lanasbregas Archives - Albeu.com

Me policë te koka, burra e gra sherr për flokësh e shkelma për gardhin në Lanabregas (VIDEO)
Një gardh është bërë shkak për konfliktin mes tre familjeve në Lanasbregas, Njësia Administrative Dajt.

Bajram Fejza, ka një banesë 80 metra katrorë me certifikatë pronësie si dhe 252 m 2 truall. Bajrami ka aplikuar 2 herë pranë Njësisë Administrative Dajt për leje për rrethim prone, por nuk e ka zbatuar sepse dy familjet Hamdi Biraci dhe Agim Alldervishaj nuk e lejojnë.

Denoncuesja: Babai im quhet Bajram Fejza. Ka një pronë, e cila ndodhet në Lanabregas që e përfshin komuna Dajt. Për këtë pronë, kam një certifikatë pronësie për 84 metër që është ndërtesë, si dhe certifikatën e truallit 252 metër katrorë. Problematika është se në momentin që unë legalizova dhe hipotekova shtëpinë e babait, vendosa që të bëj rrethim të pronës. Mora një zyrë ligjore dhe vendosa dhe piketat. Komshinjtë, në momentin që unë shkova të kryej punimet, arritën dhe i prishën. Bëra denoncim për “shkatërrim prone”. Komisariati 4 më tha që letrat janë referuar prokurorisë. Çdo gjë ngeli pezull. E ndodhur në këto kushte, kur nuk po bëja asgjë dhe nuk po merrej asnjëlloj mase, ritentoj të marr dhe një letër tjetër për kryerje punimesh.

Gazetarja: Më 2 Gusht 2022. Besoj se pas kësaj leje, ke filluar punimet?

Denoncuesja: Po, shkova lart, mora një punëtor dhe fillova të vendos kolonat. Duke vendosur të dytën, më vjen Agim Alldervishi, komshiu, dhe i thotë punëtorit që “urgjentisht të ndalosh punimet”. Njoftova 129 dhe përfunduam tek Komisariati nr.4. U bë e njëjta gjë, prapë pezull.

Gazetarja: Mos më thuaj që ke marrë dhe një leje tjetër?

Denoncuesja: Po.

Gazetarja: Më datë 29 Gusht 2023 dhe çfarë po pret tani?

Denoncuesja: Unë erdha tek “Stopi” sepse nuk kisha asnjëlloj mundësi tjetër për ta zgjidhur. Afër shtëpisë janë 2 kufizues, motër dhe vëlla, Hamdi Biraçi, Agim Alldervishi. Ne kemi pasur një kufi që ndahej pjesa ime me Hamdi Biraçin dhe kufiri ndarës vinte deri këtu. Këtë pjesën e ka hequr Agim Alldervishi, ka qenë një hekur. Unë kërkoj të rrethoj pronën time sepse ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar nga këto 2 komshinj. Pres që me këto me makinë mund të më futen drejt e në shtëpi. Shikoji gomat e makinës. 2 herë kam bërë rrethimin e 2 herë ma kanë prishur. Çdo gjë ma ka shkatërruar këtu përpara. Kemi pasur një derë të përbashkët. Është gjynah i Zotit, dera ime rri gjithmonë e hapur.

Ditën e djeshme, për çështjen e gardhit të Bajram Fejzës, Njësia Administrative Dajt me topografin e saj dhe një tjetër privat, tentoi të vendoste piketat, por nuk shkoi siç duhej.

Denoncuesja: Sa herë do të paguaj unë topograf që të vijë këtu lart se nuk e kuptoj?

Topografi: Po çfarë të them unë?

Gazetarja: Herën e fundit që biseduam më thatë që “më duhet një dokumentacion përsa i përket hartës treguese”. E keni të lëshuar më datë 25 Shtator 2023, të rifreskuar. Cili është problemi që nuk e lexoni? Ka 2 mundësi, ju ose nuk dini të lexoni, ose jeni të përfshirë.

Topografi: Ke të drejtë të thuash çdo gjë tani. Unë shikoj këto të ALUIZNI-t që çunat erdhën për të bërë piketimet…

Gazetarja: Është e 2017 ajo. Ti e doje të 2023-shit. Aplikuam tek Kadastra dhe e morëm, lexoje të lutem.

Topografi: U informova sot me këtë.

Gazetarja: Fillo piketat.

Edhe pse ligji ia njohu të drejtën e pronësisë denoncuesve të rastit, piketat u penguan nga pala tjetër që nuk lejon punimet. Por “Stop” vë në lëvizje policinë dhe njësinë dhe vihen piketat e gardhit. Në këtë moment, familjet e tjera bëjnë sherr, duke goditur Bajramin dhe policia shoqëron dy persona. Pas një situate të ndezur, më në fund vendoset gardhi rrethues në prani të IMT-së dhe policisë.

/Albeu.com

The post Me policë te koka, burra e gra sherr për flokësh e shkelma për gardhin në Lanabregas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.