lamallari Archives - Albeu.com

“Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra”, Lamallari për rastin në Dhërmi: Nuk do të ketë asnjë tolerim për persona që rrezikojnë jetën e pushuesve
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dhërmi, ku një mjet lundrues hyri në perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke rrezikuar jetën e duke rrezikuar jetën e personave që po bënin plazh.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lamallari shkruan se për “trimat” që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim.

Lamallari theksoi se Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve.

“Për “trimat” si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona,” shkruan Lamallari.

The post “Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra”, Lamallari për rastin në Dhërmi: Nuk do të ketë asnjë tolerim për persona që rrezikojnë jetën e pushuesve appeared first on Albeu.com.

Kush cenon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri të AMP: Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është i panegociueshëm
Pas ndryshimeve në kupolën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë edhe prezantimin e kreut të ri para vartësve të tij.

Këtë të hënë, Lamallari prezantoi drejtorin e ri të AMP, Klevis Qose, deri pak më parë ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Teksa falenderoi drejtorin e deritanishëm, Eduart Merkaj, ministri Lamallari theksoi se drejtuesi i ri i AMP-së, duhet të çojë më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit.

“Prezantova sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose. Ai merr këtë përgjegjësi në një moment të rëndësishëm për forcimin e standardeve të integritetit dhe duhet të vijojë me përkushtim këtë mision, duke çuar më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit”, tha ai.

Më tej, ministri vlerësoi edhe punën e paraardhësit të Qoses, duke nënvizuar se angazhimi i dikasterit për vetëpastrimin e radhëve të uniformave blu, është i panegociueshëm dhe se kush cenon besimin e qytetarëve nuk ka vend në Polici.

“Falenderime për Eduart Merkaj për përkushtimin, seriozitetin dhe integritetin që tregoi gjatë drejtimit të AMP-së. Kontributi i tij ka qenë i vyer në forcimin e rolit të kësaj agjencie dhe në konsolidimin e standardeve të llogaridhënies. Angazhimi ynë për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit është i panegociueshëm. Kushdo që cenon besimin e qytetarëve dhe uniformën, nuk ka vend në radhët e saj. Ne do të vijojmë me forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe ndëshkimit, duke mbështetur çdo hap që garanton një polici të pastër, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve”.

The post Kush cenon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri të AMP: Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është i panegociueshëm appeared first on Albeu.com.

Autori i vrasjes së policit i shpëtoi burgut përjetë/ Ministri Lamallari: Sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor
Pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë një reagim duke e cilësuar këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, si dhe kërcënon rendin ligjor dhe vetë shtetin.

Ministri nënvizon se megjithëse nuk është njohur me arsyetimin e plotë të trupës gjyqësore, masa e dhënë, e cila është tejet e butë në raport me krimin e kryer, “është thellësisht shqetësuese”.

Reagimi i plotë:

Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë. #LavdiDëshmorëvetëPolicisë🇦🇱

The post Autori i vrasjes së policit i shpëtoi burgut përjetë/ Ministri Lamallari: Sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor appeared first on Albeu.com.

Plan masash pas paralajmërimit të SHBA për sulme nga Irani? Ministri Lamallari: Policia angazhim të shtuar në infrastrukturën kritike në përgjithësi
Këtë të premte, në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u pyet lidhur me paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane.

I pyetur nëse kanë ndërmarrë një plan masash pas paralajmërimit të ambasadës, ministri theksoi se policia prej kohësh ka marrë masa të shtuara për sigurinë publike dhe për vendndodhjet me rëndësi kritike.

“Së pari, Shqipëria ka prej disa kohësh masat e nevojshëm në kuptim të vlerësimit të riskut nga të gjithë agjencitë ligjzbatuese, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ku jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut po edhe një plan masash jo vetëm për sigurinë publike në shesh por edhe infrastrukturën kritike në përgjithësi. Policia është me masa të shtuara sigurie, në vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë duke marrë në konsideratë të gjithë zhvillimet në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministri.

Duke e cilësuar njoftimin e ambasadës si “rutinë”, ai shtoi se ka kërkuar informacione nga Policia e Shtetit pas reagimit të përfaqësisë së huaj.

Gjithashtu, ai theksoi se policia ka marrë masa gjithashtu edhe ndaj kërcënimeve që vijnë në formë hibride, duke shtuar se synohet të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend i pasigurt.

“Edhe me reagimin publik të ambasadës, kërkova nga strukturat e policisë përfshirë Antiterrorin dhe Policinë kriminale, për të më informuar lidhur me masat dhe komunikimin që kanë pasur me përfaqësuesit e ambasadës. Më është bërë me dije se nga komunikimi të zyrës së ambasadës është konfirmuar se ky është lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera.

Nga ana tjetër, ata vlerësojnë, bashkëpunimin dhe angazhimin e policisë dhe qeverisë për masat e shtuara të marra prej kohësh, duke marrë në konsideratë faktin që policia ka ngritur kapacitetet nevojshëm për t’u përgjigjur kërcënimeve që vijnë edhe në forma hibride dhe ata që zhvillohen përmes dezinformimit në rrjete sociale, se për të krijuar përshtypje të një vendi të pasigurt”, u shpreh ministri.

The post Plan masash pas paralajmërimit të SHBA për sulme nga Irani? Ministri Lamallari: Policia angazhim të shtuar në infrastrukturën kritike në përgjithësi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e Drejtorit të Policisë/ “Ti s’di nga lidhet gomari”, Lamallari i përgjigjet Balliut: Kushdo të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhnit ju
Ministri i Brendshëm Besford Lamallari u është përgjigjur akuzave të opozitës pas zgjedhjes në krye të policisë së shtetit të Skënder Hita. Lamallari tha se, Hita është oficer karriere, ka qenë drejtues në disa qarqe, ku ka spikatur për profesionalizëm integritet përkushtim. Por, sipas tij, kushdo që do të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhte opozita.

“Duke qenë se nuk i shpëtuam edhe kësaj radhe akuzave për Policinë e Shtetit, edhe pse vetëm sot është miratuar vendimi i qeverisë për caktimin në detyrë të Drejtorit Madhor Skënder Hita, për fatin e keq të drejtuesit të ri i cili duhet të marrë parasysh që në përshkrimin e detyrës së tij do të ketë akuza dhe bazë të opozitës. Në fakt policisë i duhet dhënë besim dhe përkushtim dhe le ta besojmë me punë që ai i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit.

Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin që të bashkëpunoj prej 9 vitesh me të tashmë, që kur unë pata nderin që t’i bashkohem Ministrinë së Brendshme rreth 9 vite më parë. Ka qenë drejtues në disa qarqe më parë, ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, për përkushtimin ndaj uniformës dhe organizatës. Jam shumë i lumtur që nga konkursi, ka spikatur roli i tij dhe kontributi i tij për disa vite në Policinë e Shtetit. Zoti Hita, ata që kanë qenë më parë, por edhe ata që vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, për fat të keq edhe Policia e Shtetit,” tha Lamallari.

Ndërkohë, deputeti demokrat, Klevis Balliu iu drejtua duke i thënë Lamallari se ai nuk është një ministër, por një mbajtës karrigesh që bën çfarë i thonë të tjerët.

“Ky i fundit ka replikuar duke iu përgjigjur:  Në qoftë se nuk e kuptove, e thash që atë që ti mësove sot unë e mësova para 3 ditësh, sepse ti je mbajtës karrigesh jo ministër. Ti nuk di nga lidhet gomari. Ti nuk flet dot, se ti kërcen, fle, ha dhe ikën kur të thonë. Ti duhet të rrish të mbyllësh gojën dhe të dëgjosh,” tha Balliu.

The post Zgjedhja e Drejtorit të Policisë/ “Ti s’di nga lidhet gomari”, Lamallari i përgjigjet Balliut: Kushdo të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhnit ju appeared first on Albeu.com.

Koçiu i lë detyrën Lamallarit: Të gjitha çështjet që kemi ngritur do të çohen përpara me profesionalizëm
Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Zv.Kryeministrja dhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tek Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ish-ministër i Drejtësisë.

Në fjalën e saj, Koçiu u shpreh se ky moment shënon një ndërrim stafetash me emocion, duke theksuar se rikthimi i ministrit Lamallari në krye të Ministrisë përbën “një kthim në shtëpi”, duke qenë se ai vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e rëndësishme në këtë institucion.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me stafin e Ministrisë dhe theksoi se drejtimi i MPB-së ka qenë një nder dhe përgjegjësi e veçantë.

Koçiu nënvizoi reformat e nisura gjatë mandatit të saj, përfshirë riorganizimin e aparatit të Ministrisë, avancimin e projekteve në Illyrian Guard, IdentiTek, Agjencinë e Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara, si dhe proceset e rëndësishme që lidhen me IKMT, Prefekturat dhe Policinë Bashkiake.

Po ashtu, ajo përmendi rëndësinë e sfidave përpara Policisë së Shtetit, mes të cilave përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm dhe riorganizimi i strukturave të saj.

“Jam e sigurt se stafi dhe ekipi profesional i Ministrisë do të vijojnë të çojnë përpara punët e nisura. I uroj sukses ministrit Lamallari dhe secilit prej jush në përmbushjen e misionit të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Koçiu.

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, falënderoi Zv.kryeministren Koçiu për punën dhe kontributin e saj, duke e vlerësuar si një drejtim dinjitoz dhe profesional të MPB-së gjatë këtyre muajve.

“Rikthehem në shtëpi dhe gjej një ekip me të cilin ndaj vlera dhe përvojë të përbashkët. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i posaçëm. Do të vijojmë të çojmë përpara punët e mira të nisura dhe të forcojmë misionin tonë në shërbim të qytetarëve, për më shumë siguri, rend dhe integritet institucional,” deklaroi ministri Lamallari.

Ai falënderoi Kryeministrin për besimin e dhënë dhe theksoi angazhimin për të garantuar standarde të larta profesionale në Policinë e Shtetit dhe në të gjitha institucionet e varësisë.

The post Koçiu i lë detyrën Lamallarit: Të gjitha çështjet që kemi ngritur do të çohen përpara me profesionalizëm appeared first on Albeu.com.

Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Burgut të Durrësit, Lamallari kërkon vlerësim të sigurisë dhe transferim të personave me rrezikshmëri të lartë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Ky vendim vjen një ditë pas, arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, ndërsa po kryente një vizitë mjeksore.

Lamallari ka kërkuar një plan të ri të vlerësimit, sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës. Këtë gjë ai e ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Kjo duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë.

Në kuadër të kësaj, ministri Lamallari, i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, një angazhim maksimal me Prokurorinë. Kjo me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e personave përgjegjës para ligjit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në pranga u vunë 8 persona:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

The post Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Burgut të Durrësit, Lamallari kërkon vlerësim të sigurisë dhe transferim të personave me rrezikshmëri të lartë appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në paraburgimin e Durrësit/ Ministri Lamallari: Situata nën kontroll! Janë marrë të gjitha masat
Ditën e sotme, i gjithë territori, është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pas vizitës së tij në burgun e Durrësit ka folur për mediat, ku ka dhënë detaje lidhur me përmbytjet.

Lamallari këtë të martë udhëtoi drejt Durrësit, për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit.

Ministri tha se ka qenë në monitorim të situatës prej orëve të para të ditës së sotme dhe janë marrë masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes.

“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin në katet më sipër.

Në mbështetjen tonë kemi edhe pompat me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes për të larguar ujin”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, gjithashtu theksoi se situata është nën kontroll si dhe po kryhen furnizimet e nevojshme me mjete logjistike.

The post Përmbytjet në paraburgimin e Durrësit/ Ministri Lamallari: Situata nën kontroll! Janë marrë të gjitha masat appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Ligjeve/ Saimir Korreshi: Kur do të ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet Ministri i Drejtësisë
Këtë të martë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, raportimin vjetor të Ministrisë së Drejtësisë mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.

Gjatë seancës dëgjimore në Komision, deputeti demokrat, Saimir Korreshi, i parashtroi ministrit të drejtësisë pyetjen: “Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu”?

Ministri u përgjigj duke thënë se kushdo që evidenton shkelje të tilla, është i ftuar t’i drejtohet organeve të drejtësisë penale.

“Lidhur me shërbimin e provës apo sistemin e burgjeve, ministri i drejtësisë është titullar politik, por gjithashtu ka detyrim përkatës për monitorim. Kurdoherë kur është përtej shkeljes administrative, çdo kush, jo më deputet është i ftuar ti drejtohet organeve të drejtësisë penale”, u shpreh ministri.

Pjesë nga diskutimi:

Saimir Korreshi: Për sa i përket burgjeve, kam një pyteje kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu?

Besfort Lamallari: Lidhur me kodin civil pas përfunimit të punës me kodin penal do vijojmë rishikim edhe me kodin civil. Është herët të flasim për këtë proces.

Për problemin me noterinë, me shitjen e një apartamenti në 10 persona të ndrsyhëm..është bërë një marrëveshje pak kohë më parë mes Dhomës Kombëtare të Noterisë, ASHK-së dhe AZHT-së, qëllimi është ndarja e informacionit dhe pasqyrimi në regjistër në mënyrë që noterët të pamundëishen të regjistrojnë një kontratë nëse aty nuk është më parë leja hetimore…Noteri nuk mund të regjistrojë ansjë kontratë mes palevë nëse nuk janë lejet përkatëse.

Lidhur me shërbimin e provës apo sistemin e burgjeve, ministri i drejtësisë është titullar politik, por gjithashtu ka detyrim përkatës për monitorim. Kurdoherë kur është përtej shkeljes administrative, çdo kush, jo më deputet është i ftuar ti drejtohet organeve të drejtësisë penale.

The post Komisioni i Ligjeve/ Saimir Korreshi: Kur do të ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu? Ja si përgjigjet Ministri i Drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Ministri i Drejtësisë: Ndëshkim me të gjithë forcën e ligjit aktit kriminal, siguria e njerëzve të drejtësisë, vijë e kuqe që s’duhet kaluar!
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, dënoi sot aktin e rëndë kriminal të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, teksa jepte një vendim për çështje pronash.

Ai e cilësoi kapërcim të vijës së kuqe cenimin dhe sulmin ndaj njerëzve të drejtësisë, duke njoftuar gjithashtu edhe ashpërsimin e Kodit penal për armëmbajtjen pa leje, si dhe rritjen e sigurisë së brendshme në Gjykata.

Lamallari dënoi krimin dhe kërkoi dënimin me të gjithë forcën e ligjit të rastit. Në fund ai shprehu edhe ngushëllimet për familjen e gjyqtarit.

Reagimi i plotë i ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari:

“Sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare.

Ky akt i rëndë kriminal duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit dhe siguria e jetës dhe integritetit fizik të njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë e që shteti do ta mbrojë me vendosmëri e me çdo çmim.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës është një akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit. Ne nuk do të lejojmë që sulme si ky dhe i asnjë forme tjetër të cenojnë besimin e publikut te drejtësia e as të errësojnë përpjekjet tona të vijueshme për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Paralelisht me nevojën e rishikimit e sistemit të sigurisë së brendshme nëpër gjykata, pashmangshmërisht duhet të ashpërsojmë dënimin për armëmbajtjen pa leje në Kodin e ri Penal, për të cilin tashmë kemi nisur konsultimin publik. Armëmbajtja pa leje si vepër penale nuk do të trajtohet më siç është trajtuar deri më sot.

Siguria e njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë. Asnjë akt kriminal si ky i sotmi nuk do të mundet kurrë të frikësojë drejtësinë e as misionin e magjistratëve.  Ministria e Drejtësisë qëndron në krah të institucioneve të drejtësisë.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, për të afërmit, kolegët e tij dhe për të gjithë trupën gjyqësore.

I uroj shërim të shpejtë dy personave të tjerë të mbetur të plagosur nga ky akt kriminal. U prehsh në paqe i nderuar gjyqtar Kalaja!

The post Ministri i Drejtësisë: Ndëshkim me të gjithë forcën e ligjit aktit kriminal, siguria e njerëzve të drejtësisë, vijë e kuqe që s’duhet kaluar! appeared first on Albeu.com.