lashtesi Archives - Albeu.com

Si e parashikonin fundin e botës, filozofët dhe mitologjia e lashtë greke
Kohët e fundit vizionet tona mbi fundin e botës, kanë variuar nga kërcënimi i krizës klimatike dhe i luftës bërthamore, deri tek imagjinimi i skenarit kur ne njerëzit i nënshtrohemi dhe në fund zëvendësohemi nga robotët që operojnë përmes Inteligjencës Artificiale.

Më herët ka pasur tregime biblike të engjëjve që derdhnin zorrët e tyre mbi Tokë, duke i kthyer detet në gjak. Por para tyre çfarë mendonin grekët e lashtë për fundin e botës? Për shumë grekë të lashtë, përfshirë filozofët Platonin dhe Aristotelin, bota nuk ka një fund, sepse ajo është ciklike.

Platoni besonte se të mbijetuarit do të rindërtonin gjithmonë jetën e tyre pas një katastrofe të madhe. Shumë nga stoikët besonin tek Ekpirosis, shkatërrimi periodik i kozmosit – çdo 36.000 vjet sipas Platonit – përpara se të fillonte sërish një cikël i ri. Poeti grek, filozofi ekonomik, bashkëkohësi i Homerit, dhe kronikani i rastësishëm i historisë, Hesiodi, shkruanin për një lloj apokalipsi që do të ndodhte, ku Perënditë shkatërrojnë njerëzimin.

Pesë epokat e njeriut sipas mitologjisë greke

Në poemën epike “Veprat dhe ditët” (Viti 700 Para Erës Sonë), Hesiodi i ndau në 5 periudhat e historisë. Ato ishin Epoka e Artë, Epoka e Argjendtë, Epoka e Bronzit, Epoka Heroike dhe Epoka e Hekurit, dhe e përshkruan përparimin e njerëzimit përmes thjerrëzave të mitologjisë greke.

Epoka e Artë nisi menjëherë pasi “zotat e pavdekshëm që banojnë në Olimp, krijuan një racë të artë njerëzish të vdekshëm”. Pastaj erdhi një “brezi i dytë njerëzish, që ishte prej argjendi dhe më pak fisnik”. Ai u pasua nga Epoka e Bronzit, një brez i tretë që ishte “i tmerrshëm dhe i fortë” dhe i etur për dhunë.

“Ata e shkatërruan veten, kaluan në shtëpinë e lagësht të Hadesit të ftohtë, dhe nuk lanë pas ndonjë emër. Sado të tmerrshëm që ishin, Vdekja e zezë i mori, dhe kështu ata lanë dritën e ndritshme të diellit”- shkroi Hesiodi. Në disa versione të rrëfimit, Zeusi dërgon një përmbytje për të vrarë njerëzit e Epokës së Bronzit.

Pas kësaj, ai krijoi një “racë heronjsh të ngjashëm me Perëndinë”, dhe në këtë kohësupozohet se jetuan shumica e heronjve mitologjikë grekë përfshirë Perseun, Odiseun dhe Akilin. Hesiodi ankohej se nuk kishte lindur në Epokën e Heronjve, por në epokën tjetër.

“Sepse tani është Epoka e Hekurit,ku njerëzit nuk pushojnë kurrë së punuari fort ditën dhe u trishtuar natën; dhe Perënditë do t’i vënë në telashe të rënda”. Hesiodi besonte se kjo epokë “e hidhur” dhe “mizore” do të ishte e fundit.

“Sidoqoftë, edhe këta do të kenë disa të mira të përziera me të këqijat e tyre. Dhe Zeusi do ta shkatërrojë këtë racë njerëzish të vdekshëm edhe kur ata t’i kenë flokë e thinjur”- shtoui ai më tej. Hesiodi përshkruan më shumë detaje rreth kësaj epoke, duke e parë atë si një kohë kur keqbërësit lavdërohen për veprat e tyre të dhunshme dhe kur njerëzimi kënaqet me të keqen. “Dhe atëherë Aidos dhe Nemesis, me format e tyre të ëmbla dhe të mbështjella me rroba të bardha, do të largohen nga toka, dhe do të braktisin njerëzimin për t’u bashkuar me shoqërinë e Perëndive të pavdekshme. Dhe pikëllime të hidhura do t’u lihen njerëzve të vdekshëm, teksa nuk do të ketë asnjë ndihmë kundër të keqes”. Shpresojmë që bota të jetë ciklike, sepse nuk do të donim që të merrte fund njëherë e përgjithmonë.

The post Si e parashikonin fundin e botës, filozofët dhe mitologjia e lashtë greke appeared first on Albeu.com.

Si Majat e lashtë arritën të koordinonin kalendarin e tyre me lëvizjen e planetëve
Astronomia dhe matja e kohës, ishin dy nga pasionet më të mëdha të Majave të Lashtë. Njëstudim i fundit mund të ketë zbuluar më në fund sistemin e ndërlikuar që i lidhte dikur këto dy shtylla të jetës mezoamerikane.

Sipas autorëve të studimit, kalendari enigmatik Maja mund të përdoret për të gjurmuar lëvizjen e planetëve nëpër qiellin e natës gjatë një periudhe 45-vjeçare, duke zgjidhur kështu një enigmë të gjatë në lidhje me strukturën dhe funksionin e almanakut të famshëm para–hispanik.

Ndryshe nga sistemi ynë relativisht i thjeshtë i ditëve, muajve dhe viteve, kalendari Maja përdorte një seri komplekse ciklesh të ndërlidhura, si numërimi i shenjtë 260-ditor i njohur si Tzolk’in dhe kalendari laik 365-ditor, ose Haab.

Këto dy cikle sinkronizoheshin një herë në 52 vite, duke krijuar një periudhë të përgjithshme kalendarike të quajtur Kalendari Ciklik. Megjithatë, mbishkrimet e gjetura në vendbanime të ndryshme të Majave, përshkruajnë një numër të mëtejshëm prej 819 ditësh.

Analiza e këtyre teksteve glifike ka zbuluar se çdo datë në këtë cikël, shoqërohej me një nga 4 pikat kryesore, gjë që do të thotë se u deshën 4 raunde prej 819 ditësh – ose rreth 9 vjet – për të përfunduar të gjithë serinë.

Duke njohur Majat, studiuesit kanë dyshuar prej kohësh se ky cikël mund të lidhet me periudhën sinodike të planetëve, që i referohet kohëzgjatjes që i duhet secilit planet për t’u kthyer në të njëjtin pozicion në qiell siç shihet nga Toka.

Për shembull, Mërkuri ka një periudhë sinodike prej 117 ditësh, e cila përshtatet në mënyrë të përkryer në 819 kur shumëzohet me 7. Megjithatë, asnjë nga periudhat sinodike të planetëve të tjerë nuk mund të shumëzohet për të dhënë numrin 819, duke shkaktuar konfuzion se si funksiononte ky sistem i çuditshëm kalendarik.

Megjithatë në studimin e tyre të ri, studiuesit theksojnë se 20 cikle prej 819 ditësh japin gjithsej 16.380 ditë (afro 45 vjet), të cilat mund të ndahen mjeshtërisht për t’u përshtatur me periudhën sinodike të çdo planeti. Për shembull, Saturnit i duhen 378 ditë që të kthehet në të njëjtin vend në qiell.

Trembëdhjetë prej këtyre cikleve japin 4.914 ditë, që është saktësisht sa 6-fishi i 819.Ndërkohë shtatë rrotullimet e Venusit, përkojnë në mënyrë të përkryer me 5 numërime 819-ditore, ndërsa 39 përsëritje të periudhës sinodike të Jupiterit përputhen me 19 cikle 819-ditore.

Ndërkaq Marsi ka një periudhë sinodike 780-ditore. Kur shumëzohet me 21, kjo jep një numër që është saktësisht i barabartë me 20 numërime 819-ditore.

The post Si Majat e lashtë arritën të koordinonin kalendarin e tyre me lëvizjen e planetëve appeared first on Albeu.com.

Njihuni me udhëheqësit e lashtë që ndryshuan historinë
Analet e historisë janë të mbushura me tregime mbi udhëheqës të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë botë, duke diktuar e ngjarjeve njerëzore përmes veprimeve, vendimeve dhe vizioneve të tyre. Nga pushtuesit që ndërtuan perandori të mëdha tek shtetarët që sollën paqe dhe stabilitet në kombet e tyre, këta udhëheqës të lashtë ishin arkitektët e kohës së tyre, duke lënë pas një trashëgimi që ka rezistuar për shekuj me radhë. Ja cilët janë 9 prej tyre:

1.Aleksandri i Madh, Mbreti i Maqedonisë

I lindur në vitin 356 Para Krishtit Aleksandri lindi nga Filipi II Mbreti i Maqedonisë dhe Olimpias, një princeshë nga Epiri. U ngjit në fron në moshën 20 vjeçare pas vrasjes së të atit. Krijoi një aleancë me mbretëritë e tjera greke, dhe nisi luftën ndaj armikut të vjetër të Greqisë, Persisë.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, Aleksandri pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur. Pasi mundi persët dhe pushtoi kryeqytetin e tyre, Persepolis, nisi të realizonte ëndrrën e tij, një perandori kozmopolite që shtrihej nga lindja në perëndim. Por nuk e realizoi dot pasi vdiq në moshën 33-vjeçare nga një sëmundje misterioze. Gjithsesi mbretërimi i tij solli përhapjen e kulturës greke në mbarë botën. Sukseset e tij ndikuan në rrjedhën e filozofisë, shkencës dhe letërsisë për shekujt e ardhshëm.

2.Jul Çezari dhe vdekja e Republikës Romake

I lindur në vitin 100 Para Krishtit, Jul Cezari është një nga figurat më të famshme dhe më mendikim në historinë e lashtë romake. Ai luajti një rol kryesor në ngjarjet që çuan në rënien e Republikës Romake dhe lindjen e Perandorisë Romake. Çezari ishte para së gjithash një udhëheqës i madh ushtarak.

Karriera e tij përfshinte një seri fitoresh mahnitëse, si pushtimin e Galisë (Franca e sotme) dhe humbjen e armikut të tij, Pompeit (një udhëheqës ushtarak rival). Ai luajti një rol kyç në formimin e Triumviratit të Parë, një aleancë e fuqishme politike që përbëhej nga ai, Pompeudhe Krasi.

Kur aleanca u shpërbë, Çezari u kthye në Romë në vitin 44 dhe u bë një diktator i përjetshëm. Por sundimi i tij nuk zgjati shumë. Më 15 mars të po atij viti, u vra nga një grup senatorësh që kishin frikë se Çezari ishte bërë shumë i fuqishëm. Vdekja e tij e zhyti Romën në krizë. Pas një serie luftëra civile, në krye të perandorisë u ngjit Oktaviani (djali i birësuar i Çezarit).

3.August Çezari, Perandori i Parë i Romës

U ngjit në pushtet pas vrasjes së Jul Çezarit. Në luftërat civile që pasuan ai mundi rivalin e tij kryesor, Mark Antoni, dhe u bë sundimtari i padiskutueshëm i Romës. E konsolidoi pozitën e tij duke siguruar besnikërinë e ushtrisë, reformuar sistemin ligjor dhe vendosur një sistem klientësh që siguronte mbështetjen e elitave.

Këto reforma e bënë Romën një perandori e qëndrueshme dhe e begatë, të cilën bota nuk e kishte parë kurrë më parë. Augusti drejtoi një program të madh ndërtimesh që e transformuan qytetin e Romës në kryeqytetin kulturor të botës antike. Sistemi i tij i qeverisjes dhe i administratës u bë modeli për sundimin e perandorëve të mëvonshëm.

4.Qin Shi Huang, njeriu i parë që bashkoi Kinën

I lindur në vitin 259 Para Erës Sonë, Qin Shi Huang u ngjit në fronin e shtetit Qin në moshën 13-vjeçare, pas vdekjes së babait të tij. Ai nisi të konsolidonte pushtetin e tij duke i  shtypur fraksionet rivale brenda mbretërisë dhe krijuar një burokraci të centralizuar. Më pas filloi të pushtojë 6 mbretëritë e tjera dhe u bë perandori i parë që bashkoi Kinën.

Ai shfuqizoi feudalizmin dhe i zëvendësoi zyrtarët që trashëgonin postin me ata që e fitonin atë sipas meritave. Më pas drejtoi një seri projektesh ambicioze si Muri i Madh i Kinës dhe një kanal që lidhte lumenjtë Jance dhe Perl. Po ashtu ndërtoi shumë rrugë, reformoi prerjen e monedhave dhe e rishpërndau tek fshatarët pjesën më të madhe të tokës së mbretërisë.

Por nga tjetër, ishte një lider brutal që shtypte me dhunë të gjitha format e mospajtimit. Ishte përgjegjës për djegien e librave, ekzekutimin e dijetarëve, dhe u bë gjithnjë e më i fiksuar pas mbajtjes së pushtetit. Pinte mërkur për të jetuar përgjithmonë, dhe ndërtoi ushtrinë e terrakotave me qëllim që t’i shërbente atij përgjithmonë.

5.Ashoka i Madh: Promovuesi i Paqes dhe tolerancës në Indi

Sundoi mbi Perandorinë Mauria në vitet 268-232 Para Krishtit. E nisi mbretërimin e tij me një periudhë brutale pushtimesh, që e zgjeruan territorin e Maurias në pjesën më të madhe të nën–kontinentit Indian. Ajo periudhë kulmoi me fitoren e tij në Betejës e Kalingas në vitin 261.

Por numri i madh i të vrarëve e nxiti Ashokan të reflektonte thellë. Ai përqafoi menjëherë Budizmin dhe hoqi dorë nga dhuna dhe agresioni. Zbatoi një sërë politikash që synonin promovimin e harmonisë sociale dhe kulturore si dhe mësimeve të Budës. Dekretet e tij përfshinin tolerancën ndaj feve të tjera, promovimin e mirëqenies sociale dhe vënien e theksit tek mos-përdorimi i dhunës dhe dhembshuria.

6.Kleopatra VII, faraonia e fundit e Egjiptit

E famshme për bukurinë dhe zgjuarsinë e saj në politikë, ajo sundoi në vitet 51-30 Para Krishtit. Mbretërimi i saj u karakterizua nga politika e saj e jashtme ambicioze, e cila u fokusua tek një aleance strategjike me Jul Çezarin e Romës. Të dy u takuan në vitin 48, u dashuruan dhe sollën në jetë një djalë, Çezarionin. Kur u vra Çezari, Kleopatra lidhi në aleancë me Mark Antonin. Por ky u mund nga Oktavian Augusti në vitin 30. Kleopatra dhe Antoni kryen vetëvrasje. Egjipti u pushtua nga Augusti dhe u shndërrua në një provincë të Romës.

7.Xhengiz Khan: Themeluesi i Perandorisë Mongole

Lindi në vitin 1162, dhe në fillim njihej me emrin Temuxhin. Më vonë u bë themeluesi i Perandorisë Mongole, perandorisë më të madhe që ka parë ndonjëherë bota. Këtë e arriti duke bashkuar disa fise mongole nën udhëheqjen e tij, dhe përmes pushtimeve që patën sukses falë strategjive të  tij të shkëlqyera.

Nën drejtimin e tij, ushtria mongole u bë e famshme për shpejtësinë e rrufeshme, disiplinën e rreptë dhe brutalitetin. Por veç kësaj, ai ishte i njohur edhe për tolerancën e tij fetare dhe mbështetjen ndaj tregtisë. Kur vdiq në vitin 1227, perandoria u nda midis djemve dhe nipërve të tij. Perandoria e tij pati një ndikim të madh duke lehtësuar përhapjen e kulturës, fesë dhe teknologjisë në Azi dhe Evropë.

8.Hatshepsut, Faraoneshae dytë grua

Hatshepsut ishte gruaja, vajza dhe motra e një mbreti. Por Egjipti kishte ligje dhe tradita të rrepta që e ndalonin sundimin e grave. Ndaj për t’u ngjitur në front Hatshepsut përdori dinakërinë e saj politike, prejardhjen mbretërore dhe ndikimin fetar. Pasi mori pushtetin nisi zbatimin e projekteve të mëdha ndërtimore që synonin legjitimimin e sundimit të saj.

Asnjë sundimtar para saj, nuk zbatoi aq shumë projekte ndërtimore sa ajo. Për të paguar për to, riktheu rrugët e vjetra tregtare dhe kreu disa pushtime në shtetet fqinje.

9.Budica, mbretëresha luftëtare

Ishte mbretëresha e fisit kelt Iceni, e famshme për udhëheqjen e popullit të saj kundër romakëve. Kur vdiq bashkëshorti, ai dorëzoi mbretërinë e tij të vogël Romës me shpresënse ajo do t’i lejonte popullit të tij një formë pavarësie. Por romakët e shtypën brutalisht popullsinë kelte.

Kjo sjellje e frymëzoi Budicën të udhëheqë rebelimin e popullit të saj Iceni dhe fqinjëve të tyre kundër Romës. Ushtritë e saj pushtuan Kolçesterin dhe shkatërruan Legjionin XIX. Ushtria e saj përparoi duke plaçkitur vendbanimet romake, dhe duke i detyruan zyrtarët romakë të arratiseshin në Londinium (Londra e sotme). Fatkeqësisht, suksesi i saj ishte jetëshkurtër. Romakët u hakmorën në një betejë në periferi të Londrës. Budica refuzoi të tërhiqej. Ajo i udhëhoqi rebelët e saj në betejë dhe vdiq gjatë betejës ose diku më pas.

The post Njihuni me udhëheqësit e lashtë që ndryshuan historinë appeared first on Albeu.com.

Gudulisja në lashtësi përdorej si mjet torture
Pse gudulisemi?

Sipas neuroshkencëtares Sarah-Jayne Blakemore nga University College London në Mbretërinë e Bashkuar, dy pjesë të trurit janë përgjegjëse për mënyrën e përpunimit të gudulisjes: korteksi somatosensor, i cili është përgjegjës për perceptimin e prekjes dhe korteksi cingular i përparmë, i cili përpunon kënaqësinë. Të dyja këto zona punojnë së bashku për të dhënë sinjale në sistemin nervor kur dikush ose diçka ju gudulis. Në fakt, ekzistojnë në të vërtetë dy lloje të gudulisjeve: gargalesis dhe knismesis.

Gargalesis është lloji i gudulisjes që është e rëndë, shkakton të qeshura dhe lëvizje të pakontrollueshme të trupit, ndërsa knismesis është kur diçka – si një fije nga këmisha – ju gudulis pak, duke bërë që të dridheni. Gjëja e çuditshme është se gudulisja nuk është në të vërtetë një ndjenjë e kënaqshme (për shumicën prej nesh), por ne sërish qeshim sikur sapo kemi dëgjuar shakanë më të paparë në botë. Pse?

Sipas një studimi të vitit 2013 nga studiuesit nga Universiteti Eberhard Karls i Tübingen në Gjermani, kjo ndodh për shkak se shakatë dhe gudulisjet prekin një pjesë të trurit të quajtur Rocean Operculum – një zonë përgjegjëse për reagimet vokale dhe emocionale.

E qeshura, rezulton se është një mënyrë që paraardhësit tanë mund t’u jenë nënshtruar agresionit, gjë që i ka ndihmuar për të sinjalizuar më të fortit se nuk duan t’i luftojnë. Në ditët e sotme, ajo nevojë është zhdukur, por e qeshura mbetet.

Pse nuk e gudulisim dot veten?

Në thelb bëhet fjalë për trurin e vogël që ka aftësinë të parashikojë gudulisjen, prandaj është e pamundur që një njeri të gudulisë veten. Kur përpiqeni të gudulisni veten, truri i vogël parashikon ndjesinë dhe ky parashikim përdoret për të anuluar përgjigjen e zonave të tjera të trurit.

Me fjalë të tjera, truri i vogël – pjesa e trurit që monitoron kontrollin motorik – e di se cila do të jetë zona që do të guduliset. Për shkak të kësaj, ndjesia humbet, sepse nuk është më një surprizë ose diçka që nuk mund ta kontrolloni, që do të thotë se nuk është një kërcënim.

Meqenëse gudulisja është në thelb një alarm që ju tregon se diçka po prek zonat e ndjeshme të trupit tuaj – kryesisht shpinën, këmbët ose sqetullat – truri juaj nuk shqetësohet të sinjalizojë kur e di se nga buron.

Gudulisja dhe vdekja

Nëse keni menduar se është pamundur të vdisni nga të qeshurat dhe se gudulisja është gjithmonë e padëmshme, gaboheni. Kjo metodë e tmerrshme e torturës mund të çojë në vdekje nga aneurizma, zmadhim i aortës.

Mund të tingëllojë si një shaka, por gudulisja është një metodë e ligjshme e torturës që, në rastet më ekstreme, mund të rezultojë edhe me vdekje. Mund të përdoret për të abuzuar, dominuar, ngacmuar, poshtëruar ose marrë në pyetje një individ, kështu që është një gjë serioze. Ajo veprimtari mund të duket e padëmshme kur ekzekutohet në një rrethanë të sigurt dhe miqësore, por është pa dyshim një nga format më të këqija të torturave që dikujt mund t’i nënshtrohet.

Sigurisht, kjo tingëllon e çuditshme. Jemi mësuar të dëgjojmë shumë për metodat që qeveritë kanë përdorur — dhe i përdorin akoma — për të torturuar viktimat dhe për të nxjerrë informacione. Të paktë janë njerëzit që mendojnë se gudulisja është njëra prej tyre. Por është. Megjithëse mbase një nga më të çuditshmet, kjo metodë mund të jetë shumë efektive – dhe shumë vdekjeprurëse. E qeshura gjeneron stres dhe nxit një efekt paniku.

Gudulisja e detyruar mund të shkaktojë shqetësime të vërteta fizike dhe mendore. Personi që guduliset humbet plotësisht kontrollin mbi trupin e tij dhe hyn në një gjendje tensioni, lodhje dhe ankthi. Pra, edhe nëse nuk duket aq e rrezikshme sa keqtrajtimi fizikisht me grushta ose ndonjë makinë speciale e krijuar për të shkaktuar dhimbje, në disa raste mund të rezultojë në një vdekje brutale.

The post Gudulisja në lashtësi përdorej si mjet torture appeared first on Albeu.com.

Studimi: Kanceri shumë më i zakonshëm në kohën mesjetare sesa mendohej
Kanceri mund të duket si një problem modern, por studimi i ri ka zbuluar se preku deri në 14% të të rriturve në Britaninë mesjetare.

Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit përdorën rrezet X dhe skanimet CT për të kërkuar prova të kancerit brenda mbetjeve skeletore të gërmuara si pjesë e një studimi të vazhdueshëm të jetës mesjetare.

Hetuesit zbuluan norma të kancerit rreth 10 herë më të larta sesa ishin zbuluar më parë përmes ekzaminimit vetëm të jashtëm të eshtrave.

“Shumica e kancereve formohen në organet e indeve të buta qëkur janë degraduar në mbetjet mesjetare. Vetëm disa kancer përhapen në kocka, dhe nga këto vetëm disa janë të dukshëm në sipërfaqen e tij, kështu që ne kërkuam brenda kockave për shenja të keqdashjes,” tha plumbi autor Dr. Piers Mitchell i departamentit të arkeologjisë në Kembrixh.

Mitchell vuri në dukje se hulumtimi modern tregon se një e treta deri në gjysmën e kancereve të indeve të buta përhapen në kocka. Ekipi i tij bashkoi atë njohuri me prova të përhapjes së kockave për të vlerësuar nivelet e kancerit mesjetar.

Për studimin, studiuesit analizuan 143 skelete nga gjashtë varreza që datojnë nga shekulli i 6-të në 16-të. Mbetjet ishin të 96 burrave, 46 grave dhe një personi të seksit të panjohur.

“Duke përdorur skanime CT ishim në gjendje të shohim shenja të kancerit të fshehura brenda një kocke që dukej krejtësisht normale nga jashtë,” tha bashkëautorja e studimit Jenna Dittmar.

“Deri më tani mendohej se shkaqet më të rëndësishme të shëndetit në njerëzit mesjetarë ishin sëmundjet infektive si dizenteria dhe murtaja bubonike, së bashku me kequshqyerjen dhe dëmtimet për shkak të aksidenteve ose luftës”, tha Dittmar, një arkeolog në Universitetin e Aberdeen në Skoci

Shumë pak nga mbetjet e gërmuara ishin të plota. Ekipi përfshiu vetëm ata me një kolonë kurrizore të paprekur, legen dhe kocka të kofshës, ata që kanë më shumë të ngjarë të përmbajnë kancer që ishte përhapur, ose metastaza.

Studiuesit gjetën shenja të kancerit në kockat e pesë individëve, kryesisht në legen. Ata parashikuan një vlerësim më të lartë prej 9% në 14% sepse skanimet CT zbulojnë metastaza kockore rreth 75% të kohës dhe vetëm një e treta deri në gjysmën e vdekjeve nga kanceri përfshijnë përhapjen në kockë.

Madhësia e mostrës është e kufizuar dhe diagnostikimi i kancerit tek ata të vdekur për shumë shekuj është sfidues, paralajmëruan autorët e studimit në një njoftim për shtyp të një Universiteti të Kembrixhit.

Në Britaninë moderne, rreth 40% deri 50% e njerëzve kanë kancer në kohën që vdesin.

Faktorët që kontribuojnë në rritjen mund të përfshijnë efektet e duhanit, i cili filloi të importohej në Britani në shekullin e 16-të dhe efektet e ndotësve që nga revolucioni industrial i shekullit të 18-të.

Mund të përfshijë gjithashtu viruse që dëmtojnë ADN-në që janë më të përhapura me udhëtime në distanca të gjata, si dhe jetëgjatësi më të gjatë që u japin kancerit më shumë kohë për tu zhvilluar.

Kërkimi ishte pjesë e projektit, në të cilin studiuesit synojnë të mësojnë më shumë rreth shëndetit mesjetar, jetës dhe vdekjes nga një vendvarrim i gërmuar në 2010.

The post Studimi: Kanceri shumë më i zakonshëm në kohën mesjetare sesa mendohej appeared first on Albeu.com.