Leandro trossard Archives - Albeu.com
Besiktasi shpërthen ndaj gjyqtarëve pas disfatës nga Alanyaspor, Aliti përfshihet në debat
<html><head></head><body>
Besiktasi ka reaguar me tone të forta pas humbjes 1:0 në transfertë ndaj Alanyasporit, në përballjen e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Turqisë.
Klubi nga Stambolli ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e gjykimit, duke kritikuar veçanërisht gjyqtarin Adnan Deniz Kayatepe dhe disa prej vendimeve të tij gjatë ndeshjes.
Një nga emrat që u vu në qendër të diskutimeve ishte kapiteni i Alanyasporit, Fidan Aliti. Mbrojtësi kosovar u përfshi në disa episode të kontestuara, të cilat Besiktasi i publikoi edhe përmes një videoje në rrjetet sociale.
Rasti më i debatueshëm lidhej me përplasjen e Alitit me Leandro Trossardin brenda zonës së rreptësisë. Sipas pretendimit të Besiktasit, mbrojtësi përdori forcë të palejueshme ndaj sulmuesit belg dhe duhej të ndëshkohej me karton të kuq.
Videoja e shpërndarë nga klubi tregon kontaktin mes dy futbollistëve, ndërsa Trossard deklaroi pas përfundimit të takimit se ishte goditur me shuplakë.
“VAR-i ishte aty dhe, nëse do të ishte përdorur siç duhet, vendimi duhej të ndryshonte qartë. Mendoj se kundërshtari më goditi me shuplakë. Ishte karton i kuq i pastër. Vendimi duhej të ndryshohej”, deklaroi Trossard.
Pas incidentit, Kayatepe e ndali lojën, por gjyqtarët e VAR-it nuk ndërhynë për të rishikuar vendimin.
Besiktasi kundërshtoi edhe anulimin e një goli të shënuar prej tij, duke këmbëngulur se në aksion nuk kishte faull ndaj Alitit. Përmes pamjeve të tjera, klubi tregoi edhe momentin kur mbrojtësi i Kosovës e kapi për fanelle Dusan Vlahovicin, ndërsa sulmuesi po tentonte të hynte në zonën e rreptësisë.
Në komunikatën zyrtare, klubi turk kërkoi që Adnan Deniz Kayatepe dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të gjykimit të mos drejtojnë më ndeshje të Besiktasit, duke i akuzuar për vendime të rënda.
“Adnan Deniz Kayatepe, vendimet skandaloze të të cilit nga gjysmëfinalja e kaluar e Kupës janë ende të freskëta në kujtesën tonë, ka shtuar edhe një tjetër turp në bilancin e tij. Lojtari kundërshtar e goditi Trossardin me shuplakë para gjithë botës. Gjyqtari nuk e pa incidentin, ndërsa VAR-i mbeti i heshtur”, thuhet në reagimin e Beshiktashit.
Besiktasi pretendon se goli i anuluar u mohua për shkak të një faulli që, sipas klubit, nuk ka ekzistuar. Po ashtu, ai vë në dukje se nuk pati reagim të gjyqtarit edhe në rastin kur Vlahovici u ndalua nga Aliti.
Debati për nivelin e arbitrimit në futbollin turk është rikthyer që në fillim të sezonit, ndërsa ankesat ndaj gjyqtarëve janë shfaqur që në dy javët e para.
Florent Hadërgjonaj ishte një nga protagonistët e Alanyasporit në këtë takim, pasi asistoi për golin e vetëm të ndeshjes.
Milot Rashica, ndërkohë, e ndoqi të gjithë sfidën nga stoli i rezervave të Besiktasit.
</body></html>
The post Besiktasi shpërthen ndaj gjyqtarëve pas disfatës nga Alanyaspor, Aliti përfshihet në debat appeared first on Albeu.com.
Salah mbetet jashtë tre vendeve të para, zbulohet lista e 10 futbollistëve më të paguar në Turqi
<html><head></head><body>
Mohamed Salah nuk do të jetë futbollisti me pagën më të lartë në Superligën e Turqisë gjatë këtij sezoni, edhe pse marrëveshja e tij me Trabzonsporin është mjaft fitimprurëse.
Renditja e pagave bazë neto, e publikuar nga Transfermarkt Turkey, e pozicionon ish-lojtarin e Liverpoolit në vendin e katërt, me të ardhura vjetore prej 10 milionë eurosh.
Pagën më të lartë e merr Victor Osimhen i Galatasarayt, i cili përfiton 15 milionë euro në sezon. Pas tij vijnë Ederson dhe N’Golo Kante të Fenerbahçes, me nga 11 milionë euro secili, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Salah renditet menjëherë pas tyre me 10 milionë euro, ndërsa në vendin pasues ndodhet Leroy Sane i Galatasarayt, me një pagë vjetore prej 9 milionë eurosh.
Sipas dosjes zyrtare të klubit, kontrata e Salahut përfshin 10 milionë euro pagë neto dhe një tarifë nënshkrimi prej 7 milionë eurosh për çdo sezon. Kjo e çon vlerën e garantuar të paketës vjetore në 17 milionë euro, pa përfshirë bonuset dhe përqindjen nga shitjet e fanellave me emrin e tij.
Tre pozicionet e radhës, nga i gjashti deri te i teti, mbahen nga futbollistë të Fenerbahçes: Milan Skriniar, Marco Asensio dhe Mason Greenwood, të cilët paguhen nga 8 milionë euro në vit.
Lista mbyllet me Anderson Talisca në vendin e nëntë, me 7.5 milionë euro, dhe Leandro Trossard në vendin e dhjetë, me 6.5 milionë euro.
</body></html>
The post Salah mbetet jashtë tre vendeve të para, zbulohet lista e 10 futbollistëve më të paguar në Turqi appeared first on Albeu.com.
Zyrtare: Leandro Trossard transferohet te Besiktasi pas largimit nga Arsenali
Është bërë zyrtare kalimi i Leandro Trossard nga radhët e Arsenalit te skuadra turke Besiktas.
Klubi anglez njoftoi se sulmuesit 31-vjeçar i ishte dhënë leja për të udhëtuar në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore dhe për të mbyllur marrëveshjen, e cila tashmë është prezantuar nga ana e gjigantit turk.
Futbollisti belg ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin e ri për tre sezonet e ardhshme, me një opsion që bashkëpunimi të zgjatet edhe për një vit shtesë.
https://x.com/Besiktas/status/2077013147970338862
Largimi i Trossard i jep fund një periudhe disavjeçare në Londrën veriore, ku ai shërbeu si një element kyç në fazën sulmuese të ekipit.
Me këtë lëvizje, Besiktasi përfiton një lojtar me bagazh të gjerë në arenën ndërkombëtare, ndërsa për Trossard fillon një aventurë e re në elitën e futbollit turk.
</body></html>
The post Zyrtare: Leandro Trossard transferohet te Besiktasi pas largimit nga Arsenali appeared first on Albeu.com.
Leandro Trossard pranë kalimit te Besiktas, Arsenal ka gati alternativat
Arsenali ka arritur, sipas raportimeve, një akord për shitjen e sulmuesit Leandro Trossard te gjiganti turk Besiktas, ndërsa Mikel Arteta ka piketuar tashmë emrin që mund ta zëvendësojë.
Edhe pse Trossard vlerësohet si një pjesë e rëndësishme e skuadrës së drejtuar nga Arteta, burimet tregojnë se largimi i tij gjatë kësaj vere është shumë afër që të mbyllet.
Sipas Ben Jacobs, mes palëve është arritur një “marrëveshje në parim”, me transferimin që kap vlerën e rreth 18 milionë eurove, plus 2 milionë euro bonuse.
Nga ana tjetër, The Athletic bën të ditur se marrëveshja nuk është kompletuar ende plotësisht, pasi në tryezë mbeten diskutimet për pagën, e cila mund të arrijë në rreth 9 milionë euro në vit, si edhe kushtet personale të futbollistit.
31-vjeçari ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2027. Ai u transferua te klubi londinez nga Brightoni në vitin 2023 dhe, që nga ajo kohë, ka realizuar 36 gola dhe ka dhënë 34 asistime në 174 paraqitje.
Në sezonin e fundit të titullit të Ligës Premier për Arsenal, Trossard ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm, duke gjetur edhe golin vendimtar kundër West Hamit në një ndeshje me peshë të madhe për garën e trofeut.
Aktualisht, Trossard ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren e Belgjikës në Kupën e Botës, ndërsa ekipi po përgatitet për sfidën e 1/8 së finales kundër SHBA-së.
Në të njëjtën kohë, Arsenal raportohet se ka nisur punën për të gjetur pasuesin e tij, me Bradley Barcola të PSG-së dhe Morgan Rogers të Aston Villa në listën e dëshirave, teksa klubi synon të përforcojë repartin ofensiv dhe të mbetet në garë për titullin e Ligës Premier.
https://x.com/JacobsBen/status/2073439293586976985
</body></html>
The post Leandro Trossard pranë kalimit te Besiktas, Arsenal ka gati alternativat appeared first on Albeu.com.
Tensione te Belgjika, Trossard dhe Tielemans përplasen gjatë sfidës
Gjatë përballjes së Belgjikës kundër Senegalit në Kupën e Botës 2026, Leandro Trossard u bë pjesë e një konflikti të fortë me një nga shokët e tij të skuadrës.
Futbollisti i Arsenalit u kap nga kamerat duke shkëmbyer fjalë me mesfushorin e Aston Villës, Youri Tielemans, në mes të pjesës së dytë, në një moment kur Belgjika ishte duke humbur 2-0 ndaj përfaqësueses afrikane.
Përplasja ndodhi gjatë pushimit për hidratim, ndërsa nervozizmi dukej i lidhur me vështirësitë që po kalonte ekipi belg në atë fazë të takimit.
Situata u tensionua aq shumë, saqë Romelu Lukaku dhe Nicolas Raskin u detyruan të futeshin mes tyre për të shmangur përshkallëzimin dhe për të vendosur qetësinë.
Videoja e incidentit qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë tifozë mbetën të befasuar nga përplasja mes dy lojtarëve të së njëjtës kombëtare gjatë ndeshjes.
Megjithatë, Belgjika reagoi pasi ishte në disavantazh prej dy golash, duke realizuar dy herë radhazi me Romelu Lukakun dhe Youri Tielemans, çka e dërgoi sfidën në vazhdime.
https://x.com/RkFutbol/status/2072435965394575787
</body></html>
The post Tensione te Belgjika, Trossard dhe Tielemans përplasen gjatë sfidës appeared first on Albeu.com.
Arsenali miraton ofertën e Besiktasit për Leandro Trossard, vendimi i fundit i takon belgut
<html><head></head><body>
Besiktasi ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të afruar Leandro Trossard, ndërsa negociatat për sulmuesin belg po drejtohen nga Serdal Adali dhe Onder Ozen, sipas raportimit të Sporx.
Klubi nga Stambolli, sipas të njëjtit burim, ka vendosur në tavolinë një ofertë prej 20 milionë eurosh për Trossard, propozim që është pranuar nga Arsenali. Në këtë mënyrë, fjala e fundit tani i mbetet vetë lojtarit.
Synimi i Besiktasit është që operacioni të mbyllet gjatë kësaj vere, teksa klubi turk thuhet se është i vendosur të bëjë maksimumin për të fituar garën ndaj skuadrave të tjera të interesuara, mes tyre edhe disa ekipe nga Arabia Saudite.
Aktualisht, Trossard është i grumbulluar me Belgjikën në Kupën e Botës 2026 dhe pritet të presë fundin e këtij kompeticioni përpara se të marrë vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Besiktasit kërkojnë një përgjigje sa më shpejt. Drejtori sportiv i klubit u ka bërë të qartë përfaqësuesve të futbollistit se, për shkak të interesimit gjithnjë në rritje nga klube të tjera, Besiktasi nuk mund të mbetet në pritje pa afat.
Tani mbetet për t’u parë nëse 31-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Turqi, apo pas përfundimit të Kupës së Botës do të zgjedhë një destinacion tjetër.
</body></html>
The post Arsenali miraton ofertën e Besiktasit për Leandro Trossard, vendimi i fundit i takon belgut appeared first on Albeu.com.
10 futbollistët më të spikatur të javës së tretë në Botërorin 2026 – Dembele në krye, Messi vendos rekord historik
<html><head></head><body>
Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 u mbyll mes emocionesh të forta, rezultateve befasuese dhe arritjeve historike. Ousmane Dembele regjistroi hat-trickun më të shpejtë në një Botëror në 72 vitet e fundit, Ekuadori nxori jashtë Gjermaninë pas fitores sensacionale 2-1, ndërsa Afrika e Jugut siguroi për herë të parë një vend në fazën me eliminim direkt.
Më poshtë vjen lista e 10 lojtarëve që lanë gjurmën më të madhe në përballjet e raundit të tretë të fazës së grupeve.
10. Ismael Saibari (Marok)
Mesfushori i Marokut ruajti nivelin shumë të lartë edhe në ndeshjen kundër Haitit, ku gjeti rrugën e rrjetës në suksesin 4-2. Me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe ndikimin në repartin ofensiv, Saibari po shfaqet si një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës.
9. Sasa Kalajdzic (Austri)
I futur në lojë nga pankina, Kalajdzic shënoi në çastet e fundit ndaj Algjerisë për barazimin 3-3, rezultat që i dha Austrisë biletën për në raundin tjetër. Goli pati rëndësi historike, sepse Austria nuk e kishte kaluar fazën e grupeve të një Botërori që nga viti 1982.
8. Nicolas Pepe (Bregu i Fildishtë)
Pepe ishte vendimtar në triumfin 2-0 ndaj Curaçaos, pasi realizoi të dy golat e takimit. Falë këtij suksesi, Bregu i Fildishtë arriti për herë të parë në histori kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
7. Leandro Trossard (Belgjikë)
Belgjikës i duhej një fitore e thellë dhe e mori me shifrat 5-1 kundër Zelandës së Re. Në qendër të këtij rezultati ishte Trossard, autor i dy golave që e drejtuan ekipin drejt kreut të grupit.
6. Jude Bellingham (Angli)
Në momentin kur Anglia kishte nevojë për dikë që të merrte drejtimin, Bellingham doli në pah. Ai hapi ndeshjen ndaj Panamasë dhe pas vetëm katër minutash dha asistin për Harry Kane, duke vulosur fitoren 2-0 të “Tre Luanëve”.
5. Yoane Wissa (RD Kongo)
RD Kongo ishte shumë pranë largimit nga turneu, por Wissa udhëhoqi përmbysjen mbresëlënëse kundër Uzbekistanit. Fillimisht barazoi nga pika e bardhë e penalltisë, më pas në kohën shtesë mbylli fitoren 3-1, duke i dhuruar vendit të tij suksesin e parë historik në një Kupë Bote.
4. Vinicius Junior (Brazil)
Braziliani pati rol kyç në fitoren 3-0 përballë Skocisë, teksa shënoi dy herë dhe e çoi në katër numrin e golave të tij në këtë Botëror. Forma e tij e bën një nga pretendentët kryesorë për “Këpucën e Artë”.
3. Lionel Messi (Argjentinë)
Ndonëse hyri në fushë vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes me Jordaninë, Messi arriti sërish të bëjë diferencën. Ai realizoi nga goditja e lirë në fitoren 3-1 dhe u bë lojtari i parë në histori që shënon në shtatë ndeshje radhazi të Kupës së Botës. Po ashtu, shkoi në 19 gola në Botëror, duke e thelluar rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni.
2. Kylian Mbappe (Francë)
Edhe pse nuk e gjeti golin në ndeshjen me Norvegjinë, Mbappe zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer dhe kontribuoi me dy asistime në fitoren 4-1 të Francës. Sulmuesi francez dëshmoi edhe një herë se pesha e tij në lojë shkon përtej golave, falë aftësisë për të krijuar raste për bashkëlojtarët.
1. Ousmane Dembele (Francë)
Pa asnjë dyshim, lojtari më i spikatur i këtij raundi ishte Ousmane Dembele. Sulmuesi i Francës realizoi një hat-trick ndaj Norvegjisë brenda vetëm 32 minutave, duke qenë figura kryesore në fitoren 4-1 dhe në mbylljen e grupit në vendin e parë.
Me shpejtësinë, driblimet dhe saktësinë përpara portës, Dembele dominoi plotësisht ndeshjen. Tripleta e tij hyri në histori si hat-tricku më i shpejtë në një Kupë Bote në 72 vitet e fundit, ndërsa kjo paraqitje e konfirmoi Francën si një nga skuadrat favorite për trofeun.
Përmendje të veçanta
Harry Kane (Angli) – Shënoi golin që konfirmoi fitoren ndaj Panamasë dhe u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës.
Marcel Sabitzer (Austri) – Ishte një nga emrat më të rëndësishëm në barazimin dramatik 3-3 kundër Algjerisë.
Kevin De Bruyne (Belgjikë) – Shënoi dhe drejtoi lojën në fitoren bindëse 5-1 ndaj Zelandës së Re.
Thapelo Maseko (Afrika e Jugut) – Realizoi golin historik që i dha Afrikës së Jugut kualifikimin e parë ndonjëherë në fazën me eliminim direkt të Botërorit.
Riyad Mahrez (Algjeri) – U duk si heroi i Algjerisë me golin në minutat shtesë ndaj Austrisë, megjithëse gëzimi u ndërpre nga barazimi dramatik i austriakëve.
Gonzalo Plata (Ekuador) – Shënoi golin vendimtar në suksesin sensacional 2-1 kundër Gjermanisë, rezultat që i siguroi Ekuadorit kualifikimin në fazën tjetër dhe një nga surprizat më të mëdha të turneut.
</body></html>
The post 10 futbollistët më të spikatur të javës së tretë në Botërorin 2026 – Dembele në krye, Messi vendos rekord historik appeared first on Albeu.com.
Arteta hap rrugë ndryshimeve, Arsenali vendos në treg katër lojtarë të ekipit të parë
Arsenali po përgatit ndërhyrje të rëndësishme gjatë merkatos së verës, teksa ka nxjerrë në shitje katër futbollistë të skuadrës së parë: Leandro Trossard, Gabriel Martinelli, Ethan Nwaneri dhe Christian Norgaard.
Vendimi, sipas raportimeve, është marrë nga drejtuesit e klubit londinez në bashkëpunim me trajnerin Mikel Arteta, me synimin për të liruar vende në ekip dhe për të siguruar të ardhura shtesë për afrimet e mëdha të planifikuara për sezonin e ardhshëm.
Edhe pse pas vetes ka lënë një sezon të shkëlqyer, Arsenali nuk synon të ndalet. Skuadra londineze fitoi titullin e Ligës Premier dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku më pas u mund nga Paris Saint-Germain pas ekzekutimit të penalltive.
Në “Emirates Stadium”, pavarësisht këtij rrugëtimi të suksesshëm, objektivat mbeten shumë ambiciozë. Për të forcuar më tej grupin me emra të rinj, drejtuesit janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga disa lojtarë me peshë në skuadër.
Sipas raportimeve të Sky Sports, futbollisti që shihet si kandidati kryesor për largim është sulmuesi belg Leandro Trossard. Ai konsiderohet një nga asetet që mund t’i sjellë klubit përfitime të rëndësishme financiare në treg.
Lëvizje priten edhe në repartin e mesfushës, si dhe te lojtarët e rinj. Një prej emrave që mund të ndahet me klubin është talenti 19-vjeçar Ethan Nwaneri.
Mesfushori ofensiv nuk arriti të spikasë gjatë huazimit te Olympique Marseille, ndaj Arsenali mbetet i hapur për të dëgjuar oferta për një transferim të përhershëm, edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2030.
Në të njëjtën kohë, në mesfushë, lojtari që përflitet më shumë për një largim është Christian Norgaard. Danezi iu bashkua Arsenalit verën e kaluar, por nuk ka mundur të sigurojë një rol të rëndësishëm në planet e Artetës, ndaj largimi i tij shihet si një opsion konkret.
Në listën e futbollistëve që mund të largohen figuron edhe Gabriel Martinelli, por ende nuk është e qartë nëse Arsenali do të pranojë oferta për brazilianin, i cili vazhdon të vlerësohet si një nga lojtarët më cilësorë në fazën sulmuese të ekipit.
The post Arteta hap rrugë ndryshimeve, Arsenali vendos në treg katër lojtarë të ekipit të parë appeared first on Albeu.com.