largimi i shqiptareve Archives - Albeu.com

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a
Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Europiane të Azilantëve (EUAA), që raporton aplikimet për azil për 27 shtetet e Bashkimit Europian, aplikimet totale për azil në këto 27 vende ishin 13 mijë, me rritje prej 16% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Nga dhjetori i vitit 2019, EUAA raporton të dhënat për 27 shtetet e Bashkimit Europian, pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (MB). Kjo e fundit i raporton të dhënat veçmas. Të dhënat zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria e MB, të përpunuara nga “Monitor” treguan se në vitin 2022 kanë kërkuar azil në Britani 18,591 shtetas shqiptarë, duke shënuar një rekord historik.

Në total, për BE-27 dhe Mbretërinë e Bashkuar, aplikimet për azil në vitin 2022 arritën në 31.6 mijë persona, që është numri më i lartë që nga viti 2015 dhe shënon një dyfishim në krahasim me vitin 2021 (duke marrë të dy rajonet së bashku).

Në vitin 2015 u shënua një numër rekord aplikimesh në vendet e BE-së (që në atë kohë përfshinte dhe Mbretërinë e Bashkuar) prej 68 mijë personash.

Shifra u përgjysmua një vit më vonë dhe u luhat në nivelin e 22-25 mijë persona në 2017-2019. Viti pandemik e ndali vrullin, ndërsa nga 2021-shi nisi sërish rritja, për të arritur në vitin 2022 në nivelin më të lartë që nga 2015-a, ku efektin kryesor e dha fluksi i lartë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo është vetëm shifra e atyre që janë deklaruar si të ikur dhe kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa numri real i personave që janë larguar është praktikisht i pamatshëm, pasi ka shumë që ikin me kontrata pune, kryesisht në Gjermani, apo që nuk e deklarojnë se nuk do të kthehen dhe qëndrojnë të padeklaruar.

Emigrimi i viteve të fundit po kthehet në një shqetësim të madh për ekonominë, duke ndikuar si në forcën e punës, ashtu dhe në konsum.

Rritje e ndjeshme e aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar

Ka një preferencë të dukshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku janë shënuar gati 60% e aplikimeve totale për azil  në BE+MB në 2022.

Të dhënat tregojnë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur mbi katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 4,574 shqiptarë.

Nga 18.6 mijë aplikime për azil në Mbretërinë e Bashkuar që u bënë në 2022, sipas të dhënave zyrtare të MB të përpunuara nga Monitor, rreth 13 mijë, apo 71% kanë arritur me varka të vogla, duke vënë në rrezik jetën.

Në total kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla rreth 45 mijë persona në vitin 2022, ku gati 30%  e tyre ishin shtetas shqiptarë.

Sipas raportit të qeverisë britanike, “Në vitin 2022, pothuajse gjysma e mbërritjeve me varka të vogla ishin nga këto 2 kombësi – shqiptarë (28%) dhe afganë (20%). Shqiptarët ishin më të spikatur nga korriku deri në shtator 2022, ndërsa afganët u bënë më të spikatur nga tetori deri në dhjetor 2022.

Nga korriku deri në shtator 2022, 45% e mbërritjeve me varka të vogla ishin shqiptarë (9037). Megjithatë, në tetor deri në dhjetor 2022, vetëm 9% e mbërritjeve me varka të vogla ishin shqiptarë (1,099).

Afganët ishin kombësia kryesore për mbërritjet me varka të vogla në këta 3 muaj, 33% e mbërritjeve (3,834)”..monitor/

The post 31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a appeared first on Albeu.com.

Pse ikin?! 69% e të punësuarve në Shqipëri nuk plotësojnë nevojat mujore, rekord në Europë
69% e të punësuarve në Shqipëri hasin vështirësi në plotësimin e nevojave mujore, një përqindje kjo që është më e larta në Europë dhe me një diferencë të madhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjetjet janë publikuar në një raport të fundit të Komisionit Europian për kushtet e punës dhe implikimet në të ardhmen. Sondazhi realizohet një herë në pesë vjet përmes anketimeve me 70,000 punëtorë në 36 vende europiane.

Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, që gjithsesi kanë diferencë të lartë me Shqipërinë. Shteti i dytë, ku të punësuarit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat mujore është Kosova, me 57% të të punësuarve të ndjekur nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut po në të njëjtat nivele përafërsisht dhe Bosnjë-Hercegovina me 54%.

Raporti mat vështirësitë ekonomike në popullatën që është në punë, duke përdorur një tregues të mirëpërcaktuar: aftësinë për të përballuar jetesën. Sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin aftësinë e familjes së tyre për të përballuar jetesën, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore të familjes nga burime të ndryshme në një shkallë prej gjashtë pikësh, nga “shumë lehtë” në “me vështirësi të mëdha”.

Dallimet varionin shumë në vende të ndryshme për sa i përket përqindjes së punëtorëve që kishin vështirësi për të përballuar jetesën, duke filluar nga 5% në Danimarkë në 69% në Shqipëri, siç tregohet nga grafiku.

Bullgaria ishte shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë të punëtorëve në vështirësi ekonomike, ku 42% e kanë të vështirë t’ia dalin mbanë. Tradicionalisht, në vendet nordike është shumë e ulët përqindja e njerëzve që e kanë të vështirë të përballojnë jetesën, ndërsa e kundërta ndodh në Europën Lindore.

Sipas gjetjeve të sondazhit, për të gjithë Europën, një përqindje e lartë e prindërve të vetëm ishin në vështirësi financiare, me 45% që deklaruan se kishin vështirësi për të përballuar jetesën, dhe shifra ishte më e lartë tek nënat e vetme (48%).

Përqindjet më të larta ishin në mesin e punëtorëve në familjet me më shumë se dy të rritur dhe fëmijë (32%) dhe familje me një person (27%).

Nuk është për t’u habitur që punëtorët më pak të kualifikuar kanë më shumë probleme për të përballuar jetesën: 42% e punëtorëve në profesionet elementare, 36% e punonjësve të shërbimeve dhe shitjeve dhe 32% e operatorëve të uzinës dhe makinerive raportuan vështirësi. Përqindjet në mesin e profesioneve të menaxherëve, teknikëve dhe profesionistëve ishin të gjitha nën 20%.

Këto gjetje, sipas raportit konfirmojnë modelet e njohura, por gjithashtu theksojnë se politikëbërësit duhet të përqendrohen në grupe specifike, si prindërit e vetëm dhe punëtorët në punë me pagë të ulët, të cilët janë nën presion të lartë financiar edhe në rrethana normale.

Pandemia u vuri një barrë shtesë këtyre grupeve, për shembull kur kishin nevojë për të vazhduar punën, por iu desh të merrnin përsipër detyra shtesë si shkollimi në shtëpi dhe kujdesi për fëmijët./Monitor

The post Pse ikin?! 69% e të punësuarve në Shqipëri nuk plotësojnë nevojat mujore, rekord në Europë appeared first on Albeu.com.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur në 12 vite”, Rama: Dezinformim e nxitje kundër qeverisë për favore të paligjshme
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter ka reaguar në lidhje me kritikat që i janë bërë në lidhje me largimet nga vendi e mosstrehimin e familjeve të prekura nga tërmeti.

Rama i ka cilësuar ato shpifje të mediave që kanë për mision dizinformimin dhe nxitjen kundër qeverisë, për favore të paligjshme.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”• “7 punonjës në ditë ikin nga policia”• ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme”, shkruan Rama./albeu.com

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash

— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2022

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2022

The post “700 mijë shqiptarë kanë ikur në 12 vite”, Rama: Dezinformim e nxitje kundër qeverisë për favore të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Monolog nga Florjan Binaj: Shqiptarët ikin se Shqipëria ka mungesa (VIDEO)
Nga Florjan Binaj

Rrini të qetë se Arilena është aty pas skene, për momentin.

Se ka shumë mundësi që një ditë shumë nga këta njerëz që janë mbas skene siç janë kameramanët, montazhierët, teknikët e pultit, qoftë edhe kalimtari më i thjeshtë të mos jenë më, do keni ikur, jo në një botë tjetër por në një shtet tjetër.

Një pyetje, çfarë mund të bëjë një vajzë e thjeshtë në një vend që nuk të ofron asgjë, në një vend ku punën ta ofron partia dhe jo shkolla, ku ligji ëhstë plastelinë në duart e të fortëve dhe ku askush nuk qesh, vetëm shajnë.

Po një djalë i ri çfarë mund të bëjë në këtë vend? Ku për të pasur shtëpinë e vet ai duhet të punojë 360 vjet, për të larë interesat se pastaj fillon kredia më mbrapa, ku nuk ka rëndësi se kush je, por sa ke, dhe ku edhe për një shazllon që ti ta marrësh, ti duhet ta mbrosh me gjak. Sepse sipas kryeministrit shqiptarët ikin se në Britani ka mungesa. E vërteta është se shqiptarët ikin se Shqipëria ka mungesa./abcnews.al/

The post Monolog nga Florjan Binaj: Shqiptarët ikin se Shqipëria ka mungesa (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Në lagje nuk e gjen më berberin”, fjalimi i fortë i Gjerkmarkajt në Kuvend: Gjergji me të motrën kërkojnë azil në Londër
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur në Kuvend për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Përmes një fjalimi me tone satirike, Gjekmarkaj ka prekur fenomenin e emigrimit të të rinjve drejt Gjermanisë dhe Anglisë.

Ai u shpreh se shqiptarët sot po ikin nga deti duke mbushur tragetet ndërsa shtoi se në lagje sot nuk e e gjen më berberin, shitësin e një jave më parë, ndërsa në lokale shpesh të kap syri njoftimet ku kërkohet kamarier dhe banakier.

Deklarata e plotë:

Shqiptarёt gjithmonë kanë qenë të shtrёnguar të bëjnë një zgjedhje mes malit dhe detit ! Mali është gjykuar si mundёsi konservimi e izolimi ndёrsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kanë respektuar të dyja kёto realitete si kanë ditur e mundur pa e futur në hasmёri atë çka natyra vetë pёrpoq.

Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs e kanë armiqësuar banorin e kёtyre anёve me ujin  e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat që mund tё vinin e shkonin, nёpёrmjet e prej tij, si liri, si ekonomi, si kulturë, si komunikim.

Të kurdisur me ideologji  si instrumente totalitarizmi pёrballë detit vendosёm bunkerë betoni!

Pastaj  në liri me ëndje e rendje i dhunuam brigjet siç dinë vetёm oligarkёt tanë të cilёt e urrejnë kapitalizmin me fytyrë njerёzore sepse në disa raste ata janë vetë qenie pa fytyrë.

Botёn ata e masin me lartësinë e kёrthizёs dhe kёrthizёn e pёrdorin si qendёr graviteti për Botën.

Pushteti lokal në ballë – ai qendror nga pas, duke kёrkuar me ngulm vetёm një perspektivë atë individualen filluan ta rrahin detin me zinxhirë si Kserksi perandori i lashtë persian.

Vargonjtë e kёtij zinxhiri të pakёputur janë oligarkёt rrethuar me hallexhinj por të vetmuar kur numёrojnë para dhe të shoqёruar me një apo dy  dinjitarë zyrash kur ndajnë hiset.

E pat thënë Hasan Zykua i gjorë “ç’e vёrtit kadiu sherianë kur ai sheh paranë!”

Fjalëpakë , autoritarë, namuzqarë e të menduar   portrete balzakiane  të babëzisё   me kacidhet e Shqipёrisë në xhepat e tyre ata po shndёrrohen në mitet e bashkohёsisё sonë.

Ne po i harrojmë shkrimtarёt dhe artistёt tanë, tek kёta të fundit bёjmё diferencime, atyre të teatrit kombёtar që protestuan pёr shembjen fashistoide të tij nuk ua ngremё rrogёn por i rrasim në turbinёn socrealiste, ndonjë grupimi tjetёr po!

Natyrisht emrat e Palok Kurtit, Prenkë Jakovёs, Çesk Zadesё, Naim Frashёrit, Kadri Roshit, Bujar Lakos, Ndrek Lucёs , Agollit, Camajt, Arapit e të tjerёve edhe në këtë sallë do shkaktojnë hutim, një ditë jo të largёt, ndonjë do pyesë, ku kanë ndёrtuar kёta? Cili është fshati i tyre turistik? Ç’ hotel  a markё sallami mban emrin e tyre?

Nga ana tjetёr  do të dimё  sa mace  e pishina kanё manjatёt e naftёs, sa qen dhe apartamente kanë ata të kullave, sa lepuj e jahte kanë ata të bankave dhe sa ministra lepuj shёtisnin hanin  e lёpinin buzёt teksa hyzmet bënin në të tilla akçihana.

Lajkatarë  e joshёs kur nevoja i thёrret si dёshmorë të interesit, me mure llastiku në vend të lёkurёs sё barkut e cila zgjerohet befasisht pa cak e kufi ata e piskasin shtetin si kone ndaj plakёs që shet domate, ndaj plakut 82 vjeçar, ndaj atij  që proteston kur nga deti me motor i hynë në çadёr dhe i thyejnё brinjёt apo edhe mё keq i mbysin fёmijёn.

Ata po e pinë detin me grykёn si gjyryk nga Saranda në Velipojë, nga Shёngjini më Vlorë, nga Dhёrmiu e Palasa në Orikum. Në këtë turravrap babëzie ata nuk janë vetёm.

Qeveria shqiptare i asiston siç di ajo, me kujdes e devotshmёri pёr detajet.

Nga miliona euro qё vinë nga tjetёrsimi i publikes në private ata urrejnë të bukurёn dhe të dobishmen e pёrbashkёt në emёr të sё mirës vetjake, xhepit, trashёgimisë, pasurisë por jo Shqipёrisë. Ajo qënkesh vetёm pёr ta e fёmijёt e tyre si lopa larane pёr t’u mjelë nga një dorë rapaçe. Të tjerёt janë qyqarё, zuzarë, shёrbёtorë , skllevёr e bij skllevёrish që pasuri e dinjitet nuk dashkan.

Kёsaj frote i jepen  u falet toka më e pёrshtatshme, hektarë të zgjedhur si investime strategjike për të bërë fshatrat e tyre turistikё, me vilat që njeriut të zakonshёm i duhen dy jetë për t’i blerë dhe tri per të kuptuar, de çfarë po ndodh.

– Dhe termat janë vitalizim, rijetёzim, zhvillim, pasurim.

Detit i shёmtuam tokёn pёreth, i premë pishat, nxorёm tapi të falsifikuara, ndёrtuam pa kriter dhe të gjitha kategoritë e jashtëqitjve i derdhёm në të me pёrbuzje!

Dhe në fund ngritёm çmimet që shoqёria normale t’i rrijё larg si djalli temjanit, pranë detit e pa freskuar!

shtirë se mund të formojnë një mendim të vetёm ku deti nuk është pjesë e tij.

Të parёt janë peshkatarёt të cilёt e dinë që deti është i rrezikshёm, e stuhitë të tmerrshme, por si kanë konsideruar ato arsye të mjaftueshme për të ndenjur në tokë kur gjuetia bëhej me krah.

Ndёrsa po ata tani rrinë në breg, në kafe pёrtypin mёrzi e varfёri bashkë. Nafta – kjo perpetum mobile me çmimin e saj, monopolet mbi anijet e kanë shndёrruar peshkatarin në të papunë që ndonjёherё rrallë, shumë rrallë ha peshk rezervati grek.

Deti nuk ka ndjena as meshirë ai sillet me ty ashtu siç ti sillesh me të.

Sapo u fitua e drejta per t’u larguar nga qyteti, për të ikur nga mali, për të dalë nga lugina e pёrdorёm detin si urë pёr të ikur, u ngri ai si deti i kuq në kohёt e Moisiut, shumë pak e pёrdoren për tu kthyer.

Po Shqiptarёt po ikin edhe nga Deti, po i mbushin tragetet.

Në lagje s’e gjen me Berberin, as shitёsin e një jave më parë, te bari ku pi kafenë rutinë shkruhet kёrkojmё banakier dhe kamarier !

Kapitalizmi pa fytyrё njerёzore po e boshatis Shqipёrinë. Qeveria me një fytyrë sot sjell një ligj për të rregulluar punёt në det, pasi në tokë i kreu të gjitha.

– Dallgёt fshijnё shkrimet në rërë po jo firmat në letёr.

Rritja e ҫmimit tё energjisё barrё e rёndё për familjet, do zgjidhej pjesёrisht sikur t’i vendosej vetёm pak kufizim luksit tё oligarkёve me paratё publike dhe jo lakun nё fyt shtreses sё mesme.

Qeverinë s’e tremb  bajlozi se ai e ka xhan, i ndan gjёrat me tё ndёrsa  Gjergji me të motrёn kёrkojnё azil në Londёr.

Dhe sё fundi shteti ynë mbeti pa ushkur, gati pёr t’u larë në det  ҫullak, pasi hakerat i rrёmbyen ҫdo informacion, çdo shkresё e sekret e bashkё me të edhe dinjitetin rojtarёve të tij, qё s’ka dallgë që ua kthen mbrapsht si traqet nga anijet e mbytura plazheve  dikur motit.

Atë që e ka marrë lumi mos e kerkoni në det se deti u bë kos nga keta pas shpines time!!

The post “Në lagje nuk e gjen më berberin”, fjalimi i fortë i Gjerkmarkajt në Kuvend: Gjergji me të motrën kërkojnë azil në Londër appeared first on Albeu.com.

SHIFRAT/ Rritet “frikshëm” numri i shqiptarëve që largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe
Numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi në drejtim të Britanisë së Madhe me gomone është rritur ndjeshëm.

Lajmin e bën të ditur qeveria shqiptare, sipas të cilës shifrat janë vërtet shqetësuese.

“Pranvera dhe vera favorizon për shkak të detit, se kjo periudhë është shqetësuese këtë vit, La Manshin vitin e kaluar e kanë kaluar vetëm 23”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm.

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila paraqiti shifra shqetësuese të atyre që kanë hyrë në Angli ilegalisht gjatë një viti para deputetëve të komisionit parlamentar të ligjeve.

“Qershor 2021 – 2022 emigrantë të paligjshëm të mbërritur në Britaninë e Madhe janë 12 e 700 e 47 ulje prej 2% para pandemisë.”

Opozita mendon se numri është më i lartë ndërsa tha se grupet kriminale të trafikut të qenieve njerëzore kanë gjetur rrugë të reja emigrimi drejt Britanisë së Madhe. Pas pyetjes së demokratit Oerd Bylykbashi autoritetet shqiptare treguan se janë në dijeni.

“Të gjithë i kemi parë ato jo vetëm videot e grupeve tona kriminale që bëjnë publicitet por dhe politikanë të zëshëm në Angli që vënë gishtin tek fakti që 6 nga 10 që kapen atje janë nga Shqipëria. A jeni në dijeni që përveç kapërcimit të kufirit të paligjshëm mes BE dhe MB ka nisur të përdoret dhe kufiri i butë mes Irlandës së Veriut dhe MB?”

“Deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve”.

“Ka pasur tendenca qoftë përmes rrjeteve sociale për të angazhuar grupet kriminale për të marrë një numër më të madh e për të rritur fitimet e tyre.”

Deklaratat u bënë gjatë diskutimit të memorandumit të mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare asaj të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.

Marrëveshja kaloi në komision me votat e mazhorancës dhe opozitës.

The post SHIFRAT/ Rritet “frikshëm” numri i shqiptarëve që largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe appeared first on Albeu.com.