Kuvendin Archives - Albeu.com

PS mbledh Kuvendin, PD e bojkoton duke e cilësuar të paligjshëm/ Çfarë pritet në seancën plenare
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare që do të mbahet sot në Kuvend.

Ky vendim, është marrë pasi thirrja e seancës konsiderohet e paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Qëndrimi u bë publik nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, seanca është thirrur jashtë ditës së zakonshme të zhvillimit të saj, që është e enjtja, dhe me një rend dite që përfshin vetëm miratimin e procesverbalit dhe njoftime.

Ai theksoi se kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, pa një rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht dhe në shkelje të procedurave që parashikon Rregullorja e Kuvendit.

Sipas Bardhit, një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk mund të funksionojë normalisht dhe rrezikon të kthehet në një instrument në shërbim të qeverisë.

Ai shtoi se në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, është shndërruar në një mekanizëm që pengon edhe drejtësinë në hetimin e korrupsionit.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime.

Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit.

Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik.

Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve.

Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit. Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve”, shkruan Bardhi në në p[ostim në rrjetet sociale.

The post PS mbledh Kuvendin, PD e bojkoton duke e cilësuar të paligjshëm/ Çfarë pritet në seancën plenare appeared first on Albeu.com.

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më parë me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH për institucionet publike.

“Edhe pse Nënkomisioni kishte kërkuar pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të subjekteve të audituara, përfshirë dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kjo kërkesë nuk u respektua”, thuhet në raport, duke e konsideruar si “mungesë serioziteti ndaj Kuvendit dhe procesit të llogaridhënies”.

Raporti i miratuar nga nënkomisioni dhe i publikuar të enjten nga Kuvendi, merr në shqyrtim auditimet e përputhshmërisë për 5 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Durrës, Fier dhe Pogradec.

KLSH ka adresuar për 5 drejtoritë një numër prej 263 rekomandimesh, nga të janë zbatuar vetëm 36 rekomandime ose 13.7 për qind e totalit.

Raporti i miratuar dhe publikuar të enjten nga Kuvendi del në përfundimin se sjellja e Kadastrës është “nën pritshmëritë e një administrate efikase dhe llogaridhënëse”.

“Mungesa e raportimeve në kohë, shkalla e ulët e zbatimit dhe mungesa e bashkëpunimit institucional përbëjnë tregues të qartë të nevojës për përmirësim të menjëhershëm në menaxhimin e veprimtarisë së ASHK-së në nivel vendor dhe qendror”, thuhet në raport.

Auditimet kanë evidentuar një sërë mangësish dhe problematikash strukturore si: Shkelje të kuadrit ligjor në proceset e legalizimit, duke evidentuar raste të dhënies së lejes jashtë afatit ligjor, për objekte në zona të ndaluara (rrugë nacionale, zona arkeologjike, objekte publike), ose me dokumentacion të paplotë apo për objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme apo mbi pasuri publike (truall shtet, kanale, tokë bujqësore në administrim).

Po ashtu, KLSH ka konstatuar abuzime dhe keqadministrim në përdorimin e pasurisë publike përfshirë: mospagimin e detyrimeve për parcelën ndërtimore në mbi 249 raste vetëm në DVASHK Pogradec (vlerë mbi 140 milion lekë), përfitimin e padrejtë të pronës publike përmes AMTP ose privatizimeve të pajustifikuara, mospërputhje në zërat kadastralë dhe mungesë të dokumentacionit të origjinës së pronës.

Në punën e Kadastrës janë konstatuar edhe mangësi të theksuara në administrimin e dokumentacionit dhe arkivës, duke konstatuar dosje të paplota për praktika legalizimi; mungesë procesverbalesh, firmash dhe verifikimesh zyrtare, mosrespektim të afateve ligjore dhe standardeve procedurale, si dhe mungesë mekanizmash për ndjekjen e ankesave dhe transparencës.

“U ngritën shqetësime të mëdha lidhur me problematikën e regjistrimit të AMTP-ve dhe legalizimeve, përfshirë sorollatjen e qytetarëve, mungesën e përgjigjeve zyrtare, vonesat në procedura dhe përdorimin e formave standarde të përgjigjeve që nuk ofrojnë zgjidhje efektive”, theksohet në raportin e nënkomisionit ad-hoc parlamentar.

Nënkomisioni parlamentar ad-hoc për “Auditimin e Sektorit Publik” u ngrit pas debateve për kontroll politik të mazhorancës mbi punën e një institucioni të pavarur si KLSH-ja, por në strukturën finale drejtimi i tij iu la opozitës. Në punën e këtij nënkomisioni përfshihet dhe auditimi i financiave të KLSH-së me anë të audituesve të pavarur të miratuar nga Kuvendi./ BIRN

The post Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet appeared first on Albeu.com.

Deputetët braktisin Kuvendin për të parë ndeshjet e Kombëtares, zhvendoset për sot seanca plenare, javën tjetër pushim
Këtë të mërkurë, do të mbahet seanca e përjavshme plenare. Ndonëse ajo ishte parashikuar që të mbahej ditën e nesërme, Kuvendi ka vendosur që punimet të kryheshin ditën e sotme.

Duket se ky ‘devijim’ është bërë për shkak të ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare, përballë Italisë në Euro2024. Kështu, përveç tifozëve shqiptarë, ata që do e shijojnë më shumë do jenë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye, Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre një dhuratë, që të shtyjë për sot seancën plenare.

Disa prej ligjvënësve shqiptarë do të udhëtojnë me makina, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë.

Ndaj, për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament. Mësohet se seanca e sotme, do të nisë në orën 10:00. Së pari, do të diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil. Më pas janë dy projektligje.

Fillimisht sipas rendit të ditës, do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”.

Sakaq, në fund do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

The post Deputetët braktisin Kuvendin për të parë ndeshjet e Kombëtares, zhvendoset për sot seanca plenare, javën tjetër pushim appeared first on Albeu.com.