lajcaku Archives - Albeu.com

Bislimi dhe Lajçaku bisedojnë për një sërë temash të dialogut
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u takuan të hënën në Vjenë për të diskutuar për një varg çështjesh në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, në vëçanti për nevojën e zbatimit të menjëhershëm të një marrëveshjeje mes dy vendeve fqinje për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajçaku shkroi të hënën pasdite në rrjetin social X se u pajtua me Bislimin se zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë “është urgjencë”.

Ai iu referuar Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin e saj, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit të kaluar gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Marrëveshja nuk është zbatuar asnjëherë, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që ato ta zbatojnë atë.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Bislimi tha të hënën pas takimit në Vjenë se bisedoi me të dërguarin e bllokut për dialogun edhe për qëndrimin e Serbisë së nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes.

“U ngritën edhe çështje tjera urgjente për zbatim të plotë dhe pakushte të Marrëveshjes Bazike.. si dhe [biseduam për] letrën e Beogradit për tërheqje nga marrëveshja”, shkroi Bislimi në X.

Në fund të vitit të kaluar, Serbia, përmes një dokumenti tha se, nuk e ka ndër mend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, duke e shqetësuar bllokun evropian, i cili tha se marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht të detyrueshëm për palët.

Bislimi tha se temë bisedimesh të hënën ishin edhe udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energji dhe lëviza e lirë.

Marrëveshja për Energjinë filloi të zbatohet në fillim të këtij viti, kur Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se nga 1 janari në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar, dy vjet pasi Kosova dhe Serbia e nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ai gjithashtu tha se ia përsëriti të dërguarit të BE-së qëndrimin e Kosovës së njohja e pasaportës së lëshuar nga Serbia për serbët e Kosovës do të kishte ndikim të keq në integrimin e tyre në vend.

“E theksova se shtyrja para e propozimin për njohjen e pasaportave të jashtëligjshme të lëshuara nga Serbia ka ndikim negativ në procesin e integrimit dhe e dëmton rëndë dialogun”, tha ai.

Komisioni Evropian tha javën e kaluar se pret që në procesin e përbashkët ndërinstitucional në Bashkim Evropian të miratohet kërkesa e tij që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.

Në prill të vitit të kaluar, KE-ja kishte theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën – i cili hyri në fuqi më 1 janar – vlente vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Por, tani komisioni dëshiron që edhe serbët e Kosovës me pasaporta serbe të mundë të udhëtojnë pa viza sa më parë, pasi më 16 nëntor propozoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të vlejë edhe për ata.

The post Bislimi dhe Lajçaku bisedojnë për një sërë temash të dialogut appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Lajçak takohen sot në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak mëngjesin e së hënës në zyren e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Emisari evropian, pas ndalesës në Prishtinë, pritet të shkojë edhe në Beograd.

Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçak në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në vizitat në të dy kryeqytetet, Lajçak pritet të takohet edhe me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, palët kanë arritur pajtim për Deklaratën e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, por është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky draft-statut nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe një ditë më vonë, anëtarët e Ekipit Menaxhues janë shkarkuar nga autoritetet kosovare.

Serbia kërkon që Asociacioni të themelohet, ndërkaq Qeveria e kryeministrit Kurti është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./rel

The post Kurti dhe Lajçak takohen sot në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Kurti, kërkesë Lajçakut: Trego pse dështoi marrëveshja për targat
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt sot në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave. Kryeministri i Kosovës tha se nuk e ka ndjekur nga afër takimin dhe nuk i di arsyet e mosarritjes së marrëveshjes. Për këtë, ai ka kërkuar përgjigje nga Miroslav Lajçak,përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i qeverisë së Kosovës, thotë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes.

Tha se Lajçak duhet të shpjegojë pse sot palët  nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

“Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, mirëpo besoj se ndërmjetësuesi Lajçak do të shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ por qartazi Beogradi nuk është i interesuar që të ketë marrëveshje ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit”, tha Kurti për RTK’në.

“I takon lehtësuesit që të sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, theksoi ai./Express

The post Kurti, kërkesë Lajçakut: Trego pse dështoi marrëveshja për targat appeared first on Albeu.com.