laboratoret e armeve biologjike Archives - Albeu.com

Rusia akuza djalit të Joe Biden: Po drejton laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë
Rusia ka akuzuar djalin e presidentit amerikan Joe Biden se po drejton laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë.

Hunter Biden, djali i Presidentit Joe Biden, u akuzua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve biologjike në Ukrainë, (veçanërisht antraksin), së bashku me miliarderin George Soros. Peskov u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden në këto laboratorë.

Sipas Daily Mail, akuzat e Moskës ndaj Hunter Biden vërtetohen në disa emaile që gjenden në kompjuterin e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Emailet që Daily Mail publikon në faqen e saj zbulojnë rolin e djalit të presidentit në sigurimin e miliona dollarë fonde për Metabiota, një kompani e specializuar në kërkimin e sëmundjeve që shkaktojnë pandemi dhe që më pas mund të përdoren si armë. E-mailet shpjegojnë se Hunter Biden e prezantoi Metabiota-n me një kompani ukrainase të gazit, Burisma, për një “projekt shkencor” lidhur me laboratorët e biosigurisë në Ukrainë.

Në këto email-e pasqyrohet qartë sesi Hunter dhe kolegët e tij diskutojnë me emocion për monitorimin e të dhënave mjekësore nga kompania dhe si kjo mund të bëhet një mjet thelbësor për qeveritë dhe kompanitë që kërkojnë të dallojnë shpërthimet e sëmundjeve infektive. Emailet tregojnë se Hunter ishte gjithashtu veçanërisht i përfshirë në operacionet e Metabiota në Ukrainë.

Aktiviteti i Hunter Biden kishte rënë në sy të një ish-oficeri të CIAs.

“Babai i tij ishte zv.president i SHBA ndërsa Hunter anëtar bordi i një kompanie të dyshimtë gazi në Ukrainë dhe gjithashtu i lidhur me kërkime bio-ushtarake,” tha Sam Faddis për të përditshmen britanike Daily Mail.

“Sigurisht që Rusia mund të përfitojë nga një propagandë e tillë, por kjo nuk ndryshon faktin se këtu ka diçka që nuk shkon”, shton hetuesi.

Pak ditë më parë Neë York Times konfirmoi se përmbajtja e laptopit që i përket djalit të presidentit është autentike. Ky PC, të cilin djali i Biden e la në një dyqan riparimi në Delaëare në vitin 2019, përmbante një sërë emailesh në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit me kompani të ndryshme, përfshirë Burisma-n.

Gjatë fushatës presidenciale 2020, republikanët akuzuan Joe Biden për formësimin e politikës së jashtme të SHBA-së në Ukrainë në shërbim të interesave të djalit të tij.

The post Rusia akuza djalit të Joe Biden: Po drejton laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë appeared first on Albeu.com.