largohet nga Serbia Archives - Albeu.com

Mbështeti protestat kundër Vuçiç, ylli i tenisit Djokoviç largohet nga Serbia dhe strehon familjen në Greqi
Novak Djokoviç i ka regjistruar fëmijët e tij në një shkollë private greke, ndërsa familja e tij po shkon drejt një jete të re në Greqi, mes raportimeve se ai është vënë në shënjestër nga qeveria serbe për mbështetjen e protestave studentore.

Kampioni 24 herë i “Grand Slameve”, evenimentet më prestigjioze, i parë prej kohësh si hero kombëtar në tenis, është përballur me kritika të ashpra në muajt e fundit nga mediat besnike ndaj presidentit, Aleksandar Vuçiç, pasi tregoi solidaritet me demonstruesit.

Këto protesta shpërthyen dhjetorin e kaluar pas shembjes së tendës së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, e cila vrau 16 persona, teksa studentët fajësuan korrupsionin e dyshuar dhe kërkuan ndryshime politike.

“Si dikush që beson thellësisht në fuqinë e të rinjve dhe dëshirën e tyre për një të ardhme më të mirë, besoj se është e rëndësishme që zërat e tyre të dëgjohen. Serbia ka potencial të madh dhe rinia e saj e arsimuar është forca e saj më e madhe. Ajo që na duhet të gjithëve është mirëkuptimi dhe respekti. Me ju, Novak”, shkroi Djokoviç në media sociale në mbështetje të protestuesve.

Më vonë ai ia kushtoi një fitore në Australian Open një studenti të plagosur gjatë demonstratave, mori pjesë në një ndeshje basketbolli në Beograd i veshur me një bluzë ku shkruhej “studentët janë kampionë” dhe ndau imazhe të tubimeve masive me mbishkrimin “Histori, e mahnitshme”.

Tabloidët serbë reaguan duke e quajtur atë një “patriot të rremë” dhe duke e akuzuar se mbështet një të ashtuquajtur “revolucion me ngjyra”.

The post Mbështeti protestat kundër Vuçiç, ylli i tenisit Djokoviç largohet nga Serbia dhe strehon familjen në Greqi appeared first on Albeu.com.