leonard farruku Archives - Albeu.com

“Një gojë myslimani më pak për t’u ushqyer”, skandal në Angli pas vdekjes së Leonard Farrukut
Mediat britanike janë duke bërë raportime ngjethëse sa i përket sjelljes së rojeve të sigurisë në anijen burg ‘Bibby Stockholm’, ku humbi jetën edhe azilanti shqiptar Leonard Farruku. Trajtim çnjerëzor dhe racizëm i pastër etnik dhe fetar. Kjo është ajo që del nga raportimi që bën Daily Mail në lidhje me vdekjen e Farrukut.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme britanike thekson se nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka të dhënë për pretendimet se rojet e sigurisë ishin shprehur se pas vdekjes së Farrukut “kishin një gojë myslimani më pak për të ushqyer”.

Ngjarja sipas medias britanike thuhet se ka ndodhur pak pasi, Leonard Farruku, një azilkërkues shqiptar, vdiq teksa jetonte në bordin e “anijes burg” në dhjetor.

Farruku vrau veten pas problemeve që hasi aty.

Një tjetër i burgosur tha se kjo i bënte të ndiheshin si ‘kafshë kopshti zoologjik’, ndërsa një tjetër pretendoi se stafi i sigurisë u kishte thënë që ‘të mbanin gojën mbyllur’.

Një pastruese u shpreh në një takim në Parlament dhe tha se dëgjoi stafin që flisnin për Leonardin dhe qeshnin dhe bënin shaka, ‘oh kjo është një gojë më pak muslimane për të ushqyer’.

Ajo tha se ishte ‘e vështirë’ të ngrinte shqetësime dhe shtoi se një herë iu dha një ‘paralajmërim verbal se nuk duhej të ishte “shumë miqësore” ndaj azilantëve aty.

Ish-punonjësja gjithashtu pretendoi se stafi i lartë kishte bërë komente që ishin ‘shpesh armiqësore dhe ndoshta raciste’.

“Bibby Stockholm”, i ankoruar në brigjet e Portland në Dorset, është e vetmja anije akomoduese për migrantët e porositur deri më tani nga ministrat dhe është përballur me një sërë pengesash që nga mbërritja e saj.

Zbulimi i baktereve të rrezikshme çoi në evakuimin e tij verën e kaluar vetëm disa ditë pas mbërritjes së azilkërkuesve të parë dhe mbeti bosh për dy muaj.

The post “Një gojë myslimani më pak për t’u ushqyer”, skandal në Angli pas vdekjes së Leonard Farrukut appeared first on Albeu.com.

I dha fund jetës në anijen hotel, rrëfehet shoku i dhomës së Leonard Farrukut: U la 12 orë pa asnjë lloj ndihme
I riu shqiptar Leondard Farruku, i cili u gjet i vdekur në anijen Bibby Stokholm, pasi dyshohet se ka vrarë veten, u la pa asnjë lloj ndihme për 12 orë, ka pohuar ish-shoku i tij i dhomës.

Duke folur publikisht për herë të parë që kur 27-vjeçari, i cili kërkonte azil në Angli, u gjet i vdekur në një dhomë dushi në anijen hotel muajin e kaluar, 20-vjeçari Yusuf Deen Kargbo, i kërkoi Zyrës së Brendshme të ndalonte përdorimin e saj për të akomoduar refugjatët.

Sipas The Guardian,Kargbo, një ish-konkurrent i Lojërave të Commonwealth nga Sierra Leone, tha se Farruku ishte një “njeri i mirë dhe i sjellshëm që gjithmonë buzëqeshte dhe thoshte përshëndetje”.

Ai tha se ai dhe Farruku kishin ndarë një dhomë për rreth një javë e gjysmë përpara vdekjes së tij, e cila po hetohet nga ekzaminimet dhe nga Ministria e Brendshme.

“Leonardi nuk fliste shumë anglisht dhe të dy nuk kalonim shumë kohë në dhomat tona gjatë ditës. Por ishte miqësor dhe më tregoi se si t’i varja peshqirët në dhomën e dushit. Ndonjëherë e shihja duke parë video në telefonin e tij. Nuk dija për ndonjë problem të shëndetit mendor që ai mund të kishte pasur”, tha ai.

Motra e Farrukut, Jola Dushku, 33-vjeçe, e cila jeton në Itali, i tha The Guardian se vëllai i saj nuk kishte probleme të shëndetit mendor, përpara se të hipte në anije nga Home Office.

Ajo gjithashtu, i bëri homazhe atij.

“Leonardi ishte më shumë se një vëlla për mua dhe motrën tonë. Ai ishte një person shumë simpatik, ishte plot humor dhe mbi të gjitha ishte shumë i drejtpërdrejtë. Ai kishte shumë miq në Shqipëri dhe mbante marrëdhënie të forta me ta. Ai kurrë nuk do të fliste për askënd pas shpine”, tha ai.

Karta e tij e identitetit të Home Office, tregon se atij i ishte dhënë leja për të punuar vetëm disa ditë para vdekjes së tij, për faktin se puna e tij, që mendohej të ishte shërbimi, ishte në listën e profesioneve me mungesë.

Kargbo tha se hera e fundit që e pa të gjallë, ishte kur ai shkoi për darkën në dhomën e ngrënies së anijes.

Kur u kthye në dhomën e tij pas darkës dhe donte të përdorte tualetin, ai e gjeti derën të mbyllur dhe mendoi se Farruku ishte duke përdorur banjën, kështu që doli nga dhoma dhe përdori një banjë tjetër.

Më pas, ai shkoi në një pjesë tjetër të anijes, ku sinjali Wi-Fi ishte më i mirë dhe bëri një telefonatë të gjatë prej rreth një ore e gjysmë.

Më pas ai u kthye në dhomën e tij, u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi.

Ai u zgjua herët në mëngjes rreth orës 5.30 të mëngjesit dhe pa që Farrukut nuk kishte fjetur.

Ai shkoi në banjë dhe përsëri pa se dera ishte e mbyllur, ai ngriti alarmin me personelin e sigurisë në bord.

“Trokita në derë dhe vazhdova të thosha: ‘Përshëndetje, përshëndetje’, por nuk mora përgjigje. Në fillim nuk më morën seriozisht, por pasi i pyeta sërish, erdhën dhe e panë. Kur nuk morën përgjigje, hapën derën me forcë dhe e gjetën Leonardin pa ndjenja”, tha ai.

Shoku i dhomës u nxor me shpejtësi nga dhoma.

“Kisha një ndjenjë të keqe për këtë. Policia vazhdoi të më bënte shumë pyetje dhe nuk më lejuan të kthehesha në dhomën time as për të marrë rrobat apo dokumentet e mia”, tha ai.

Ai tha se nuk iu ofrua asnjë mbështetje nga Zyra e Brendshme për traumën që përjetoi.

“Gjërat janë shumë keq në anije. Frika më e madhe në mesin e azilkërkuesve është se Home Office do të heqë anijet nga ankorimi i saj dhe ne do të zgjohemi duke kuptuar se po lundrojmë për në Ruanda. Për këtë arsye shumë njerëz kanë frikë të flenë natën”, tha ai.

Disa ditë pas vdekjes së Farrukut, shoku i dhomës u hoq nga anija si rezultat i ndërhyrjes së shoqatës bamirëse Care4Calais.

Ai tani është zhvendosur në një hotel në Cardiff.

Kargbo shtoi: “Unë kam qenë për të parë mjekun atje për të marrë ndihmë për traumën që kalova. Një tjetër vdekje mund të ndodhë atje në çdo kohë. Më shumë njerëz do të vrasin veten. Të gjithë në anije janë të izoluar. Ndihem shumë i stresuar nga gjithçka që ndodhi dhe ankthi dhe depresioni im janë shtuar. Shumë nga njerëzit që Home Office i vendosi në anije janë shumë të rinj si unë”.

Steve Smith, CEO i Care4Calais, tha: “Në një shoqëri të kujdesshme dhe të dhembshur, trauma e përjetimit të vetëvrasjes së personit me të cilin ju është thënë të ndani një dhomë do të shkaktonte menjëherë një paketë mbështetjeje. Jo nën këtë qeveri. Ne ishim të tmerruar që klienti ynë kaloi ditë të tëra në anije pas vetëvrasjes, u zhvendos në një dhomë tjetër, pa sendet e tij, i izoluar nga të tjerët dhe pa asnjë mbështetje emocionale. Vetëm ndërhyrja e ekipit ligjor me të cilin e kishim nënshkruar çoi në transferimin e tij nga anija”.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Ky ishte një incident tragjik dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit. Kjo është duke u hetuar nga policia dhe mjekësia ligjore”.

The post I dha fund jetës në anijen hotel, rrëfehet shoku i dhomës së Leonard Farrukut: U la 12 orë pa asnjë lloj ndihme appeared first on Albeu.com.

Vdekja e shqiptarit në anijen hotel në Angli, familja “pamundësi financiare” për të kthyer trupin në Shqipëri
Mediat britanike i janë rikthyer rastit tragjik të humbjes së jetës në anijen hotel të emigrantit shqiptarë Leonard Farruku më 12 dhjetor të vitit të shkuar.

BBC ka si titull “ Familja e emigrantit nuk përballon dot sjelljen e trupit në atdhe”. Në shkrim citohet e Jola e motra e Leonardit e cila ka deklaruar se:  “vdekja e vëllait në të tilla rrethana ishte një tragjedi por ne  tani jemi duke u përballur me një tragjedi të dytë nga pamundësia për ta sjellë trupin në Shqipëri dhe kryer ceremoninë funerale”.

Ne nuk e dimë sa të zgjasë mbledhja e shumës së nevojshme për kthimin e trupit”-citohet ajo nga BBC.

Për ta arritur këtë familja 27 vjeçarit Leonard Farruku ka kërkuar ndihmën e kujtdo që mundet përmes faqes GoFound, ku synohet të mblidhen 10.000 paund për të mbuluar shpenzimet e sjellës së trupit të tij në Shqipëri.

Megjithëse Leonard Farruku i dha fund jetës në anijen-hotel e menaxhuar nga qeveria angleze, ministria e punëve të brendshme Home Office, refuzoi të ndihmojë financiarisht kthimin e trupit në Shqipëri.

Sekretari shtetit për çështjet e brendshme  James Cleverly për vdekjen e Leonard Farrukut tha se do të “ketë një hetim të plotë”.

Disa ditë më parë në mediat britanike u publikua një vlerësim për politikën e akomodimit të emigrantëve në anijen hotel Bibby Stocholm ku theksohej se emigrantët përballeshin me diskriminime. Por ky raport vlerësimi u fshi nga faqja e Home Office me argumentin se ishte publikuar gabimisht. /Top Channel

The post Vdekja e shqiptarit në anijen hotel në Angli, familja “pamundësi financiare” për të kthyer trupin në Shqipëri appeared first on Albeu.com.