leposaviq Archives - Albeu.com

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviq
Autoritetet lokale në Leposaviq, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kanë marrë kontrollin mbi sallën sportive në këtë qytet, e cila funksiononte sipas sistemit të Serbisë.

Nënkryetarja e komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se qëllimi i sallës sportive nuk do të ndryshojë dhe se të gjithë do të mund ta përdorin atë për të njëjtat qëllime si më parë.

Kjo është një nga një sërë aksionet e ndërmarra për marrjen nën kontroll të objekteve apo për mbylljen e institucioneve të Serbisë në qytetet e Kosovës, të cilat Prishtina i konsideron si të paligjshme dhe paralele.

Më herët gjatë majit, edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut morën kontrollin mbi sallën sportive të qytetit, pas së cilës u njoftua se salla do të mbetet funksionale dhe se ata që duan ta përdorin duhet t’u drejtohen personave përgjegjës për caktimin e terminëve.

Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, banka Kursimorja e Postës, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme.

Në valën e fundit të mbylljes së institucioneve që funksionojnë në sistemin e Serbisë, përveç sallave sportive, janë përfshirë edhe bibliotekat e qytetit, muzeu i qytetit në Mitrovicën e Veriut, Instituti për kulturë, rini, sport dhe shërbime të specializuara, si dhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Kosovski Bozhur”.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, duke reaguar ndaj aksionit për marrjen në kontroll të objektit ku funksiononte salla sportive në Leposaviq, deklaroi se kjo u bë “me mbështetjen e disa serbëve që i shërbejnë interesave të [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurtit”.

Ndryshe, në krye të katër komunave në veri të Kosovës janë kryetarë shqiptarë, pasi serbët – me iniciativë të Listës Serbe – kishin bojkotuar zgjedhjet lokale. Megjithatë, në pushtetin lokal marrin pjesë edhe disa pjesëtarë të komunitetit serb, kryesisht nga partia e Nenad Rashiqit, ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim.

Lista Serbe tha se marrja e kontrollit mbi sallën sportive në Leposaviq është një “shkelje e rëndë të jetës së përditshme të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët po mbeten pa hapësira për aktivitete sportive, shoqërim dhe zhvillim të shëndetshëm psikofizik”.

“Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se nuk pajtohemi me veprimet e njëanshme dhe të dhunshme të regjimit në Prishtinë, dhe nuk do të pajtohemi me ‘realitetin e ri’ që Kurti po përpiqet të krijojë në komunat serbe përmes forcës dhe armëve”, u tha në reagimin e kësaj partie.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Kjo zyrë theksoi se objekti i sallës sportive është ndërtuar ekskluzivisht me mjete të Qeverisë së Serbisë dhe se atë e kanë përdorur qindra fëmijë për sport shkollor dhe aktivitete jashtëshkollore, rekreative, klube sportive, si dhe Fakulteti i Edukimit Fizik.

“Në këtë objekt janë mbajtur edhe provime dhe pjesë të ligjëratave nga fusha e edukimit fizik, prandaj salla ka pasur një rëndësi shumëfunksionale për këtë komunë”, u tha në njoftim.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se po krijohen “kushte të pamundura” për jetën e komunitetit serb në Kosovë, duke pretenduar se kjo po bëhet me qëllim që ata të detyrohen të shpërngulen.

Në mesin e majit, Bashkimi Evropian deklaroi se veprimet e autoriteteve kosovare rrezikojnë të rrisin tensionet në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale si dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Po ashtu, BE-ja u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilën palët u pajtuan më 2023 dhe që ta zbatojnë pa vonesa dhe parakushte të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Brukseli.

“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja palët”, tha BE-ja.

Për këtë asociacion, palët kanë rënë dakord gjatë dialogut dhe ai ishte thënë se ka për qëllim, ndër të tjera, të rregullojë funksionimin e institucioneve serbe, të ardhurat dhe financimin nga buxheti i Serbisë./REL

The post Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviq appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq (Dokumenti)
Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi shkarkon nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiq. Dyshohet se shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.

Shkarkimi i saj erdhi, pas publikimit në media të pamjeve ku ajo shihet duhet konsumuar substanca narkotike.

Për rastin ka reaguar Prokuroria Themelore e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e rastit të nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, që dyshohet se ka konsumuar drogë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post Shkarkohet nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq (Dokumenti) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ ​Protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Leposaviqit, ndërhyn KFOR
Protestuesit në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.

Ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët e tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.

Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.

Edhe policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

The post VIDEO/ ​Protestuesit tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Leposaviqit, ndërhyn KFOR appeared first on Albeu.com.

Mitrovica dhe Leposaviqi kërkojnë të paguajnë energjinë elektrike në sistemin e Kosovës
Kryetari i Mitrovicës, Erden Atiq, dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë kërkuar nga institucionet kosovare, që ndërtesat publike të këtyre komunave të kyçen në sistemin energjetik të Kosovës dhe të paguajnë për energjinë elektrike të komunave që udhëheqin.

Këtë kërkesë ata ia kanë drejtuar Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT) dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

“Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, shkroi Atiq në Facebook.

Edhe Hetemi tha se pret të njoftohet për faturën e papaguar të komunës që drejton.

Mitrovica e Veriut, së bashku me tri komunat e tjera në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që nga përfundimi i luftës më 1999 nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar.

Faturat e energjisë së shpenzuar në veri, fillimisht janë paguar nga qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, më 2013 kanë arritur Marrëveshje për energjinë, që synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike në katër komunat në veri, të banuar me shumicë serbe.

Por, kjo marrëveshje nuk është zbatuar dhe në qershor të vitit 2022, palët arritën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë, përmes një udhërrëfyesi për energjinë.

Megjithatë, as ky udhërrëfyes nuk është zbatuar dhe gjatë vitit të kaluar, BE-ja ka pranuar se ka vonesa në zbatimin e tij, duke theksuar se përgjegjësinë përfundimtare për zbatimin e udhërrëfyesit e kanë Kosova dhe Serbia. /REL

The post Mitrovica dhe Leposaviqi kërkojnë të paguajnë energjinë elektrike në sistemin e Kosovës appeared first on Albeu.com.