Largimi i musk Archives - Albeu.com

Largimi i Elon Musk nga administrata amerikane, Trump: Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer, por nuk e di nëse e kemi më
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu hapur pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Elon Musk, pas kritikave publike që kreu i Tesla-s bëri ndaj “Ligjit të Madh dhe të Bukur”, i cili mbështetet nga Shtëpia e Bardhë.

maketa-nea-trump-musk-junior

Musk ka shprehur herë pas here kundërshtime, duke argumentuar për një rritje të deficitit.

“Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon. Nuk di nëse e kemi më,” tha Trump në deklarata nga Zyra Ovale, pak më pak se një javë pas fjalëve të ngrohta që shkëmbyen të dy në ditën e fundit të Musk në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga Elon,” theksoi presidenti amerikan për gazetarët, duke shtuar: “E kam ndihmuar shumë.” Ai theksoi se Musk njihte mirë përmbajtjen e ligjit: “E njihte çdo aspekt të këtij ligji. E njihte më mirë se pothuajse kushdo tjetër dhe nuk pati kurrë kundërshti, derisa u largua,” tha Trump.

Trump tha se kundërshtia e Musk ka të bëjë me faktin se “reagoi vetëm pasi kuptoi se do të duhet të ulet kuota e detyrueshme për automjetet elektrike,” duke nënkuptuar se interesat biznesore të Musk ndikojnë në qëndrimin e tij.

Njëkohësisht, Trump vijoi me akuza ndaj miliarderit, duke lënë të kuptohet se ndryshimi i qëndrimit të Musk lidhet me largimin e tij nga administrata. Sipas Trump, shumë nga ish-bashkëpunëtorët e tij sulmojnë qeverinë vetëm sepse u mungon pushteti dhe vëmendja.

“Do të jem i sinqertë: mendoj se i mungon ai ambient,” tha për Musk, i cili ka dalë nga roli këshillues. “Njerëz largohen nga administrata ime dhe na duan. Por me kalimin e kohës, disa e përballojnë mirë, të tjerë bëhen armiqësorë.”

Trump tha se ky është një model i njohur: “E kemi parë edhe me të tjerë. Largohen, zgjohen një mëngjes dhe kuptojnë që shkëlqimi është zhdukur. Gjithçka duket ndryshe dhe bëhen armiqësorë. Nuk di pse ndodh.”

The post Largimi i Elon Musk nga administrata amerikane, Trump: Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer, por nuk e di nëse e kemi më appeared first on Albeu.com.