L Archives - Albeu.com

Artistja ruse rrezikon të dënohet me 10 vite burg për vendosjen e tabelave kundër luftës në Ukrainë
Artistja ruse Alexandra Skotsilenko, e cila u arrestua me akuzën e ndryshimit të çmimeve në një supermarket me mesazhe kundër luftës në Ukrainë, rrezikon të dënohet me 10 vjet burg . Gjyqi i saj filloi sot, të enjten, në Shën Petersburg.

Disa media të pavarura ruse treguan foto të Skotsilenkos duke buzëqeshur gjerësisht teksa hynte në sallën e gjyqit, e prangosur dhe e shoqëruar nga dy oficerë policie, nën duartrokitjet e mbështetësve të saj.

32-vjeçarja ndiqet penalisht për “përhapje të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse dhe nxitje të “urrejtjes politike”, vepër kjo e futur në kodin penal pas pushtimit të Ukrainës. Sipas aktakuzës, ajo ka ngjitur “letra që përmbajnë informacione qëllimisht të rreme” për çmimet e produkteve në një supermarket më 31 mars. Ajo u arrestua dhjetë ditë më vonë, më 11 prill, pasi u kontrollua shtëpia e saj.

Prokurori tha të enjten, sipas medias së pavarur Mediazona, se kartat përmbanin vlerësime të numrit të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë në fillim të luftës, ose të civilëvë të vrarë në bombardimin e një teatri gjatë rrethimit të Mariupol.

Skotsilenko pranon se ajo vuri letrat, por mohon fajin e saj, duke siguruar se ato nuk përmbajnë informacion të rremë.

“Ku është krimi në “Stop Luftës”? pyeti ajo prokurorin, sipas medias së pavarur SOTA.

Mbështetësit e saj thonë se gjatë ndalimit ajo ka vuajtur probleme shëndetësore pasi nuk ka mundur të ndjekë dietën e vendosur në rastin e saj për shkak të intolerancës ndaj glutenit.

Që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, mijëra janë gjobitur dhe qindra njerëz janë dënuar me burg për kritikimin e pushtimit të Ukrainës. Dy disidentë moskovitë, Ilya Yashin dhe Alexei Gorinov, u dënuan së fundmi me 9 dhe 7 vjet burg, me akuzën e “përhapjes së informacionit të rremë” për ushtrinë ruse. Gjyqi i Skotsilenkos do të vazhdojë më 20 janar.

The post Artistja ruse rrezikon të dënohet me 10 vite burg për vendosjen e tabelave kundër luftës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e birë në Elbasan: Sekuestrohen 58 kg “bar”, e pësojnë dhe administratori e kryeplaku
Policia e Elbasanit ka sekuestruar 58 kilogram kanabis në fshatin Bodin të Elbasan  dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, babë e bir, Selim dhe Zamir Beqari.

Po ashtu në pranga është vendosur edhe administratori i Njësisë Administrative Gracen, Fadil Salla dhe kryeplaku i fshatit Bodin, Ramiz Beqari.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në hetim edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari krimninale.

Njoftimi:

Elbasan/Sekuestrohen rreth 58 kg lëndë narkotike kanabis.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bodin”, i zhvilluar me metoda hetimore proaktive.

Kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre, në fshatin Bobin, dhe më pas i përpunonin ato, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Në pranga gjithashtu, administratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni, në hetim edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH dhe ata të DVP Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Bodin”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Bodin, dhe Z. B., 27 vjeç, banues në Sarandë (babë e bir).

Nga kontrolli i ushtruar në tokën e këtyre shtetasve, në fshatin Bodin, Gracen, Elbasan, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë.

Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

– F. S., 58 vjeç , banues në Elbasan, administratori i Njësisë Administrative Gracen, Elbasan;

– R. B., 62 vjeç, kryeplaku i fshatit Bodin, Gracen, Elbasan.

Po në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e birë në Elbasan: Sekuestrohen 58 kg “bar”, e pësojnë dhe administratori e kryeplaku appeared first on Albeu.com.