legjionaret Archives - Albeu.com
Gola dhe asiste nga legjionarët kuqezi, protagonistë Laçi, Seferi, Hoxha, Mitaj, Shehu e Daku
<html><head></head><body>
Futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane kanë dhënë shenja premtuese që në fillim të sezonit të ri. Gjatë javëve të para, disa legjionarë kuqezi kanë spikatur menjëherë me gola e asiste, ndërsa emra të tjerë i kanë nisur si titullarë aventurat me skuadrat përkatëse.
Qazim Laçi u kthye në heroin e Rizesporit në javën hapëse të kampionatit turk. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte titullar përballë Konyasporit dhe, në minutën e 97-të, shënoi golin që vendosi fitoren 1-0. Ai u tregua i saktë nga pika e penalltisë së akorduar në kohën shtesë, duke i siguruar ekipit të tij tri pikët e para të sezonit.
Eksperienca e Taulant Seferit te Kayserispor ka nisur gjithashtu në mënyrë të shkëlqyer. Pasi realizoi dy herë në javën e parë, sulmuesi shqiptar shënoi përsëri në sfidën me Sivassporin. Në fundin e pjesës së parë, ai finalizoi një aksion të shpejtë dhe realizoi golin e dytë të skuadrës së tij.
Arbër Hoxha, ndërkohë, hapi llogarinë e golave për këtë sezon me Dinamo Zagrebin në Kroaci. Sulmuesi kuqezi gjeti rrjetën në triumfin 4-0 kundër Rudesit, duke kompletuar paraqitjen pozitive të kampionëve kroatë.
Edhe Mario Mitaj pati një debutim zyrtar të suksesshëm me fanellën e Genoas, duke dhënë menjëherë asist. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kontribuoi në fitoren 4-1 ndaj Ascolit në Kupën e Italisë, pasi shërbeu Marcandallin për gol.
Në kampionatin polak, Juljan Shehu dha asistin e tij të parë sezonal me Widzew Łódź. Mesfushori shqiptar luajti rol vendimtar në aksionin nga i cili erdhi goli i epërsisë kundër Korona Kielces.
Mirlind Daku është një tjetër legjionar që po jep kontribut që në hapat e parë me ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar u përfshi për herë të parë si titullar te Spartak Moscow dhe ndikoi menjëherë në suksesin 2-1 ndaj Baltikës, duke asistuar Ugalden në minutën e 20-të.
Përveç lojtarëve që spikatën përmes golave dhe asisteve, minutat e para si titullarë në kampionatet e tyre i regjistruan edhe Simon Simoni, Klisman Cake, Stavro Pilo, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami dhe Rey Manaj.
</body></html>
The post Gola dhe asiste nga legjionarët kuqezi, protagonistë Laçi, Seferi, Hoxha, Mitaj, Shehu e Daku appeared first on Albeu.com.
VIDEO/ Mario Mitaj shkëlqen në debutim, asistimi perfekt me të majtën nis përmbysjen e madhe të Genoas
Mario Mitaj e nisi në mënyrë spektakolare aventurën e tij me Genoan. Në fillimin e pjesës së dytë të sfidës Genoa – Ascoli, e vlefshme për raundin e 1/32-ave të Kupës së Italisë, skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi kryeson me rezultatin 2 – 1.
Ascoli kaloi e para në avantazh në minutën e 25-të, falë golit të Silipos, por epërsia e saj mbeti vetëm për statistikë. Në minutën e 42-të, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ekzekutoi në mënyrë të përsosur me të majtën një goditje këndi, ndërsa Marcandalli dërgoi topin në rrjetë me kokë nga brenda zonës, duke vendosur përkohësisht baraspeshën 1 – 1.
Vetëm tre minuta pas golit të barazimit, Baldanzi finalizoi aksionin që kompletoi përmbysjen e madhe të Genoas. Në fraksionin e dytë të takimit, trajneri De Rossi vendosi ta nxirrte nga loja Mario Mitajn, duke aktivizuar në vend të tij Djibril Sow.
</body></html>
The post VIDEO/ Mario Mitaj shkëlqen në debutim, asistimi perfekt me të majtën nis përmbysjen e madhe të Genoas appeared first on Albeu.com.
VIDEO/ Dy gola në 3 minuta, Mirlind Daku protagonist me Spartakun e Moskës
Mirlind Daku ka lënë pas paraqitjen zhgënjyese të debutimit me Spartakun e Moskës, duke marrë sërish rol protagonisti. Në minutën e 20-të të sfidës mes Baltikës dhe Spartakut, ai dalloi hapësirën dhe shërbeu saktë Ugalden, të cilin e nxori të vetëm përballë portierit.
Sulmuesi nga Kosta Rika e konkretizoi mundësinë duke dërguar topin në rrjetë, pas asistit të Dakut. Megjithatë, avantazhi i skuadrës kryeqytetase zgjati shumë pak, pasi vetëm 3 minuta më vonë Mendel realizoi golin e barazimit për Baltikën.
Dy realizime brenda 3 minutash kanë dhuruar spektakël në përballjen mes Baltikës dhe Rubin Kazanit, e cila vijon me rezultatin 1-1, ndërsa mbetet ende kohë deri në përfundimin e pjesës së parë. Ndeshja luhet për javën e 4-t të Premier League ruse.
Asisti i Dakut.
</body></html>
The post VIDEO/ Dy gola në 3 minuta, Mirlind Daku protagonist me Spartakun e Moskës appeared first on Albeu.com.
Hemorragji dhe edemë në muskul, Ernest Muçi rrezikon të humbasë ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren
<html><head></head><body>
Gjendja fizike e Ernest Muçit është kthyer në një çështje shqetësuese për Trabzonsporin. Ahmet Besir, drejtuesi i stafit mjekësor të klubit nga qyteti i Trabzonit, ka bërë të ditur diagnozën konkrete të sulmuesit shqiptar.
Sipas Besir, Muçi iu nënshtrua kontrolleve të detajuara pasi gjatë stërvitjes kishte raportuar dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë. Ekzaminimet evidentuan hemorragji dhe edemë, të shkaktuara nga tendosja në zonën e sipërme të grupit muskulor të pjesës së përparme të kofshës.
Ai konfirmoi gjithashtu se ekipi mjekësor i Trabzonsporit ka nisur menjëherë trajtimin e futbollistit. Në skenarin më të favorshëm, kur dëmtimi klasifikohet i gradës së parë, rikuperimi kërkon nga 1 deri në 3 javë.
Për dëmtimet e gradës së dytë, të shoqëruara me hemorragji dhe edemë, periudha e riaftësimit llogaritet nga 4 deri në 8 javë. Bazuar në përshkrimin e diagnozës, problemi i Muçit lidhet pikërisht me variantin e dytë, atë të hemorragjisë dhe edemës.
Në këto rrethana, duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që 25-vjeçari të jetë në dispozicion të Kombëtares për takimet e shtatorit. Shqipëria do të luajë në Ligën e Kombeve, konkretisht në Ligën C, kundër Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 29 shtator.
</body></html>
The post Hemorragji dhe edemë në muskul, Ernest Muçi rrezikon të humbasë ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren appeared first on Albeu.com.
Rey Manaj mendon për të ardhmen, sulmuesi shqiptar pranë gjigantit europian
<html><head></head><body>
Rey Manaj mund të largohet nga Sivasspor, pavarësisht rikthimit të tij me shumë bujë në radhët e klubit bardhekuq.
Sulmuesi lushnjar ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029, por vështirësitë financiare dhe pagat e pashlyera kanë krijuar një situatë kaotike brenda klubit.
Në këto rrethana, për Manajn është shfaqur një mundësi e favorshme për të vazhduar karrierën sërish në Ligën e Parë të Turqisë.
Mediat turke kanë raportuar gjatë orëve të fundit se sulmuesi i Kombëtares është pranë transferimit te Bursaspor. Tashmë mbetet të shihet nëse “pyka” kuqezi do të ndërrojë fanellë dhe ambient përpara nisjes së sezonit të ri.
</body></html>
The post Rey Manaj mendon për të ardhmen, sulmuesi shqiptar pranë gjigantit europian appeared first on Albeu.com.
Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë, Sint-Truiden i beson fanellën me numrin “7
Arbnor Muja është prezantuar si përforcimi më i ri i Sint-Truiden në Belgjikë. Klubi i Jupiler Pro League e zyrtarizoi afrimin e 27-vjeçarit, të cilit i ka besuar numrin “7”, të cilësuar në njoftim si “ikonik”.
Sulmuesi i Kombëtares është larguar përfundimisht nga Samsunspor në Superligën turke. Transferimi nuk është realizuar në formë huazimi, por si shitje përfundimtare.
Për Mujën, kalimi te Sint-Truiden përbën një rikthim, pasi më herët ka qenë pjesë e skuadrës belge përmes formulës së huazimit.
Futbollisti i lindur në Mitrovicë nuk është grumbulluar me Kombëtaren që prej vitit 2023. Pavarësisht rendimentit të kënaqshëm, ai ka mbetur jashtë ftesave, duke marrë statusin e një lojtari të “harruar”.
</body></html>
The post Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë, Sint-Truiden i beson fanellën me numrin “7 appeared first on Albeu.com.
Bujar Pllana transferohet te rekordmenët e Zvicrës, firmos për dy vite me bardheblutë
Bujar Pllana ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi 24-vjeçar i Kombëtares është transferuar në Superligën zvicerane, ku do të përfaqësojë Grasshopper Club Zurich.
Futbollisti shqiptar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe te skuadra bardheblu do të luajë me fanellën me numër 44. Përpara kalimit në Zvicër, aventura e tij e fundit profesionale ishte me Lechia Gdansk në Poloni.
“Grasshopper Club Zurich ka përforcuar repartin e mbrojtjes duke nënshkruar me lojtarin shqiptar Bujar Pllana. Qendërmbrojtësi ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit 2027/28 dhe do të veshë fanellën me numër 44”, njoftoi klubi zviceran.
Me 27 tituj kampion, Grasshopper Club Zurich mban rekordin në Superligën e Zvicrës. Aktualisht, kapiten i skuadrës është Amir Abrashi, ish-mesfushori i Kombëtares.
</body></html>
The post Bujar Pllana transferohet te rekordmenët e Zvicrës, firmos për dy vite me bardheblutë appeared first on Albeu.com.
Në Bergamo u formova si futbollist, burrë dhe baba!” Berat Gjimshiti i jep lamtumirën Atalantës me një mesazh emocionues
Pas dhjetë vitesh të mbushura me sfida dhe emocione të shumta, mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti ka mbyllur kapitullin e tij te Atalanta dhe është ndarë nga skuadra e Bergamos.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare zgjodhi Instagramin për të publikuar një mesazh të gjatë lamtumire, ku falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj periudhe të rëndësishme të karrierës së tij.
“Dhjetë vjet më parë mbërrita në Bergamo si një futbollist i ri, i udhëhequr nga një ëndërr dhe nga dëshira për të treguar vlerat e mia. Sot po largohem me bindjen se ky vend më ka dhënë shumë më tepër sesa thjesht futbollin.
Këtu u rrita si lojtar, si burrë dhe si baba. Edhe familja ime u rrit në këtë qytet. Bergamo u shndërrua në shtëpinë time, ndërsa Atalanta u bë diçka shumë më e madhe se një ekip futbolli.
Gjatë këtyre dhjetë viteve kaluam së bashku fitore, humbje, mbrëmje të paharrueshme dhe gola që dikur mund t’i kishim vetëm ëndërruar. Megjithatë, ajo që do të ruaj më shumë në kujtesë janë njerëzit.
Shokët e skuadrës, trajnerët, të gjithë anëtarët e stafit, çdo person që punon për klubin, familja Percassi, tifozët tanë dhe banorët e Bergamos: ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj, për luftën që bëtë krah nesh dhe për mënyrën se si më bëtë mua dhe familjen time të ndiheshim pjesë e diçkaje të veçantë.
Asnjë prej arritjeve tona nuk na u dhurua. Çdo gjë e ndërtuam së bashku përmes punës së palodhur, sakrificës, disiplinës, zemrës dhe atij mentaliteti që e lidh kaq fort Atalantën me qytetin e saj.
Tani nis një kapitull i ri. Por ekzistojnë vende prej të cilave njeriu nuk largohet kurrë plotësisht. Mund të ndahesh nga një skuadër apo nga një qytet, por një shtëpi të tillë e mban gjithmonë brenda vetes. Faleminderit për gjithçka, Bergamo. Faleminderit për gjithçka, Atalanta. Përgjithmonë në zemrat tona”, shkroi Gjimshiti.
</body></html>
The post Në Bergamo u formova si futbollist, burrë dhe baba!” Berat Gjimshiti i jep lamtumirën Atalantës me një mesazh emocionues appeared first on Albeu.com.
Arbnor Muja drejt largimit nga Samsunspori, sulmuesi shqiptar rikthehet te klubi belg
Arbnor Muja pritet të mbyllë së shpejti aventurën me Samsunsporin. Sulmuesi shqiptar, i cili është 27 vjeç, ka kontratë me skuadrën e Superligës turke deri në verën e vitit 2027, por palët nuk kanë arritur marrëveshje për vijimin e bashkëpunimit.
Si pasojë, Samsunspori ka gjetur një zgjidhje për të ardhmen e Mujës, duke e dërguar te Sint-Truidense VV në Belgjikë, klub ku lojtari ishte huazuar së fundmi.
Sipas raportimeve, dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin, ndërsa detajet financiare dhe kohëzgjatja e kontratës së re ende nuk janë bërë të ditura.
Edhe pse Muja regjistroi paraqitje të mira gjatë huazimit te Sint-Truidense VV, ai nuk është grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare. Dalja e tij e fundit me fanellën kuqezi daton në nëntor të vitit 2023.
</body></html>
The post Arbnor Muja drejt largimit nga Samsunspori, sulmuesi shqiptar rikthehet te klubi belg appeared first on Albeu.com.
Armando Broja mungon papritur te Burnley, sulmuesi kuqezi jashtë skuadrës
<html><head></head><body>
Armando Broja e nis sezonin e ri duke u përballur sërish me probleme të njohura nga e kaluara.
Burnley po luan ndaj Notts Co në raundin e 1/64-ave të Kupës së Ligës angleze, të njohur si “Carabao Cup”, me rezultatin 1-1 në pjesën e dytë, por emri i sulmuesit të Kombëtares shqiptare nuk figuron as në formacion dhe as në stolin e rezervave.
Ende nuk dihet nëse mungesa e 24-vjeçarit lidhet me një vendim teknik të trajnerit Hayen apo me probleme fizike. Ndërkohë, me merkaton e verës ende të hapur, Armando Broja përflitet për një largim nga Anglia dhe emri i tij është lidhur me një transferim në Serie A.
</body></html>
The post Armando Broja mungon papritur te Burnley, sulmuesi kuqezi jashtë skuadrës appeared first on Albeu.com.