës.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, që kur kanë nisur, protestat forcat e sigurisë iraniane kanë vrarë të paktën 476 protestues, përfshirë mbi 60 fëmijë. Mbi 15.000 persona janë arrestuar. Dy burra të rinj janë ekzekutuar publikisht për shkak të përfshirjes së tyre në protesta.

“Asgjë nuk do të jetë njësojë, ne kemi gjetur zërin tonë”, tha një protestuese në Teheran, e cila foli për REL-in në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes. “Edhe nëse ky revolucion nuk arrin qëllimin e tij në një të ardhme të afërt, ne nuk kemi frikë më, dimë si të luftojmë dhe rezistojmë”.

Një gazetar në kryeqytetin iranian tha se protestat paraqesin një kërcënim të madh për establishmentin, edhe pse ai argumentoi se regjimi nuk është në rrezik të menjëhershëm nga kolapsimi. Nuk ka pasur çarje në mesin e elitës udhëheqëse dhe forcave të armatosura, përderisa protestat ende nuk e kanë ndalur krejtësisht ekonominë.

“Ata po bëjnë gjithçka për të qëndruar në pushtet, prandaj tash për tash pres më shumë tensione dhe rritje të pakënaqësive, veçanërisht për shkak të situatës lidhur me internetin dhe monedhën kombëtare”, tha ai duke iu referuar rritjes së censurës online dhe rënies së vlerës të monedhës kombëtare kundrejt dollarit amerikan.

Karim Sadjadpour, bashkëpunëtor i lartë në institutin Carnegie për Ndihmë për Paqe Ndërkombëtare, me seli në Uashington, tha se historia ka treguar se “në mënyrë që kryengritjet popullore të jenë në gjendje të zhvillohen, ato duhet të tërheqin pas vetes një masë të madhe dhe për të tërhequr një masë kritike, ato duhet të perceptohen si të suksesshme”.

“Është e qartë se shumë iranianë, duke pasur parasysh pakënaqësitë e tyre që po vazhdojnë, besojnë se kjo kryengritje popullore do të ketë sukses në rrëzimin e Republikës Islamike”, shtoi ai. “Është gjithashtu e rëndësishme që zyrtarët e Republikës Islamike të arrijnë ta besojnë se ata janë në ekipin humbës. Ne nuk kemi arritur në asnjërën nga këto pika të kthesës”.

Sociologu i njohur nga Teherani, Hamid Reza Jalaipour, tha se hendeku midis establishmentit dhe pjesës tjetër të popullsisë “është i madh”. Por, ai sugjeroi se shumica e iranianëve ende nuk kanë vullnet që të marrin pjesë në protesta, të dizajnuara për rrëzimin e regjimit.

“Aktualisht, 15 për qind e shoqërisë mbështesin establishmentin dhe 15 për qind janë protestues seriozë”, tha Jalaipour përmes komenteve të publikuara në mediat iraniane në muajin tetor. “Shtatë dhjetë për qind e popullatës është e heshtur”.

Ai tha se dështimi i establishmentit që të dëgjojë kërkesat e qytetarëve për vite me radhë, ka kontribuar në valën aktuale të protestave.

“Establishmenti nuk nxori mësime nga protestat e mëhershme”, tha ai. “Sa më shumë që [udhëheqësit e linjës së ashpër] kanë shtrënguar Republikën Islamike në 25 vjetët e fundit, aq më shumë shoqëria i është drejtuar protestave”.

The post A do të mbijetojë lëvizja protestuese e Iranit? appeared first on Albeu.com.

Vendosen vijat e kuqe, ja çfarë do të ndodhë në Tiranë më 6 dhjetor (VIDEO)
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku zbuloi detaje nga masat e sigurisë së marra në lidhje me 32 delegacionet që do të vijnë në Tiranë më datë 6 dhjetor. Ai zbuloi edhe perimetrin e sigurisë për këto delegacioni duke e cilësuar “vijë e kuqe, e cila nuk mund të shkelet”.

Rrumbullaku tha se “vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit. Po ashtu, vijohet me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.

I gjithë aksi do të konsiderohet i bllokuar dhe sipas Rrumbullakut nuk do të lejohet lëvizja.

“Të gjithë rezidentët që janë brenda këtij territori, i vetmi kufizim do të jetë lëvizja me mjete. Nuk do të lëvizet me mjete, por në këmbë. Ky rregull vjen edhe për shkollat. Secili duhet të paraqesë dokumentet për vendin e punës”, tha Rrumbullaku duke konfirmuar se mësimi dhe puna në institucione do të vijojë normalisht.

Ndër të tjera, Rrumbullaku theksoi se është vënë në komunikim me organizatorët e protestës së opozitës më datë 6 dhjetor duke shtuar se i kanë ofruar atyre një vend tjetër për të protestuar.

“Siguria është parësore, por edhe e drejta e qytetarëve për të protestuar ne si Polici e Shtetit do t’i mundësojmë këto të dyja”, tha Rrumbullaku.

The post Vendosen vijat e kuqe, ja çfarë do të ndodhë në Tiranë më 6 dhjetor (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Real Madridi vihet në lëvizje për Mauro Icardin, por ka një kusht
Mauro Icardi është në merkato. Sulmuesi vështirë se do të ketë hapësira te PSG këtë sezon dhe për të do të jetë më mirë të gjejë ekip.

Nga Spanja raportohet se për shërbimet e tij është vënë në lëvizje Real Madrid, që e do si opsion për Karim Benzema.

“Mundo Deportivo” shkruan se Reali është gati të futet në tratativa për Icardin, por ka një kusht: nuk duan që të bisedojnë me Wanda Narën për transferimin e sulmuesit.

The post Real Madridi vihet në lëvizje për Mauro Icardin, por ka një kusht appeared first on Albeu.com.

5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet
Sot të gjithë lëvizim më pak. Qëndrojmë gjatë në ulur në zyrë, shohim Netfilx, blejmë gjithçka online. Me gjithë këto pajisje moderne, ne bëhemi tepër dembelë. Nuk është për t’u habitur që trupat tanë fillojnë të bëjnë panik dhe të na thonë se në fakt është koha për t’u kujdesur për veten.

Albeu.com dëshiron t’ju ndihmojë në deshifrimin e sinjaleve të trupit tuaj në një përpjekje për ta bërë jetën tuaj pak më të lehtë dhe më të shëndetshme.

1. Sytë e fryrë

Një standard i ulët jetese është një nga shkaqet kryesore të mbajtjes së ujit. Sytë e fryrë shfaqen për shkak të periudhave të gjata të qëndrimit në një pozicion horizontal. Pra, në fund të fundit, gjumi nuk është aq i padëmshëm. Yoga mendohet të jetë zgjidhja më e mirë. Asanat ushtrojnë presion në kokë dhe nxisin qarkullimin. Pasi të filloni të përfshini disa lëvizje në rutinën tuaj të përditshme, sytë e fryrë nuk janë më problem.

2. Bëheni kaps

Ushtrimi është i rëndësishëm për lëvizjet e rregullta të zorrëve. Nëse e kaloni pjesën më të madhe të kohës ulur, duhet më shumë kohë që ushqimi të lëvizë nëpër zorrën e trashë. Rrjedhimisht, sasia e ujit që trupi juaj thith nga jashtëqitja është e kufizuar, gjë që sjell kapsllëk. Lëvizja e rregullt përmirëson efikasitetin e traktit tuaj të tretjes. Edhe një shtrirje e thjeshtë 5-minutëshe disa herë në ditë mund të parandalojë kapsllëkun.

3. Harroni

Nëse shpesh ndiheni sikur një mendim tjetër sapo ju ka shkuar në mendje, mund të mendoni të lëvizni pak. Një studim zbuloi se njerëzit që udhëheqin një mënyrë jetese të ulur tregojnë ndryshime strukturore në tru në zonën e lobit të përkohshëm medial. Ky lob është përgjegjës për aftësinë tonë për të mësuar përmendësh gjërat. Ushtrimi fizik është treguar se forcon kujtesën. Nuk është për t’u habitur që struktura e trurit tuaj rritet ndërsa jeni më në formë.

4. Ju dhembin gjunjët

Lëvizja është sekreti për lirimin e kyçeve të ngushta. Ushtrimi mund të lehtësojë simptomat e artritit dhe osteoartritit, veçanërisht ushtrimet aerobike me ndikim të ulët. Pacientët me dhimbje kronike të gjurit këshillohen t’i nënshtrohen një programi ushtrimesh. Duke ushtruar rregullisht, muskujt tuaj forcohen dhe bëhen më fleksibël.

5. Ju keni dëshira për gjëra të ëmbla

Aktiviteti fizik lufton në mënyrë të përsosur dëshirën për gjëra të ëmbla. Ai rrit energjinë tuaj dhe liron endorfina, të cilat inkurajojnë lumturinë e përgjithshme. Hormonet e lumturisë, nga ana tjetër, ulin ndjeshëm dëshirën për gjëra të ëmbla. Lëvizja e mjaftueshme gjatë ditës e mban larg depresionin./albeu.com

The post  5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet appeared first on Albeu.com.

Bombardimet ruse në Ukrainë, NATO bën lëvizjen urgjente
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mbajnë një takim urgjent të premten lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, NATO tha se takimi do të zhvillohet personalisht në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi do të drejtohet nga shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

The post Bombardimet ruse në Ukrainë, NATO bën lëvizjen urgjente appeared first on Albeu.com.