lekure e shendetshme Archives - Albeu.com

Këto ushqime ju bëjnë të dukeni më të rinj
Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet qe ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm. Ja disa ushqime që ju ndihmojnë të dukeni më të rinj.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave turmoriale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje mund ta mbrojë dhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është si një paketë e mbushur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit ndaj radikalët e lirë. Gjithashtu ky produkt është i pasur me polifenolë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e diabetit, rezistencën ndaj insulinës, inflamacionin dhe sëmundjet e zemrës. Nga ana tjetër këto substance arrijnë të ruajnë përqindjen e kolagjenit në trup, që është proteina e cila mbron lëkurën.

Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidëd që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

Perimet

Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

Farat e linit

Farat e linit nëse konsumohen shpesh arrijnë ti japin organizmit lignane që ndihmon në uljen e kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit dhe ulin probabilitetin e prekjes nga tumoret e gjirit dhe prostatës.

Shega

Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut

Avokadot

Avokadot janë të pasur me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina dhe minerale që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar./albeu.com

The post Këto ushqime ju bëjnë të dukeni më të rinj appeared first on Albeu.com.

Kundër infeksioneve dhe alergjive, Shtogu bën mrekulli në shëndetin tuaj
Shtogu është një nga bimët më të lashta të kësaj toke. Emri shkencor i shtogut që përdoret gjërësisht për motive mjekësore është Sambucus nigra. Shtogu forcon sistemin imunitar në mënyrë natyrale

Jeni në kërkim të një kure mjekësore që trajton dhe shëron shumë probleme shëndetësore? shtogu, lëngu i të cilit konsiderohet si ari i lëngshëm. Recetat mjekësore me bazë shtogu janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë.

Sipas Hipokratit, shtogu ishte një thesar i mirëfilltë falë aftësive për të shëruar një sërë problemesh mjekësore. Të gjitha qytetërimet e lashta kanë pasur të drejtë për përdorimet e shtogut si një prej barishteve më të fuqishme kundër virozave.

Vlerat shëndetësore të shtogut përfshijnë: shërimin e të ftohtit, virozave, sinozitit, dhimbjeve nervore, inflamacionit, lodhjes kronike, alergjive dhe konstipacionit.

Nëse shtogu përdoret brenda 48 orëve të para të simptomave, atëherë ekstrakti i tij arrin të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e gripit. Por nuk mbaron me kaq.

Nëse flasim për fuqinë e antioksidantëve që përmban shtogu, atëherë duhet të dini se kjo bimë përmban më shumë flavonoidë se boronicat, manat goxhi, boronicat e kuqe dhe manaferrat.

Lufton të ftohtin dhe gripin:

Shtogu forcon sistemin imunitar në mënyrë natyrale. Kokrrat e tij përmbajnë substanca kimike të quajtura anthocianidinë të cilat kanë efekte stimuluese të sistemit imunitar.

Ekstrakti i shtogut është i sigurt në përdorim, efikas dhe një alternativë e lirë për të gjitha trajtimet e simptomave të gripit dhe të ftohtit.

Kundër infeksioneve në sinuse:

Shtogu ka vlera të pakundërshtueshme kundër inflamacionit falë përmbajtjes së madhe të antioksidantëve.

Infeksionet e sinusit shkaktohen nga inflamacioni i mukozës së rrugëve të frymëmarrjes. Kjo bimë që lufton virozat është premtuese si një kurë natyrale kundër këtyre infeksioneve.

Ul sheqernat në gjak:

Lulja dhe kokrrat e shtogut janë përdorur tradicionalisht kundër diabetit. Studimet kanë konfirmuar se ekstraktet e shtogut stimulojnë metabolizmin e glukozës dhe sekretimin e insulinës, duke ulur kështu nivelet e sheqerit në gjak.

Diuretik natyral:

Shtogu promovon lëvizjet e zorrëve dhe urinimin. Studimet kanë treguar se shtogu ose varieteti Sambucus ka një rol natyral diuretik, që do të thotë se stimulon urinimin.

Mjekët rekomandojnë përdorimin e substancave diuretike kur organizmi ruan shumë lëngje. Një problem i tillë vërehet më shumë tek të rriturit dhe të moshuarit.

Mban lëkurën të shëndetshme:

Shtogu ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së kozmetikës për shumë arsye. Bioflavonoidët dhe antioksidantët së bashku me vitaminën A, e bëjnë atë të jashtëzakonshëm për shëndetin e lëkurës.

Studiuesit janë të mendimit që shumë prej përbërësve të shtogut ndihmojnë lëkurën të qëndrojë e shëndetshme.

Lehtëson alergjitë:

Lulet e bimës së shtogut janë pjesë e kurave natyrale bimore kundër alergjive.

Duke qenë se alergjitë e stërmundojnë sistemin imunitar dhe shkaktojnë inflamacione të ndryshme, shtogu kundërpërgjigjet duke e forcuar sistemin imunitar dhe qetësuar inflamacionin, rrjedhimisht duke lehtësuar alergjitë.

Kur bëhet fjalë për të ftohtin, virozat dhe problemet e tjera me frymëmarrjen, duhet të përdorni shurupin e shtogut.

Në treg mund të gjeni marka cilësore të këtij shurupi, ose mund ta përgatisni vetë atë në kushtet e shtëpisë.

Shurup shtogu i bërë në shtëpi!

Përbërësit:

3 gota e gjysmë me ujë të ftohtë

2 gota me kokrra të thata shtogu

1 lugë gjelle me xhenxhefil organik të freskët ose të thatë

1 lugë çaji me kanellë pluhur ose 1 shkop kanelle

1 filxhan me mjaltë cilësor

Udhëzimet:

Hidhni ujin në një tenxhere. Shtoni kanellën, kokrrat e shtogut dhe xhenxhefilin.

Lëreni lëngun të ziejë.

Ulni zjarrin dhe mbajeni tenxheren të mbuluar ndërsa lëngu zien për 40-45 minuta deri sa sasia e lëngut të përgjysmohet.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtypini kokrrat.

Përdorni një napë të pastër ose kullesë dhe lëngun hidheni në një enë qelqi. Nëse përdorni napën, mos hezitoni ta shtrydhni atë që të përftoni lëngun e mbetur.

Shtoni mjaltë dhe përziejeni deri sa të jetë tretur.

Shurupin hidheni në një shishe ose enë qelqi të sterilizuar.

Çaji i shtogut është një tjetër alternativë e sugjeruar për përdorim. Ju mund të blini çaj me bustinë ose të blini kokrrat dhe lulet e thata duke e përgatitur çajin vetë.

Mjafton një lugë me kokrra ose lule të thata dhe një filxhan me ujë. Nëse nuk ju pëlqejnë çajrat e ngrohtë, atëherë përdorni lëngun e shtogut, që është i ëmbël dhe freskues.

The post Kundër infeksioneve dhe alergjive, Shtogu bën mrekulli në shëndetin tuaj appeared first on Albeu.com.

Si ta mbani lëkurën tuaj të re dhe të hidratuar
Ajo që hamë ndikon jo vetëm në peshën tonë, por edhe në pjesët e tjera të trupit. Njëra prej tyre është lëkura, elasticiteti dhe hidratimi i së cilës varen drejtpërdrejt nga të ushqyerit.

Me kalimin e viteve, ju mund të shihni që lëkura juaj bëhet më e thatë, me rrudha dhe paksa e zbardhur. Të gjitha këto janë simptoma të “plakjes”. Gjëja më e rëndësishme është të filloni në moshë të hershme të jeni të kujdesshëm sepse shenjat e plakjes nuk korrigjohen, duhet t’i shmangni ato që nga fillimi.

Atëherë, çfarë mund të bëni?

Hani të paktën 2 fruta dhe një sallatë në ditë.

Kjo bazohet në parimin e 5 racioneve të frutave dhe perimeve dhe ka një qëllim të dyfishtë. Së pari, antioksidantët e fshehur në fruta dhe perime merren me mikro-inflamacionet e përditshme që shkatërrojnë lëkurën tuaj. Së dyti, frutat dhe perimet përmbajnë sasi mjaft të mëdha uji, i cili hidraton lëkurën tuaj.

Mos mbani dieta të menjëhershme ose shkatërruese.

Dietat shumë ekstreme gjithmonë rezultojnë në mangësi në shumë përbërës, veçanërisht në mikroelementë. Mikroelementët janë vitamina, minerale dhe elementë gjurmë, të cilët individualisht mund të mos dëmtojnë aq shumë, por kur kemi kombinime të mangësive, ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha në lëkurë. Në të njëjtën kohë, nëse humbni peshë shumë papritur, lëkura mund të “varet” dhe të mos jetë në gjendje të shërohet plotësisht. Si rregull i përgjithshëm, është mirë të mos humbni më shumë se 4 kg në muaj.

Rritni selenin.

Seleni ka një efekt të fortë antioksidant dhe është një nga lëndët ushqyese që është provuar të jetë efektive në shenjat e plakjes dhe dëmtimit të shkaktuar nga rrezet e diellit. Pra, nëse keni tendencë të bëni banja dielli shumë gjatë verës, mund të jetë një ide e mirë të rrisni marrjen e peshkut, mishit ose vezës. Për burime perimesh, provoni makarona ose bukë integrale, domate dhe brokoli. Shtesat e selenit janë gjithashtu të dobishme, veçanërisht nëse jeni në një dietë vegane.

Hani yndyrna të shëndetshme.

Avokadot, peshqit yndyrorë dhe vaji i ullirit sigurojnë acide yndyrore thelbësore që ruajnë vajosjen dhe hidratimin e lëkurës. Mundohuni të keni një burim yndyre në ushqimin tuaj çdo ditë. Arrat janë gjithashtu një tjetër burim i mirë.

Pini 6-8 gota ujë në ditë.

Ju e dini këtë, por duhet ta përmendim. Uji është ndoshta përbërësi më i rëndësishëm në shëndetin e lëkurës. Nëse e keni të vështirë të pini këtë sasi, provoni të bëni çaj ose pije të tjera. Gjithashtu një gotë qumësht ose një gotë lëng llogaritet për ujë, por qëndroni në një vetëm pasi ato kanë kalori. Supat janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të hidratuar, pasi ato gjithashtu llogariten si ujë./albeu.com

The post Si ta mbani lëkurën tuaj të re dhe të hidratuar appeared first on Albeu.com.