kuvendi serb Archives - Albeu.com

Vuçiç tha se nuk do njohin Kosovën, deputeti shqiptar në Kuvendin serb i kundërvihet
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se Kosova është shtet i pavarur, teksa në organin ligjvënës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, prezantoi raportin për dialogun politik me Kosovën.

“Çfarëdo që dëshironit arrini atje, duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet lokale dhe kushdo që është në pushtet atje, Serbia nuk ka ndikim”, tha Kamberi.

Ai iu kundërpërgjigj deklaratave të Vuçiqit, i cili tha se për aq kohë sa ai të ketë ndikim “Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

Kamberi tha se serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta, të garantuara me Kushtetutë, dhe kanë përfaqësim në Kuvend dhe Qeveri, ndërkaq këto të drejta nuk i ka minoriteti shqiptar dhe minoritetet e tjera që jetojnë në Serbi.

Deputeti Kamberi tha se një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është një ndër sfidat më të vështira dhe se është obligim i Vuçiqit që ta udhëheqë Serbinë drejt zgjidhjeve që krijojnë perspektivë evropiane.

Ai tha se përmirësimi i raporteve me “armikun e përjetshëm” kërkon aftësi për të kuptuar se “nuk ka pajtim pa u përballur me të kaluarën”.

Sipas Kamberit, Vuçiq e ka përgjegjësinë më të madhe që t’u tregojë qytetarëve serbë për Kosovën “të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e jo dëshirat boshe dhe ambiciet politike”. Ai po ashtu tha se në Serbi ende nuk atmosferë që dikush t’u kërkojë falje shqiptarëve.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kamberit, Vuçiq tha se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se serbët në veri të Kosovës nuk kanë status të njëjtë me shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë.

“Ju po e paraqisni situatën sikur Kosova është shtet i pavarur, se nuk ka asgjë të diskutueshme, por se bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje dypalëshe që vendos barazi dhe identitet të të drejtave të serbëve dhe shqiptarëve në dy shtete të pavarura. Por, çështja nuk është kështu”, tha Vuçiq.

Vuçiq i tha Kamberit se “nuk kam asgjë kundër” dënimit të krimeve që kanë ndodhur kundër shqiptarëve, por shtoi se pala tjetër “hesht dhe nuk po flet” për krimet, siç tha presidenti serb, të kryera nga ata.

Vuçiq po ashtu e pranoi se Kamberi ka të drejtë kur thotë se autoritetet nuk po investojnë mjaftueshëm në dy komunat në jug të Serbisë, që banohen nga shqiptarët – Preshevë dhe Bujanoc, por edhe në Medvegjë. Por, presidenti i Serbisë paralajmëroi se do të ketë më shumë investime në këto tri komuna, që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.

Ndryshe, në Kuvendin e Serbisë u prezantua raporti i Qeverisë për dialogun e zhvilluar me Kosovën që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kosova dhe Serbia e zhvillojnë këtë proces që nga viti 2011, i cili ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Por, dy palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit. Kosova kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia synon një zgjidhje kompromisi. REL

The post Vuçiç tha se nuk do njohin Kosovën, deputeti shqiptar në Kuvendin serb i kundërvihet appeared first on Albeu.com.

Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Na duhet një deputet në kuvendin serb
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin.

Kamberi është mundësia e fundit e shqiptarëve që të kenë një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë. Kurti thotë se Serbia ka bërë gjithçka që të ndalë përfaqësimin e shqiptarëve.

“Tashmë e kemi parë që Serbia, figurat dhe mekanizmat politik të saj, kanë bërë gjithçka që t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend. Andaj nesër punën e parë në agjendën tuaj ditore, bëni daljen dhe votimin në Qendrën e Votimit nr. 6 në Tërnoc”, shkroi ai.

Ai thtoë se votimi nesër është i domosdoshëm.

“Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të. Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote. Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi. Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar”, shton Kurti.

“Tërnoci voton! Shqiptarët fitojnë!”, përfundon ai.

The post Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Na duhet një deputet në kuvendin serb appeared first on Albeu.com.

Ngjela lë përkohësisht CIA-n dhe FBI-në e kthehet në Ballkan: Ju tregoj trimin në Kuvendin serb!
Avokati Spartak Ngjela i ka thurur lavde përmes një postimi në Facebook deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ngjela shkruan se për herë të parë pas 100 vitesh kemi një parlamentin serb një trim që denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.

“Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur”, shkruan Ngjela.

Ndër të tjera, ai shkruan në Facebook:

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është edhe kryetari i Partisë shqiptare për Veprim Demokratik, në Serbi; deklaroi sot, me denoncimin e tij të hapur në sallën e parlamentit të Serbisë, për të gjitha krimet që kanë kryer hordhitë serbe të Milosheviçit në Kosovë.

Me një elokuencë të nivelit të lartë, shqiptari trim, patriot dhe njeri i vlerave të mëdha kombëtare, Shaip Kamberi, është sot një shembull brilant i karakterit patriotik shqiptar.

Pas njëqind vjetësh, ky është rasti i parë që një shqiptar në Parlamentin e Serbisë denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.

Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur.

Një lavd të veçantë i drejtojmë në këto çaste, Shaip Kamberit, deputetit tonë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si një shqiptar trim, patriot dhe me vlera të larta të shqiptarizmit.

The post Ngjela lë përkohësisht CIA-n dhe FBI-në e kthehet në Ballkan: Ju tregoj trimin në Kuvendin serb! appeared first on Albeu.com.