lamaj Archives - Albeu.com

Vrasja e dy biznesmenëve, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burgin të përjetshëm për Lamajn dhe 33 vite për bashkëpuntorin
Vrasja e dy biznesmenëve, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burgin të përjetshëm për Lamajn dhe 33 vite për bashkëpuntorin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit, ecila dënoi me burgim të përjetshëm, Eduard Lamajn, i akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjegji.

Ekzekutimi i dy biznesmenëve u bë në 30 maj të vitit 2020, në aksin Tiranë-Laç.

Ndërkohë po ashtu u la në fuqi vendimi për Ilir Lika “Xhepaj”, me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.

Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 30.05.2020 rreth orës 21:40, në Lac, në Hotelin “A&A”, të ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Lac, janë vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale B. L (H) i cili ka ndërruar jetë menjëherë si dhe shtetasi me iniciale P.Gj (M), në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe njëri prej autorëve të veprës penale, të akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale E.L dhe I. L (Xh).

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E. L, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 dhe 278/1 të  Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale I. L (Xh), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 të  Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1119-130, datë 18.10.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit E. L, per kryerjen e vepres penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me burgim te perjetshem.

Deklarimin fajtor te te pandehurit E.L per kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 7 (shtate) vjet burgim.

Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne caktim te denimeve per disa vepra penale, denimin perfundimisht te te pandehurit E. L per vepra penale te parashikuara nga nenet 79, germa “dh” e 25 dhe 278/1 te Kodit Penal, me burgim te perjetshem.

Vuajtja e denimit per te pandehurin E. L te filloje nga data e arrestimit te tij 23.06.2020 dhe vijimi i denimit me burgim te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit  I. L (Xh), për kryerjen e vëprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.

6.Vuajtja e denimit per te pandehurin I. L (Xh) te filloje nga data e arrestimit te tij 28.06.2020 dhe pjesa e pavuajtur e denimit te caktuar te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të  bërë nga:

I pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit për sa i përket veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve” dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e cështjes për veprën penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, pasi fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie.

Si dhe i pandehuri me iniciale I. L (Xh), i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të tij.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës  të ndjerit P. Gj (M), të cilët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit duke e dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin I. L (Xh).

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe znj. Emona Muci, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimi nr. 1119 – 130, datë 18.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

– Mospranimin e ankimit të ushtruar nga trashëgimtarët e viktimave A dhe N. Gj

Tiranë, 11.10.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHË

The post Vrasja e dy biznesmenëve, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burgin të përjetshëm për Lamajn dhe 33 vite për bashkëpuntorin appeared first on Albeu.com.

Vranë mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, Gjykata merr vendimin për Eduart Lamaj, 33 vite për Xhepën
Foto ilustruese

Gjykata e Kurbinit ka marrë vendimin për Eduart Lamaj, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.

Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras.

Ndërkohë Ilir Xhepa është dënuar me 33 vjet heqje lirie. Ai akuzohet se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt në masakrën e ndodhur në Laç.

The post Vranë mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, Gjykata merr vendimin për Eduart Lamaj, 33 vite për Xhepën appeared first on Albeu.com.