largime nga vendi Archives - Albeu.com

Kush kishte për të ikur, iku; Bien aplikimet për azil në 2023
Fluksi i aplikimeve për azil ka rënë ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti, në tendencë të kundërt nga 2022-shi, kur u konstatua një valë e re e ikjes masive, çka bëri që numri i aplikimeve për azil në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar të arrinte në nivelin më të lartë nga 2015-a.

Të dhënat e reja të INSTAT bëjnë të ditur se në 4 muajt e parë të këtij viti Bashkimi Europian regjistroi 3,400 kërkesa për azil me një tkurrje prej 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kërkesat kanë ardhur në rënie muaj pas muaji. Nga 925 kërkesa gjithsej në janar, në prill u regjistruan vetëm 720 të tilla.

Franca mbetet shteti kryesor që pret aplikimet më të madha për azil me rreth 40% të totalit, e ndekur nga Gjermania me rreth 22%. Gjithsesi, drejt Gjermanisë ka shumë persona që ikin me kontrata pune, çka nuk reflektohet në asnjë tregues dhe është i vështirë që të matet, përveçse kur të publikohen shifrat për lejet e qëndrimit të dhëna në vitin 2022.

Edhe Greqia e Italia vijojnë që të marrin aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë.

Në maj, BE raporton se ka pasur 395 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së, por mungojnë të dhënat për Francës, që mesatarisht në pjesën e parë të vitit ka pasur 250-300 kërkesa për azil nga Shqipëria.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat, (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Ndërsa të dhënat e tjera, të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend.

Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Europë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.

Bashkimi Europoian kishte mbi 72 000 azilkërkues në prill 2023

Sipas Eurostat, në prill 2023, 72 630 aplikantë për azil për herë të parë (shtetas jo të BE-së), aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së. Krahasuar me prillin 2022 (54 350), kjo përfaqëson një rritje prej 34%. Kishte gjithashtu 5 310 aplikantë të përsëritur, një rënie prej 5 % krahasuar me prillin 2022 (5 610).

Ashtu si në muajt e mëparshëm, në prill 2023, sirianët ishin grupi më i madh i njerëzve, që kërkonin azil (9 420 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 405), venezuelianët (5 785), kolumbianët (4 770) dhe turqit (4 640).

Pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, pati një rritje të konsiderueshme të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 105 në shkurt 2022 në 12 190 në mars 2022), por shifrat kanë rënë çdo muaj në 895 në prill 2023. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit, që ikin përkohësisht nga Ukraina përfitojnë nga mbrojtja.

Në prill 2023, numri i aplikantëve për azil për herë të parë me nënshtetësi ruse, u rendit i 12-ti në mesin e të gjitha shtetësive, me 1 720 aplikime.

Në prill 2023, Gjermania (20 950), Spanja (12 910), Franca (10 260) dhe Italia (8 175) morën numrin më të madh të aplikantëve për herë të parë për azil, duke përbërë pothuajse tre të katërtat (72 %) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në total në BE, kishte 162 azilkërkues për herë të parë për një milion njerëz, në prill 2023.

Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), nëntë shtete anëtare kishin një normë më të lartë se raporti i përgjithshëm i BE-së. Shkalla më e ulët është vërejtur në Hungari (0.4).

Në prill 2023, 2 625 të mitur të pashoqëruar, aplikuan për azil për herë të parë në BE, kryesisht nga Afganistani (895) dhe Siria (685).

Vendet e BE-së, që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në prill 2023, ishin Gjermania (1 105), përpara Holandës (340) dhe Austrisë (285)./monitor

The post Kush kishte për të ikur, iku; Bien aplikimet për azil në 2023 appeared first on Albeu.com.

Vala e re e emigracionit, aplikimet për azil pothuajse dyfishohen në janar-korrik; Ikin mbi 10 mijë persona
Pasi ranë në vitin e pandemisë dhe mbetën të ulëta në 2021-n, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë filluar të rriten sërish me rikthimin e lëvizjes pa kufizime.

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor në 7 muajt e parë të vitit u regjistruar gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar, duke dëshmuar për një tendencë të re të rigjallërimit të emigracionit.

Megjithatë, në krahasim me vitet e mëparshme numri i azilantëve mbetet i ulët, edhe për faktin se tashmë shumë persona po ikin me kontrata pune, apo të tjerë nuk regjistrohen më si azilantë ndaj është e vështirë të identifikohet numri i saktë i personave që po largohen nga vendi.

Eurostat nuk i raporton më të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar, që nga dhjetori 2020, pas daljes së saj nga BE.

Por, të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022, një shifër që është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian, duke e çuar në total shifrën e aplikimeve në mbi 10 mijë. Kërkesat për azil vetëm në 6 muajt e parë të 2022-t janë më të larta se gjithë viti 2021, kur ishte shënuar dhe numri më i lartë rekord deri tani.

Numri më i lartë i azilantëve nga Shqipëria në vendet e BE u regjistrua në vitin 2015, kur një valë masive emigracioni nisi në vend. Në periudhën janar-korrik 2015 u shënuan gati 34 mijë kërkesa ndërsa për gjithë atë vit numri iu afrua 70 mijë. Më pas ritmi ra gradualisht, ndërsa në vitin pandemik u shënua niveli më i ulët i dekadës së fundit. Megjithatë, tendenca për të ikur u rigjallërua sërish pas pandemisë.

INSTAT prej dy vitesh po e shtyn zhvillimin e Censit, i cili do të jepte një panoramë të saktë që ka mbetur aktualisht në Shqipëri. Zyrtarisht në vend ka gati 2.8 milionë banorë, njësoj sa kur u zhvillua Censi i fundit në 2011-n, ndonëse mesatarisht migracioni neto luhatet në rreth 20-50 mijë persona në vit dhe shtesa natyrore e popullsisë është minimale, madje në vitin e pandemisë kaloi negative.

Kërkesat për azil në Europë

Sipas Eurostat, në qershor 2022, 65 645 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 66% më shumë krahasuar me qershorin 2021 (39 515) dhe 4% krahasuar me majin 2022 (63 105).

Rritja nga maji në qershor 2022 mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së aplikantëve për herë të parë nga Tunizia (+990 persona; ose +82%), Turqia (+850; ose +31%) dhe Pakistani (+645; ose +22). %).

Në qershor 2022, kishte edhe 6 190 aplikantë të mëvonshëm (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme) me rritje 2% krahasuar me qershorin 2021 dhe një rënie me 1% krahasuar me majin 2022.

Në qershor 2022, sirianët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (8 600 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 705), venezuelianët (4 705), kolumbianët (3 840) dhe turqit (3 625).

Në mars 2022, pati një rritje të madhe të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 885 në mars) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, shifrat u ulën në 1 295 dhe 975 përkatësisht në maj dhe qershor 2022./monitor

The post Vala e re e emigracionit, aplikimet për azil pothuajse dyfishohen në janar-korrik; Ikin mbi 10 mijë persona appeared first on Albeu.com.

Ulen aplikimet për azil në nëntor, por edhe 10 mijë persona kanë ikur nga vendi për 11-mujorin
Pas rritjes së fortë në muajin shtator, aplikimet e shqiptarëve për azil shënuan rënie në tetor dhe nëntor, por gjithsesi vijojnë të mbeten në nivelet më të larta pas pandemike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Azil e Bashkimit Europian (EUAA), në nëntor kishte gjithsej 1121 aplikime nga shtetas shqiptar në një nga shtetet e bashkimit Europian. Shifra është pothuajse e përgjysmuar në krahasim me shtatorit, kur kishte mbi 2 mijë aplikime (duke arritur nivelet e para pandemisë), dhe 27% më e ulët se tetori, por mbetet dy herë më e lartë se mesatarja mujore e periudhës janar-qershor 2021, kur nuk kishte më shumë se 450-600 aplikime në muaj.

Për 11-mujorin 2021, aplikimet për azil arritën në mbi 10 mijë, me rritje 66% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet u bllokuan për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ndërsa në krahasim me periudhën janar-nëntor 2019, aplikimet janë përgjysmuar.

Pavarësisht tendencës rënëse në tetor dhe nëntor, Shqipëria vijon të mbajë rekord në rajon për numrin e lartë të aplikimeve. Sipas EUAA, në nëntor, nga Maqedonia e Veriut kishte 1001 aplikime, Serbia 405, Bosnjë-Hercegovina 349, Mali i Zi 77, Kosova mbi 200.

Rriten aplikimet për azil në Europë

Sipas EUAA, kërkesat për azil në BE po i afrohen nivelit më të lartë që nga viti 2016. Rreth 71 400 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare u depozituan në BE+ në nëntor 2021, 9% më shumë nga tetori. Kjo shifër ishte pothuajse sa në kulmin e arritur në shtator 2021, kur vendet e BE+ morën më shumë aplikime që nga e ashtuquajtura ‘kriza e emigracionit’ e vitit 2016.

Ndërsa kulmi i shtatorit përfshinte shumë aplikime të lidhura me evakuimet nga Kabuli pas tërheqjes së Forcave të Aleatëve dhe pushtimi i mëpasshëm i Afganistanit nga talibanët, niveli pothuajse po aq i lartë në nëntor jo vetëm që reflektoi një rritje të afganëve, por edhe për disa kombësi të tjera kryesore.

Afganët kishin 13 mijë aplikime në nëntor, dukshëm më shumë se në tetor, por më pak se në shtator. Ata mbetën grupi më i madh i aplikantëve, të ndjekur nga sirianë (11 500) që depozituan më shumë aplikime që nga viti 2016. Rreth 4 300 irakenë aplikuan në nëntor (+ 30 % nga tetori), duke përfaqësuar grupin e tretë më të madh të aplikantëve. Rritje të konsiderueshme ndodhën gjithashtu për venezuelianët (3 300), pakistanezët (2 800) dhe kolumbianët (2 500)

Në muajt e fundit, një numër i pazakontë aplikantësh për azil në BE+ pretenduan se ishin të mitur të pashoqëruar. Ata depozituan rreth 3 300 aplikime në tetor (niveli më i lartë që nga viti 2015) dhe 3 200 në nëntor. Afganët përbënin rreth gjysmën e të gjithë të miturve të pashoqëruar, të ndjekur në distancë nga sirianë, somalezët, Bangladeshët dhe pakistanezët. Të miturit e pashoqëruar përfaqësonin 5% të të gjithë aplikantëve në BE+ në nëntor.

The post Ulen aplikimet për azil në nëntor, por edhe 10 mijë persona kanë ikur nga vendi për 11-mujorin appeared first on Albeu.com.