laborator droge durres Archives - Albeu.com

Zbulohet një laborator droge në Durrës
Këtë të hënë në Durrës në zonën e Shën Vlashit është zhvilluar një operacion policor anti drogë.

Burimet bëjnë me dije se është gjetur një banesë e cila ishte e përshtatur si laborator droge ku janë zbuluar sasi kanabisi gati për shitje.

Deri më tani mësohet se janë vënë në pranga disa persona të arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Meshigli”.

Gjatë operacionit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, me llamba.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe përshtatje të ambientit për këtë qëllim.

Gjithashtu, gjatë operacionit vihen në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Sekuestrohet baza materiale elektrike që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të ngrohjes.

Pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Meshigli”.

Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash.

Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

The post Zbulohet një laborator droge në Durrës appeared first on Albeu.com.