letrat Archives - Albeu.com

PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi sot një tjetër skemë abuzive të qeverisë Rama me fondet publike, duke bërë me dije se vetëm në dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a janë shpërdoruar 7.5 milionë euro përmes procedurave të dyshimta dhe mungesës së konkurrencës reale.

Vangjeli theksoi se të dy tenderat janë zhvilluar në të njëjtën ditë, me të njëjtët ofertues dhe me fitues të njëjtin bashkim operatorësh, çka tregon për një proces të paracaktuar, në shkelje të parimeve të transparencës dhe trajtimit të barabartë.

Ajo i kërkoi institucioneve përgjegjëse të nisin menjëherë hetimet për këtë rast, që sipas saj, përbën një tjetër shembull të kapjes së prokurimeve publike nga korrupsioni qeveritar.

Pjesë nga deklarata:

Opozita dhe Partia Demokratike vijojnë të denoncojnë tenderat fiktivë dhe të dyshimtë, që administrata e Edi Ramës zhvillon përmes institucioneve publike, duke i kthyer ato në mekanizma abuzimi me fondet e qytetarëve shqiptarë.

Këtë herë bëhet fjalë për 7.5 milion euro të prokuruara me dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a, konkretisht:

‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro;

‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej 4.5 milionë euro.

Të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, (më 1 shtator), me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat.

Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se nuk ka pasur konkurrencë reale, por procese të paracaktuar.

Kjo pjesëmarrje dhe vlerësimi tregojnë:

mungesën e nxitjes së pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në prokurimet publike;

mungesën e konkurrencës ndërmjet operatorëve;

rënien e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

Pjesëmarrja e njëjtë, me të njëjtën renditje dhe të njëjtin fitues në procedura të ndryshme, ngre dyshime serioze se autoritetet kontraktore nuk kanë garantuar trajtim të barabartë, jodiskriminues dhe transparent, siç e kërkon ligji për prokurimet publike (LPP), neni 2 dhe neni 3.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë menjëherë këto praktika, që dëmtojnë konkurrencën, deformojnë tregun dhe nuk garantojnë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

The post PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës appeared first on Albeu.com.

Fallxhorja Lindita i sheh letrat Prokurores: Do ta kalosh Vetingun…
Në fund të vitit që lamë pas, emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, ka sjellë parashikimet e fallxhoreve për problemet e qytetarëve.

Kamera e fshehtë e “Stop”, ka shkuar te një zonjë e quajtur Lindita në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

“Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është se nuk ka kaluar vetingun, pasi është prokurore.

Lindita i thotë se i shkojnë shumë persona për çështjen e Vetingut. Në fund, pasi i lexon letrat dhe fatin, Linda i jep sihariqin, se zonja do ta kalojë procesin e Vetingut.

Qytetarja – Linditë, si je?

Lindita – Për mashkull letrat janë shumë të mira.

Qytetarja –Unë e kam për punën më tepër.

Lindita – Të del puna të letrat, po te letrat ka diçka, që duhet të vësh persona! Do vësh persona të punës?

Qytetarja – Unë atë dua të shof njëherë!  Atë e kam një çikë me.., më me merak. Unë prokurore jam aty, po na ka kap një çikë frika me këto të vetingut e këto, ee… A do e kaloj?

Lindita – Akoma s’ka mbaru vetingu?

Lindita – Çfarë personash do të vësh?

Qytetarja – Për punën! Personat që i kam në punë!

Lindita – Që i ke në punë.

Lindita – Të vej mashkullin njëherë. Ta vëmë të parin, e kemi me fant.

Qytetarja – Kam hallin e vetingut. A do na hetojnë, a s’do na..?

Lindita – E ke në punë këtë? Për momentin ka një problem të vetin, ose do ketë problem në shtet, por që do ketë një problem shumë shpejt. Nuk të shikoj asnjë problem nga ana e punës.

Qytetarja – Po na e shif njëherë vetëm kshu, a do e kaloj vetingun, apo jo?

Lindita – Do e kalosh. Të gjithë e kanë frikë, ça më vijnë këtu, frikë vetingun kanë. Vëj mashkullin e parë, fantin! Të parin, që futëm! Këtij njëherë nuk i realizohet asnjë gjë. Ta harrojë! Hallakatet kot, sa andej-këtej. Gojëmbël e më the e të thashë. Flit, bëj, orator, i shkathët, por nuk i realizohet. Diçka i ngel pengesë. Person shumë i rëndësishëm. Në shtet është, ja ku e kam 9-tën. Shumë lekë ka. Ja, ku është! Shiko! Mund të jetë pak hijerëndë, por nuk është njeri i keq. Këtu në shtet, ku është, mund të bëjë punën e vet. Është i detyrum, të bëj punën, por nuk është zemërkeq, nuk është njeri i keq. Ça do të shikosh tjetër?

Qytetarja – Hëëë, nëse do arrij të vij te Gjykata e Tiranës… Këtë!

Lindita – Do të duhet kohë, akoma jo! Bllokuar të bie. Ka të tjerë përpara teje për aty. Do të plotësohet, për t’u plotësuar, por do shumë.

Lindita – Shumë kohë. Nuk e shikoj tani. Po erdhe këtu edhe më shumë lekë ke. Ja ku e ke, por që nuk e ke tani, rrushe.

The post Fallxhorja Lindita i sheh letrat Prokurores: Do ta kalosh Vetingun… appeared first on Albeu.com.