legalizmi i kanabisit Archives - Albeu.com

Mes parcelës me kanabis, Salianji: Afër shkollave gjen më lehtë kanabis sesa çokollata
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka ndarë në Facebook një foto të vjetër ku shihet në një parcelë me kanabis, ndërsa shkruan për legalizmin e kanabisit në Shqipëri.

Salianji shprehet se tashmë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër. Më tej ai shkruan se kjo politikë e ndjekur nga Rama ka bërë që sot afër shjolllave më lehtë gjen kanabis sesa çokollata.

Postimi i Salianjit:

Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.

Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!

Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, n ë gjëndjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!

Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë!

Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të hapur rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!

The post Mes parcelës me kanabis, Salianji: Afër shkollave gjen më lehtë kanabis sesa çokollata appeared first on Albeu.com.

Shqipëria i hap rrugë legalizimit të kanabisit mjekësor
Në kuadër të përgatitjeve për të legalizuar kultivimin e kanabisit mjekësor, Qeveria e Shqipërisë të enjten ka njoftuar se do të themelojë Agjencinë Kombëtare për licencimin e kompanive që do të merren me këtë veprimtari dhe ka nisur hartimin e ligjeve që do ta rregullojnë atë.

Vendimi për të proceduar me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale për kultivimin e bimëve narkotike për shkaqe shëndetësore vjen pas një ankete të administruar nga qeveria socialiste e udhëhequr nga Edi Rama në Shqipëri, në të cilën 61 për qind të qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes së qeverisë për t’u deklaruar rreth kësaj dhe çështjeve të tjera, e përkrahën iniciativën.

Nga 500 mijë qytetarë që i janë përgjigjur pyetësorit të qeverisë, 308 mijë kanë mbështetur legalizimin e kultivimit të kanabisit, ndërkohë që 143 mijë e kanë kundërshtuar dhe rreth 50 mijë nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim.

Shqipëria ndër vite ka kultivuar kanabisin dhe vendi është njëri nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesor ilegal të kësaj substance narkotike në Evropë.

Ligji që do ta legalizojë kultivimin e kanabisit në Shqipëri pritet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, ndonëse jo pa kundërthënie.

Ndonëse legalizimi i përdorimit vetjak të kanabisit është kundërshtuar nga deputetët e dy partive, deputetët demokratë kanë kundërshtuar legalizimin e kultivimit të tij për shkaqe shëndetësore.

Sipas ligjit të hartuar nga qeveria, licenca për kultivimin do të jepet për 15 vjet për të kultivuar 150 hektarë kompanive që kanë një kapital fillestar prej 100 milionë lekësh dhe përvojë në kultivimin e bimëve mjekësore.

Licenca do të miratohet me vendim të qeverisë, me propozim të ministrit të Shëndetësisë./rel

The post Shqipëria i hap rrugë legalizimit të kanabisit mjekësor appeared first on Albeu.com.