legalizimi i kanabisit Archives - Albeu.com

Xhafaj dhe Majko abstenojnë pr.ligjin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, deputetët e PS e miratojnë në mbledhje “sekrete” pa opozitën
Ditën e sotme, deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve kanë miratuar me urgjencë draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, teksa opozita nuk ishte e pranishme.

Projektligji është votuar me 13 vota pro dhe 2 abstenim. Drafti i Qeverisë ka marrë pro shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko kanë abstenuar.

Teksa në Kuvend debatohej për arrestimin e Ahmetajt, në një nga sallat e katit të dytë të Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka thirrur mbledhjen e Komisionit dhe në rend dite ishte drafti i Qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Deputetët e opozitës akuzuan në seancë se pr/ligji ka kaluar në fshehtësi.

“Si mund të ndodhë që në prani të 140 deputetëve, e medias të mashtroni opinionin publik shqiptar. Të mblidhet komisioni i ligjeve në mënyrë të fshehtë, pa kuorumin e nevojshëm, pa procesverbal, pa incizim, pa ditur asnjë deputet i komisionit të ligjeve dhe të merrni një vendim për 10 minuta legalizimin e kanabisit. Legalizimin e drogës në Shqipëri. Këtë po bëni, dhe na tregoni se po shkelni rregulloren. Jo po kërkojmë respektimin e rregullores” tha deputeti i PD-së Dash Sula.

Edhe deputetja Çupi e denoncoi: Janë votuar në mënyrë abuzive 45 nëne të ligjit të kanabisit, pa kamera, pa regjistrim, pa opozitën, pa kuorum. Ka pasur edhe nga ty deputetë që kanë abstenuar. Ky është një turp, kjo është papërgjegjshmëri”.

Dje në komisionin e ligjeve Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu para deputetëve të Komisionit te Ligjeve sqaroi se ligji në këtë fazë lejon kultivimin e kanabisit mjekësor vetëm për eksport.

Këshilli i Ministrave miratoi në qershor 2023 projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

The post Xhafaj dhe Majko abstenojnë pr.ligjin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, deputetët e PS e miratojnë në mbledhje “sekrete” pa opozitën appeared first on Albeu.com.

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Rama si përdorues droge kërkon ta përcjellë përdorimin në të gjithë shoqërinë shqiptare
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon të përcjellë përdorimin e drogës në të gjithë shoqërinë shqiptare përmes legalizimit.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi që zhvilloi sot me intelektualë, në lidhje me sfidat me të cilat po ndeshet familja shqiptare.

“E them me keqardhje të madhe se PD devijoi nga vlerat e saj themelore të programit të saj. Jo që nuk u bë avokate e këtyre vlerave, por me heshtjen e saj kontribuoi qëndrimeve herë-herë anti-familje dhe armiqësore ndaj familjes. Ju garantoj se kjo periudhë merr fund. Këtu ju keni rreshtuar të gjithë problematikën në tërësinë e saj dhe biem dakord se për fat të keq s’ka asgjë që ndikon më shumë në familje se qeverisja. Po jap dy tre shembuj. Ky që është sot në qeveri dhe që rëndom thuhet se ka qenë përdorues droge, thotë se do pyes anketën për legalizimin e kanabisit. Çfarë u ofron ky fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave, u ofron drogën si alternativë. Ky që mund të ketë qenë vetë përdorues kërkon ta përcjellë këtë në mbarë shoqërinë shqiptare”, u shpreh Berisha./albeu.com/

The post Legalizimi i kanabisit, Berisha: Rama si përdorues droge kërkon ta përcjellë përdorimin në të gjithë shoqërinë shqiptare appeared first on Albeu.com.

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, Forbes: Pacientët nuk do kenë qasje në trajtimin mjekësor
“Shqipëria mund t’i bashkohet listës së vendeve evropiane që legalizuan kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Megjithatë, kultivimi, prodhimi dhe tregtia do të jenë të destinuara vetëm për eksport.”

Revista e njohur amerikane “Forbes” i ka kushtuar një artikull projektligjit të iniciuar nga qeveria Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Qeveria njoftoi më 30 qershor planin për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor pas rezultateve të “Këshillimit Kombëtar”, ku 61% e afro 536 të anketuarve ishin pro.

Forbes shkruan se “Projektligji krijon një agjenci kombëtare për kontrollin dhe monitorimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe prodhimin e nënprodukteve të saj.”

Projektligji do të lejojë prodhimin e kanabisit mjekësor dhe kërpit industrial për deri në 150 hektarë tokë duke filluar nga viti 2023.

“Këshilli i Ministrave do të jepte licenca për prodhimin e kanabisit për 15 vjet me të drejtë rinovimi”, vijon artikulli i Forbes.

“Bizneset që duan të operojnë në sektorët e kanabisit mjekësor dhe të kërpit industrial në Shqipëri duhet të tregojnë se kanë kapital mbi 86,000 dollarë, të punësojnë të paktën 15 persona dhe të paguajnë një tarifë prej 1.5% të xhiros vjetore të kompanisë.”

“Por ajo që është më e rëndësishme për projektligjin është se kultivimi, prodhimi dhe tregtimi i kanabisit mjekësor dhe kërpit industrial do të jetë vetëm për eksport”, shkruan Forbes.

“Kjo do të thotë që pacientët nuk do të kenë qasje në trajtimin mjekësor të kanabisit dhe kompanitë lokale nuk do të përfitonin nga përdorimet e shumta të kërpit industrial.”

Opozita kundërshton

Opozita ka kritikuar projektligjin e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

“Deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj e quajti këtë veprim “çmenduri” në një postim në Facebook , pasi legalizimi do të lehtësonte prodhimin e mëtejshëm të kanabisit për qëllime trafikimi nën maskën e përdorimit mjekësor”,  thuhet në artikull.

Alibeaj hodhi akuza se nga projektligji do të përfitonin vetëm miqtë dhe aleatët e Ramës.

“Kriteret dhe procedurat e përcaktuara në projektligj sqarojnë se licencat për këtë aktivitet do t’i përfitojnë vetëm miqtë dhe aleatët e Ramës. Të gjithë e dinë që në një vend ku kriminaliteti dhe korrupsioni janë në nivelet më të larta, mbajtja nën kontroll e këtij aktiviteti është e pamundur”, ka shkruar ai.

“Në veçanti, Alibeaj iu referua rastit të Saimir Tahirit , ish-ministër i Brendshëm në kabinetin Rama. Tahiri u dënua në vitin 2022 me tre vjet e katër muaj burg për shkak se përmes mosveprimit lehtësoi trafikun e drogës për një grup kriminal dhe mori dhurata nga anëtarët e tij gjatë mandatit të tij.

Njoftimi i projektligjit erdhi disa ditë pasi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) e renditi Shqipërinë në vendin e shtatë nga 154 vende për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në Raportin e saj Botëror të Drogës 2022 .

Vendi ballkanik është rinovuar si qendër e trafikut të drogës. Në veçanti, vendi shërben si një qendër klasifikimi për heroinën që vjen nga Lindja për t’u trafikuar në të gjithë Evropën.

Për më tepër, Shqipëria konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit ilegal në Evropë, pavarësisht përpjekjeve shkatërruese të qeverisë për të reduktuar kultivimin e tij”, shkruan Forbes.

Instituti Italian për Studimet Politike Ndërkombëtare (ISPI) raportoi se krimi i organizuar shqiptar ndërtoi një nga kultivimet më të mëdha të kanabisit në natyrë në Evropë për më shumë se dy dekada.

Për shembull, fshati Lazarat dhe rajoni malor i Dukagjinit u bënë simbolet e vendit të kultivimit të kanabisit.

Edhe pse policia sekuestroi tonelata kanabis dhe mijëra bimë në të dyja vendet në vitin 2014, tregtia ilegale vazhdon të rritet aq shumë sa në vitin 2016, Shqipëria dëshmoi një përhapje të paprecedentë të kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin.

Autoritetet e zbatimit të ligjit intensifikuan përpjekjet e tyre kundër fenomenit, duke i çuar normat e kultivimit në nivelet më të ulëta historike gjatë pesë viteve të fundit, por bandat e krimit të organizuar diversifikuan trafikun e drogës me fokus kokainën.

Kanabisi rekreativ është i paligjshëm në Shqipëri dhe është përfshirë në listën e substancave të kontrolluara me Ligjin e Substancave Narkotike dhe Psikotropike, i krijuar në vitin 1994. Prandaj, kultivimi, prodhimi, tregtimi, posedimi dhe dhurimi janë rreptësisht të ndaluara.

Edhe kanabisi mjekësor është i ndaluar në vend.  Sipas një sondazhi të fundit , 308,000 qytetarë shqiptarë votuan pro legalizimit të kanabisit mjekësor, ndërsa 148,000 votuan kundër dhe 51,000 nuk kishin asnjë mendim për këtë çështje.

Megjithatë, vendimi për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe kërpit industrial duket më shumë një veprim thjesht ekonomik sesa një përpjekje e mëtejshme për të luftuar ose për të frenuar krimin e organizuar.

Duke licencuar kompanitë me kapital, projektligji nuk ka gjasa të shkatërrojë biznesin e paligjshëm.

Për më tepër, një legjislacion i tillë i fokusuar vetëm në kompanitë e destinuara për të eksportuar do t’i privonte shqiptarët nga përfitimi medicinal i kanabisit./albeu.com

The post Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, Forbes: Pacientët nuk do kenë qasje në trajtimin mjekësor appeared first on Albeu.com.

Legalizimi i kanabisit, media greke ngre alarmin: Rama s’luan blofin! Po na sjell Kolumbinë në kufi
Mediat greke kanë ngritur alarmin për projektligjin që i hap rrugë legalizimit të kanabisit mjekësor në vendin tonë.

Në një artikull të botuar nga  “News247.gr”, thuhet se kryeministri Edi Rama duket se këtë herë “nuk po luan blofin” për çështjen e kanabisit dhe do ta vërë atë në praktikë

“Shqipëria legalizon kanabisin -Një Eldorado pranë kufirit grek”, është titulli i medias greke, ndërsa ngrihet shqetsësimi për kërcënimin që kanoset vendit të tyre.

Sipas medias, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo dhe sesa do të ndikojë Greqinë, duke vënë në pah kalimin e lëndëve narkotike përmes kufijve tanë.

“Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta”, thuhet në shkrim.

Pjesë nga artikulli:

“Javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në praktikë atë që ishte diskutuar muajt e fundit në Tiranë, por më shumë dukej si një farsë sesa një debat politik. Ai vuri në konsultim publik një projektligj për legalizimin e prodhimit të kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial. Ai u hartua nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë dhe do të dalë në Kuvend për votim në javët në vijim. Rama këtë herë duket se nuk po bën bllof.

Deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si “çmenduri”. Sipas raportit të këtij viti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistani dhe Libani”.

“Është çmenduri”, komentoi Enkelejd Alibeaj , deputet i opozitës shqiptare. “Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë, ish-ministri i të cilit u burgos për shkak të lidhjes së tij me organizata kriminale që merren me kanabis”, tha Alibeaj. “Por ai duket se ka harruar – ose pretendon se ka harruar – dhe tani nën maskën e rritjes së tij për përdorim mjekësor dhe industrial, ai po përpiqet të legalizojë prodhimin.”

Në të njëjtën kohë, institucionet greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo. Pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar, pra shumë tonë në vit, eksportohet në Itali dhe Greqi. Në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar. Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.

Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta.

KORRUPSIONI DHE EKONOMIA REALE

Në projektligjin e qeverisë Rama thuhet se “qëllimi i tij është të rregullojë dhe garantojë procesin e prodhimit të kanabisit, përpunimin e nënprodukteve të tij për përdorim mjekësor dhe industrial dhe eksportin e tyre”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, licencat që do të miratohen do të kenë një kohëzgjatje prej 15 vitesh, me të drejtë rinovimi. Çdo skemë investimi nuk do të mund të kultivojë më shumë se 150 hektarë në të gjithë vendin. Duhet të ketë “eksperiencë përkatëse në industri”, kapital fillestar 100 milionë lekë (rreth 850 mijë euro), të paktën 15 punonjës dhe gjithashtu t’i paguajë shtetit 1.5% të xhiros vjetore. Prodhimi dhe përpunimi i hashashit do të bëhet nën mbikëqyrjen e shtetit.

HASHASH NË VEND TË PERIMEVE

Ekonomia e kanabisit në Shqipëri është marramendëse. Ata që janë afër historisë, flasin për kohën para dhe pas bastisjes së Lazaratit. Në vitin 2014, forcat speciale të policisë shqiptare “pushtuan” fshatin, i cili ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri grek. Pas një beteje që zgjati për ditë të tëra , u sekuestruan 25 ton kanabis , 90,000 pemë hash dhe 500 armë, përfshirë kallashnikovë dhe raketa antitank.

Prodhimi vjetor vetëm në Lazarat u vlerësua në 900 tonë, duke i sjellë ekonomisë vendase një xhiro prej 4.5 miliardë eurosh, në atë kohë rreth gjysma e PBB-së së Shqipërisë. Një raport i mëvonshëm i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional vlerësoi ekonominë e kanabisit në Shqipëri në 2.2 miliardë euro.

Njerëzit në Tiranë janë dakord se vendimi i fundit i Ramës mund të jetë një përpjekje për të fituar vota nga njerëzit e punësuar në ekonominë e kanabisit. Dhe më pas, ka gjasa që vendimi të favorizojë investitorët e huaj që do të mbërrijnë brenda natës në Tiranë, diçka si Eldorado e re, duke lënë jashtë loje prodhuesit e vegjël që mbajnë familjet e tyre me kanabis./albeu.com

The post Legalizimi i kanabisit, media greke ngre alarmin: Rama s’luan blofin! Po na sjell Kolumbinë në kufi appeared first on Albeu.com.

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Do të shkohet dhe drejt përdorimit vetjak
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për media sot, ka paralajmëruar se mund të shkohet drejt legalizimit të përdorimit vetjak të kanabisit.

Kjo, tha Rama, do të bëhet pas pyetjes së shqiptarëve përmes procesit të këshillimit kombëtar që pritet të realizohet së shpejti.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet.

Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë.

Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama./albeu.com

The post Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Do të shkohet dhe drejt përdorimit vetjak appeared first on Albeu.com.

Legalizohet kanabisi edhe për përdoruesit në Tajlandë
Tajlanda tashmë do të legalizojë kanabisin edhe përdoruesit, të cilët mund ta kultivojnë bimën, megjithëse sipas udhëzimeve të reja të komplikuara.

Ndryshimi vjen pas legalizimit historik të kanabisit mjekësor në Tajlandë në vitin 2018, hapi i parë i tillë nga një vend në Azinë Juglindore ku ligjet kundër drogës janë tejet të ashpra.

Tashmë në Bangkok po bëhet festë:

“Jam shumë i lumtur që kam lindur në brezin që kanabisi legalizohet”, tha Joe.

“Njerëzi gatuajnë me kanabis, bëjnë ilaçe me të. Pra, të kesh këtë bimë vendase në duar është thjesht e mahnitshme”, tha Arun.

Tajlanda ka mbajtur më parë një qëndrim të ashpër ndaj drogës, ku personat që kapeshin me kanabis përballen me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë të madhe. Ndërsa posedimi dhe shitja e kanabisit tani janë të ligjshme, por pirja e substancës narkotike jashtë shtëpisë nuk lejohet.

Shkelësit potencialisht mund të gjobiten me 780 dollarë dhe të përballen me tre muaj burg. Po ashtu dhe ekstraktet e kanabisit me më shumë se 0.2 përqind përqendrim të tetrahidrokanabinolit (THC), mbeten të paligjshme.

The post Legalizohet kanabisi edhe për përdoruesit në Tajlandë appeared first on Albeu.com.

Pas Shqipërisë, ja cili shtet merr nismën për legalizimin e kanabisit
Pas Shqipërisë, një tjetër vend i Ballkanit po ndërmerr nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Mali i Zi prej kohësh është duke diskutuar, ndërsa mbështetëse e kësaj nisme është partia URA e kryeministrit Dritan Abazoviç dhe Partia Socialiste Popullore që po ashtu është pjesë e koalicionit qeverisës.

Mediat në Malin e Zi shkruajnë se janë pikërisht socialdemokratët ata që thanë se së shpejti do ta paraqesin projektligjin, ku përfshihet kryesisht vaji i kanabisit për t’u përdorur për qëllime mjekësore.

Deputetët e URA-s thonë për mediat malazeze se mbështetjen e tyre e bazojnë tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve. Por kundër këtij propozimi është partia boshnjake në qeveri, që fillimisht kërkon dialog të gjerë.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Ndërsa edhe Shqipëria po shqyrton këtë mundësi pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar./albeu.com

The post Pas Shqipërisë, ja cili shtet merr nismën për legalizimin e kanabisit appeared first on Albeu.com.

Kokëdhima: Kanabis është një bimë e bekuar nga Zoti, kush e ka vonuar legalizimin të kërkojë falje
Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “Log.” në Abc, ka theksuar se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.

Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi ajo një bimë e bekuar nga Zoti.

Kokëdhima theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima.

“Në Shqipëri nga kanabisi ka përfituar mafia dhe politika. Por nuk duhet të ki frikë të dëgjojmë se çfarë është në interes të ekonomisë.

Më ka shqetësuar shumë kjo çështje për mënyrën sesi ne i trajtojmë problemet. Dakord, mund të kemi shumë gjëra që vlejnë në një debat. Por kur flasim për rininë duhet të kemi një preukopim shumë të madh. Duhet ta mësojmë rininë tonë që ta jetojë këtë botë pa frikë.

Për kanabisin medikal janë dy çështje. E para janë liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që ta përdorin për nevojat e tyre shëndetësore. Kjo duhet të jetë e panegociueshme. Ata që e kanë vonuar këtë çështje duhet të kërkojnë falje atyre që kanë pasur nevojë dhe u është mohuar.

A do përfitojë Shqipëria nga ekonomia? Nuk kemi shumë alternativa për të bërë ekonomi. Nuk ka Shqipëria rrugë pa fund, kur ka shanse duhen shfrytëzuar. Nuk kemi sot asnjë ndikim nga industria farmaceutike. Nëse Shqipëria do të ishte e shpejtë do të merrte pjesë nga ekonomia evropiane e kanabisit farmaceutik”, tha ai.

The post Kokëdhima: Kanabis është një bimë e bekuar nga Zoti, kush e ka vonuar legalizimin të kërkojë falje appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha tregon se ku “fle lepuri”: Problemi nuk qëndron te kanabisi mjekësor
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se problemi nuk qëndron te legalizimi I kanabisit mjekësor.

I ftuar në “Log.” në Abc, ai ka komentuar rreth deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Hoxha tha se legalizimi i kanabisit mjekësor nuk ka asgjë të keqe, por frika është diku tjetër.

Sipas Hoxhës sa herë flitet për leghalizim të kanabisit mjekësor në Shqipëri, rritet prodhimi i kanabisit rekreativ.

“Mënyra se si do të prodhohet është e industrializuar. Ky mjekësori është si puna e gurit në ujë. Shqipëria ka një ligj, në bazë të këtij ligji Ambasada britanike ndërhyri në Komunën e Shkrelit dhe solli farën mjekësore, të Kërpit, që e ka THC-në shumë të ulët. Kanabisi mjekësor e ka THC-në minimale. Ajo që kultivohej në Shqipëri para gorrilës ishte 14%, ndërkohë që vetë “gorilla” e kishte 25%. Çfarë ndodhi me Shkrelin, ata morën 330 mijë dollarë për dëmin që pësuan, pasi edhe u7a preu policia edhe i futën në burg. Ata thoshin që i kemi brenda parametra, ku i kapi prokuroria, ajo thoshte se e tejkaloni THC-në. Ne e kishim 2.1% ajo e kishte 2.4%. Rama në vitin 2020 në 9 maj në krah të ambasadorit të BE tha se kemi bërë gati të gjithë praktikën për ta çuar në parlament, dhe brenda kësaj legjislature do të kalojmë në parlament ligjin për kanabisin. Ku e kam frikën unë? Sa herë ne flasim për legalizimin e kanabisit mjekësor çuditërisht kjo situatë na është përkthyer në rritje të kanabisit rekreativ në kodrat dhe malet e Shqipërisë. Pra kur kryeministri thotë do të legalizojmë, ata fillojnë e mbjellin dhe thonë më duket se këtë herë do të na lënë”, tha Hoxha./albeu.com/

The post Artan Hoxha tregon se ku “fle lepuri”: Problemi nuk qëndron te kanabisi mjekësor appeared first on Albeu.com.

“T’marroftë Zoti”, Famulltari i Shkodrës i drejtohet Ramës: Ti që për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të legalizojë përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagime të shumta, mes të cilëve edhe ai i famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, famullitari Palaj shkruan:

“Edhe kyt kishim mangut…!

Regjimi i asaj kohe detyroi kyt t’shkretë popull të HA barë, ky i sotshmi të PI barë. Dallim i vogel…!

Po, si kshtu more, t’marroftë Zoti, ti që për 30 vite nuk legalizove pronen, për 30 ditë legalizon kanabisin!?

Siguria në kulm… Kanabis i legalizuar në pronë të palegalizuar.

Dhe çka asht ma e keqja, prap fajin e ka populli.

Në fakt populli e ka fajin…!

Jo më kotë Konica thoshte: “ Shqiptari asht por sdin me thanë jam!”

The post “T’marroftë Zoti”, Famulltari i Shkodrës i drejtohet Ramës: Ti që për 30 vite nuk legalizove pronën, për 30 ditë legalizon kanabisin appeared first on Albeu.com.