lehtesim denimi Archives - Albeu.com

EMRAT/ Morën 4 milionë lekë për të lehtësuar një masë dënimi, kush është gjyqtarja dhe avokati që u arrestuan në Elbasan
Një gjyqtare në qytetin e Elbasanit është arrestuar nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e korrupsionit.

Bëhet fjalë për gjyqtaren Zamira Vyshka, ndaj së cilës është arrestuar caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Në pranga ka rënë dhe avokati Ilir Pashaj të cilët kanë abuzuar duke marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar një masë dënimi, ngjarje e ndodhur në tetor 2021.

Ilir Pashaj ka qenë ish-gjyqtar në Elbasan. Ai u largua nga sistemi para Vettigut dhe prej 4 vitesh ushtron detyrën e avokatit.

Emrat e tjerë të të arrestuarve janë Taulant Ramollari, Xhulio Musaj.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.209 të vitit 2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 319/ç të Kodit Penal, si dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr. 64 datë 21.07.2022 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal për 5 (pesë) shtetas.

Më datë 22.07.2022 nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës nr.64 datë 21.07.2022, për caktimin e masave të sigurimit.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale për shtetasen Z. V., me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin I. P., me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit T.R. dhe Xh.M.

Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale edhe për shtetasin A.T./albeu.com

The post EMRAT/ Morën 4 milionë lekë për të lehtësuar një masë dënimi, kush është gjyqtarja dhe avokati që u arrestuan në Elbasan appeared first on Albeu.com.