letra drejtuar kurtit Archives - Albeu.com

LETRA/ Këngëtari shqiptar i kërkon Albin Kurtit ta bëjë ministër shëndetësie: Po më bëre, do bëj atë që nuk e ka bërë ministër tjetër në 20 vite
Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, ka kërkuar të bëhet ministër Shëndetësie.

Kërkesën ai e ka përë përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ku ai shkruan se do të punonte pa rrogë, vetëm që të plotësohen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve në fushën e shëndetësisë.

“E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!”, shkruan ndër të tjera në letrën e tij.

Kujtojmë se më parë Tahiri ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Si ministër i shëndetesisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë , besimin në shëndetesi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme!

Lexojeni se nje ditë do të semuremi edhe ne….

I nderuar Kryeministër, meqënëse ju jeni aty në vendin e merituar, mendoj se edhe duhet të keni afër njerëz, të cilët e kanë vullnetin të punojnë siç duhet për vendin dhe qytetarët!

Deri më tani, kam pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato edhe më të rëndat.

E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!

Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.

I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite!

I dashur njeri me këmbë në tokë, do të punoja pa pagesë e pa asnjë fitim, vetëm qytetarët tanë, bashkëvendasit tanë, populli ynë, të kenë besim në shëndetësi, për mundësi trajtimi në vendin tonë.

Ju e dini shumë mirë që sot, qytetarët nuk e kanë besimin në shëndetësi, e në anën tjetër paratë i dërgojmë në Turqi, Itali e Maqedoni.

Pra, ne jemi vetëm në humbje, madje çdo ditë e më shumë, dhe krejt në fund, askush nga semundjet e rënda nuk gjen shërim!

Me mua, nuk do të largohet asnjë mjek apo specialist nga Kosova e nuk mund të ndodhë asnjë keqpërdorim në institucionin e shtetit pra në ministri e as në institucionin e popullit pra në spitale.

Populli është lodhur shumë me fjalë e zgjedhje çdo dy tri vjet, sot kërkohet më shumë punë e më pak fjalë.

Kushdo që e konsideron këtë kërkesë nga ana ime, si një hiç asgjë, le t’a din mirë që edhe ata, kudo qofshin në parti politike e kudo jetofshin në Kosovë, do t’a kenë nevojën për një trajtim dinjioz nga ana ime, pavarësisht faktit se bëhëm apo nuk bëhem udhëheqës i këtij institucioni sot!

Në vendin tonë e për popullin tonë, do të sillja donacione nga e gjithë bota, sepse puna duhet të kryhet edhe me këmbë e me trup, dhe jo vetëm me kravata e me maska kinse jemi zyrtarë nëpër zyre…

Fundja, qytetari na ka bërë të jemi këta që jemi sot dhe ne duhet t’i bëjmë ata që të besojnë në vendin tonë, institucionet e udhëheqësit, pra duhet t’a konsiderojmë obligim moral punën që duhet ta bëjmë për ta duke e ditur që jemi vetëm shërbëtorë.

Le t’a analizojnë deklaratën time analistat e nderuar, politikanët e kushdo qoftë, dhe besoj që të gjithë e dinë shunë mirë se asnjë MINISTËR nuk ka marrë guximin t’a bëjë asnjë aktivitet sado të vogël për shërimin e fëmijëve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Si sot, kurdo herë, do të jem aty ku e kërkon qytetari një ditë, sesa për muzikë, mbrëmje dhe evente rinore jam full , si në rajon, ashtu edhe në botë, jam i kërkuar me mbrëmje nga e gjithë shqiptaria!

pra, nuk më duhen paratë e shtetit aty në ministri, por dua që kapacitetet e mia t’ia fali shtetit e kombit.

Me shumë dashuri për Tokën Nanë,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë ❤ /albeu.com/

The post LETRA/ Këngëtari shqiptar i kërkon Albin Kurtit ta bëjë ministër shëndetësie: Po më bëre, do bëj atë që nuk e ka bërë ministër tjetër në 20 vite appeared first on Albeu.com.