lakra e brukselit Archives - Albeu.com

10 vlerat e mëdha të lakrës së vogël
Lakra e vogël e njohur si Lakra e Brukselit, ndoshta futet në listën e ushqimeve më pak të preferuara, veçanërisht nga fëmijët, të cilët nuk rendin pas perimeve. E megjithatë, këto lakra janë aq të pasura me vlera ushqimore, sa organizmi do të na e dinte për nder po t’i konsumonim rregullisht. Së pari, lakrat a Brukselit kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale, që i bëjnë këto kokrra të vogla, të nevojshme për tryezën tonë.

Këto perime të Mesdheut kanë nisur të kultivohen së fundmi edhe në Shqipëri, kryesisht në Lushnje dhe Divjakë dhe serviren edhe në restorante. Bashkë me rukolën dhe finokun, lakrat e Brukselit po shihen si shumë interesante nga fermerët dhe konsumatorët.

Lakra e vogël mbron ADN-në

Lista e AgroWeb mbi vlerat e lakrës së vogël nis me faktin që ajo mbron ADN-në, ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike. Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut.

Mbështet sistemin kardiovaskular

Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Burim i pasur fibrash

Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat.

Ofrojnë Vitaminën K

Lakrat e vogla janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëeuml;ndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit. Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë.

Ndihmon me detoksifikimin

Vlerat shëndetësore të lakrës së vogël përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit. Lakra e vogël përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në proçesin e detoksifikimit.

Përmbajnë shumë antioksidantë

Kjo perime përmban shumë flavonoidë si dhe shumë vitamina si A, C, K, B-6, minerale dhe selen, të cilat ndihmojnë trupin të jetë më i mbrojtur ndaj efekteve të dëmshme të stresit oksidues.

Luajnë rol anti-inflamator

Nëse konsumoni lakra të vogla do të keni një mbrojtje më të madhe ndaj inflamacionit kronik në organizëm.

Burim i pasur vitamine C

Një tjetër vlerë shëndetësore e lakrës së vogël është përmbajtja e lartë e vitaminës C. Në një racion prej 100 gramë do të merrni 100% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, sepse këto perime përmbajnë më shumë vitaminë C se sa portokallet. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në organizëm, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Ul kolesterolin

Lakra e vogël ka aftësi të ulë nivelet e larta të kolesterolit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës që përbën 15% të dozës së rekomanduar ditore, këto perime janë shumë të mira për uljen e kolesterolit.

Burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh

Një racion me lakër të vogël ju fal vlera pafund. Do të merrni 100% të dozës së rekomanduar të vitaminës K, vitaminë C, vitaminë B dhe një sërë mineralesh të tjera si: zinku, kalciumi, magnezi, kaliumi dhe fosfori.

The post 10 vlerat e mëdha të lakrës së vogël appeared first on Albeu.com.