lekura shendeti Archives - Albeu.com

6 rregulla të arta për ju që keni lëkurën e yndyrshme në zonën T
Ju keni mijëra gjëndra dhjamore në lëkurë. Këto gjëndra janë përgjegjëse për prodhimin e sebumit, ose vajit, i cili ndihmon në mbrojtjen dhe hidratimin e lëkurës.

Ndonjëherë, gjëndrat mund të prodhojnë shumë vaj dhe mund ta bëjë lëkurën të duket me shkëlqim ose të rrisë rrezikun e puçrrave. Nëse shihni që lëkura është e yndyrshme në zonën T, nuk jeni vetëm.

Çfarë është zona T?

Zona T në fytyrë përfshin: ballin, hundën dhe mjekrën.

Krahasuar me pjesën tjetër të fytyrës, zona T ka më shumë gjëndra vaji. Kjo është arsyeja pse ka tendencë të jetë më vajore dhe më e prirur për puçrra.

Si të kujdesesh për fytyrën e yndyrshme në zonën T

Si të kujdesesh për një lëkurë të tillë

1. Lani fytyrën çdo ditë

Një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar një zonë T me vaj është të lani rregullisht fytyrën. Larja e fytyrës largon sebumin e tepërt, së bashku me qelizat e vdekura të lëkurës, bakteret dhe papastërtitë. Duhet ta lani fytyrën:

– në mëngjes, pasi të zgjoheni

– pas ushtrimeve ose stërvitjes

– në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat

2. Përdorni një pastrues të butë

Zgjedhja e pastruesit të duhur është çelësi për menaxhimin e vajit. Shikoni për larës pa vaj, që nuk bllokon poret dhe ka teksturë si shkumë. Shmangni larësit e ashpër të fytyrës, veçanërisht ato me alkool. Produktet që përmbajnë alkool mund ta thajnë lëkurën, gjë që do t’i bëjë gjëndrat dhjamore të prodhojnë edhe më shumë vaj.

3. Vendosni kremin hidratues çdo ditë

Nëse mendoni se fakti që keni lëkurë të yndyrshme nuk duhet ta hidratoni, gaboheni. Nëse lëkura është e dehidratuar, prodhon më shumë vaj.

4. Përdorni makeup pudër dhe jo produkte të lëngshme

Nëse doni të përdorni përbërjen krem ose produkte të lëngshme, zgjidhni produkte pa vaj dhe që nuk bllokojnë poret.

5. Përdorni letra “thithëse” (blotting papers)

Letrat largojnë vajin e tepërt nga lëkura. Në mungesë të tyre, mund të përdorni edhe letra të zakonshme, por sigurohuni që të jenë të buta dhe mos e fërkoni lëkurën. Thjesht vendosini në zonën problematike dhe shtypini pak, por pa i tërhequr.

6. Mund të vendosni produkte trajtues për prodhimin e sebumit vetëm në zonat problematike, ndërsa në pjesën tjetër të vendosni produktet të tjera.

The post 6 rregulla të arta për ju që keni lëkurën e yndyrshme në zonën T appeared first on Albeu.com.

Më e lehtë sesa mendohej! Sekreti i japonezëve për një fytyrë pa pore dhe imperfeksione
Arritja e një lëkure të shëndetshme dhe të pastër kërkon kohë dhe japonezët krijuan ritualin e tyre se si të duken dhe të shpëtojnë nga problematikat e lëkurës. Teknika zgjat 10 minuta dhe ka 3 hapa kryesorë që mund ta bëjnë fytyrën tuaj të shkëlqejë.

Metoda 4-2-4 është një sistem i veçantë i ndarë në faza sipas kohës.

Ju filloni duke larë fytyrën me vaj për 4 minuta.

Vetëm pas kësaj mund të përdorni një pastrues kremoz për 2 minuta.

Dhe hapi i fundit është shpëlarja për 4 minuta.

Një specialist thotë se nëse përdorni këtë metodë pastrimi, nuk keni nevojë të lani fytyrën në mëngjes, vetëm natën. Plus, nuk keni pse ta bëni çdo ditë. Mjaftojnë 4 herë në javë.

-Faza e vajit ka për qëllim të përmirësojë qarkullimin duke masazhuar lëkurën për 4 minuta. Ju gjithashtu zbutni atë shtresë të sipërme dhe ndihmoni në lirimin e poreve të bllokuara. Është e rëndësishme të zgjidhni vajin e duhur që i përshtatet fytyrës suaj.

Dhe nëse keni fytyrë me yndyrë duhet të flisni me dermatologen tuaj sepse ndoshta nuk ju lejohet të përdorni vajin si pastrues.

-Pasi të keni masazhuar fytyrën, vendosni pak pastrues shkumë ose kremoz sipër vajit. Specialistët thonë se ata preferojnë pastruesit e kremrave në vend të llojeve të shkumës ose xhelit sepse nuk e thajnë lëkurën aq shumë. Pastroni fytyrën tuaj për 2 minuta me lëvizje të buta që të mos e dëmtoni atë.

-Filloni me ujë të ngrohtë për 2 minuta, pastaj përfundoni me ujë të ftohtë për 2 minuta të tjera. Uji i ngrohtë mund të ndihmojë për të shpëlarë vajin e tepërt nga lëkura juaj dhe për të rritur rrjedhjen e gjakut në sipërfaqe.

Uji i ftohtë mund të ndihmojë në zvogëlimin e poreve. Kjo teknikë ndihmon për të hidratuar lëkurën në mënyrë që pas procedurës, fytyra juaj të duket me shkëlqim. /living

The post Më e lehtë sesa mendohej! Sekreti i japonezëve për një fytyrë pa pore dhe imperfeksione appeared first on Albeu.com.