Leje pune Archives - Albeu.com

Rreth 20 mijë shqiptarë në vit morën leje pune në BE, në tre vjet ikën 13% e të punësuarve në vend
Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian, kanë ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit, ikja tashmë është në një formë tjetër, më zyrtare.

Personat që vendosin të largohen po e bëjnë këtë përmes kontratave të rregullta të punës, siç referohet nga shifrat e Eurostat për lejet e qëndrimit dhënë për herë të parë dhe arsyet e tyre.

Numri i individëve shqiptarë, që largohen për arsye punësimi, ka ardhur në rritje të ndjeshme vitet e fundit.

Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024, janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian, ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Kjo shifër, që përfshin vetëm ikjet zyrtare, pa llogaritur ata të paregjistruar, që punojnë në të zezë, apo ata që ikin për punësim sezonal, është sa 13% e të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.

Ikja në këto përmasa ka bërë që gjetja e fuqisë punëtore të bëhet një problem gjithnjë e më shqetësues, që po pengon planet e bizneseve vendase për të menaxhuar aktivitetin e përditshëm dhe mbi të gjitha për t’u zgjeruar me investime të reja.

Numri më i lartë i lejeve u dha në 2022, me rreth 22 mijë të tilla, por dhe në dy vitet në vijim janë dhënë mesatarisht 18-19 mijë lekë në vit.

Kryesojnë Greqia e Gjermania

Në vitin 2015, lejet e qëndrimit dhënë për arsye pune përbënin vetëm 4.5% të totalit, pasi pjesa më e madhe e tyre jepeshin, për arsye familjare (bashkim familjesh për emigrantët që ikën në vitet 2000).

Vala e re e emigracionit që nisi pas vitit 2016, ishte më e orientuar drejt punësimit. Në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, rreth 29% e lejeve u dhanë për arsye punësimi, 51% për arsye familjare, 3.1% për arsye studimi dhe rreth 17% për arsye të tjera.

Në vitin 2024, Greqia kryesoi për numrin më të lartë të lejeve të dhëna për arsye punësimi, me 7.2 mijë.

Gjermania është bërë një destinacion gjithnjë e më i kërkuar, që je mesatarisht 4.5 mijë leje në vit dhe po tërheq kryesisht infermierë, mjekë e specialistë të teknologjisë së informacionit. Italia është shteti tjetër që vijon të janë rreth 3 mijë leje në vit.

Kroacia është një vend që po tërheq punonjës në ndërtim e në turizëm, me rreth 1.4 deri në 2 mijë lejë në vit. Një vend i preferuar ishte dhe Malta, në ndërtim e turizëm, por në 2024-n lejet e dhëna nga ky shtet u përgjysmuan në rreth 500.

Franca, që është pritësi më i madh i kërkesave për azil jep mesatarisht 400-500 leje për punë.

Tani ikja është përmes lejeve të punës, jo azilit

Numri i atyre që po ikin me leje pun,e është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022, kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë./Monitor

The post Rreth 20 mijë shqiptarë në vit morën leje pune në BE, në tre vjet ikën 13% e të punësuarve në vend appeared first on Albeu.com.

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për leje qëndrimi në Greqi
Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë me dije se sipas një vendimi të fundit nga qeveria greke, do të lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi.

Këta shtetas duhet të kenë një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, një vërtetimn të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

Nga vendimi përfitojnë shqiptarët që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.

Njoftimi:

Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:

Me Vendimin Nr. 𝟰𝟬𝟬𝟬/𝟯/𝟵𝟴-𝗶𝗯’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 𝟭𝟵 𝗺𝗮𝗿𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:

Gjatë periudhës 𝟯𝟭-𝟬𝟯-𝟮𝟬𝟮𝟰 deri më 𝟯𝟭-𝟭𝟮-𝟮𝟬𝟮𝟰, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:

Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose

Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.

The post Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për leje qëndrimi në Greqi appeared first on Albeu.com.

Zvicra lehtëson procedurat për punësimin e të huajve nga vendet e treta
Në profesionet ku ka mungesë të punëtorëve, mund të zbuten kriteret për kualifikimet profesionale dhe vërtetimin e përparësisë për punonjësit vendas

Punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta mund të marrin leje pune në Zvicër, vetëm në kushte të caktuara. Për të lehtësuar procesin e miratimit të një leje të tillë, Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) ka vënë në jetë një sërë masash për të reduktuar pengesat administrative dhe ka informuar Këshillin Federal në mbledhjen e tij të mbajtur dje, më 5 prill 2023, thuhet në një komunikatë qeveritare.

Punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta mund të marrin leje pune në Zvicër nëse ka nevojë për të dhe kjo është në interesin e përgjithshëm ekonomik të Zvicrës. Në një raport që parlamenti kishte porositur më 4 mars 2022, Këshilli Federal ka përshkruar masat që mund të merren për të reduktuar pengesat administrative, për të përshpejtuar procedurat dhe për të rritur sigurinë ligjore për kompanitë që marrin punëtorë nga vendet e treta. Ai ka ngarkuar FDJP-në (ministrinë e drejtësisë dhe çështjeve policore) që të zbatonte drejtpërdrejt disa nga këto masa dhe të shqyrtonte të tjerat në thellësi.

Procedura më të lehta në profesionet me mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar

EJPD-ja  ka informuar Këshillin Federal në mbledhjen e këtij të fundit për hapat që janë ndërmarrë ndërkohë. Që nga 1 shkurti 2023, autoritetet kantonale të tregut të punës dhe të migracionit kanë qenë në gjendje të marrin parasysh situatën e atyre kompanive që kërkojnë specialistë të kualifikuar në profesionet që janë veçanërisht të prekura nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar.

Konkretisht, në profesione të tilla, ato mund të parashtrojnë më “bujarisht” kriteret për kualifikime profesionale dhe vërtetimin e përparësisë për punonjësit vendas.

Për këtë qëllim, pas konsultimit me kantonet, FDJP ka ndryshuar udhëzimet mbi Ligjin për të huajt dhe integrimin (AIG). Që atëherë, kantonet kanë mundur gjithashtu të japin miratim të thjeshtuar për shtetasit e huaj që tashmë janë në Zvicër me leje qëndrimi për të kaluar nga punësimi si punëmarrës në statusin e të vetëpunësuarit. Për më tepër, që nga 1 shkurti 2023, procedura për disa aplikime për leje pune është shkurtuar në mënyrë që ato të mos kërkojnë më miratim federal.

Sistemi i kuotave nuk është në diskutim

Kantonet refuzojnë futjen e një tarife shtesë (express) për përpunimin e përshpejtuar të kërkesave për leje pune. Prandaj Këshilli Federal ka vendosur të mos e bëjë këtë. Në vend të kësaj, kantonet dhe FDJP do të shkëmbejnë praktikat më të mira në lidhje me afatet dhe procedurat e përpunimit, deri në fund të vitit 2023.

Një sondazh i kantoneve dhe partnerëve social i kryer nga FDJP në vitin 2022 tregoi se sistemi aktual me kuota i shërben qëllimit të kontrollit të mirë të imigracionit dhe është fleksibël në të njëjtën kohë, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, FDJP do të zbatojë përmirësime selektive. Në të ardhmen, përcaktimi vjetor i kuotave duhet të jetë edhe më i bazuar në fakte. Shpërndarja e kuotave shtesë nga rezerva federale për kantonet do të thjeshtohet më tej.

The post Zvicra lehtëson procedurat për punësimin e të huajve nga vendet e treta appeared first on Albeu.com.

Kriza e tregut të punës, jepen 5233 leje pune për të huajt në 9-mujor, më shumë se i gjithi viti 2021
Emergjenca për të plotësuar nevojat e tregut të punës me punonjës të huaj po rritet me shpejtësi muaj pas muaji, për shkak të emigracionit të lartë të fuqisë punëtore vendase dhe nga ana tjetër nga rritja e kërkesës për të prodhuar në Shqipëri pas pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) gjatë 9 -mujorit 2022 kanë marrë leje pune 5,233 shtetas të huaj. Ky numër ishte 4% më i lartë se gjithë kontratat e punës që u dhanë për të huajt për vitin 2021.

Deri në fund të vitit pritet të lëshohen edhe një sasi e madh lejesh qëndrimi për punë ndaj të huajve nisur nga kërkesat e larta që bizneset në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë bërë tek agjencitë e punësimit.

Të dhëna më të detajuara nga AKPA tregojnë se punonjësit e huaj më së shumti vijnë të punësohen në industrinë përpunuese, në sektorin e ndërtimit, në bujqësi dhe peshkim, etj.

Vitin e kaluar 16 për qind të lejeve të punës u lëshuan për shtetas turq, egjiptian, filipines dhe indian. Punonjës nga këto vende u punësuan kryesisht për industrinë fason Tik dhe ndërtim.

Vitet e fundit sidomos pas pandemisë Covid-19, bizneset në të gjithë sektorët kanë shpallur emergjencën për punonjës. Kjo u theksua sidomos këtë vit, pasi një valë e madhe emigracioni u theksua në moshat të reja. Sakaq është në rritje trendi i largimit me kontrata pune.

Të dhënat zyrtare nga Britania e Madhe, tregojnë se nga fillimi i vitit deri në fillim të nëntorit rreth 12 mijë shqiptare janë futur me gomone, shumica të rinj. Gjithashtu Eurostat raportoi se mbi 10 mijë shtetas shqiptare kanë kërkuar azil në 6 mujorin e parë.

Mijëra tjera largohen me llotarinë amerikane me viza studenti dhe për bashkim familjar. Largimet nga vendi janë aq të mëdha sa shumë sektorë raportuan rënie të konsumit për këtë fakt.

Tentativat për të zëvendësuar fuqinë punëtore me të huaj duket se, janë mjeti i vetëm për disa sektorë.

Gjovalin Shtjefni i cili prej 10 vitesh drejton fabrikën e prodhimit të veshjeve “Rubin” në qytetin e Shkodrës tha se, nëse nuk arrin të importojë punonjës të huaj do të detyrohet të mbyllë aktivitetin në dy vitet në vijim.

Bizneset ankohen se kostot për importin e punonjësve të huaj janë të larta, gjithashtu ka shumë borukraci. Kompanitë shqiptare janë përgjithësisht të vogla dhe kërkojnë një sasi të limituar punonjësish.

Erald Pashaj, administrator i EP & Partners Consultancy shpk (EPPC), një kompani që ka në fokus burimet njerëzore tha se kostot aktuale që një firmë duhet të paguaje për një punonjës nga Nepali janë 1200 euro dhe më pas një rrogë neto 550 euro në muaj.

Nëse një kompania paguan për 10 punonjës nga Nepali, 50 për qind e tyre mund të jenë totalisht joproduktivë, ndërkohë marrja e tyre me rroga shumë të larta largon punonjësit shqiptarë që paguhen më pak./Monitor

The post Kriza e tregut të punës, jepen 5233 leje pune për të huajt në 9-mujor, më shumë se i gjithi viti 2021 appeared first on Albeu.com.

Rangnick merr lejen e punës, por sonte mbetet Carrick në stol
Ralf Rangnick ka marrë leje e punës dhe është gati për të marrë zyrtarisht drejtimin e Manchester Unite, por sonte ndaj Arsenalit do të vazhdojë të jetë Carrick.

63-vjeçari gjerman u konfirmua si trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq” në fillim të kësaj jave.

Ai do të kryejë këtë rol deri në fund të sezonit para se të fillojë punën si konsulent sportiv për klubin. /albeu.com

The post Rangnick merr lejen e punës, por sonte mbetet Carrick në stol appeared first on Albeu.com.