largimi Archives - Albeu.com

Krist Lamaj u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip”, zbulohet arsyeja (VIDEO)
Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është futur një zarf i zi, duke sjellë një vendim të rëndësishëm për garën.

Sipas njoftimit zyrtar, banori Kristi Lamaj, është përjashtuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.

Një javë më parë një zarf i zi mbërriti në shtëpine e Big Brother për Kristin i cili tentoi të largohej vetë përmes murit.

Gjatë Prime-t u hap një televotim, ku publiku vendosi ta rikthente sërish në shtëpi, ajo ishte tentativa e dytë e arratisjes së Kristit.

Ndërkohë, që ende nuk dihet, Top Channel dhe Big Brother VIP, kanë publikuar këto pamje.

The post Krist Lamaj u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip”, zbulohet arsyeja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar
Raporti i Tranzicionit 2025–26 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”, i cili do të prezantohet sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë e vë fokusin tek emigracioni, i cili është bërë mjaft shqetësues në vend dhe nuk duket se po ndalet.

Sipas raportit, Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990.

Grafikët e raportit tregojnë qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.

Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.

Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH. Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, çka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme.

Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada.

Solovova e BERZH: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar, ndërmerrni politika aktive për rikthimin e talenteve

Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, ka pohuar në një intervistë për “Monitor” në fillim të janarit se Raporti i fundit i Tranzicionit i BERZH-it nënvizon se, mes personave me arsim të lartë në Shqipëri, pothuajse një e katërta janë larguar, ndërsa relativisht pak persona me arsim të lartë kanë ardhur nga vende të tjera.

Kjo prirje vihet re në shumë ekonomi të Europës në zhvillim në përgjithësi dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku vetëm pak vende (si Bosnja dhe Hercegovina) kanë edhe norma më të larta emigrimi të personave me arsim universitar.

Përvoja e vendeve të tjera, nga Polonia deri në Meksikë, sugjeron se, teksa kushtet përmirësohen dhe të ardhurat rriten, bilanci i migracionit neto ndryshon gradualisht.

Individët e arsimuar kthehen në numër më të madh dhe punonjësit e kualifikuar fillojnë të synojnë të lëvizin drejt vendit nga shtete të tjera.

Sfida për politikëbërësit është të krijojnë kushtet e duhura për ata që kthehen me ide, aftësi dhe kapital të fituar jashtë vendit, kushte që u mundësojnë të jenë sa më produktivë.

Duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera, disa masa praktike për të nxitur kthimin e personave të kualifikuar mund të përfshijnë, për shembull, regjistrim të përshpejtuar të biznesit për emigrantët e kthyer, lehtësime tatimore dhe skema bashkë-investimi, ku shteti ose institucionet mbështetëse përputhin kapitalin e tyre me kontribute shtesë.

Po aq të rëndësishme, në mos edhe më shumë, janë masat që synojnë forcimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe përmirësimin e klimës së biznesit në përgjithësi.

Si po ikin personat e arsimuar

Përllogaritjet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e tranzicionit tregojnë se rreth 23% e të arsimuarve nga vendi ynë tashmë kanë emigruar.

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH.

Më keq se Shqipëria renditen Bosnja, Autoriteti Palestinez dhe në një nivel të ngjashëm është Taxhikistani.

Të dhënat në grafikun e mëposhtëm tregojnë se vendet e tjera në tranzicion kanë përqindje më të ulëta të emigrimit të trurit dhe kthime të larta.

Të dhënat tregojnë se mbi 23% e të arsimuarve shqiptarë kishin emigruar në 2023-2024, vetëm 2-3% e tyre rikthehen.

Studimi tregon se vendi po humbet më shumë profesionistë sesa arrin të tërheqë. Në krahasim me ekonomitë e tjera, Shqipëria pozicionohet në grupin e vendeve me emigracion të lartë të të arsimuarve, në nivele shumë më të larta se ekonomitë e Europës në Zhvillim, përveç Bosnjës, e cila ndër të tjera vuan nga konfliktet ndër-etnike dhe mungesa e stabilitetit politik.

Sakaq, niveli i kthimit të profesionistëve mbetet minimal, shumë më i ulët se edhe vendet e tjera të vogla të Europës Juglindore.

Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk po arrin të jetë një destinacion tërheqës për talentet ndërkombëtare, ndërkohë që humb vazhdimisht profesionistë drejt vendeve më të zhvilluara.

Shqipëria ka diferencë shumë të madhe midis “daljes” dhe “hyrjes” së talenteve, një nga disproporcionet më të larta mes ekonomive të EBRD-së.

Studime të tjera vendase kanë treguar se profesionistët shqiptarë largohen kryesisht për mundësi më të mira pune dhe paga shumë më të larta në vendet e BE-së, një treg më të qëndrueshëm të karrierës dhe kushte më të avancuara të kërkimit, inovacionit dhe specializimit.

Ndërkohë, Shqipëria mbetet pak tërheqëse për profesionistët e huaj për shkak të tregut të vogël, pagave konkurruese të ulëta, mundësive të kufizuara në sektorët e teknologjisë dhe kërkimit, si dhe klimës institucionale e ekonomike që ende vlerësohet si e brishtë.

Zhvillimet demografike me ikjen e trurit po i krijojnë vendit rreth vicioz që shtyn më tej emigracionin. Sa më shumë profesionistë largohen, aq më e vështirë bëhet modernizimi i ekonomisë dhe rritja e produktivitetit.

Nga ana tjetër, mungesa e një ekonomie të avancuar e bën edhe më të pakët ardhjen e talenteve nga jashtë dhe nxit ikjen e atyre që mbeten ose formohen në vend./ Monitor

The post Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: Një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar appeared first on Albeu.com.

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Venezuela: Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme
Departamenti Amerikan i Shtetit, u ka bërë thirrje qytetarëve të Shteteve të Bashkuara që ndodhen në Venezuelë të largohen nga vendi menjëherë, duke paralajmëruar për përkeqësim të situatës së sigurisë.

“Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme”, deklaroi Departamenti i Shtetit, një javë pas kapjes së liderit venezuelian Nicolas Maduro.

Sipas njoftimit zyrtar, me rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare, qytetarët amerikanë duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u larguar sa më shpejt nga vendi.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun që paraqesin milicitë e armatosura të njohura si “colectivos”, të cilat sipas njoftimit kryejnë kontrolle të automjeteve në rrugë, duke kërkuar shtetas amerikanë ose prova të mbështetjes ndaj Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Shtetit, u ka rekomanduar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare të sigurisë.

The post SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Venezuela: Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme appeared first on Albeu.com.

E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te…
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj.

Sipas medias turke “yenisafak.com”, lushnjari ka dërguar sinjale te Sivaspori përmes menaxherit të tij.

Është bërë e ditur se sulmuesi me përvojë dëshiron të veshë sërish fanellën kuq e bardhë, që luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe është larg promovimit në Superligë.

Manaj kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC.

Me skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhënë kontribut me 6 gola.

Vlen të theksohet fakti se për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sharjah pagoi 2 milionë euro.

The post E bujshme nga Turqia! Rei Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të rikthehet te… appeared first on Albeu.com.

Dragan Stojkoviç u bë tekniku i dytë radhazi serb që largohet pas humbjes me kuqezinjtë
Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, solli largimin e Dragan Stojkoviç. Trajneri serb nuk e përballoi dështimin ndaj kuqezinjve në Leskovc. Por, kjo nuk është hera e parë, që Silvinjo sjell largimin e trajnerit rival.

Para Stojkoviç, një teknik serb po ashtu e pësonte pas disfatës me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për Mladen Krstajiç, i cili në vitin 2023 e pati ndeshjen e fundit me Bullgarinë në “Air Albania”. Përfaqësuesja e tij kishte disa humbje radhazi, ndërsa disfata 2 me 0 në Tiranë vulosi fatin e tij.

Viti 2023, ishte ndoshta më i miri në historinë e Kombëtares me Silvinjon në drejtim. Fernando Santos largohej nga Polonia, ndërsa Shqipëria e kishte mposhtur 2 me 0 në “Air Albania”.

Shqipëria e Silvinjos po ashtu, ka ndikuar edhe në largimin e Jaroslav Silhavit nga Çekia.

Disfata 3 me 0 në Tiranë tronditi çekët, të cilët larguan trajnerin edhe pse bashke me të morën pikë të rëndësishme më pas duke siguruar kualifikimin në Europian.

The post Dragan Stojkoviç u bë tekniku i dytë radhazi serb që largohet pas humbjes me kuqezinjtë appeared first on Albeu.com.

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar
Emigrimi i mjekëve shqiptarë, po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.

Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi, tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.

Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.

Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së, stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.

Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.

Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri, është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.

Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore.

Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.

Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.

Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.

Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.

Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro.

Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.

Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë.

Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi, do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ Monitor

The post OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar appeared first on Albeu.com.

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema, lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth.

Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj në vend.

Për Memën, dëshira për të emigruar nga Shqipëria lindi pasi përfundoi studimet në financë në Universitetin e Tiranës dhe nisi punën me një pagë prej 700 eurosh në muaj.

Shumë shpejt ajo nisi të vërë në pikëpyetje cilësinë e arsimit të marrë dhe të dyshojë nëse do të mund të fitonte ndonjëherë një pagë të denjë.

“Studiova shumë për të marrë provimet. Kur fillova punë, kuptova se nuk dija asgjë”, tha ajo. “Nuk është vetëm çështja e cilësisë, por edhe fakti që pasi përfundon studimet nuk ka shumë vende të lira pune dhe shumë pozicione paguhen shumë pak”.

Vitin e kaluar, në moshën 22-vjeçare, Mema u shpërngul në Gjermani, ku tani ndjek një master në menaxhimin e shitjeve me pakicë dhe të konsumatorit. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220,000 qytetarë përmes emigrimit.

Kohët e fundit, profili i emigrantëve ka ndryshuar, me shqiptarët e arsimuar si Mema që i bashkohen valës tradicionale të emigrantëve që merreshin kryesisht me punë fizike.

Mema thotë se i mungojnë familja, miqtë dhe kafeja në Tiranë. “Ka një shije ndryshe dhe e dua shumë”, tha ajo për BIRN. Por mundësia për të planifikuar të ardhmen ishte më e rëndësishme.

“Emigrimi është, nga një perspektivë profesionale, si të kesh një karrierë të mirë, të qëndrueshme dhe financa të mira”, tha Gilda Hoxha, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Në Evropë mund të planifikosh pesë vjet përpara; në Shqipëri nuk mundesh ta bësh këtë”.

Të largohesh dhe pastaj të kthehesh

Shpopullimi është i dukshëm në të gjithë Shqipërinë, përveç kryeqytetit. Në Vlorë, qyteti i tretë më i madh në vend, 37-vjeçari punëtor ndërtimi Aulon Harizaj thotë se po planifikon të largohet drejt veriut, në vendet nordike.

Si ndërtues, ai aktualisht punon midis 50 dhe 60 orë në javë, duke fituar më shumë se 2,000 euro në muaj. Megjithatë, Harizaj ndjen se Vlora ka pak për të ofruar në aspektin kulturor dhe zhvillimi i tij profesional është i kufizuar.

Ndërsa shpjegon arsyet pse dëshiron të largohet, Harizaj tha për BIRN: “Arsyeja kryesore është kultura profesionale dhe kultura sipërmarrëse. Do të qëndroja atje nga pesë deri në dhjetë vjet, mjaftueshëm sa për të mprehur aftësitë e mia dhe pastaj t’i sillja ato këtu dhe të krijoja diçka në vendin tim.”

Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet më.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend”, tha ai.

“Me detin, me malet, me gjuhën dhe me ushqimin, dhe mendoj se është mëkat ta kaloj pjesën tjetër të jetës larg prej kësaj”.

“Duhet t’ia nisësh nga zeroja”

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin jashtë punësimit, arsimit apo trajnimit në vitin 2022 – më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 11.7 për qind. Shumë përfundojnë duke u shpërngulur në Tiranë, ku perspektivat janë më të mira.

“Nëse gjej një punë të mirë me një pagë të mirë, nuk do të kem nevojë të largohem nga vendi”, tha 20-vjeçarja Anisa Culani, e cila u zhvendos në kryeqytet për të studiuar juridik.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi”, tha Culani për BIRN. “Duhet t’ia nisësh nga zeroja, kur nuk ke njerëz që njeh apo familjen tënde”.

Nëse një ditë Shqipëria do të bëhej pjesë e BE-së, Culani tha se ndoshta do ta rimendonte vendimin, duke qenë se do të ishte më e lirë të lëvizte dhe të gjente punë brenda bllokut.

“Kur Shqipëria të jetë në BE, besueshmëria e institucioneve dhe ajo që bën profesionalisht do të vlerësohet njësoj si në vendet e tjera të tregut të punës evropian”, tha Hoxha nga Universiteti Mesdhetar.

Megjithatë, Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha për BIRN: “Nuk mendoj se do të ketë një rritje të madhe të emigracionit, nëse Shqipëria hyn në BE”.

“Nëse sheh të dhënat, shumë nga ata që kanë dashur të emigrojnë, tashmë e kanë bërë.”

Të lidhësh të rinjtë me punën

Jona Dundo, menaxhere e programit EU4Youth, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF dhe UNDP, tha se Shqipëria nuk është e vetme në rajon që përballet me vështirësi për t’u ofruar të rinjve mundësi punësimi, një faktor që ndikon në emigracionin.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë problem me sistemimin e të rinjve, prandaj gjetja e vendeve të punës cilësore për ta me paga dhe kushte të mira është gjëja kryesore që po përpiqet të zgjidhë garancia e BE-së”, tha Dundo.

Duke nisur nga viti 2024, skema EU4Youth synon të përmirësojë punësimin dhe integrimin social të të rinjve shqiptarë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim.

Dundo theksoi se shumë të rinj shqiptarë përballen me “presionin kulturor” për të marrë një diplomë universitare, ndërkohë që ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt sektorit të turizmit që është në rritje.

Çështje e paadresuar

Emigrimi i të rinjve është një faktor kontribuues në ndryshimet e shpejta demografike, me moshën mesatare në Shqipëri që është rritur nga 35.3 vjeç në vitin 2011 në 42.5 në vitin 2023.

Në këtë drejtim, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se Shqipëria nuk ndryshon nga fqinjët e saj në rajon.

Hoxha, megjithatë, thotë se qeveria do të duhet ta adresojë çështjen e emigracionit, me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për ata që jetojnë këtu. Ajo gjithashtu përmendi nevojën për të barazuar mundësitë mes zonave urbane dhe rurale.

“Edhe tani nuk po artikulohet publikisht si problem, por mendoj se shumë shpejt do të bëhet, sepse popullsia po zvogëlohet me shpejtësi dhe njerëzit po shqetësohen për emigracionin masiv”.

Kalemaj shtoi: “Ka shumë qytete ku kanë mbetur vetëm të moshuar, por natyrisht, në Tiranë pamja është e kundërta. Ka shumë të rinj sepse të gjithë ose shkojnë në Tiranë, ose jashtë vendit”.

Ashtu si Harizaj dhe Culani, edhe Mema thotë se e do shumë vendin e saj. Por nëse do të kishte fëmijë, ajo tha se do t’i rriste në Shqipëri vetëm nëse situata do të ndryshonte ndjeshëm.

“Kam pasur një jetë të mirë këtu”, tha Mema. “Por njerëzit gjithmonë duan më shumë dhe duan të kenë një të ardhme më të mirë”./ Nga Gabriel Hilty dhe Martine M. Christensen, BIRN

The post Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Zbulohen fjalët e fundit të Eglit para se të largohej nga BBV: Dua të takohem patjetër me Gjestin
Gjatë mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Albania, u diskutua për ikjen dhe gjendjen shëndetësore të ish banores, Egli Tako.

U zbuluan pamje nga dhoma e rrëfimit, ku aktorja ishte në gjendje të rënduar psikolgjike, ndërsa kishte gjithë ditën me të vjella dhe kërkonte më patjetër të takonte Gjestin.

Duke qarë ajo u shpreh atij, se nuk ka njohur një njeri më të mirë aty brenda dhe se do i mungonte shumë.

Pjesë nga biseda:

Egli: Unë jam shumë e sëmurë, shumë pa qejf, s’e përballoj dot.

Gjesti: Jam i shqetësu, duke vjell gjithë kohën.

Egli: Se kam vetëm nga stresi, por jam sëmurë. Do më marrë malli pavarësisht të gjithave, s’kam lujt asnjë ditë të vetme.

Gjesti: Kur të shihja gjithë kohën duke qajt ka qenë ngarkesë shumë e madhe, ti s’ke ditë kurrë m’u ndal, a më fal.

Egli: Me shpirt të fal.

The post Zbulohen fjalët e fundit të Eglit para se të largohej nga BBV: Dua të takohem patjetër me Gjestin appeared first on Albeu.com.

Përse ike nga Partia Demokratike? Jozefina Topalli: Nuk u largova kurrë, qëndrova në hije, s’kam dashur të interferoj
Gjatë një interviste në EuroNews, koordinatorja Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, ka shprehur arsyet e largimit nga Partia Demokratike disa kohë më parë, si dhe ka komentuar rikthimin e saj në stukturat politike të PD-së.

Topalli tregon se e larguan një periudhë të keqe të partisë, por me rithemelimin ajo ishte ndër të parat prezente në PD, ndërsa përgjatë asaj kohë ka mbajtur një profil të ulët për të mos ndikur, apo për të mos qenë e përfshirë në problematikat e partisë në atë kohë.

“Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për Partinë Demokratike, nuk jam larguar ndonjëherë, më kanë larguar një periudhë të caktuar por me rithemelimin jam një ndër të parat që kam qenë aty.

Kam punuar në qarkun e Lezhës në strukturat e Partisë Demokratike, kam mbajtur një profil të ulët se nuk kam dashur që interferoj në nasnjë lloj mënyrë brenda probleme që kishte Partia Demokratike.

Tani që PD ka kaluar momentet e saj më të vështira, që vijnë jo vetëm përmes përçarjeve që i janë bërë kohët e kaluara, por vijnë dhe përmes marrjes së vulës, flamurit, të arrestimit të kryetarit të opozitës.

Të gjitha këto kanë qenë ngjarje shumë të rënda jo vetëm për forcën opozitare, por për pluralizmin dhe opozitarizmin në përgjithësi”, tha Josefina Topalli.

The post Përse ike nga Partia Demokratike? Jozefina Topalli: Nuk u largova kurrë, qëndrova në hije, s’kam dashur të interferoj appeared first on Albeu.com.

Përse Can Yaman u largua papritur nga mediat sociale?
Can Yaman u bë një sukses brenda natës pas punës së tij në serialin “Daydreamer”. Krahas Demet Özdemir, Yaman luajti rolin e Can Divit, duke kapërcyer Turqinë e tij të lindjes dhe duke arritur sukses ndërkombëtar. Menjëherë pas kësaj, çdo aspekt i jetës së tij u bë burim intrigash, përfshirë zhvendosjen e tij në Itali, përfundimin e fejesës me gazetaren Diletta, e të tjera, duke përfunduar me fshirjen e të gjitha profileve të tij në rrjetet sociale, ku kishte mbi 10. milion ndjekës. Vendimi i Yaman për t’u larguar nga qendra e vëmendjes daton pesë vjet më parë kur ai vendosi të hapte një fondacion të quajtur “Can Yaman for Children”. Organizata punon për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme për veten e tyre.

Ndërsa nuk dihet pse Yaman vendosi të eliminojë papritur mediat e tij sociale, shumë spekulojnë se mund të ketë qenë për shkak të presionit të jashtëzakonshëm që ai ndjeu nga fansat dhe ndjekësit, të cilët shpesh e ngacmojnë atë në mënyrë dixhitale.

Në ditët e sotme, Yaman është duke xhiruar një serial në Itali të quajtur ” Sandokan “,e bazuar në piratin historik imagjinar të shkruar nga Emilio Salgari dhe po zhvillohet nga kompania evropiane e prodhimit Lux Vide.

The post Përse Can Yaman u largua papritur nga mediat sociale? appeared first on Albeu.com.