Kuvendin e Kosovës Archives - Albeu.com

“Superkriminela”/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës përplasen me përfaqësuesit e LVV
Këtë të mërkurë, disa përplasje verbale janë zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila kishte hyrë në sallë për aktivitetin “Bashkatdhetarët në Kuvend”, u bëri thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në takimet e ftuara nga LVV-ja për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Ejani në takim”, u tha Gërvalla deputetëve, të cilët brohorisnin “Thirreni seancën!”.

Përplasje pati edhe mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci e Egzon Azemi.

Musliu i quajti ata “superkriminela” dhe përsëriti kërkesën për vazhdimin e seancës. Ajo dhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, hodhën letra në drejtim të Nagavcit, ndërsa në një moment Bytyqi shihet duke e shtyrë atë.

Në përplasje të tjera u përfshinë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deputeti i LVV-së, Ardian Gola, si dhe deputetët e PDK-së, Vlora Çitaku, Eman Rrahmani dhe Blerta Deliu-Kodra.

Përplasja rreth vazhdimit të seancës, vjen pasi ka përfunduar afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por Kuvendi nuk arriti të përfundonte zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Procesi mbeti pezull për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.

Megjithatë, Gërvalla tha se interpretimi i LVV-së është se seanca duhet të përmbyllet 30 ditë nga nisja e saj.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e saj, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar se fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje politike.

Naim Jakaj nga Insituti i Kosovës për Drejtësi, e ka quajtur “të drejtë” kërkesën që seanca të vazhdojë, megjithë kalimin e afatit 30-ditor.

“Fakti që afati kushtetues prej 30 ditësh tashmë është shkelur nuk do të thotë se procesi duhet të ndalet. Përkundrazi, pas shkeljes së afatit, obligimi për konstituimin e Kuvendit vazhdon dhe deputetët duhet ta përfundojnë këtë proces pa vonesa të tjera”, tha Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai sqaroi se Kushtetuta nuk parasheh që Kuvendi të shpërndahet automatikisht pas kalimit të afatit 30-ditor.

“Seanca duhet të vazhdojë pikërisht aty ku është ndërprerë dhe Kuvendi duhet të procedojë me zgjedhjen e Kryetarit dhe të nënkryetarëve. Negociatat për zgjedhjen e Presidentit janë proces tjetër kushtetues dhe nuk mund të vendosen si parakusht për konstituimin e Kuvendit”, tha Jakaj.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht.

Pikërisht për këtë, 14 organizata të shoqërisë civile, të udhëhequra nga AVONET, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se partia e tij po kërkon funksionalizimin e Kuvendit dhe mbrojtjen e rendit kushtetues.

“Nëse shteren mundësitë brenda Kuvendit, do të jenë hapat tonë të tjerë të guximshëm për ta mbrojtur shtetin”, tha Tahiri.

Edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se partia e tij nuk do të lejojë, siç u shpreh, “dhunimin e së drejtës së qytetarëve”.

Pas fjalimeve, deputetët e PDK-së dhe AAK-së dolën nga salla dhe vazhduan të qëndrojnë në hollin e Kuvendit.

Pak para largimit të tyre, në sallë hynë edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti Vigan Qorrolli tha se ata po merrnin pjesë në aktivitetin me mërgatën, ndërsa aksionin e opozitës e cilësoi si “të lejueshëm”.

Megjithatë, Qorrolli përsëriti qëndrimin e LVV-së se duhet të arrihet fillimisht një marrëveshje politike për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

PDK-ja tha se të gjitha partitë ishin ftuar të merrnin pjesë në sallë, por deputetët e LDK-së nuk u panë aty.

Ndërkaq, Dehari ka thënë se seanca nuk duhet të vazhdojë pa një marrëveshje politike mes partive.

Në thelb të ngërçit politik mbetet çështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar një marrëveshje më të gjerë politike dhe një kandidat konsensual e jopartiak për president, ndërsa LDK-ja ka kërkuar që posti t’i takojë asaj.

PDK-ja ka insistuar që fillimisht të respektohen procedurat kushtetuese dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit. AAK-ja, ndërkaq, ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese dhe ka fajësuar Vetëvendosjen për bllokimin institucional.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president, duke paralajmëruar se vonesat në formimin e institucioneve mund të pengojnë reformat dhe të ndikojnë në përfitimin e fondeve të BE-së./ REL

The post “Superkriminela”/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës përplasen me përfaqësuesit e LVV appeared first on Albeu.com.

Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri, këndojnë në Kuvendin e Kosovës në nder të Adem Jasharit (VIDEO)
Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës, mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Përveç këndimit të himnit, për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, kënduan dy këngëtarë.

Ilir Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi”, për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Pas këngëtarit Ilir Shaqiri, edhe këngëtarja Shkurte Fejza, ka kënduar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës këngën “Mora fjalë”.

The post Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri, këndojnë në Kuvendin e Kosovës në nder të Adem Jasharit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.